Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Rupel : Serbia nuk duhet të jetë humbëse në Kosovë

    Rupel: Për Kosovën duhet gjetur zgjidhje që Serbinë nuk do ta dënojë

    Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel tha se në bisedimet për statusin e Kosovës "Serbia nuk mund të mbetet pala humbëse". "Deri tani, në njëfarë mënyre e kemi shpëtuar Kosovën dhe kemi kërkuar zgjidhje për Kosovën. Më duket se së shpejti do të duhet të kërkojmë një formulë për Serbinë" tha Rupel, për gazetën sllovene "Veçer".


    Sipas tij, për Kosovën duhet gjetur zgjidhje që Serbinë nuk do ta dënojë, por do ta shpërblejë. Ai u angazhua që Bashkimi Evropian të anëtarësojë njëkohsisht Serbinë e Malin e Zi dhe Kosovën. Rupel tha se Sllovenia do të ketë qasje konstruktive, në gjetjen e zgjidhjes për të gjithë.

    marre nga www.rtklive.com

    Sipas tij, Serbia humb me pavaresine e Kosoves. Kosova nuk ka qene asnjehere ne historine e saj, toke e Serbise, sepse ka qene e populluar me mbi 90% shqiptare denbabaden. Pra, i bie qe Serbia ta kete mjele Kosoven per 100 vjet por qe nuk mund ta mjel kurre me. Nese kesaj i thone humbje, atehere edhe kuptimi i kesaj fjale qenka ndryshuar rrenjesisht.

    Le te na jep neve Beligradin Serbia e ta shfrytezojme e mjelim per 100 vjet masnej jo vetem qe nuk humbim e nuk nxjerrim fjale kur tia kthejme prape por edhe do i falenderojme qe na kane lejuar ta shfrytezojme e ta mjelim per 100 vjet. Keshtu bejne njerezit normal. E edhe serbet nese jane normal duhet ti falenderohen shqiptaret per shfrytezimin e mjeljen e Kosoves (tokes se tyre) per 100 vjet, e duhet te kerkojne falje per gjithe masakrat e torturat mbi shqiptare qe kane bere gjate gjithe ketij njeqindvjecari pushtues, e te thone, beni cfare te doni me token tuaj tani, se e keni kete te drejte sikur gjithe tjeret.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Dodoni

    Lere mos i merr kaq afer zemre keto deklarata te rupelit,se shyqyr Zotit ata nuk vendosin per statusin e Kosoves.Leri te hajne bare..
    Nuk eshte hera e pare qe sllovenet `shpalojne`zemren e tyre...

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Deklarata e Rupel eshte nje deklarate diplomatike dhe si e tille nuk duhet keqkuptuar, Ndersa sa per statusin e Kosoves, vertet mendoni se gjithe ai gjak apo edhe sulme ushtarake kundrejt serbise do hudhen dem! une nuk e besoj. Ceshtja e statusit besoj i dihet fundi, pra Pavaresi.


    Dito.

Tema të Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  3. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  4. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •