Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Burimet e Kur'anit

    BURIMET E KUR’ANIT

    PASQYRË KRITIKE E TEORIVE TË AUTORËSISË SË KUR’ANIT

    HAMZA MUSTAFA NIJAZI


    PASQYRA E LËNDËS

    Parathënie

    Kapitulli 1
    Hyrje

    Kapitulli 2
    Muhammedi si autor i fjalës Hyjnore

    Kapitulli 3
    Përfitimi material si motiv

    Kapitulli 4
    Dëshira për pushtet dhe lavdi

    Kapitulli 5
    Bashkimi dhe çlirimi i Arabëve

    Kapitulli 6
    Reformimi moral

    Kapitulli 7
    Trillim i pandërgjegjshëm

    Kapitulli 8
    Teoria e epilepsisë

    Kapitulli 9
    Teoria e iluzionit fetar

    Kapitulli 10
    Nga burimet Çifute dhe Kristiane

    Kapitulli 11
    Problemi i paralelizmave

    Kapitulli 12
    Teoria e Fjalës së Shenjtë

    Kapitulli 13
    Të thëna shkencore
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 16-11-2005 mė 07:18
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #2
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Parathėnie

    Nė kėto 14 shekujt e fundit, Kurani ka zėnė njė vend krejt tė veēantė nė mesin e shkrimeve tė tjera Hyjnore. Apeli i tij i fuqishėm dhe influenca e pashoqe qė ka patur mbi lexuesit, ka bėrė qė disa persona tė caktuar me njė mendjengushtėsi dhe gjykim jo tė kthjellėt, tė mundohen qė tė mbjellin farėn e dyshimit mbi autenticitetin e tij si shkrim Hyjnor.

    Bibliotekat publike dhe libraritė e botės gėlojnė me botime qė e paraqesin Kuranin si njė vepėr tė mendjes njerėzore, krijuar prej njė "mashtruesi" tė Profecisė. Kontributi i tė ashtuquajturve "orientalistė" tė Perėndimit nė pėrpunimin e njė teorie tė tillė ka qenė aq i madh, sa tė arrijnė tė injorojnė tė gjitha normat e objektivitetit dhe ndershmėrisė.

    Pėrpjekjet e tyre tė jashtėzakonshme dhe puna e madhe qė kanė kryer ka patur njė objektiv tė qartė, atė tė ēoroditjes sė njerėzve tė thjeshtė e tė pafajshėm, nėn maskėn e punimeve shkencore.

    Shpeshherė qėllimeve tė tyre u kanė shėrbyer edhe vegla njerėzore qė mbajnė emra muslimanė duke u munduar kėshtu tė provojnė se idetė e tyre tė krijuara me kaq mund, pėrqafohen edhe prej muslimanėve "tė zhvilluar" e "me horizont".

    Salman Ruzhdi pėrbėn njė shembull tė tillė. Duke iu bindur padronėve tė tij ai shkroi njė libėr me format romani tė titulluar "Vargjet satanike". Duke iu shmangur traditės orientale tė shkrimit e cila mbi tė gjitha i pėrmbahet rregullave tė shkrimit akademik qė pėrjashton fyerjet dhe insinuatat. Ruzhdi zgjidhi njė mėnyrė krejt vulgare dhe tė fėlliqur.

    Libri u parapri nga njė fushatė e gjerė reklamuese e cila i bėnte jehonė pjesėve mė provokuese tė tij duke u munduar kėshtu qė tė nxisnin njė reagim tė fuqishėm tė muslimanėve dhe qė kėta nga ana e tyre ta bllokonin atė, duke e bėrė sensacional e rrjedhimisht me fitime tė mėdha.
    Pėrgjigja e muslimanėve ndaj kėtij botimi blasfemik ishte tamam ajo qė pritej.

    .................................................. .............................

    Duke botuar traktin e vlefshėm tė Z. Nijazi nė serinė e studimeve mbi islamin, shpresojmė dhe i lutemi Allahut, burimit tė ēdo parimi drejtues, qė kjo vepėr tė jetė e suksesshme nė heqjen nga mendjet e pafajshme, tė tė gjithė paragjykimeve mbi Kuranin, mbjellė deri tani nga propaganda marramendėse. Lutemi po ashtu qė kjo vepėr tu shtohet punėve tė mira tė kryera nga autori e botuesit e kėtij libri e qė do tė shikohen Ditėn e Gjykimit. Amin.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #3
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Hyrje

    Cili ėshtė autori i Kuranit? Kjo ėshtė njė temė pėr tė cilėn studiuesit kanė patur gjithnjė kontradikta. Ky shkrim jep njė vėshtrim kritik mbi teoritė kryesore tė autorėsisė duke pėrdorur argumenta logjike, dėshmi historike, analizė teksti dhe tė dhėna shkencore.

    Ndoshta e vetmja pikė takimi rreth Kuranit ėshtė ajo se ai u shqiptua pėr herė tė parė nga njė njeri i lindur nė Meka, qytet i Arabisė, nė shekullin e gjashtė e qė quhej Muhammed.

    Pėrsa i pėrket burimit tė Kuranit, studiuesit ndahen nė 3 grupe kryesore:
    - ata qė besojnė se Muhammedi ėshtė vetė autori
    - ata qė besojnė se ai nuk ėshtė autori por e mėsoi atė nga njė autor
    apo autorė tjerė njerėzorė
    - ata qė besojnė se Kurani nuk ka autor njerėzor, por se ai ka ardhur
    fjalė pėr fjale nga Allahu
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #4
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Muhammedi Si Autor I Kuranit

    Po e fillojmë këtë studim duke shqyrtuar së pari argumentat e atyre studiuesve të cilët e konsiderojnë Muhammedin si autor të Shkrimit Hyjnor. Për të kuptuar pozicionin e tyre është e rëndësishme të mbajmë parasysh se çfarë thotë vetë Kurani mbi burimin e tij.
    Kurani e shpreh qartë:

    Ky është vërtet një Kuran, më i nderuari… Revelacion
    (shpallje) nga Zoti i Botëve!(1)


    Një diçka me këtë shprehet edhe në vende të tjera në Kuran (2). Për më tepër mënyra se si kjo thuhet, të jep përshtypjen se fjalët burojnë nga Krijuesi për tek krijesat. Duke lënë mënjanë kapitullin e 9-të, të tërë kapitujt e tjerë fillojnë me formulën: Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Fjalët thuhen në Vetën e Parë dhe në mjaft vende Zoti mjaft qartë e urdhëron Muhammedin: Thuaj d.m.th. KUL. Në fakt një komandë e tillë shfaqet 322 herë në Kuran (3). Po kështu janë përdorur edhe fjalë të tjera imperative si shpall apo deklamo, lëvdo Zotin tënd, shtrihu në lutje e mjaft të tjera (4). Meqenëse Kurani është një Fjalë Hyjnore nënkupton mohimin e autorësisë njerëzore. Kurani megjithatë mohon në mënyrë kategorike, se si mund të jetë krijuar nga ndonjë njeri apo Xhind:

    Thuaj: Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhindët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do të mund ta bënin sado që ta ndihmonin njëri- tjetrin (5).

    Përveç se ai është një shpallje Hyjnore dhe mohimit të theksuar që i bëhet autorësisë njerëzore, Kurani gjithashtu jep edhe mënyrën se si mund të binden ata që besojnë të kundërtën:

    E në qoftë se jeni në dyshim në atë që ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pas Allahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kurani nuk është prej Zotit). E mos e paçit bërë (deri më tash) e as do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët (6).

    Duke iu përgjigjur akuzës se Muhammedi ishte autori, Kurani përgjigjet:

    Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen) thonë: Sillna një Kuran tjetër, ose ndryshoje këtë. Thuaj: Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotin tim i frikësohem dënimit të Ditës së Madhe. Thuaj: Sikur të kishte dashur Allahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha mjaftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur, as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?(7)


    Një nga gjërat që i sodit më së tepërmi kritikët e Muhammedit është fakti se ai jetoi mes popullit të tij për dyzet vjet pa treguar as edhe një herë ndonjë shenjë diturie të madhe apo ndonjë dell poeti, në fakt ai ishte analfabet. Si mundet atëherë të spjegohet që ai arriti të krijojë Kuranin, madhështia e të cilit është e pakrahasueshme? Në të vërtetë Kurani i drejtohet vetë Muhammedit me këto fjalë:

    Ti (Muhammed) nuk ishe që lexoje një libër para këtij, e as që shkruajshe atyre me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit. (8)


    Shënime
    (1) Kurani 5:77, 80. Gjatë gjithë studimit është përdorur përkthimi në shqip i M. Sherif Ahmeti, përveç atyre rasteve kur është thënë e kundërta.
    (2) Kurani p.sh. thotë në 26:192-193 E edhe ai (Kurani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhebraili). Referenca të tjera mund të jenë: 25:1; 3:3; 4:105; 16:44 dhe 15:9.
    (3) Rëndësinë e këtij numri do ta diskutojmë më vonë.
    (4) Shih p.sh. Kurani 15:49; 76:24-26; 18:27,28
    (5) Kurani 17:88. Një sfidë e ngjashme del edhe në 2:23; 10:38 dhe 11:13
    (6) Kurani 2:23-24
    (7) Kurani 10:15-16
    (8) Kurani 29:48. Analfabetizmi i tij përmendet edhe në 7:158
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 17-11-2005 mė 10:05
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #5
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Ndonëse Muhammedi e hodhi poshtë autorësinë e Kuranit (9) një numër studiuesish janë të bindur se ai është vërtet autor i tij. Nënteksti është, ai ka gënjyer me qëllim, kur ia atribuoi Kuranin Perëndisë. Këtij mashtrimi të dukshëm pastaj studiuesit i kanë mveshur motive të ndryshme:

    Çarls Hamilton, përkthyes: "Hedaja: Një koment mbi ligjet islame", shkruan në parathënien e përkthimit:

    Se cili ishte autori i kësaj përzierje të jashtëzakonshme deklamacioni dhe porosish morale do të mbetet gjithmonë e pacaktuar, pasi mbi këtë pikë vazhdon të ketë një mospërputhje, gjë që ka ekzistuar edhe ndërmjet kundërshtarëve të parë të MUHAMMEDIT dhe misionit të pretenduar të tij.
    Megjithatë është e padiskutueshme se ky individ i jashtëzakonshëm ishte projektuesi kryesor i kësaj vepre, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë përfituar edhe nga ndihma e mjaft të tjerëve në krijimin e librit (10).


    Hamillton vazhdon duke thënë se Muhammedi ishte një mashtrues por nuk jep ndonjë motiv të qartë që ta mbështesë këtë trillim. Të njëjtin pozicion mban edhe Ricard Bell i cili shkruan në parathënien e përkthimit të tij, "Kurani: I përkthyer me një Rivendosje kritike të Sureve “se Kuranin e shkroi vetë Muhammedi” (P) (11).

    Në librin e tij, "Veberi dhe islam: Një studim kritik", Brian S Turner thotë se Maks Veberi e konsideronte Muhammedin si një oportunist dhe se pasuesit e tij ishin të motivuar vetëm nga shpresa e përfitimeve ekonomike. (12) Sipas Veberit, Muhammedi e kuptoi se apeli që ai i bëri devocionit dhe drejtësisë morale nuk e ndihmoi që të arrinte ambiciet e tij për fuqi politike, lavdi personale dhe përfitim ekonomik. Ndaj për të arritur qëllimet e tij ai mobilizoi luftëtarët që i kishte me vete.

    Për më tepër, Veberi i jep të kuptojë se Profeti filloi ta kuptojë gjithnjë e më shumë se pozicioni i tij varej nga mobilizimi i suksesshëm i luftëtarëve, të cilët Veberi i identifikon si grupi përçues i fesë së re. Në argumentat e Veberit spikasin një numër tiparesh.
    Duke qenë se Muhammedi dështoi në përpjekjet e tij për të zënë rrënjë në Meka, në bazë të kuvendeve fetare, atij iu desh t’i drejtohej luftëtarëve dhe në mënyrë të paevitueshme, mesazhi i tij monoteist u dha në bazë të dinamizmit ushtarak, që i përgjigjej një kaste luftëtarësh dhe doktrina sociale e Muhammedit u orientua gati plotësisht drejt përgatitjes psikologjike të besnikëve për betejë, me qëllim që të ruante numrin maksimal të luftëtarëve të fesë. Këta luftëtarë motivoheshin jo nga devocioni i pastër ndaj gjenisë së Profetit por nga perspektiva për të fituar tokë dhe fuqi.
    Për rrjedhim, lufta fetare në islam ishte thelbësisht një ndërmarrje që drejtohej për grumbullimin e pasurive të patundshme duke u orientuar kryesisht nga interesat feudale mbi tokën (13).


    Shënime
    (9)Ky shembull i famshëm është historia e Shfaqjes Hyjnore në Shpellën e Hiras. Shih (përkthim) Muhamed Muhsin Khan “Përkthimi I kuptimit Salih-Al-Bukharit” (Arabisht-Anglisht) (Lahore: Kazi Publications 1979) Vol. 1, Hadim nr 3, fq. 2-4.
    (10) Çarls Hamillton (përkthim) “Hedaja: Koment mbi Ligjet Islamike” (New Delhi i Kitab Bhavan 1985) Vol. 1, fq 7. Kjo vepër monumentale u përkthye me urdhër të Guvernatorit të Përgjithshëm Anglez dhe të Këshillit të Bengalit, Warren Hastings.
    (11) Richard Bell (përkthim) “Kurani i Përkthyer me një Rivendosje Kritike të Sureve” Edinburgh: T&T Clark 1960) Vol. 1, fq. 6.
    (12) Bajram S. Turner “Veberi dhe Islami: Një Studim Kritik” (Londër: Routhegeand Kegan Paul 1974) fq. 23.
    (13) Bajram S. Turner, citati faqe 34
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 17-11-2005 mė 11:12
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  6. #6
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Keneth Kreg në librin e tij “Thirrja e Minaresë” argumenton se teksti i Kuranit ndoshta bazohet në traditën gojore, por Muhammedi ia atribuoi Perëndisë duke dashur të shpëtojë popullin e tij nga krimi i adhurimit të idhujve. Sipas tij Kurani është një shprehje e vëzhgimit të ndërgjegjshëm të botës nga ana e Muhammedit.

    E tillë ishte baza dhe kuptimi i kushtrimit të Muhammedit në persiatjet e një përjetimi “shkretëtiror”, ku faktet e mbledhura nga vëzhgimi i ndërgjegjshëm i skenës bashkëshortore u artikuluan në një kushtrim personal i cili u bë thirrje dhe paralajmërim për qytetin (14).

    Artur I. Arbery në parathënien e librit “Kurani i Interpretuar”, ka pikëpamje të ngjashme:

    Faktet tregojnë se të gjitha shkrimet dhe bëmat e Muhammedit u nxitën nga një dëshirë e sinqertë për t’i çliruar bashkëatdhetarët e tij nga pesha e madhe e bestytnive të kota, se ai u nxit nga një dëshirë jashtëzakonisht e fortë për të shpallur atë të vërtetë të madhe të Bashkësisë së Qenies Hyjnore e cila kishte përpirë plotësisht shpirtin e tij, se qëllimi që duhej arritur, justifikonte sipas tij mjetet që ai përdori në krijimin e Sureve- sa ai arriti të besonte edhe vetë që kishte marrë një shpallje hyjnore- dhe se ai eci përpara nga forca e rrethanave duke arritur gradualisht sukseset e njëpasnjëshme, filloi ta besojë vetveten si lajmëtar qiellit (15).

    Sipas M.M. Mulokozit, Muhamedi e pranoi profetësinë si mjet për të bashkuar popullin e tij në luftë kundër shtypësve, si një shprehje e asaj dëshire të madhe për të çliruar atdheun e tij, Arabinë, nga dominimi imperialist.

    Politikisht islami u shfaq nga një situatë e rëndë shtypjeje dhe kolonializmi. Lëvizja Islamike ishte në një farë mase një përpjekje e arabëve për t’u shkëputur nga kthetrat e tre fuqive imperialiste... Ndaj roli historik i islamit ishte kalitja e shpirtit nacionalist ndër ta dhe drejtimi në luftën kundër shtypësve. Mjetet që u përdorën për arritjen e këtij uniteti ishte ai i Profetësisë, një mjet që i përshtatej përvojës shumëshekullore e të qëndrueshme të popujve të lindjes së Mesme (16).

    Enciklopedia e Re Katolike gjithashtu sugjeron se profetësia e Muhammedit ishte thjesht një mjet për bashkimin e arabëve. “Rreth moshës 40 vjeçare ai morri “shpalljen e tij profetike” për t’i bashkuar arabët nën një monoteizëm”(17).[/B]

    Me pak fjalë sipas këtyre teorive Muhammedi supozohet t’ia ketë atribuar Kuranin një burimi Hyjnor duke qenë i motivuar ose nga përfitimi ekonomik, ose nga posedimi i një fuqie të madhe, ose nga reformimi moral i çlirimit politik të popullit të tij. Të gjitha këto teori paraqesin një numër vështirësish në argumentat që japin.

    Ta fillojmë me idenë e PËRFITIMIT PERSONAL.


    Shënime
    (14) Keneth Cragg “Thirrja e Minaresë” (New York: Oxford University Press, 1964) fq. 76-77.
    (15) Arthur J. Arbery “Kurani I Interpretuar” (Londër: George Allen- Unwin Ltd., 1955) Vol. 1, fq. 15.
    (16) M.M. Mukozi “Utensi wa Rasi L’Ghuli”mimeo. Fjalim i mbajtur në seminarin e TUKI-t 25 shkurt 1988, fq. 4.
    (17) Enciklopedia e Re Katolike (Washington: The Catudic University of America, 1981) Vol. 1, fq.715.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 17-11-2005 mė 11:46
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  7. #7
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Pėrfitimi Material Si Motiv

    Megjithatė dikush mund tė thotė se rruga mė e lehtė nuk ėshtė gjithmonė mė e mira. Ndoshta Muhammedi ishte i dhėnė pas pasurisė, ndaj ia atribuoi Kuranin Perėndisė, me qėllim qė tė pėrfitonte mė tepėr. Megjithatė kjo hipotezė nuk pėrputhet me faktet historike. Pozita financiare e Muhammedit ishte shumė mė e mirė pėrpara sesa pas profetėsisė sė tij.

    Nė moshėn 25 vjeēare, (pra 15 vjet pėrpara se ai tė shpallej profet) ai u martua dhe jetoi nė mes tė rehatisė me Kadijen e tij e cila ishte njė tregtare e pasur. Pas profetėsisė sė tij, standarti i jetės dhe gjendja e tij financiare nuk ishin pėr t’u pasur zili.

    Nė njė pėrmbledhje tė Hadithit nga An-Naumi, njė nga gratė e Muhammedit, Aishia tregon se zjarri nė shtėpinė e tyre mund tė rrinte njė deri dy muaj pa u ndezur, ngaqė nuk kishte asgjė pėr t’u gatuar. I vetmi mjet pėr tė jetuar ishin hurmat dhe uji. Nganjėherė kėsaj diete i shtohej edhe qumėshti i dhisė, tė cilin ia dhuronte populli i Medinės.(18) Nė librin e tij “Muhammedi: Jeta e tij bazuar mbi burimet mė tė hershme”, Martin Lings thotė:

    Profeti dhe familja e tij jetonin njė jetė plot kursime. Aisha tregon se pėrpara (pushtimit tė) Kaiberit, ajo nuk kishte ngrėnė kurrė hurma aq sa tė ngopej. E tillė ishte varfėria e kėtyre njerėzve, sa gratė e profetit nuk i kėrkuan kurrė atij ndonjė gjė, pėrveē atyre gjėrave mė tė nevojshme pėr jetėn.(19)

    Kjo nuk ishte thjesht njė sakrificė e pėrkohshme por njė mėnyrė tė jetuari. Kjo gjė ndodhte nė njė kohė kur Muhammedi po tė donte mund tė kishte jetuar si mbret. Nė tė vėrtetė pati dhe njė farė proteste nga gratė e tij pėrse duhej tė vazhdonin tė jetonin nė varfėri kur mund tė notonin nė luks?(20)
    Profeti u shqetėsua nga kjo pakėnaqėsi. Atij i erdhi njė shpallje e cila urdhėronte qė t’u thoshte grave tė zgjidhnin ose Perėndinė dhe lajmėtarin e Tij, ose shkėlqimin e pėrkohshėm tė kėsaj bote.

    O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: Nė qoftė se lakmoni jetėn e kėsaj bote dhe stolitė e saj, atėherė ejani, unė po ju jap furnizim (pa lėshim) dhe po ju lėshoj ashtu si ėshtė e rrugės. E nė qoftė se e doni Allahun, tė dėrguarin e Tij dhe botėn tjetėr, atėherė tė jeni tė sigurta se Allahu ka pėrgatitur shpėrblim tė madh pėr ato prej jush qė bėjnė punė tė mira.(21)


    Shėnime
    (18) Abdur Rahman Shad (pėrkthim) Rijadh-As-Salihin pėrgatitur nga Imam Jahjabin Sharafu- Din An- Nawawi (Lahore: Kazi Publications, 1984) Hadithi nr. 494-495, fq. 323-324
    (19) Martin Lings “Muhammedi: Jeta e tij e bazuar mbi burrimet mė tė hershme” (London: G. Allen Uniwin Ltd. 1983) faqe. 276.
    (20) Shih Martin Ling cit. Fq. 274-279
    (21) Kuran 38: 28-29
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #8
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Duke përshkruar dhomën e Profetit, Omari thotë:

    Vura re se dhoma kishte gjithë vetëm tre lëkurë të thara bagëtie dhe një grusht elb të hedhur në një qoshe. Hodha vështrimin përreth, por syri nuk më zuri gjë tjetër. Nga sytë më dolën lot. Ai më tha: Përse po qan? Unë iu përgjigja: O Profet i Allahut! E si të mos qaj, kur shoh se në ç’gjendje ndodhesh. O Profet i Allahut! Lutu që Allahu të na japë të ngrëna të bollshme. Si ka mundësi që persianët dhe romakët të cilët nuk kanë fe të vërtetë dhe adhurojnë jo Allahun por mbretërit e tyre Kaizerin dhe Kohesrohen, të jetojnë në kopshte të lulëzuara e buzë shatërvanëve të pastër, ndërsa Profeti i zgjedhur dhe skllavi i nënshtruar i Allahut jeton në varfëri të plotë! Profeti i cili deri në atë kohë ish mbështetur, kur më dëgjoi të flisja në këtë mënyrë u ngrit dhe tha:

    O Omar vazhdon akoma të dyshosh për këtë gjë? Qetësia dhe rehatia në botën e përtejmë janë shumë më të mira se qetësia e rehatia në këtë jetë. Të pafetë po shijojnë shumë të mira në këtë botë, ndërsa për ne këto të mira janë rezervuar të tëra në jetën tjerër.

    Unë i kërkova ndjesë: O Profeti Allahut! Të lutem më fal. Ishte me të vërtetë një gabim nga ana ime.(22)

    Dikush e pyeti Aishën se si e kish krevatin Profeti në shtëpinë e tij. Përgjigja e saj ishte: ai është bërë me lëkurë të mbushur me gjethe palme.(23)

    Privacionet e Muhammedit ishin të vetë imponuara sepse kurdoherë që të merrte ndonjë dhuratë (si në rastin kur kryetari i Fidakut i dhuroi 4 deve të ngarkuara me mall) ai ia shpërndante atë të varfërve dhe s’pranonte të merrte asgjë për vete.(24) Kur Muhammedi vdiq, ai nuk kishte kurfarrë parash. Pasuria e vetme ishin 7 dinarë të cilat ua shpërndau të varfërve disa ditë përpara se të vdiste duke patur frikë se mos i linte prapa.(25) Gjithashtu thuhet se kur kur ai vdiq, ndonëse kishte arritur mjaft fitore dhe bëma, Muhammedi ishte borxh dhe se kishte lënë peng mburojën e tij tek një çifut i Medines.(26)

    Ka gjithashtu edhe mjaft raste të tjera të cilat tregojnë se jeta e Muhammedit nga fillimi i profetësisë së tij e deri në vdekje ishte një jetë qëndrueshmërisht e kursyer dhe plot privime.(27)

    Ideja se qëllimi i tij ishte përfitimi material nuk përputhet me faktet historike. Siç ve re edhe Enciklopedia e Re Katolike “Thuhet se frymëzimi kryesor që e shtyu Muhammedin për të kryer revolucionin e tij fetar ishte thjesht përfitimi ekonomik”. Kjo hipotezë nuk u përshtatet fakteve që ne njohim.(28)


    Shënime
    (22) H. Nizzamuddin “Mësimet e Islamit” (New Delhi: Idona Ishaat-e-Dinityat, pa datë) fq. 49-50. Ky episod përmendet edhe në librin e Martin Lings “Muhammedi”, fq. 279
    (23) H. Nizamuddin op.cit. fq. 50. Dhe kur Hafsasë iu drejtua një pyetje e ngjashme, ajo u përgjegj: Përbëhej nga një sopë basme të cilën unë ia shtroja qysh para se ai të flinte. Njëherë, duke dashur t’ia bëjmë të rehatshme, unë ia shtrova më katërsh. Mëngjesin tjetër ai më pyeti: Çfarë ishte ajo që më shtrove mbrëmë? Unë iu përgjigja: E njëjta copë, vetëm se nuk e kisha palosur dysh, por katërsh. Ai tha: “Lëre ashtu si qe më parë.Rehatia më e madhe i zë udhën hajdutit.” (lutja e mbrëmjes), fq. 50.
    (24) Për një rëfim të plotë shih tregimin e Bilalit në librin e H. Nizamuddinit, cit. Fq. 55-57.
    (25) Hafiz G. Sarvar “Muhammedi Profeti i Shenjtë” (Lahore: Sh. Muhamaad Ashraf 1969), fq. 367.
    (26) Xhemal Badawi “Profetësia e Muhammedit”: Një vështrim analitik (Minna I. E. T. 1981), fq. 8.
    (27) Shih Abdur Rahman Shad (p;rkthim), cit. Hadith Nos 474, 475, 476, 477 dhe 478, fq. 315-317.
    (28) Enciklopedia E Re Katolike Vol. 9, fq. 1001.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 18-11-2005 mė 07:14
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #9
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Dėshira pėr Pushtet dhe Lavdi

    Po kaq e vështirë për t’i mbrojtur, për ata që e shpikën, është edhe hipoteza e cila mundohet të argumentojë se Muhammedi u shty për krijimin e Kuranit nga dëshira për pushtet dhe lavdi. Si fillim duhet ditur se Muhammedi njihet botërisht si një nga udhëheqësit më të suksesshëm në historinë njerëzore. Një njeri me cilësi të tilla nuk do ta kishte të vështirë për t’u bërë udhëheqës dhe për të fituar pushtet edhe pa u shpallur profet. Në fakt, kjo do të ishte mënyra më e lehtë për t’i fituar ato.

    Së dyti, Kurani e shpreh qartë se askush, përfshi edhe vetë Muhammedin nuk mund të krijonte një vepër të ngjashme me Kuranin. Në qoftë se ai do të synonte pushtetin dhe lavdinë, atëherë ai do të ishte shpallur autori i një libri si Kurani i cili për nga bukuria dhe madhështia i eklipson të gjitha librat e tjerë.

    Për më tepër karakteri i tij tregon qartë se ai nuk ishte i etur as për pushtet e as për lavdi personale. Dëshira për lavdi shpesh e gjen shprehjen e vet në banesat e mrekullueshme, në rrobat e çmuara, në automobilat e shtrenjtë, në dehjen nga lëvdatat e paprera, në kënaqësitë e shtira e kështu me rradhë.

    Muhammedi ishte një shembull i mahnitshëm përuljeje. Megjithë rangun e tij shoqëror si Profet që ishte e me gjithë përgjegjësitë e mëdha si burrë shteti, Muhammedi angazhohej edhe në punë shtëpie. Ai kujdesej për veshjet, ai riparonte këpucët dhe milte dhinë e tij. Ai fliste dhe dëgjonte plot durim këdo që donte të fliste me të. Kjo i bënte ziliqarët të ankoheshin.

    “O! Ai dëgjonte çdo njeri!” (29)

    Erdhi një kohë kur muslimanët filluan me shenjë respekti të çoheshin në këmbë përpara tij por ai i ndaloi duke u thënë:”Mos u ngrini në këmbë si persianët, një pjesë e njerëzve që nderojnë pjesën tjetër”(30) Shembuj të tjerë të përvuajtësisë së tij janë ato që përmend Xhemal Badavi i cili shkruan:

    Njëherë ai së bashku me disa shokë po udhëtonin. Ata filluan ta ndanin punën e gatimit të disa ushqimeve. Muhammedi dëshironte të merrej me grumbullimin e drurëve. Shokët i thanë se nuk mund t’ia lejonin vetes që ai të bënte punë të tillë. Ai iu përgjigj: “E di që doni të më bëni një nder, por nuk do të doja kurrë që të isha më i privilegjuar nga ju”.

    Njëherë atij iu afrua një i huaj i cili pothuaj dridhej nga nderimi që kish për të, Muhammedi i tha të afrohej e pastaj plot ngrohtësi i hodhi dorën në qafë duke i thënë: “Qetësohu vëlla, unë jam vetëm biri i një gruaje që e hante bukën thatë”. (31)

    Thuhet se njëherë tek Profeti vajtën disa njerëz të cilët iu drejtuan me këto fjalë: “O lajmëtari Allahut ma i miri ndër ne dhe biri i më të mirit ndër ne, udhëheqësi ynë dhe biri i udhëheqësit tonë.”
    Përgjigja e tij ishte:

    "O njerëz, ruajeni atë çka thatë më parë apo pjesë të asaj, por mos lini që shejtani (djalli) t’ua çorodisë mendjet. Unë jam Muhammedi, rob i Allahut dhe i dërguari i tij. Nuk dua të më jepni ofiq më të lartë se ofiqi që më ka dhënë vetë Allahu i Fuqishëm e Lavdiplotë."(32)

    Vdekja e djalit më të dashur rë Muhammedit, Ibrahimit, koincidoi me eklipsin e diellit dhe njerëzit e konsideruan këtë si një mrekulli që kreu Perëndia për të treguar që për vdekjen e Ibrahimit po mbante zi qielli dhe toka. Muhammedi u zemërua me ta dhe u tha:

    ”Dielli dhe Hëna janë dy shenja të Perëndisë. Ato nuk eklipsohen për shkak të vdekjes apo lindjes së një njeriu.” (33)


    Shënime

    (29) Për detyrat e mësipërme mbi thjeshtësinë shih Ismail Kashmin “Profeti i Islamit, Muhammedi dhe Disa nga Traditat e Tij”.
    (30) Yusuf Al-Karadawi (përkthim) “E ligjshmja dhe e ndaluara në Islam” (Liban: 11 FSO, 1984), fq. 103. Për të mos përmendur praktikën e imponimit të njerëzve për t’u çuar në këmbë e për të duartrokitur duke thirrur emrin e VIP-it.
    (31) Xhemal A. Badav, cit. Fq. 9-10.
    (32) Yusuf Al-Karadawi (përkthim) cit. Fq. 103. Në përmbledhjen e Haditheve bërë nga Bukhari thuhet se një ditë profeti kaloi pranë një grupi me vajza të reja, të cilat po këndonin. Njëra prej tyre i krijoi një poezi e thoshte: Ndërmjet nesh është një profet, i cili e di se çfarë do të ndosh në të ardhmen. Profeti e kundërshtoi vajzën, duke i thënë: Bëj një poezi tjetër dhe mos thuaj të tilla gjëra për mua.
    (33) Hafiz.6. Sarvar, cit. fq. 337.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 21-11-2005 mė 05:35
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #10
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Shkalla e mahnitshme e pėrvuajtėsisė sė tij mund tė shihet edhe nė mėnyrėn se si ai e ushtronte autoritetin e tij. Pasuesit e tij ishin gjithmonė tė gatshėm tė bindeshin por ai gjithmonė ngulte kėmbė se bindja duhej treguar ndaj Zotit e jo ndaj tij personalisht. Ai arrinte tė dallonte qartė midis fjalėve tė ardhura nga Allahu dhe atyre qė vinin nga fusha tjera qė i nėnshtroheshin gjykimit njerėzor. Pėr ato ēėshtje tė cilat kishin tė bėnin me kategorinė e dytė Muhammedi konsultohej dhe e respektonte mendimin e tė tjerėve. Pėr shembull nė betejėn e Bedrit, Profeti hoqi dorė nga vendimi i tij dhe ndoqi kėshillėn e Habib bin al-Mudhirit. Po kėshtu nė betejėn e Uhudit, plani fillestar i Muhammedit ishte qė tė mos dalin nga qyteti por tė qėndrojnė tė rrethuar brenda mureve tė tij... ai bisedoi me mjaft luftėtarė nėse duhej dalė jashtė me sulm. Mendimi i shumicės ishte kundėr qėndrimit brenda mureve tė qytetit dhe ai e pranoi propozimin e Selmanit pėr tė gėrmuar njė llogore pėrreth qytetit tė Medines.(36)

    Muhammedi ia ndaloi popullit tė tij qė ta kthente varrin e tij nė njė vend adhurimi duke u thėnė: “Mos e ktheni varrin tim nė njė vend adhurimi”, duke iu lutur Zotit me kėto fjalė: “O zoti im, mos lejo qė varri im tė kthehet nė njė idhull qė adhurohet.”

    Ai paralajmėroi kategorkikisht muslimanėt qė mos ta mburnin sė tepėrmi. “Mos mė lėvdoni mua ashtu siē lėvdojnė kristianėt birin e Marisė, por thoni: Ai ishte njė rob i Allahut dhe lajmėtari i Tij.”(37) Nė tė vėrtetė njė paralajmėrim i tillė kundėr mburrjes sė njėri tjetrit jepet nga Kurani.(38)

    Mė tej ka edhe arsye tė tjera tė cilat e ndėrlikojnė mė tepėr teorinė sipas sė cilės Muhammedi e shkroi vetė Kuranin me qėllim qė tė kėnaqte ambicjet e tij pėr pushtet dhe vetė-glorifikim. Sė pari, Muhammedi natyrisht qė do tė kish hequr nga Kurani ato vargje tė cilat mund tė binin ndesh me ambicjet e tij. Por ai nuk e bėri kėtė. E pėrse duhej ta shkruante ai njė libėr i cili e detyronte t’i thoshte popullit se ai ishte i pafuqishėm dhe nuk dinte asgjė mbi forcat e mistershme qė njerėzit nuk mund t’i shihnin, po tė kishte shpallur tė kundėrtėn ai do tė kishte vetėm tė mira dhe asnjė tė keqe?(39)

    Pėrse duhej tė shkruante ai njė libėr i cili e detyronte tė thoshte se ai nuk kishte sjellė asnjė doktrinė tė re dhe se ky libėr nuk ishte fjalė e tij, gjė qė i shpallte popullit, se ai nuk ishte gjė tjetėr, vetėm se njeri, si gjithė njerėzit.(40)Po tė ishte se Muhammedi ka patur pėr motiv gjatė shkrimit tė Kuranit dėshirėn e marrė pėr pushtet, atėherė ėshtė mjaft vėshtirė tė spjegohet ekzistenca e kėtyre vargjeve.


    Shėnime
    (36) Martin Lings cit. Fq. 217. Kėtu ai aktualisht po pėrmbushte porosinė Kuranore se muslimanėt duhet tė konsultohen me njėri-tjetrin pėr drejtimin e punėve tė tyre.
    (37) Tė dy Hadithet janė cituar nė op. cit. tė Yusuf Al-Karadawi, fq. 103.
    (38) Kurani 53:32
    (39) Kurani 7:188
    (40) Kurani 46:9, 28:26, 18:110, 6:50
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Burimet e Kuranit ..(?)
    Nga Sefedin nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 27-10-2007, 20:53
  3. Kurani si liber
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 15:51
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  5. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •