Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Ne (ime mė dhe une) e bejme me vaj ulliri, kripe, qepe e ullinj. Shume e shijshme del.
    kuqalashja edhe un ket kom honger osht sh e mir

  2. #12
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Ne (ime mė dhe une) e bejme me vaj ulliri, kripe, qepe e ullinj. Shume e shijshme del.

    .
    Do e provoj edhe une gjithsesi , duhet te jete vertete e shijeshme.

  3. #13
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    SUPAT
    Supat zakonisht pregaditen me leng mishi ose pule.Mund te perdoret edhe uji ku jane zier makaronat,patatet, spinaqi dhe barishtat e tjera,sepse keto lengje jane te pasura me lende extraktive,kripera minerale dhe lende te tjera ushqimore te vlefshme per organizem.Supat duhet te jepen gjithnje te nxehta ,jo me pak se 80-85°

    Supe orizi me veze dhe limon

    Ne lengun e mishit ose ne uje te valuar hidhet orizi i lare e i pastruar dhe kripa, e lihen te ziejne ne zjarre te ngadalte rreth 30 min.Ne fund supes i shtohet pak lekure limoni e grire ne rende, i jepet nje vale, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 min rregullohet me te verdhen e vezes.Per kete, ne nje ene porcelani hidhet e verdha e vezes,rrihet mire duke e rrahur i shtohet leng limoni ose limontoz i tretur ne uje dhe pak e nga pak leng supe.Ne fund sipas deshires rregullohet me majdanoz te grire holle dhe piper te zi.

    Per 4-5 persona duhen:
    leng mishi 1.5 litra
    oriz 4 luge gjelle
    gjalpe 50 g ose 1 luge gjelle
    e verdhe e vese 1
    limon 1/2 kokerr
    majdanoz
    krip dhe piper i zi



    Supe me perime

    Patatet ,karrotat,kungulleshkat,selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen e priten ne copa kubike mesatare.veq pastrohen bizelet e njoma kokerr.
    Ne tenxhere me yndyre kaurdiset qepa,shtohen karrotat,kungulleshkat,selinoja.Pas kaurdisjes shtohen domatet e fresketa te grira grira holle ose pak salce.Ne perimet e kaurdisura hidhet leng mishi ose uje i valuar dhe marrin valen,shtohen zarzavatet e tjera simpas kohes se zierjes, ne fillim mashurkat e bizelet pastaj patatet .Supa lihet te zihet 15-20 min dhe rregullohet me kripe,piper, flete dafine , majdanoz te grire holle.Ne rast se bizelet e mashurkat nuk jane shume te njoma ato me pare duhet te zihen ne uje te valuar per dia minuta e pastaj ti hidhen supes.

    per 4-5 persona duhen:
    leng mishi ose uje 1.5 litra
    patate 2-3 kokrra mesatare
    karrota 3-4 cope
    kungulleshka 1 cope
    bizele kokerr 1/2 gote
    mashurka 8 cope
    selino 1 kokerr
    yndyre 1 filxhan kafeje
    qepe 1 kokerr
    domate2-3 kokrra ose salce gjysme luge,
    krip,piper, majdanoz,dafine.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Foleja_

    Qenke bere nje amvise e zonja keto kohet e fundit, pergezime.
    Une nuk di ndonje reqete per gatuarje, por do te haja me deshire keto gjellera dhe supa qe ke pershruar ti ketu.
    Por ta them te drejten ca gjera qe shkruan te perdoren per pregaditje nuk po i marr fare vesh se cka jane, ahahhaahhahah, por besoj se jane te shijshme per tu ngrene...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #15
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Poeti



    PETULLA

    Petulla me kos

    Ne nje tas porcelani ose plasmasti hedhim veze,kos,kripe dhe pak sheqer(sipas deshires mund te vihet edhe yndyre) rrihen mire dhe shtohet mielli i perzier me pak sode.Brumi ne kete rast eshte gjysme i trashe.Ne tigab hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle) dhe kur yndyra te jete nxehur hidhet brumi (nje luge gjelle per cdo petull).Largesia nga njera petull tek tjetra duhet te jete 3-4 cm sepse gjate skuqjes brumi hapet.Petullat skuqen nga njera ane dhe pastaj kthehen nga anan tjeter.Pasi te jene skuqur mire vendosen ne pjate,sperkaten me pak gjalpe dhe mund te perdoren keshtu sic jane ose me sheqer,mjalte, recel,kos ,qumsht,caj.. sipas deshires.

    per 4-5 persona duhen:
    miell 2 gota uji
    kos 1 gote uje
    veze 1 kokerr
    kripe
    sheqer 1 luge kafeje
    sode 1 /2 luge kafeje
    vaj 2 flxhane kafeje



    Petulla te mbushura

    Mielli i situr perzihet me sode, ne mes te tij hapet nje grope ku hedhim vezet ,uje,kripe,pak sheqer,kos , vaj.Ne mungese te kosit mund te hidhet uj me pak limontoz.Duke filluar perzierjen nga mesi,zihet nje brume pak me i forte se ai i petullave qe permendem me larte ,por jo edhe shume i forte.Brumi nuk duhet te punohet shume qe te mos ulet dhe te mos behet elastik.Brumin e ndajme ne dy pjese,seciles i jepet forma e bastunit dhe pritet ne copa rreth 50 g.Cdo cope punohet ne forme topi dhe hapet ne pete te rrumbullaket , ne tavolinen e sperkatur me miell.Ne mes te petes vendoset mbushja(1 luge gjelle) e cila mbulohet duke e palosur peten per gjysme.Anash shtypet me gisht , permbyset me palosjen poshte dhe shtypet pak nga siper duke i dhene forme vizake.Keto vihen mbi nje tavoline te sperkatur me miell.
    Ne tigan me pak yndyre te nxehte vendosen petullat njera prane tjetres,pasi skuqen nga njera ane kthehen nga ana tjeter.Petullat e skuqura vendosen ne tas dhe mbulohen me pecete te palosur ne trish apo katersh me qellim qe te zbuten pak.
    Mbushjen e ketyre petullave mund ta bejme me marmelade, me molle te grire e te perzier me sheqer e pak kanelle, me mish te grire te skuqur bash me qepet,krip,piper ose me qepe e veze te ziera.Per keto te fundit qepet e njoma grihen holle dhe skuqen te mbuluara me kapak deri sa te zbuten,hiqen nga zjarri dhe perzihen me veze te ziera te grira holle,krip , piper dhe koper.



    per 4-5 persona duhen:
    miell 3 filxhane caji
    kos 1/2 filxhan caji
    veze 1 kokerr
    sheqer 1 luge kafeje
    sode 1/2 luge kafeje
    vaj 1 filxhan
    kripe

    Per mbushje

    qepe 500 g
    veze 2 kokrra
    vaj per skuqje 4-5 luge gjelle
    kripe
    piper
    koper


    Shenim:Petullat e mbushura ,ashtu si petullat e zakonshme eshte mire te behen me maje birre.Ne mungese te saj brumi pregaditet edhe me kos e sode dhe petullat fergohen afersisht si me maja.

  6. #16
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anėtarėsuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    Si te gatuajme thote: Po mer 2 kokrra vez skuq ca patate edhe ja hodhe hallit
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

  7. #17
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ketu po bashkoj disa receta me mish te grire .



    Biftek me mish tė grirė


    Mishi duhet tė pastrohet nga cipat dhe damarėt. Mė pas pritet nė copa tė vogla dhe kalohet ne makinė, bashke me dhjame derri ose lope. I hidhet kripe, piper, pak uje dhe duke e perzier formohet nje mase, nga e cila pėrgatiten cope ate rrumbullakta e te sheshta me trashesi gati 2 cm, dhe skuqen ne tigan me yndyre te nxehte nga te dyja anet.Shtohen qepet e grira ne forme rrethi dhe here pas here perzihen.Pasi bifteket skuqen, vendosen neper pjata se bashku me qepet.Si garniture mund te vendosen patate ose perime te tjera te ziera.

    Pėr 4-5 persona duhen:

    - mish i grire

    - 50 gr dhjame

    - 1 falxhan kafeje me uje

    -4-5 kokrra qepė

    -3-4 luge gjelle yndyre

    - kripe dhe piper i zi




    Role me petė



    Per role preferohen petet e pergatitura nga brumi sfoliat, por mund te perdoren dhe pete byreku. Mishi grihet ne makine bashke me qepen dhe perzihet me veze, spec djeges, majdanoz ose nexhenik, hudhra, kripe, piper. Me pas nga brumi hapet nje pete me diameter 25 cm, duke e llogaritur per nje kilograme mish te grire. Nese pergatitet me brume sfoliat, ne gjysmen e kohes se pjekjes lyhet siper me te verdhe veze, te holluar pak me uje.Ndersa po te pergatitet me brume byreku, hapen dy tre pete, sperkaten me lyre dhe piqen. Roleta pergatitet dhe me racione.

    Per 1 kg mish te grire duhen:

    -2 kokrra qepe

    - 3 kokrra veze

    - 1 tufe majdanoz ose 5-6 gjethe nenexhik

    - spec djeges, kripe, piper

    - hudhra



    Qofte tė mbushura me bizele



    Mishit te grire i hidhet kripe, majdanoz, piper, veze, pak uje dhe perzihet.Ne nje ene mė vete merren bizelet e ziera dhe u hidhet kripe, koper, veze te ziera te prera ne kubike, dhe djathe i therrmuar. Mishi i grire hapet ne nje leter formati te pudrosur me miell, vendosen bizelet dhe mblidhet ne forme rolete, qe shtypet pak qe te marre forme, lyhet me miell dhe skuqet. Pjata sherbehet me patate te skuqurae feta limoni, ose me garnitura te tjera me perime.

    Per nje person nevojiten:

    -150 gr mish i grire

    -1/4 e kokrres se vezes per mishin

    -2 luge gjelle uje

    -majdanoz, piper, kripe

    -pak miell per pudrosje

    Qofte te vogla (kinele)


    Grihet mishi me qepen ne makine.Hidhen veze, kripe, piper, majdanoz i grire holle, spec djeges duke krijuar njė mase qe me pas punohet.Nese kjo mase eshte e forte i hidhet pak uje.Ndahet masa ne qofte te vogla, te cilat zbukurohen me dege majdanozi dhe u vihen kruajtese dhembesh.

    Perdoren pėr ditelindje ose koktejle ne familje:

    Per nje pjate me 15-20 cope perdoren:

    -600 g mish te grire

    -1 kokerr qepe mesatare

    -1 tufe majdanoz

    -4-5 luge gjelle me miell

    -vaj per skuqje

    -piper, kripe

    -spec djeges



    Ju befte mire
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Postime
    1
    si te gatuaj pizzat

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Makaronat me peshk
    Nga Fiori nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 23-01-2012, 17:03
  2. Pizza (Pica) - Si t'i gatuajmė dhe mė shumė...
    Nga DINA nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 06-12-2010, 04:55
  3. Si tė gatuajmė patė
    Nga rachi nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2006, 17:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •