Ismail Kadare i drejtohet kryeministrit Berisha: Jo kazino ne qender te Tiranes
Balkanweb
Shkrimtari i njohur Kadare i shpallur se fundmi dhe kryetar nderi i Levizjes “Mjaft” eshte shprehur kunder ndertimit te kazinose ne qender te Tiranes.
“Jam ne dijeni te aksionit te levizjes “Mjaft” dhe e perkrah plotesisht qendrimin e tyre, se perse nuk duhet te hapet nje kazino brenda ne Tirane. Shqiperia sot ndodhet ne nje krize morale qe e kuptojne te gjithe. Nje kazino ne qender te Tiranes, do te shkaterronte moralisht njerezit”, eshte shprehur Kadare ne nje interviste per NEWS24.
Sipas shkrimtarit te mirenjohur ne sondazhin qe ka bere Levizja “Mjaft” kryeqytetasit jane shprehur hapur kunder ndertimit te kazinose ne Tirane. “Duke qene se qytetaret ne pergjithesi jane nje institucion republikan i rendesishem, te cilet duhet te pyeten pa diskutim, ashtu sic behet ne cdo vend europian ku per te vendosur nje gje te tille, eshte i domosdoshem mendimi i tyre”, shprehet Kadare.
Ne kete kontekst Kadare i dergon nje keshille kryeministrit Berisha ku sipas tij “ me autoritetin e tij t’a anulloje hapjen e kesaj kazinoje, ose te nderhyje qe ajo te hapet ne nje zone te pranueshme sic eshte ne vendet europiane, jashte qyteteve te medha. Pra ne kete rast jashte kryeqytetit, aty ku t’a shikoje qeveria te arsyeshme. Une deshiroj qe kerkesa ime qe eshte edhe e te gjithe qytetareve te Tiranes, te degjohet“, u shpreh kadare per NEWS24.
Krijoni Kontakt