Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Copëza të grisura

    Copëza të grisura - Politika

    Politika si pushtet paradoksalisht është e përkohshme, kurse si princip organizimi është e përhershme...
    Politika është diskutim i vazhdueshëm mbi njeriun dhe botën sepse njeriu i përsosur është vetëm njeriu i vdekur... Pra prej se ekziston bota shkon drejt përsosjes.
    Me politikë duhet të merresh dhe jo vetëm të mendosh. Nuk mund të bazohemi te politika që Merlon Ponti e quan si "politikë të filozofëve", "me të cilën askush nuk merret". Por, me politikë nuk mund të merreni nëse paraprakisht nuk keni menduar. Nevoja për vlerësimin e natyrës dhe rolit të politikës nuk është teorike, por reale.

    Nga:
    Nikolla Tanze.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mbi qyteterimin

    Qyteterimi eshte tentim qe nepermjet insitucioneve te shprehet qe ajo qe njerezit ne kohe dhe vend te caktuar e kuptojne si mireqenie. Prandaj qyteterimi eshte koncept etik dhe formacionet dhe traditat jane trupi i qyteterimit. Nese qyteterimet dallohen dhe perplasen, nese keto dallime jane siperfaqsore por fundamentale, kjo vlen per shkakun e dallimeve dhe perplasjeve te idealeve etike. Lufterat ndermjet vendeve qe mbrojne ideale te njejta etike dhe jane mbrenda kufijve te te njejtin qyteterim, ne fakt keto jane luftera qytetare. Por betejat ndermjet qyteterimeve jane beteja ndermjet idealeve etike.

    Valter Stejs.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mbi shkrimin

    Une shkruaj per veten time. Deshiroj te jemi te pavarur dhe nuk kam asnje mesazh te drejtperdrejte. Mirepo mendoj se nenvetedija e lexuesit mund te takohet rastesisht me nenvetedijen time. Keshtu qe lexuesi mund te gjeje tek une ato cka kerkon brenda vetes. Une i urrej shkrimtaret e llojit mesimdhenes

    Alen Boske.

    PS:
    Lus moderatoret perkates qe te me ri-emerojne kete teme ne vetem : Copëza të grisura dhe le te mbetet ky si nje kolekcion i imi.

    Flm per mirekuptimin, krejt miqesisht, Davius
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Politika

    Njerezit ne plitike hidhen nga njera ane ne tjetren, sic perpelitet i semuri ne krevat, duke menduar se ashtu do te gjeje rehatine.

    Pasuria

    I kam te gjitha ato qe i kam pare, degjuar, vrojtuar dhe mbledhur dhe vleresuar. Veprat e mia jane ushqyer nga mijera njerez te ndryshem: te ditur e te paditur, te zgjuar e te pazgjuar, femije, burra e gra, pelqe e plaka - te gjithe keto kane dhene mendimet, aftesine, shpresat dhe menyrat e jetes se tyre. Shpesh kam korrus sukses aty ku tjeret kanew mbjelle, ajo qe kam bere eshte vepra e nje qemtuesi, e ky quhet Goethe.


    Johan Wolfgang GOETHE
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    I perkedheluri

    Me kane thene gjithmone qe qenkam njeri shume i perkedhelur nga fati: nuk dua te qahem ose te them se me ka shkuar jeta keq. Megjithate, ne fund te fundit gjithe jeta ime ka qene mund dhe pune, dhe mund te them se gjate 70 vjeteve nuk kam pasur kurre qofte edhe kater vjet kenaqesi te vertete. Kisha nje shkemb qe duhej te rrokullisja perseri e perseri

    (Pa)qartesia

    Kur i thone se eshte erret, autori duhet e veshtroje brenda vetes per te pare a eshte i kthjellet: ne muzg eshte shkrimi me i me i qarte dhe me i palexueshem.

    Johan Wolfgang GOETHE
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DHEMBJA

    "Dhembja është e vërtetë kur ia del t'i bindësh të tjerët për të. Nëse askush përveç teje nuk beson në të, dhembja jote është marrëzi dhe histeri"

    QYTETËRIM

    Qytetërim është drogë, alkool, makina lufte, prostitucion, makina dhe skllevër makina, paga të ulëta, ushqim i keq, shije e keqe, burgje, shtëpi korrektimi, çmendina, divorc, çoroditje, sporte brutale, vetëvrasje, foshnjëvrasje, kinema, sharlatanizëm, demagogji, greva, mbyllje e fabrikave, revolucione, puçe, kolonizim, karrige elektrike, gijotinë, sabotim, përmbytje, uri, sëmundje, banditë, baronë të parave, gara me kuaj, spektakle të modës, qenë qimedredhur, mace siameze, kondomë, pesarë, sifiliz, gonorre, çmenduri, neuroza, etj. etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DASHURIA

    Dashuria e papjekur thotë: “Të dua sepse më nevojitesh.” Dashuria e pjekur thotë: “Më nevojitesh, sepse të dua.”

    Erich Fromm (1900–1980), psikolog amerikan. The Art of Loving, kap. 2 (1956)
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    VETËVRASJA

    I braktisuri nga dashuria
    Dashuri të re mund të gjejë,
    Por qafa kur njëherë të thehet
    Kurrmë nuk mund të ndreqet.

    William Walsh (1663–1708), poet anglez. The Despairing Lover.

    DASHURIA

    Ai që dashuron
    Beson të pamundurën.

    Elizabeth Barrett Browning (1806–61), poete angleze. Aurora Leigh, (1857).
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Koinçidencë apo copëza realiteti?
    Nga anuke në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 15:07
  2. Copeza jete nga e kaluara...
    Nga Ksenia në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-02-2006, 17:04
  3. Copeza dashurie!
    Nga ~Geri~ në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 09:59
  4. Copëza dashurie nga glaukus 001
    Nga glaukus 001 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 11:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •