Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 101
  1. #91
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...pak para karnevalit... i marri fajet ia le kohës, kurse i mënçuri - vetvetes!

    ***
    dritëro o dritë partie!

  2. #92
    Ju lutem te gjithe anetareve qe te diskutojme me qetesi.


    Ju faleminderit

  3. #93
    Shikoni sa gjynah,
    shqiptaret tregohen rraciste midis njeri tjetrit.Brarit i bie te fiket vetem kur takon ndonje nga jugu ketu apo aq me keq nga laberia.dhe nuk i shpeton rast pa i share e i ironizuar.sduron dot prirjet e majta dhe i urren,duke shkelur te drejtat e njeriut.ne thelb mbetet se eshte njeri shume primitiv,i demshem dhe pa shprese qe te jete ndonjehere ne sherbim te atdheut.

    dikush tjeter shan driterone dhe mbron y-nin.tani desha tju tregoj dhe dicka:
    Ne 97 pas luftes aty nga vjeshta me duket kadare jep nje interviste ne kanalin francez TV5,nese me kujtohet tamam titulli i reportazhit ishte Shkrimtari dhe diktatura.Gazetari nder te tjera sigurisht qe e pyeti edhe per gjendjen ne shqiperi dhe shpjegimin e tij se si erdhi puna deri te armet etj etj.Kadare pergjigjet:
    Shqiptaret,te karakterizuar nga egersia ballkanase(!),moren pjese gjeresisht ne firmat piramidale sepse udhehiqen nga nje tipar i vecante.Shqiptari ne karakterin e vet ka te ngulitur deshiren per tia futur komshiut(e perkthyer fjale per fjale nga frengjishtja).pra kadare reklamon smiren dhe xhelozine si virtyte te shqiptarit.
    Kur e kam degjuar kete u shtanga,dhe thashe me vete : Te dhje.fsha mu ne Gjeneralin e ushtrise o kadare qe na kane care derrasat ne shkolle se si ngrihen lart virtytet e shqiptarit.

    Se fundi desha te mbeshtes iniciativen e agim docit per bashkim dhe mirekuptim midis nesh pa paragjykime.
    shendet e te mira
    zani

  4. #94
    hidhert
    Anëtarësuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    ajo e zotit agim eshte nje vjershe me shume se sa nje poesi

    mire e tha orion hyn tek tema e muzikes

    pastaj poesia ka ndryshuar shikoni pak ata qe kane fituar cmimin nobel per poesi ne vitet e fundit, letersia po rilind me sa duket nga e para dhe po ike nga nostalgjite e shekujve 900-700.
    me plot respekt

  5. #95
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    shume mire
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Superstar 1 - e gjeta pse gënjejmë!

    Më erdhe mbrëmë me gjithë këpucë
    dhe unë kam mbetur krejt i hutuar
    vetëm një gjë në jetë të lus:
    mos ha inat moj e bekuar!...

    se unë të deshta, ashtu pa pritur
    dhe kurr s'të pyeta, sa je e bukur!
    se shpirti yt mes mallit rritur
    në shpirtin tim vjen si një flutur.

    dhe merr polenin nga dy petale
    që çelin shpesh edhe në vjeshtë!...
    dikur më vdiqe...dhe prap më ngjalle(!)
    O Zot! Na ndave...por s'ësht e drejtë

    Nga të gjithë njerzit pse na largove
    në mes na vure një Oqean?
    Vërtet ti Zot, pse na mallkove?
    Dhe lotët borxh, pse na i mban?

    Kur njerzit duan të thonë diçka
    nuk gjejn kurajon, po pse se gjejmë?!...
    Hapsirë më shumë një zemër ka!
    se oqeanet...ndaj pse gënjejmë??

  7. #97
    bad girl Maska e Capkenja
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Vendndodhja
    ne zvicer, kantoni ticino
    Postime
    71

    I madh je

    Babi jam une gita... desha te thoja qe je i madh, jo sepse je babai im, por sepse je poeti qe tek cdo rresht ka nje pjese nga jeta jote. Sa here qe beje nje kenge te re mbylleshe ne studion tende personale dhe dilje nga atje me nje perle dhe menjehere uleshe prane meje dhe mamit e na e kendoje. Jane momente qe nuk do harroj kurre. Shume njerez kujtojne se te besh tekste eshte e lehte, po keni te drejte eshte e lehte per ata qe nuk ndjenje asnje varg qe shkruajne per ata eshte thjeshte pune dhe pike, ndersa agim doci kur ben nje tekst jep shpirtin, jep gjithe veten e vet. Vazhdo keshtu sepse je dhe do te jesh me i madhi sidomos per mua.

  8. #98
    bad girl Maska e Capkenja
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Vendndodhja
    ne zvicer, kantoni ticino
    Postime
    71

    e bukur shume

    kur e ke bere kete kenge duhet te jete e re fringo se nuk e kam degjuar ndonjehere. edhe me kete konfermon madheshtin tende. te adhuroj

  9. #99
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Zani
    Shikoni sa gjynah,
    shqiptaret tregohen rraciste midis njeri tjetrit.Brarit i bie te fiket vetem kur takon ndonje nga jugu ketu apo aq me keq nga laberia.dhe nuk i shpeton rast pa i share e i ironizuar.sduron dot prirjet e majta dhe i urren,duke shkelur te drejtat e njeriut.ne thelb mbetet se eshte njeri shume primitiv,i demshem dhe pa shprese qe te jete ndonjehere ne sherbim te atdheut.
    Kam pershtypjen se po e kryqezoni kot brarin,nuk eshte aspak e vertete se ai ben te tilla diferencime...te pakten nga pervojat personale qe kam patur nga komunikimi me te,nuk me ka rrezultuar i tille.
    Tani,c'eshte e verteta,e teperon ndonjehere kur perpiqet te na imponoje bindjet e veta politike por mendoj se kjo eshte nje semunde e pergjithshme e Shqiptareve,ose me sakte,e militanteve te njerit apo tjetrit kamp...si mik,do e keshilloja te hiqte dore nga ky lloj tifozlliku pasi te ben te harrosh shpirtin...te ben te harrosh artin...te ben te harrosh veten..

  10. #100
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Capkenja
    Babi jam une gita... desha te thoja qe je i madh, jo sepse je babai im, por sepse je poeti qe tek cdo rresht ka nje pjese nga jeta jote. Sa here qe beje nje kenge te re mbylleshe ne studion tende personale dhe dilje nga atje me nje perle dhe menjehere uleshe prane meje dhe mamit e na e kendoje. Jane momente qe nuk do harroj kurre. Shume njerez kujtojne se te besh tekste eshte e lehte, po keni te drejte eshte e lehte per ata qe nuk ndjenje asnje varg qe shkruajne per ata eshte thjeshte pune dhe pike, ndersa agim doci kur ben nje tekst jep shpirtin, jep gjithe veten e vet. Vazhdo keshtu sepse je dhe do te jesh me i madhi sidomos per mua.
    Nese me lejoni,e nderuar"...do te doja t'u shprehja konsideraten dhe rrespektin qe gezoj per babane tuaj..eshte vertet ashtu si e pershkruani,madje edhe me teper..
    Gjithe forumi Shqiptar,gezon nje rrespekt te thelle per kete njeri te madh...nuk e di nese do t'e mund' t'a falenderojme ndonjehere aq sa duhet per krijimet qe na ka dhuruar ne kaq e kaq festivale dhe per krijimet qe ndan me ne,ne forum..

    Perulem me nderime perpara tij...ne shenje rrespekti,megjithese ne menyre virtuale,i dhuroj penen time modeste..

    Pershendetje..

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •