Ore ca beni kshu.
Kjo teme i perket forumit te muzikes. Ma keni vjedhur. Kjo nuk eshte e drejte!
Ore ca beni kshu.
Kjo teme i perket forumit te muzikes. Ma keni vjedhur. Kjo nuk eshte e drejte!
Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
===============================================
Mbi dallgët e jetës kjo udha ime e gjatë,
unë rrëxohem dhe... ngrihem prapë!
Hahahaha, me shkrive lal.
Bejme nje aksion "Blic" ne partizance dhe e.
Si thua?![]()
axha Agim, macia jote duke shijuar tekstin magjik per nje kenge qe dua te jete _FITUESE.
URIME!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Shume e arrire si poezi, madje imagjinata ime filloi t'i veje dhe nje melodi nga pas, kuptohet me mundesi shume te kushtezuara nga talenti (qe s'e kam).
E vetmja pjese ku me kapi mendja nje ndryshim ne ritmin e gjithe poezise, ishte strofa e fillimit, qe perseritet edhe ne fund. Nuk e di po m'u perfytyrua sikur e kendonte kori, ishte pak si shume pergjithesuese, aq me teper kur strofa e dyte qe pason eshte shume intime dhe me e ngrohte.
Pse na bën kaq shumë të vuajmë
Pse na lë pa gjumë?!
Dashurija është e shenjtë
Tek ju dhe tek unë….
mbase po te kalohej ne veten e pare, njejes, do me shijonte po aq shume sa vargjet pasuese. Thjesht mendim i mbeshtetur ne shije personale.
Pershendetje dhe me Vend te Pare ne Festival!
Shpresoj te zesh vend te pare Agim. Do mundohem te hedh sa me pare kengen tende ne faqen e muzikes. Nuk ke nevoje te konkurosh ne forumin Shqiptar sepse ke kohe qe ke merituar vendin e pare.
Edi
Tekst i bukur me te vertete .........
dhe mendoj se do marre cmim ne festivalin e dhjetorit 2002
AGIM .......urime .........!
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
AT Gjergj Fishta
Postuar më parë nga Agim Doçi
Kur më thua: - jam i joti!
Kam frikë t‘a besoj!
Kur më thua: - shumë të dua!
Kam frikë t‘a dëgjoj!
Nganjëher më puth papritur
Pse më provokon!?
Ti ma di zjarrin e zemrës
Që djeg përvëlon!
Mos më thuaj, vdes për mua!
Se për ty jetoj!
Mos më thuaje e bukur
Se do të tradhtoj!
Mos më ndiq nga pas si hije
Se nuk më kap dot!
Kur kam mall unë vij dhe fshihem
Veç tek gjoksi jot!
Une nuk e di mire si funksionon logjika e nje teksti kenge, por kete me lart e shijoj si nje poezi te mrekullueshme dashurie, qe ka nje thjeshtesi tronditese dhe te merr frymen...
Urime, Agim....Suksesi eshte i padiskutueshem
Pershendetje nga Dikea
Kur nisi lufta isha i vogël
dhe nepër tym diçka mbaj mend.
Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
Atdheu im! Ja kjo më çmend!
Nje poezi mjafte e bukur uroj qe dhe muzika te jete e till dhe jam e bindur qe do te jete nje nga kenget me te sukseseshme te festivalit me cmim ose jo. Cmimin jua uroj me gjithe zemer por historia jone e festivaleve ka treguar qe jo gjithmon jane ndare drejte.
Sa per temen mendoj se keni bere nje zgjedhje te drejte. Nuk do ta quaja asnje here te konsumuar temen e dashuris edhe sikur te kete milliona krijime . Vete dashuria si ndjenje e lidhur ngusht me qenien njerezore nuk konsumohet ndonje here duke shkaktuar gjithmon emocione
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
po shigjeta
ke te drejte vetem se kam vene re qe me censuron pak si shume.
nqs ka mundesi mundohu te jesh pak me e/i drejte sepse sikur ska lezet qe sa here shkruj une dhe ne shkrimin tim ka naj moment qe bej rreplike ti e ta fshish komplet shkrimin ndersa kur shkruan naj tjeter heq nja dy fjali sa per te thene.
tani
po jap mendimin tim
kjo gjeja qe ka bere "poeti" i shqiperise
eshte thjesht nje tekst qe e le ne vend ne pergjithsi liriken e kengeve te festivaleve shqiptare.ska asnje gje te re.
himne te kota (si puna e san valentinos ose naj tjeter qe sme kujtohet.)
persa i perket gjatesise se kengeve te arrira
kuptohet qarte qe "poeti" sja ka haberin fare se car do me thene nje kenge e arrire
nje kenge e arrire nuk varet nga gjatesia por nga emocionet qe arrin te percjelli ajo kenge brenda kohes se saj.
sigurisht qe po te shohesh vetem san remon ne te tilla perfundime do dalesh(jo 3 min jo 5 min)
ju keshilloj te degjoni pak "Kashmir" te Led Zeppelin,me shume se 8 min
dhe "Indian Summer" te "The Doors"me pak se 3 min
P.S.
mos u beni me nerva nqs mendimet e mija nuk perputhen me fantazirat tuaja
shnet
Henry Mancini jone ose Enio Moricone me nick "shahu" jep receta si duhen bere kenget. Ai thote:
"kuptohet qarte qe "poeti" sja ka haberin fare se car do me thene nje kenge e arrire".
Jo per zotin as Poeti as neve nuk kemi idera se cdo me thene kenge e arrire. Lum Partia per ty o maestro donixetti.
shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.
Krijoni Kontakt