Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Gjinj qiellore

    Nata eshte pa hene,
    hena eshte pa seks,
    yjet eunuke,
    qielli pa gjinj
    dhe une pa ty.

    Ku do takohemi?
    Mbi toke?
    Jo!
    Mbi toke jane
    ata.

    Po ku ?

    Edhe qielli ka
    legjendat e tij te murimit:
    ne Udhe te Qumeshtit do leme takimet,
    aty...
    te dy burimet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 10-05-2006 mė 11:49
    gone with the wind...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ky ditari jot 'i pa flete' e paska nje huq. s'e njokerka hic te zotin!

    not bad...

  3. #23
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Muri

    Ne mendjen time gjithshka
    sic e ke lene ti dikur,
    rremuja e pluhurosur,
    vizitoret kurreshtare,
    ciceronet memece,
    nje fantazem e pernatshme
    qe me hapat e tua ec.

    Edhe ne zemren time
    gjithshka sic e ke lene ti dikur
    vecse kinezet e ikjes tende
    nga mendja e ndane me mur.
    gone with the wind...

  4. #24
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Qenesisht pa njerez.

    Ja, me ne fund ra mbremja.
    Fjala u tret bashke me zhurmat e dites.
    Rruget e boshatisen.
    Qepenet e dyqaneve u mbyllen.
    Edhe qepeni i turmes iu bind
    verdiktit.
    Qetesi! Po vjen heshtja!
    Qyteti Pa Njerez po fle.
    Qente me kocke ne goje dhe bisht nder shale
    -shenje e fundit e jetes -
    nisin ritualin e pernatshem
    qenesisht te tyrin...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 02-06-2006 mė 09:54
    gone with the wind...

  5. #25
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Dy llojet e heshtjes

    Heshtja eshte flori
    kur ajo qe do te thuash
    tingellon e kote.
    Heshtja eshte alibi,
    dinakja alibi,
    per dike qe nuk ka
    cfare te thote.
    gone with the wind...

  6. #26
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Koordinata

    19 cmendina larg meje ndodhem une
    dhe ne katin perdhes te nje premtimi
    do me gjesh edhe kur nuk jam.

    19 qiej larg meje ndodhem une
    dhe ne te padukshmen e nje reje
    do me gjesh edhe kur nuk te kam.

    19...
    sa larg...
    sa prane...
    gone with the wind...

  7. #27
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Monolog i te paaftit

    I marr skeletet ,
    u jap jete nga jeta ime
    por nuk vdes.
    Teatrin e Kukullave te neteve te mija
    e jeton gjithnje dikush tjeter.
    Pastaj vjen perseri erresira
    dhe une si gjithnje germoj
    varrin e gabuar
    deri ne mengjezin e duhur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 11-06-2006 mė 12:12
    gone with the wind...

  8. #28
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Jo rastesisht perseri

    Ndoshta do ridashurojme njeri-tjetrin
    perseri
    une...nje tjeter-UNE,
    ti...nje tjeter-TI
    dhe udhet ku nuk shkelem dikur kur mundeshim
    deshmitare hapash behen
    kushedi...

    Ndoshta nje dite une behem peme
    dhe ti udhetare e lodhur e hijes se munguar,
    ndoshta nje dite une behem rrenje
    dhe ti lulja qe do celesh shpenguar,
    ndoshta nje dite ti behesh flake
    dhe une hiri qe zjarrin puth,
    ndoshta nje dite ti behesh fjale
    dhe une dridhje e tendes buze,
    ndoshta nje dite behem veshtrimi
    i syrit tend pa lote,
    ndoshta nje dite behem edhe enderra
    e gjumit qe ti po fle sot...

    Ndoshta do ridashurohemi nje dite
    kushedi
    une...nje tjeter-UNE,
    ti...nje tjeter-TI,
    dy te panjohur rasti,
    por jo rastesisht perseri...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 14-06-2006 mė 19:30
    gone with the wind...

  9. #29
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    shume te bukura poezite hiri (ash -_- ) urime!

    me pelqen origjinaliteti i stilit dhe rrjedhshmeria e vargjeve

    P.S. Sic e kam thene me pare, me ben goxha pershtypje qe vargjet me te ndjera dhe te bukura duket sikur shumicen e hereve marin frymezim nga dhimbja

  10. #30
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    ash, meqe keta s'me lane te jap reputacion again, une po te uroj edhe njehere, sidomos per poezine e fundit.
    perzemersisht,
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  2. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  3. Rugova ma shpėtoi jetėn... nga ditari i Renate Flottau
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 11:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •