Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Asa Nisi Masa

    ASA NISI MASA

    -1-


    ... Mos me pyet se ky e vodha titullin e ketij mesazhi. Mmmmm..., po ta them. Prej filmit 8 1/2 te Fellinit. Pse?(!)

    ... Thjesht, sepse ..., ndjeva se ti je nje semundje e pasherueshme, nje helm i embel vdekje prures, nje enderr me tmerronjese se djegia e fundit e Kartagjenes.

    ***
    ... Ti je rruga, ... shtepia, ... motra, ... Shen Meria - NOSTALGJIA!!!
    ***

    ... Dhe ..., duke u lindur konshient perbrenda ketyre germave; ... duke ekzistuar i vetedijshem perbrenda ketij vetehelmimi te sheqerosur me frymemarrjen e rrokullisjes se mendafshte te fjaleve te tua - ti me siguri, kerkon te varresh ne nje dege "pike kulminante" te ketyre fjaleve - une ne gjatesine e kesaj fjalie nuk kerkoje asgje me teper prej teje, pervecse ..., vecse ...

    ... Ndoshta, do te me duhet te numuroj te gjithe revolucionet vjetore te Shen Prodhomeve, per te zbardhur kete enigme: " A mund te me thuash ...?" - ASGJE me teper!!!

    -2-


    "... E para ishte FJALA!"

    ... Nje klithme: " JOOOooo!" (e mbytur ne fund.) ... Mos me imagjino te perulur, te gjunjezuar - shkurt, eshte nje rrit i huaj per mua.

    ... Ti mund te ndertosh, per mua, nje "tablo kulti", me krijesa humanoide te pergjunjura, me te perlotur sy ulur drejt dheut, apo ... me buze te dridhta nderr lutje - besome, une do te jem personazhi me kurrizin drejtuar ikonave te perendishme, ... me shpinen kthyer zoterve. ... Ulur te ngurtave shkalle, me nje cigare gozhduar mes gishtash. Thjesht, nuk mund te te lutem!!!

    ... Ti je e "shenj(e)ta torture"; teksa ... une(!), ... une kam ngritur gishtin tregues te dores se djathte, si Shen Joani, drejt qiellit! ... Po mendohem, dhe ... nderr meditime ende mbetem "i denuari"!

    -3-


    Ti kerkon kaq shume per nje "emer"!(?)

    Ti ... me tundon flakeve te ferrit, ... me tret ne temperaturen e akullit, ... me detyron te pres te pakrehurit floket e gjate te endrres.

    ***
    Ti ... je kisha, ... kembanoria, ... kryqi, ... Shen Helena - SAKRIFICA!!!
    ***

    ... Besome portretizohem zhgryeshem perbrenda deshires, dhe ...; por... nuk e kuptoj ndrojtjen stepese te idese, se ... , se ... kur te kujtohem une, sikurse dikur Adami, te zgjas doren drejt pemes - mollen do ta kete brejtur, terresisht, krimbi.

    -4-


    Pse pikerisht floket?! Geshtenje e erret! ... Para kompjuterit, por nje shembelltyre e Shen Ilias, kur merrte ushqimin prej te mprehtit sqep te korbit. ... Asnje grimce buzeqeshjeje! (... Nuk me kujtohet cila prej "vajzave", ma vodhi celjen e kendshme te buzeve. Sikurse edhe faktin, ne isha ne gjume, apo diku berre grusht perbrenda germes "O".)

    ... Sepse une DESHIROJ te jesh nje qytet i ri "Lulesh Portokajsh, " sikurse ti deshiron te mos e zhmbeshtjellesh misterin permbi petalet e tua.

    ... Nuk e di nga te lindi ndjesia e "urrejtjes"?!

    ... Nje belbezime: "une dua ..." (... vazhdimi eshte teper i mbytur per ta degjuar ti.)


    P.S.: ... Pra, ti paske jetuar! Mua me ka lindur deshira te te pershendes!

  2. #2

    Mėngjeze tė vjeteruar …

    Mėngjeze tė vjeteruar ...


    Ti –
    __... Ecėn pėrbri meje
    ______Dhe ..., atėherė,... unė –
    ________________________ ... Zgjohem.


    _________________... Dėgjoj ulėrimat ekstremiste
    _________________________________________Tė agimit juvenil;
    ________________________Teksa ti ... hap zhurmshėm dritaren
    ______________________________Dhe ... atėherė,...
    __________________________________________Largoj gjumin,... plotėsisht!


    Mė pyet:
    _______“Ku perfundoi i paprekshmi trishtimi yt?”

    _______“Ndoshta,...
    ______________Migroi pėrbrenda teje;
    ____________(Nuk e di!)”


    Mė pas,...
    _____Flak tė blertat ngjyra tė syve tė tu,
    __________Drejt meje;
    _____Teksa ..., ngrihem prej tė torturuarit shtrat.


    ... Mė frenon tė shkoj nė tė mėrzitshmet leksione,
    ______Duke mė pyetur rreth ...
    ________________________- Enigmatikeve vegime,
    ____________Vizioneve mistike tė natės.


    Dhe ... kur dita rrokulliset e grinjtė drejt muzgut jetim;
    _____E pafajshme –
    _______________... Kėrkon tė bėhemi njė trup,
    ___________Pėrbrenda sė njėjtės, sė shfrenuar orgazme.


    .................................................. .................................................. ...........


    Ti –
    __... Lėviz, diku, larg meje
    ______Dhe ..., atėhere,...
    ____________Unė hap sytė.


    ____________... Pėrgjoj klithmat subjektive
    ___________________________________Tė mėngjezeve tė vjetėruar,
    ____________________Prej dritares sė mbyllur
    ___________________________Dhe ... atėhere,...
    _______________________________________Atehėre –
    _____________________________________________... Zgjohem,... plotėsisht!



    P.S.: ... i falenderohem moshes se stakuar te numri 19

  3. #3
    akti X



    Kohė tė dyfishta –
    ______________... Larg reales.
    ... Ngarkuam dhimbjet –
    __________________... Drejt buzėqeshjes sė agimit,
    _____Ku pulebardhat -
    __________________... Ushqenin tė gjymtuarat ...
    ________________________________________- Profilet tona!
    ... Tė braktisura rrima – rrinin e prisnin!


    Dikush -
    _____... Spėrkati me lotė ...
    ______________________- Vargjet e pashkruar!
    ... I zgjoi ato,
    _____Prej netėve tė arta ...
    ______________________- Tė pagjumėsisė.
    Nė fund tė mbrėmjes -
    __________________... Dita largoi ...
    _______________________________Edhe yllin mė tė fundit,
    __________________________________________________ _... Ishe TI!!!


    Udhėtimi nė galaktikėn e aktit X –
    __________________________... Mbaroi!
    _____...Vėshtruam urrat,
    ____________________Ku fshihej "misteri!".
    _____... Zbritėm kėnaqėsive -
    _______________________... Tė pakonceptueshme.
    _____... U zvaritėm shkretėtirave e oazeve,
    ___________________________________... Dy trupa mund tė mbarsin.



    Prekėm –
    _______... Dritėn e heshtur tė dėshirės!
    Ledhatuam ndjenjat,
    _________________... Kishin kohė e prisnin.
    Lartėsuam,
    _________Nė infinit,
    _________________Tė panumurueshme ...
    ___________________________________- Ethe orgazmash!


    ... Sė fundi,
    _________Larguam njėri -
    _____________________-Tjetrin!!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Post-it
    Anėtarėsuar
    15-11-2004
    Postime
    23
    VDEKJE NĖ SHPIRT

    Mjegull e tashė
    Njė heshtje varri
    Herė bjen herė ēmendet
    Nga errėsira nėpėr tė cilėn
    Ende eci (vertikalisht)
    Por s’di ku shkoj…

    Kam harruar ēdo gjė
    Ēdo kėngė e fjalė …
    Pastaj e shoh nga larg
    Kujtesa mė kthehet papritur
    Njė frymarrje akull
    M’i shtreson buzėt

    Njė puthje e ėmbėl
    Lotėt rrjedhin, pėrdredhen
    Ngadalė, butė
    S’mund tė duroj mė
    I shtrihem pran

    Sytė mbyllur
    Nis kujtimi qė vret
    Qė shkaton dhimbje..
    … duhet ta harroj
    … duhte tė mė harrojė
    Edhe pse e dua
    Edhe pse (mė thotė) qė mė do
    Edhe pse gjthmonė do tė d…
    Sa e bukur ėshtė vetmia...
    Kur ėshtė pa mua
    Sa e mirė vetmia
    Kur gjė tjeter s’kam

  5. #5
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga Post-it
    VDEKJE NË SHPIRT
    Sa e bukur është vetmia...
    Kur është pa mua
    Sa bukur e ke thënë...


    Qëndroj pranë vetes
    Hije
    E tejdukshme
    "Të ndajmë vetminë"?
    - më thua
    Ulem pranë
    S'ndjejmë vetmi
    Hija ime dhe Unë
    Jemi çift për mrekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 20-12-2005 mė 07:03
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •