Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 65
  1. #11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Brari e di si eshte puna?

    Nuk na zuri fare meraku as per Er-dvin Vel-ramat, as per Sal-tos Besh-nanot, as per njeri.
    Vetem rezultati ka rendesi! (To be is to do! - ka thene Sokrati... "Te jesh eshte te besh!"... as "te jesh apo te mos jesh", as "te jesh eshte te mendosh" e pallavra te tilla te tjera.)

    Eshte e vertete qe qeveria ne Shqiperi nuk ka organizim, por cdo gje e papritur qe ndodh e kap qeverine ne befasi. Dhe pastaj duhet te reagoje qeveria me nje plan emergjence. Plan emergjence, pas plani emergjence e keshtu thahet buxheti i shtetit.

    Eshte e vertete ajo qe tha Rama per Salen qe qeveria punon vetem me plane emergjence! Edhe pse mund te jete sulm politik, eshte 100% e vertete si fraze. Qeveria duhet te kete nje protokoll, duhet te veproje sipas nje plani te paracaktuar qe mos kapet e papergatitur para fakteve te kryera! Dhe jo vetem qeveria e Berishes, po pothuaj gjithe qeverite shqiptare te meparshme. Sepse shqiptaret nuk e dine c'do te thote shtet... (fraze e vertete kjo, edhe pse klishe!)

    Edhe populli nuk e zgjodhi qeverine e Berishes atje te rrije si nuske. As per ta mbajtur shtetin ne status kuo! Njerezit po kerkojne gjithnje e me shume pergjegjesi nga qeveria.... Kam besim (ndoshta besim te verber, shpresoj qe jo) se populli po zgjuaresohet persa i perket demo-kracise, qeverisjes te popullit nga populli!

    Njerezit te vune ne krye dhe kerkojne llogari!
    Kerkojne ndryshim!
    Koha per ndryshim!
    Pike muhabeti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 04-12-2005 më 14:07
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #12
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Mos u merrni me gjera te kota, shikoni problemet e verteta qe ka vendi yne : papunesine, infrastrukturen, luften kunder korrupsionit etj,etj.

    Se kjo kazino mund te kete edhe gjera pozitive qe ju si merrni vesh.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kazino ska asgje pozitive..

    mundet ne monte karlo ka efekte pozitive sepse derdhin miliona hajdutet e gjith botes.. e kjo i jep rast qytet-shtetit monte Karlo.. qe nga taksat qe i vijne nga kazinot.. ujdis cezmat e rruget e kanalet e plazhet e qytetit..

    ja cfar hajri i pam ne kazino-xhiut tone fatos social-sheik-specialistit te PS-se..

    ato para qe ai i la neper kazino te botes nga duallen?

    mos valle ai beri romane si kadarja e i shiti e vate me ato para ne kazino?

    joo..

    hajde idriz tundu..hajde harasan dridhe.. hajde malo shkundu.. dil edvin zgidh qesen.. na mo kokmadh ilir dil andej.. e keshtu mbushte thaset nanua e ja mbathte.. si nje "magelan" modern per te eksploruar qejfet e botes..e mbas tij ne luft per mbrojtjen e atij sheikut ..per nanon pra .. hidhej cdo dite proletari ZP ne sulm per te mibilizuar veteranet 29 nentoras qe u qan zemra per deshmoret.

    mir po nje dizaj kur u tall nanua me arte daden.. e i tha na moj plake mo u merr me beqaret (erion igel blush blendo dalipat) ajo u nxe keqas e ja futi..

    me parate qe ka haxhuar kazinove ti o nano keshem bere jo 1 po 5 Tece..

    ..

    mir e ka henri..qe thote se kazino do mare ne qafe gjynafqaret qe do len pesmedicet aty..


    te mbillet e te benet nje biblioteke aty per Rinine..

    kazino le te benet ne Butrint.. e te vijne turistet e huaj e te len Parate..

    Nje gje smarr vesh..ki kadarja pse nuk i dha keshille mikut te tij Edvin .. sikurse Saliut qe nuk e ka mik?



    ..

    sot e mbilli qeveria dhe ate cirkun e Tiranes ne qender ku benin pilikunci mileti.. e ku milte para me thase cdo dite.. edvin Isak agimi prej kaq vjetesh..
    u desh nje Viktime..

    Nje djal i shkrete humbi jeten ne ato hekura te mallkuar..

    Ngushellime Familjes..se 18 vjecarit..

  4. #14
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    Mos u merrni me gjera te kota, shikoni problemet e verteta qe ka vendi yne : papunesine, infrastrukturen, luften kunder korrupsionit etj,etj.

    Se kjo kazino mund te kete edhe gjera pozitive qe ju si merrni vesh.
    A ka mundesi me pak fjale te me sqarosh te mirat e kazinos?
    Ne vende si Shqiperia ku eshte papunsi e madhe njerzit kerkojne fatin ne keso gjerash. Rezulati dihet. Apo din ti ndonje te mire nga kjo?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    ne gjermani
    Postime
    2
    shqiperia nuk e meriton te prezantohet si vend i Kazinove dhe atyre qe e presin fatin nga qielli . E verteta eshte qe ne e kemi marre vete ne dore fatin tone dhe bejme dicka ne shqiperi apo jashte saj . Do te ishte mire sikur edhe politikanet te benin te njejten gje dhe jo te mendojne se ku do te jene ne zgjedhjet e reja .
    Rivjera

  6. #16
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dikur ne nje interviste te nenshkruar Kadare, shkrimtari yne i njohur ka deklaruar.Nese ndonjehere do shikoni se Kadare po merret me politike, dijeni se Kadare eshte cmendur.Habitem kur shikoj tani nderhyrjen e tij per nje ceshtje ,qe i perket politikes.

    Apo ndoshta e kam une gabim ??

  7. #17

    me lejen e autorit

    [Në koment të lajmit të Shekullit]

    SHEKULLI: Kundër ndërtimit të kazinosë në qendër të Tiranës është shprehur edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare.

    XHA XHAI: Pak si me vonesë, por më mirë vonë se kurrë. Edhe zëri i Kadaresë mungonte në këtë farsë hipokrite.

    SHEKULLI: Gjatë një interviste dhënë dje për “Neës 24”, Kadare ka pranuar se është bashkë me mendimin e shumë qytetarëve të tjerë për mosngritjen e kazinosë aty ku është përcaktuar.

    XHA XHAI: Megjithatë, e reja këtu është se K. i referohet mendimit të shumë qytetarëve të tjerë, për mosngritjen e kazinos, çka duhet përshëndetur gjithsesi.

    SHEKULLI: Madje ai i ka këshilluar kryeministrit të vendit, Sali Berisha, që me autoritetin e tij të ndalojë ngritjen e kazinosë ose të gjejë një vend tjetër për të.

    XHA XHAI: K. si K.: sy më sy me të mëdhenjtë. Vër dorë o Sali Berisha, dhe ndaloje këtë katrahurë (arbitrariteti autoritar si mjet për dezinfektimin e moçalit liberist). Mirëpo K. e përfytyron shtetin në mënyrë paternaliste, si institucion përgjegjës për etikën e shtetasve – në një kohë që shtetit shqiptar, në vend që të merret me etikën e qytetarëve, i duhet para së gjithash të kujdeset të sillet vetë në përputhje me parimet etike laike.

    SHEKULLI: “Jam në dijeni të aksionit të lëvizjes “Mjaft” dhe e përkrah plotësisht qëndrimin e tyre se përse nuk duhet të hapet një kazino në Tiranë.”

    XHA XHAI: Doemos që do të ishte në dijeni, se e kanë zgjedhur edhe president nderi.

    SHEKULLI: Shqipëria sot ndodhet në një krizë morale që e kuptojnë të gjithë. Një kazino në qendër të Tiranës do të shkatërronte moralisht njerëzit”

    XHA XHAI: K. ka të drejtë për krizën morale; por kazinoja është simptomë e kësaj krize, jo shkaktare e saj. Nuk kurohet sëmundja me paljativa. Aq më tepër që, duke qenë njerëzit tanimë të shkatërruar moralisht, kazinoja nuk ka ç’t’u bëjë më tepër se varfëria, korrupsioni, Fatosi dhe FMN-ja. Kazinoja në zemër të kryeqytetit është një “target of opportunity” – kushdo që e ngre zërin kundër saj kujton doemos se po e bën detyrën e vet qytetare dhe është në rregull me veten. Në të vërtetë, po të kihet parasysh moraliteti i jetës publike në Shqipërinë e sotme, kazinoja në qendër të Tiranës është e detyrueshme, madje e pashmangshme.

    SHEKULLI: është shprehur Kadare, duke shtuar se roli i shkrimtarit është për shëndoshjen e moralit të njerëzve.

    XHA XHAI: Unë kujtoja se roli i shkrimtarit është të shkruajë letërsi. Por edhe sikur shkrimtari të dalë në rolin e moralistit, këtë s’mund ta bëjë nëpërmjet intervistash… Një tjetër huq i K. ky: kur angazhohet për diçka publikisht, nuk i reziston dot tundimit për të folur jo aq për këtë diçka, sesa për të përligjur dhe përshkruar natyrën – zakonisht sublime – të angazhimit të tij. Thuase dikush në mendjen e tij pareshtur e pyetka se pse po e bën këtë apo atë.

    SHEKULLI: Sipas Kadaresë, në sondazhin që ka bërë lëvizja “Mjaft”, e cila e ka shpallur atë pak kohë më parë edhe Kryetar Nderi, qytetarët janë shprehur hapur kundër ndërtimit të kazinosë në Tiranë.

    XHA XHAI: Rezultatet e sondazhit s’ka nevojë t’i njoftojë K., meqë i ka njoftuar lëvizja “Mjaft” prej kohësh. Nga ana tjetër, nuk kuptohet se si qytetarët e një vendi të përfshirë nga kriza e thellë morale, gjejnë megjithatë forca për të dalë hapur kundër çka, sipas K., do ta thellonte këtë krizë në mënyrë të pandreqshme. Unë gjithashtu nuk marr vesh pse nuk është kompetencë e Bashkisë së Tiranës që ta hapë apo ta mbyllë kazinon, qoftë edhe duke u kërkuar mendimin “qytetarëve” paraprakisht me një referendum.

    SHEKULLI: “Qytetarët në përgjithësi janë një institucion republikan i rëndësishëm, të cilët duhet të pyeten pa diskutim, ashtu si bëhet në çdo vend evropian, ku për të vendosur një gjë të tillë është i domosdoshëm mendimi i tyre”, - ka vazhduar më tej ai.

    XHA XHAI: Ka mënyra të ndryshme për të pyetur qytetarët… sondazhi nuk më rezulton të jetë instrument demokratik ase republikan, por vetëm një vegël informimi për mediat. Sa për mendimin e qytetarëve për të lejuar ose jo ushtrimin e një aktiviteti privat, unë besoj se për këtë duhet ndjekur ligji. Nëse qytetarët besojnë se ligji për lojrat e fatit është i gabuar, mund të organizojnë një referendum, për ta zëvendësuar ose amenduar ligjin. Më duket e papjekur që këto gjëra të zgjidhen duke i kërkuar Berishës të bëjë këtë apo atë, si në kohën e qepës. Berisha duhet të ketë prioritete të tjera. Vendi s’ka drita për turp, qytetet i ka mbuluar balta, rrugët po bien copa-copa, natyra po shkatërrohet, thuhet se ka thatësirë të madhe dhe se Liqeni i Ohrit po shterret (mbase tokat e fituara nga tharja e liqenit ua japin ish pronarëve si kompensim), pastaj papritur përmbytet ura e Mifolit… këta i bien avazit të kazinos.

    SHEKULLI: Në këtë kontekst, Kadare i është drejtuar kryeministrit Berisha që “me autoritetin e tij ta anulojë hapjen e kësaj kazinoje ose të ndërhyjë që ajo të hapet në një zonë të pranueshme si është në vendet evropiane, jashtë qyteteve të mëdha.

    XHA XHAI: Ja edhe një rol tjetër për shkrimtarin: të tregojë “si është në vendet evropiane”. K. e ka tepruar pak me këtë rol, më duket. Aq më tepër që vendet evropiane i japin zgjidhje të ndryshme këtij problemi, në përputhje me kulturat përkatëse dhe konceptet për ndërhyrjet e shtetit në iniciativat private dhe në jetën publike në përgjithësi. Personalisht, unë do të isha edhe për legalizimin e plotë të prostitucionit dhe të drogave; por e kuptoj se këto gjëra duan vendosur sipas mendimit të shumicës së informuar. Por mbetem i bindur se ndërhyrja e shtetit në çështje të moralit nuk zgjidh asgjë.

    SHEKULLI: Unë dëshiroj që kërkesa ime që është edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, të dëgjohet”, - u shpreh dje Kadare.

    XHA XHAI: Një tjetër gabim i K., ose i tejshkruesit të intervistës. Sondazhi i Mjaft nuk dëshmon për ndonjë kërkesë të “të gjithë qytetarëve të Tiranës”. Qytetarët e Tiranës nuk besoj se mund të kenë mendim unanim për kazinon, sikurse për çdo çështje tjetër. Nga ana tjetër, unë vërtet s’kam ndonjë iluzion për kazinot dhe lojrat e fatit në përgjithësi (as luaj vetë), por njëkohësisht nuk besoj se kriza morale në Shqipëri mund të zgjidhet me rrugë administrative e aq më pak duke moralizuar.

    Xha Xhai



    ALB-CLUB
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  8. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une nuk jam kunder kazionos. Por ne qender te tiranes nuk me pelqen. Na ben te dukemi si shtet bixhozci. Sala doli fjale. Lehu si qen kunder kazionos per tu dukur si qytetar shembullor, ndersa tani e nderroi faqen si njeri pa karakter.

  9. #19
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Tani per temen

    Me pelqyen shume mendimet e Henri-t dhe te angeldust-it.Problemi eshte qe ju te dy jetoni kaq larg Shqiperise saqe kam friken qe keni humbur kontaktin me realitetin shqiptar.Realiteti shqiptar eshte kaq i zhytur ne balte saqe kur degjon per bamiresi te tilla asnjeri nuk degjohet perkundrazi behen akoma me agresive ne deklarata.Nuk e kemi akoma ate edukate ne,e nuk kemi as nje legjislacion te fuqishem e eficient ne kete fushe e si rrjedhoje,nuk mund te flitet per nje regjim te tille kur ne mezi u vume ne vije te mesojme qe pa pagimin e taksave nuk mund te ndertohet shtet.Nqs ju kujtohet ne periudhen 92-97 nqs shkoje ne cdo bilardo lagjeje do te shikoje se ishin shnderruar ne nje minikazino,kur barbuti dhe lojrat elektronike arrinin kulmin duke sjelle tragjedi sociale ne familjen shqiptare,e aq me teper pa paguar asnje takse....
    Eshte pikerisht i njejti person qe toleronte nje regjim ekonomik e social te tille kaotik,po ai qe ishte nje nga iniciatoret e protestave kunder ngritjes se nje Kazinoje ne mes te Tiranes,e qe cuditerisht 4 muaj mbas marrjes se pushtetit inaguron hapjen e saj nen driten e qirinjve te qytetareve e nen permbytjen e mijrave shtepive ne zonen rurale shqiptare.Eshte nje paradoks teper i theksuar cka po ndodh...

    Faktikisht vete ai popull ne perberje eshte nje paradoks ne zhvillim.Perderisa vijme verdalle e hajme brockulla nga te njejta figura politike per me teper se 13 vjet.Nuk na mjaftoi te shihnim surratin e "shpetimtarit" tjater per me shume se 45 vjet por na duhet te durojme dhe kte tjatrin per sa kohe do konsiderohet nga disa "koka".... si "engjel" demokracie... lol

    Me duket e cuditshme qe 4 muaj ishin te pamjaftueshme per te ndaluar hapjen e saj ne qendren e Tiranes.Nuk jam kundra hapjes se saj,pasi do jete nje taksapagues me shume per shtetin biles nje i sigurte e goxha fitimprures,por vendi ku instalohet nuk me pelqen aspak per disa nga arsyet qe jane permendur dhe me siper.Kryesisht kazinot hapen ne zonat bregdetare ku turizmi eshte me i zhvilluar e ne nje largesi te kenaqshme nga zonat e banuara ne mase,per shkaqe sigurie sociale etj etj..

    Shpresoj qe vuajtjet e atij popullit te vihen ne shenjestren e qeverise per tu eleminuar.Me vjen keq qe momentalisht ato jane lene menjane e vazhdojne lojen politike te cilen me lejoni ta quaj primitive e feminore.Ti vejne gishtin kokes se ka ardhur koha per pune e sa per me pak llogje...

    Ja kalofshi mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-12-2005 më 00:30
    .........................

  10. #20
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Per ata qe jane kunder ndertimit te kazinos ne qender te qytetit ,ju pergjigjem se keshtu e ka ekonomia e tregut.
    Pronari nuk e ka te sigurte fitimin.Nese ai e shikon se puna ecen dhe ka xhiro,shprengulet vete ne vend tjeter ose nderton ndonje kazino tjeter.

    ps.Veprim i mire i qeverise Berisha. Kur eshte fjala per te miren e vendit, nuk ka rendesi se nuk u mbajt nje fjale apo u shkel nje premtim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 04-12-2005 më 19:41

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •