Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Kryepeshkopi Anastas, Apostull i ditėve tona

    Anastas Janullatos, Apostull i ditėve tona

    Gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XX, Kisha Orthodhokse ishte relativisht jo aktive nė misionarizėm. Pėrpjekjet e mėdha misionare tė Kishės Ruse shkuan drejt fundit, ndėrsa perdja komuniste e izoloi plotėsisht Kishėn. Ndėrkohė Kishat Orthodhokse tė Ballkanit u pėrpoqėn tė kapėrcenin pasojat e pesė shekujve tė regjimit Otoman. Megjithėse vendet orthodhokse si Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Serbia fituan pavarėsinė, njė ndjenjė e fuqishme nacionalizmi mbizotėronte brenda Kishės dhe ideja e shėrbimit jashtė kufinjve tė vendit tė tyre ishte njė ide, tė cilėn pak njerėz e menduan thellė.

    Vetėm pėrpara fundit tė viteve 1950, njė numėr teologėsh tė rinj orthodhoksė filluan tė ngrenė zėrin pėr nevojėn e misionarizmit jashtė Kishės. Nga njė konferencė ndėrkombėtare e tė rinjve orthodhoksė qė u mbajt nė vitin 1958, filloi tė zhvillohet njė thirrje pėr misionarizėm. Kėta tė rinj, shprehėn idenė se pėrgjegjėsia e Kishės ndaj misionit nuk ishte thjesht diēka e sė kaluarės, por pėrkundrazi njė pėrgjegjėsi pėr Kishėn bashkėkohore. Pavarėsisht nga gjendja e vėshtirė e njė Kishe tė varfėr tė sapoēliruar nga nėnshtrimi, thirrja apostolike e Zotit kėrkonte njė pėrgjigje. Udhėheqėsi i kėtij grupimi shumė tė ri ishte Anastas Janullatos, njė i ri orthodhoks, teolog nga Greqia. Ai sfidoi Kishėn e Greqisė po aq sa dhe Kishėn Orthodhokse nė njė shkallė mė tė gjerė, qė tė ringjallte traditėn e dikurshme misionare.

    Nė vitin 1959, Anastasi ndihmoi nė themelimin e "Porefthentes" (Shkoni), njė lėvizje misionare qėllimi i sė cilės ishte tė rindizte ndėrgjegjien misionare tė Kishės Orthodhokse dhe gjithashtu tė edukonte botėn jo-orthodhokse pėr trashėgiminė e pasur misionare tė Kishės sė Lindjes. Kjo lėvizje filloi tė nxirrte njė revistė nė greqisht dhe anglisht qė titullohej "Porefthentes". Nė numrin e parė tė saj, Anastasi shkroi njė artikull nxitės tė titulluar "Urdhėresa e harruar", me tė cilin ftonte Kishėn pėr tė rizbuluar zellin misionar tė brezave tė mėparshėm. Nė kėtė artikull teologu i guximshėm vinte nė pyetje plogėshtinė e pranuar ndaj misionit qė mbizotėronte nė Kishėn bashkėkohore Orthodhokse:

    “Nuk ėshtė njė ēėshtje “a mundemi?”, por ėshtė njė urdhėrim i detyruar “ne duhet”: “Shkoni, pra, dhe mėsoni tė gjithė kombet! Shkoni nė tė gjithė botėn dhe predikojini Ungjillin ēdo krijese!” Nuk thuhet “shikoni nėse mundeni”, por ėshtė njė urdhėr i pėrcakuar, njė urdhėr i thėnė qartė nga Zoti ynė... Nėse e lėmė veten tė prehemi tė qetė nė kėtė ngurtėsi zakoni pėrsa i pėrket misionarizmit, jo vetėm qė po e fshehim dritėn e pastėr tė besimit “nėn tas”, por po tradhėtojmė njė nga elementėt bazė tė traditės sonė Orthodhokse. Sepse puna misionare ka qenė njė traditė brenda Kishės Orthodhokse... Aktiviteti misionar nuk ėshtė thjesht diēka “e dobishme” ose “e kėndshme”, por ėshtė njė urdhėresė, mbi tė gjitha na jep njė detyrė, nėse me tė vėrtetė duam tė kemi vazhdimėsi nė Besimin tonė Orthodhoks”.

    Anastasi, u bė i njohur si mbėshtetės dhe drejtues i misionarizmit nė vitet qė pasuan. Ai i nxiste besimtarėt orthodhoksė tė rigjenin kuptimin e pastėr tė “njė Kishe tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike”. Madje ai shpresonte tė ngrinte njė lloj qendre misionare orthodhokse tė jashtme. Megjithatė entuziazmi i tij u vu nė lojė prej shumicės sė qarqeve orthodhokse, si qėllim jo realist. Sipas njė thirrje qė ai u drejtoi studentėve tė teologjisė nė Universitetin e Athinės, nė janar tė vitit 1959, dikush nga salla bėri njė vėrejtje duke thėnė nė mėnyrė skeptike, se “organizimi i njė Qendre Misionare tė Jashtme ėshtė njėsoj si njė mrekulli”. Kėsaj, Anastasi iu pėrgjigj: “Jemi plotėsisht nė njė mendje, por si tė krishterė ne besojmė nė mrekullitė”. Jeta dhe vepra e Anastas Janullatosit, ndoshta misiologjistit mė tė rėndėsishėm nė botėn e sotme, tregon shembullin e realizimit tė njė mrekullie nė Kishėn Orthodhokse bashkėkohore.





    (Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E kaluara historike

    Anastas Janullatos lindi mė 4 nėntor tė vitit 1929, nė njė familje besimtarėsh orthodhoksė nė Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatė viteve tė formimit merrte pjesė nė mėnyrė aktive nė Kishė. Nė fillim atij i pėlqente matematika dhe gjatė viteve tė adoleshencės ai dėshironte tė vazhdonte studimet nė kėtė shkencė. Idetė e tij ndryshuan me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore. Gjatė viteve tė luftės, Anastasi filloi tė pėrjetonte besimin e tij nė njė mėnyrė mė personale. Ai ishte dėshmitar i shumė vuajtjeve dhe shkatėrrimeve tė luftės. Brenda kaosit mundi tė gjente kuptim vetėm duke gėrmuar thellė nė besimin e tij. Qė bota dhe vendi i tij tė shpėtonte nga tė kėqijat e luftės si dhe nga pasojat e luftės civile nė Greqi, Anastasi kuptoi nevojėn urgjente pėr njė mesazh paqeje tė brendėshme, paqeje qė vjen nėpėrmjet Jisu Krishtit.

    Kjo pėrvojė e drejtoi Anastasin qė tė braktiste dėshirat e tij pėr fushat e tjera tė studimit dhe tė ndiqte teologjinė. Kaq drithėruese ishte kjo dėshirė sa qė ai thonte: ''Pėr mua nuk mjaftonte t'i jepja diēka Perėndisė, duhej t'i jepesha plotėsisht Atij. Doja qė e gjithė qėnia ime tė jetonte nė Krishtin''. Prandaj nė vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik nė Universitetin e Athinės, ku u diplomua shkėlqyeshėm nė vitin 1951.

    Pas shėrbimit ushtarak, Anastasi u bashkua me vėllazėrinė “ZOI” (JETA), njė organizatė fetare e pėrqendruar nė rilindjen shpirtėrore tė Kishės nė Greqi. Pėrgjegjėsitė qė kishte ai pėrfshinin misionin pėr tė rinjtė e vendit tė tij. Ai u bė udhėheqės i lėvizjeve studentore, kampeve tė adoleshentėve dhe luftoi ta bėnte besimin orthodhoks tė vėrtetė dhe tė prekshėm pėr tė rinjtė qė kishte pranė. Nėpėrmjet kėtyre pėrvojave, Anastasi zbuloi ndikimin qė patėn kėto programe mbi Kishėn nė njė shkallė tė gjerė. Ai kuptoi se pa njė shėrbim tė tillė misionar, Kisha Orthodhokse humbiste qėllimin dhe sė fundi zvogėlohej.

    Gjatė kėtyre viteve, Anastasi mori pjesė gjithashtu nė njė lėvizje ndėrkombėtare rinore orthodhokse tė quajtur “Syndesmos”. Ai shėrbeu si Sekretar i Pėrgjithshėm gjatė viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zėvendėspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatė kėsaj kohe u takua me udhėheqės tė tjerė tė rinj qė kishin tė njėjtin zell pėr tė shpallur Ungjillin. Sė bashku ata filluan tė kuptojnė se Krishti asnjėherė nuk mund tė kėnaqej nga shpallja e Ungjillit vetėm brenda Kishės. Urdhėrimi i Tij fillestar ishte qė tė shkonin nė tė gjithė kombet. Prandaj, misionet nuk janė vetėm tė brendshme, por edhe tė jashtme. Urdhėrimi i Madh i sė kaluarės ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe pėr tė tashmen. Nė atė kohė Anastas Janullatos shkruante:

    “Kisha pa mision ėshtė njė kundėrshtim termash... Nėse Kisha ėshtė moskokėēarėse ndaj punės apostolike qė i ėshtė besuar, ajo mohon veten, kundėrshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhėton betejėn qė bėn. Kisha qė qėndron nė vend, kisha sė cilės i mungon vizioni dhe pėrpjekja e vazhdueshme pėr tė shpallur Ungjillin tė pa pagėzuarve, vėshtirė se mund tė njihet si njė Kishė e Shenjtė, e Pėrgjithshme dhe Apostolike, sė cilės Zoti i besoi vazhdimėsinė e veprės sė Tij”.




    (Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:43

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vitet 60-tė - Duke ndjekur Thirrjen e Perėndisė

    Kuptimi i rėndėsisė sė misionit tė jashtėm tė Kishės e mbushi zemrėn e Anastasit. Pas dorėzimit tė tij nė dhjak, nė vitin 1960, ai themeloi njė qendėr misionare ndėrorthodhokse “Porefthentes” (Shkoni). Qėllimi i kėsaj qendre ishte tė edukonte Kishėn nė fushėn e misionit, si dhe tė nxiste dhe tė dėrgonte misionarė nėpėr botė.

    Vetė Anastasi po mendonte tė bėhej misionar nė njė vend tė huaj. Menjėherė pas dorėzimit tė tij nė prift, nė 24 maj 1964, ai u nis pėr nė Afrikėn Lindore dhe kreu liturgjinė e parė nė Uganda. Pak pas mbėrritjes, prifti i ri u sėmur nga malarja dhe u kthye nė Greqi. Pavarėsisht nga rekomandimi i mjekut pėr tė mos shkuar nė Afrikė, ai nuk e humbi guximin pėr t’u kthyer. Ai e kuptoi mė mirė se kurrė rėndėsinė e ngritjes sė ndėrgjegjes misionare nė Kishė dhe kėrkoi mėnyra tė reja pėr tė pėrmbushur Urdhėrimin e Madh tė Krishtit. Duke ndjekur kėshillėn e njėrit prej profesorėve tė tij, Anastasi, vendosi se mėnyra mė e mirė pėr tė pasur ndikim nė Kishė ishte duke dhėnė njė ndihmesė domethėnėse nė botėn akademike. Ai besonte se edhe nėse nuk mundej qė tė punonte drejtpėrdrejt nė fushėn e misionit, pėrsėri mund tė pėrpiqej tė hapte rrugėn pėr tė tjerėt. Ai vendosi tė bėnte studime tė tjera nė misiologji dhe nė historinė e feve.

    Nė vitet 1956 – 1969, Anastasi studioi Historinė e Feve nė Universitetin e Hamburgut dhe Marburgut, nė Gjermaninė Perėndimore, duke i vėnė mė shumė theksin ''Pluralizmit fetar dhe Kishės Orthodhokse''. Puna e tij u pėrqendrua nė historinė e pėrgjithshme tė feve, nė fetė afrikane, misiologji dhe etnologji. Ai shkoi nė Universitetin e Makererės, nė Kampala tė Ugandės, pėr tė bėrė kėrkime tė drejtpėrdrejta dhe pėr tė mbledhur materiale pėr tezėn e doktoraturės sė tij: ''Shpirti Mbandua dhe kuptimi i kulteve tė tyre. Njė kėrkim i pikėpamjeve tė fesė afrikane''. Mbi tė gjitha, ai dėshironte tė vendoste bazat e njė proēesi tė tėrė tė njė studimi serioz tė misionit nė Kishėn Orthodhokse. Nėpėrmjet kėtij studimi, ai kėrkoi pėrkrahje pėr tezėn e tij fillestare, sipas sė cilės ėshtė e pamundur qė tė jesh orthodhoks i vėrtetė pa treguar interesim pėr misionin.

    Bashkė me studimet e tij, Anastasi mori pjesė aktive nė lėvizjen Ekumenike mbarėbotėrore. Duke qenė pjesėmarrės nė Komisionin e Misionit Botėror dhe Ungjėllizimit (KMBU) tė Kėshillit Botėror tė Kishave (KBK), misiologu i ri kuptoi se mund tė mėsonte nga traditat e tjera tė krishtera, si dhe t'u prezantonte anėtarėve tė kėtyre traditave trashėgiminė e pasur misionare tė Kishės Orthodhokse. Nė vitin 1963, Anastasi u bė anėtari mė i ri i KMBU–sė nė konferencėn e Mexico City. Ai vazhdoi tė luajė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėtė mjedis ekumenik, dhe sė fundi shėrbeu si President Koordinues nė vitet 1984 – 1991. Ai u bė misiologu i parė orthodhoks qė pati njė pozitė tė tillė udhėheqėse.



    Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:43

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vitet 1970-tė - Hedhja e Themeleve Misionare brenda Kishės

    Gjatė dekadės qė pasoi, Kisha e Greqisė filloi tė dėgjonte dhe t'i pėrgjigjej zėrit tė kėtij parashikuesi tė guximshėm. Nė vitin 1968, Anastasi dhe stafi i “Porefthentes” ishin nismėtarėt e parė tė Zyrės pėr Misionet e Jashtme brenda “Apostoliki Dhiakonia” (“Shėrbimi Apostolik”, njė degė shėrbimi e Kishės sė Greqisė). Themelimi i njė organizate misionare tė pėrhershme brenda Kishės zyrtare Orthodhokse nė Greqi ishte guri i qoshes. Kisha e njohu punėn e Anastasit, duke e ngritur nė vitin 1972 si Episkop tė Andrusės dhe duke e bėrė drejtor tė pėrgjithshėm tė gjithė departamentit tė Apostoliki Dhiakonisė. Nėn udhėheqjen e Episkopit Anastas, ky komision i Kishės sė Greqisė veproi si njė trup i vetėm pėr tė mbėshtetur tė gjitha pėrpjekjet misionare tė Kishės, si nė Greqi ashtu dhe nė botė.

    Bashkė me pėrgjegjėsitė kishtare, Episkopi Anastas vazhdoi tė jetė aktiv nė nivelin akademik. Nė vitin 1972 Universiteti i Athinės e zgjodhi atė si profesorin e saj tė Historisė sė Feve. Nė Universitet, ai themeloi dhe drejtoi njė qendėr pėr studimet misionare gjatė viteve 1971 – 1975. Kjo qendėr hapi rrugėn pėr njė tjetėr pikė referimi, ku u ngrit njė katedėr pėr misiologjinė, nė vitin 1976. Nė kėtė atmosferė akademike ai vazhdoi tė shpallė thirrjen e tij tė “zgjimit” pėr Kishėn, duke sfiduar vetkėnaqėsinė e saj nė shėrbimin misionar:

    “Plogėshti nė fushėn e misionit do tė thotė, nė analizėn e fundit, mohim i Orthodhoksisė, njė anė e errėt e herezisė praktike tė lokalizmit... Ėshtė e paimagjinueshme qė ne tė mendojmė pėr ''frymėn orthodhokse'' tė njė jete nė Krishtin, t'i ngjasojmė Apostull Pavlit, themeluesit tė Kishės sė Greqisė, dhe nė tė njėjtėn kohė tė vazhdojmė tė qėndrojmė tė ngurtė pėrsa i pėrket misionit. Ėshtė e pakuptimtė tė shkruash pėr jetėn intensive shpirtėrore tė Ngjalljes sė Zotit, kur ne jetojmė si dembelė dhe indiferentė ndaj thirrjes sė misioneve ekumenike, me tė cilėn ėshtė ndėrthurrur mesazhi i Ngjalljes”.

    Episkopi Anastas vazhdimisht u pėrpoq t’i edukonte besimtarėt orthodhoksė tė kuptonin plotėsisht Besoren dhe tė shpallnin se besonin nė ''njė Kishė, tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike''. Pėr Anastasin, tė shpallje njė besim tė tillė, ndėrsa qėndroje indiferent ndaj misionarizmit, ishte hipokrizi. Ai theksonte:

    “Vetėm atėherė kur kuptohet qė misioni ekumenik mbarėbotėror gjen zbatim tė rėndėsishėm dhe parėsor nė njė nga pjesėt themelore tė Simbolit tė Besimit, gjė qė ėshtė thelbėsore pėr kuptimin orthodhoks mbi Kishėn, dhe atėherė kur kuptohet se ai qė quhet ''mision i huaj'' nuk ėshtė ēėshtje “e jashtme”, por nevojė e brendshme, njė thirrje pėr pendim dhe njė bashkim i yni me shpirtin e Ungjillit dhe traditėn e Kishės sonė, vetėm atėherė do tė kemi njė fillim teologjik shpresėdhėnės pėr atė qė vjen mė pas”.

    Misionarizmi nė vende tė tjera nuk ėshtė thjesht njė degė autentike e jetės orthodhokse ose edhe e teologjisė orthodhokse, por ėshtė thelbi i kuptimit tė vėrtetė tė Kishės. Kur besimtarėt orthodhoksė rrėfejnė: "Unė besoj nė njė Kishė…Apostolike", kjo nuk do tė thotė vetėm qė prejardhja e saj ishte apostolike. Mė e rėndėsishme ėshtė pėrfshirja nė "pasjen e zjarrit dhe zellit apostolik pėr t'i predikuar Ungjillin ēdo krijese" (shiko Ungjillin sipas Markut 16: 15), sepse ushqen anėtarėt e saj, qė ata tė mund tė bėhen: “dėshmimtarė nė Jeruzalem dhe nė Jude, nė Samari dhe nė tė gjitha anėt e dheut” (Veprat e Apostujve1: 8). Episkopi Anastas vazhdoi tė sfidonte qėndrimin apatik tė Kishės ndaj misionarizmit kur shkruante:

    “Ungjilli u drejtohet tė gjithė njerėzve, prandaj dhe puna e Kishės mbetet e paplotė pėr aq kohė sa ėshtė e kufizuar nė zona gjeografike ose klasa sociale. Fusha e veprimit tė saj ėshtė universale dhe aktive nė tė dy grupet e njerėzve, tė atyre qė mirėpresin lajmin e mirė dhe tė atyre qė nė fillim ndoshta e kundėrshtojnė atė. Misioni nuk ishte vetėm detyra e brezit tė parė tė krishterė. Ajo ėshtė detyra e tė gjithė tė krishterėve tė tė gjitha kohėrave. Dėshmia ėshtė shprehja e jetės sė Kishės po aq sa edhe burimi i ripėrtėritjes dhe ripėrtėritja e forcės… Gjithsecili duhet tė japė ndihmėn e vet dhe tė marrė pjesė nė tė, si nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ashtu edhe jo tė drejtpėrdrejtė. Ėshtė njė shprehje thelbėsore e mėnyrės orthodhokse tė tė menduarit”.

    Pėrveē ndikimit nė botėn akademike nė Greqi dhe jashtė saj, Episkopi Anastas pati njė ndikim edhe nė shumė zona tė tjera nė Kishė. Nė vitin 1972, ai punoi bashkė me at Andon Romeos dhe ngriti njė manastir murge-shash, puna e tė cilit do tė pėrqendrohej tek misioni jashtė vendit. Ky ishte manastiri i Shėn Joan Pararendėsit, nė Kareas tė Greqisė. Episkopi Anastas ndihmoi qė t'i drejtonte kėto vajza tė bėheshin njė bashkėsi, qė do tė merrte pjesė nė mėnyrė aktive nė punėn misionare nėpėr botė. Aty pranoheshin vajza nga vende tė ndryshme tė botės, qė tė bashkoheshin me motrat dhe tė mėsonin pėr jetėn murgjėrore, me qėllim qė tė merrnin me vete kėtė mėnyrė jete murgjėrore kur tė ktheheshin nė vendet e tyre.



    Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:43

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vitet 80-tė - Teoria bėhet praktikė

    Nė vitet 60-tė kur Anastasi u sėmur pėr herė tė parė nga malarja, mjekėt i patėn thėnė se nuk do tė mund tė punonte asnjėherė si misionar nėpėr botė, por pėrkujdesja e Perėndisė nuk tha tė njėjtėn gjė. Nė vitet 80-tė, Kisha Orthodhokse e Afrikės Lindore po pėrballej me vėshtirėsi tė mėdha. Kjo zonė kishte qenė fusha misionare mė aktive nė botė dy dekadat e fundit. Themeli i Kishės ishte megjithatė nė rrezik nga probleme tė brendshme, qė mė sė fundi ēuan nė ēkishėrimin e Episkopit tė Kenias nga Patriarkana e Aleksandrisė. Kisha Orthodhokse e Afrikės Lindore dukej sikur ishte nė buzė tė dėshtimit.

    Gjatė kėsaj kohe Patriku Nikolla, kreu i Kishės Orthodhokse nė Afrikė, e ftoi Episkopin Anastas tė bėhej Kryepiskop i Kryepiskopatės sė Afrikės Lindore. Episkopi pranoi, por vazhdoi tė ruante pėrgjegjėsitė e tij nė Universitetin e Athinės edhe tek Apostoliki Dhiakonia. Gjatė kėsaj periudhe tranzicioni, ai vuri re se roli i tij ishte ai i riorganizuesit tė Kishės sė Afrikės Lindore. Qėllimi i tij kryesor ishte tė ngrinte njė bashkėsi tė fuqishme orthodhokse me udhėheqės vendas.

    Duke vėnė theksin nė pėrgatitjen dhe formimin e udhėheqėsve vendas, Kryepiskopi Anastas i mbeti besnik traditės misionare orthodhokse. Ashtu siē edhe thoshte nė njė shkrim tė mėparshėm:

    ”Mishėrimi” i fjalės sė Perėndisė, nė gjuhėn dhe zakonet e njė vendi, ka qėnė dhe duhet tė jetė shqetėsimi i parė i gjithė misionit orthodhoks. Qėllimi i tij ėshtė ngritja dhe rritja e njė Kishe kombėtare, tė vetfuqishme dhe vetqeverisėse, tė aftė pėr tė vėnė nė shėrbim tė gjitha copėzat e traditave kombėtare, duke i shndėrruar dhe shenjtėruar ato nė harmoni me natyrėn e njerėzve pėr lavdi tė Perėndisė”.

    Nė vitin 1972, Kryepiskopi Makarios III i Qipros, filloi tė ndėrtonte njė seminar orthodhoks nė Nairobi tė Kenias, por paqėndrueshmėria politike nė Qipro e pengoi Kryepiskopin tė pėrfundonte kėtė projekt. Shkolla mbeti e mbyllur pėr 10 vjet. Puna e parė e Kryepiskopit Anastas si udhėheqės i ri i Kishės ishte qė tė pėrfundonte sė ndėrtuari seminarin dhe ta hapte menjėherė. Gjatė viteve 70-tė shumė besimtarė tė Kishės Orthodhokse Afrikane u zhgėnjyen dhe u ligėshtuan pėr Kishėn, qė s'po bėnte pėrpara dhe filluan tė largohen. Anastasi kuptoi se, mėnyra e vetme pėr t'i kthyer kėta njerėz dhe pėr tė sjellė edhe besimtarė tė rinj, ishte pėrgatitja e udhėheqėsve dhe priftėrinjve vendas.

    Prandaj, Kryepiskopi hapi zyrtarisht Seminarin Patriarkal Orthodhoks "Kryepiskopi Makari III", nė vitin 1982. Gjatė dekadės qė pasoi, shkolla kishte mesatarisht 45 studentė nė vit dhe 12 profesorė nga Afrika Lindore, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Kryepiskopi nė fuqi, dorėzoi 62 priftėrinj dhe dhjakonė, si dhe 42 lexues dhe katekistė. Tė gjithė ata kishin mbaruar seminarin. Kėta udhėheqės vendas ishin nga 8 fise tė ndryshme tė Kenias, Ugandės dhe Tanzanisė. Ishin ata qė hodhėn themelet e rilindjes sė Kishės nė Afrikėn Lindore.

    Pėrveē pėrgatitjes sė udhėheqėsve vendas, Kryepiskopi gjithashtu pėrkrahu traditėn misionare Orthodhokse tė pėrkthimeve, pėr tė cilėn ai vetė besonte se ishte miratuar nga Krishti gjatė Pentikostisė. Prandaj, u vuri pėrparėsi botimeve dhe organizoi pėrkthime tė shėrbesave nė 7 gjuhė tė ndryshme. Ai u pėrpoq gjithashtu tė krijonte njė ndjenjė vazhdimėsie nė strukturat e Kishės, duke drejtuar ndėrtimin e 67 kishave, 23 prej tė cilave ishin prej guri dhe 44 prej druri dhe balte. Ai ndihmoi edhe pėr restaurimin e 25 kishave ekzistuese. Arritjet nė fushėn e ndėrtimeve pėrfshinin dhe 7 ndėrtesa pėr misionarėt, 7 qendra mjeksore, 5 shkolla fillore dhe 12 shkolla infermjerie.

    Puna e tij nė Afrikė tėrhoqi vėmendjen e mbarė botės. Kisha Orthodhokse Greke nė Amerikė e ndihmoi duke dėrguar misionarė nė Afrikėn Lindore. Ndikimi i fuqishėm i kėtyre misionarėve u ndje jo vetėm brenda Kishės sė Afrikės Lindore, por edhe nė tė gjithė Amerikėn. Shumė misionarė, qė qėndronin pėr njė kohė tė shkurtėr, u kthyen nė Amerikė dhe ndihmuan qė tė rritej ndėrgjegjia misionare nė dioqezat e tyre. Kisha Orthodhokse nė Greqi dhe nė Finlandė gjithashtu iu pėrgjigj njė serie leksionesh qė Kryepiskopi dha pėr urdhėrin e misionarizmit, duke dėrguar grupe misionarėsh nė Kenia.

    Aspekti mė i rėndėsishėm i punės sė Kryepiskopit Anastas nė Afrikėn Lindore, nuk ishte dorėzimi i klerikėve, as botimet dhe as interesi pėr mision qė krijuan grupet misionare, por pėrpjekjet e tij pėr t’u bashkuar me tė krishterėt vendas. Duke e personifikuar veten e tij me tė krishterėt orthodhoksė tė kėtij vendi ai i inkurajoi dhe i fuqizoi ata pėr tė pėrqafuar besimin, sikur ky tė ishte besimi i tyre. Si rezultat i kėsaj, Kisha nė Afrikėn Lindore vazhdoi tė rritej edhe pas largimit tė tij nė vitin 1991.

    Pėrveē arritjeve tė tij nė Afrikė, Episkopi Anastas ka lėnė gjurmė nė mėnyra tė ndryshme. Nė vitin 1981 Episkopi filloi tė botonte, nėn mbikqyrjen e Apostoliki Dhiakonia-s, revistėn e parė zyrtare misionarė tė Kishės sė Greqisė, tė titulluar ”Panda ta ethni” (Tė gjithė kombet). Kjo revistė vazhdon tė japė informacion pėr misionet dhe tė nxisė tė krishterėt orthodhoksė nė Greqi pėr t'ju pėrgjigjur urdhėrimit misionar.

    Gjithashtu gjatė viteve 80-tė Episkopi Anastas shtoi aktivitetin e tij me Kėshllin Botėror tė Kishave. Pas pjesėmarrjes sė tij nė Konferencėn pėr Misionin Botėror nė Melburn, nė vitin 1980, po ashtu dhe nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KBK nė Vankuver, nė vitin 1983, Episkopi u bė Presidenti Koordinues i Kėshillit Botėror tė Misionit dhe Ungjillėzimit, gjatė viteve 1984 – 1991, dhe drejtoi Konferencėn pėr Misionin Botėror nė San Antonio, nė vitin 1989. Ndikimi i tij i fuqishėm misiologjik nuk frymėzoi vetėm botėn orthodhokse, por gjithashtu preku edhe qarqet e bordit ekumenik. Ashtu si ka thėnė dhe teologu i famshėm protestant dhe misionar David Bosch:

    “Anastasi ka mbetur forca qė drejton lėvizjen misionare nė Orthodhoksi dhe qė kur Kishat Orthodhokse u pranuan nė Kėshillin Botėror tė Kishave, nė vitin 1961, ai dhe tė tjerė i kanė dhėnė njė ndihmesė shumė tė madhe mendimit dhe praktikės misionare nė qarqet ekumenike. Takimi mes Orthodhoksisė dhe Protestantizmit nė fushėn e misiologjisė ka qenė me tė vėrtetė njė epokė e rėndėsishme e ripėrtėritjes teologjike nė Lėvizjen Ekumenike qė prej vitit 1961. Vetėm tre fjalime u lexuan gjatė seancave mė tė rėndėsishme tė konferencės gjatė ditėve tė para…, ndėrsa dy fjalimet e para ishin interesante dhe sfiduese, ishte prezantimi i Anastasit ai qė siguroi njė pėrkufizim teologjik pėr temėn e konferencės "U bėftė vullneti Yt". Nisma e pėrgjithshme e tij ishte me tė vėrtetė ekumenike nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės.”



    Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:42

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vitet 90-tė - Pika kulmore e punės sė tij

    Fillimi i njė dhjetėvjeēari tė ri, e pėrballi Episkopin Anastas me njė sfidė tė re. Nė janar tė vitit 1991, Patriku i Kostandinopojės e zgjodhi Anastasin tė shkonte nė Shqipėri si “Eksark Patriarkal”, me mandatin qė tė takohej me orthodhoksėt, pavarėsisht nga origjina e tyre etnike dhe tė ringjallte Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Kisha Orthodhokse nė Shqipėri ishte shkatėrruar pothuajse prej dyzetė vjetėsh persekutimi tė ashpėr. Para se vendi tė hidhte tutje regjimin komunist, numri i klerikėve ishte zvogėluar nga 440 nė vitin 1940, nė 22 nė vitin 1991. Edhe njė herė, Episkopi Anastas u pėrball me mundėsinė pėr tė rilindur njė Kishė qė ishte shkatėrruar.

    Anastasi e pa kėtė sfidė tė re si njė mundėsi pėr tė mbledhur sė bashku tė gjitha pjesėt e jetės sė tij. Pėrpara komunizmit, Shqipėria ishte njė vend me 69% muslimanė. Episkopi Anastas kishte shkruar njė libėr dhe shumė artikuj pėr Islamin. Pasiguria politike me tė cilat pėrballej Kisha ishte diēka me tė cilėn ai ishte mėsuar tashmė nga puna e tij nė Afrikėn Lindore. Sfida pėr tė ringjallur njė Kishė lokale nė njė boshllėk ateist do tė kėrkonte njė mrekulli, tė ngjashme me atė tė fillimeve tė viteve 60-tė, kur ai kėrkonte tė ndėrtonte njė misionarizėm orthodhoks tė jashtėm. Por, ashtu siē kishte treguar jeta e tij, Episkopi Anastas besonte nė mrekullitė.

    Mbi tė gjitha, ai, gjatė dy viteve tė para i dha pėrparėsi pėrgatitjes sė udhėheqėsve vendas, u kujdes pėr 21% tė popullsisė, qė thoshte sė kishte trashėgimi orthodhokse, dhe pėr tė hapur dialogun dhe urat me njerėz tė besimeve tė tjera. Nėn udhėheqjen e tij, Kisha menjėherė hapi njė seminar. Numri i studentėve u rrit nga 11 nė 52 gjatė dy viteve tė parė tė punės sė tij dhe e ardhmja dukej e ndritshme nga numri i madh i tė pagėzuarve dhe nga puna e tij me tė rinjtė.


    Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:43

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrfundime

    Gjatė tridhjetė viteve tė fundit, ndikimi i Anastas Janullatosit ka qėnė shumė i madh. Si teolog i ri gjatė viteve 50-tė ai kishte si qėllim rindezjen e shpirtit misionar tė Kishės Orthodhokse. Tridhjetė vjetė mė vonė, ėshtė e qartė qė ai ia kishte arritur qėllimit tė tij. Nė tė vėrtetė misionet janė bėrė pjesa kryesore e jetės sė Orthodhoksisė nė shekullin XX. Vetė Kryepiskopi ka thėnė:

    “Ky ėshtė dhe kontributi mė i madh qė kam dhėnė, njė kontribut teologjik pėr tė ndihmuar Kishėn tė rizbuloj kush ėshtė nė tė vėrtetė. Eshtė njė kontribut jete. Pozicioni im teologjik ka qėnė gjithmonė tė jetoj nė misterin e njė Kishe tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike. Tė jetoj misionin e Kishės nė kėndvėshtrimin e saj tė saktė universal dhe eskatologjik”.

    Njė pėrmbledhje e jetės sė Kryepiskopit Anastas mund tė shihet nė dėshirėn e tij pėr tė punuar nė katėr fronte tė reja.

    Sė pari, ai e drejtoi vėmendjen tek vet Kisha Orthodhokse, duke kėrkuar tė ringjallte dėshirėn dhe ndėrgjegjen misionare, qė ka qenė pjesė e traditės sė saj prej shekujsh.

    Sė dyti, ai kėrkoi tė jepte njė ndihmesė prej akademiku nė fushėn e misiologjisė. Kryepiskopi Anastas ka shkruar 9 libra, 5 libra katekizmi dhe mbi 140 artikuj. Ai themeloi dhe botoi 2 revista tė ndryshme misionare “Porefthentes” (Shkoni, 1960 - 1970), dhe “Panta ta ethni”, (Gjithė kombet, 1981 - 1992), dhe qė nga viti 1981 ka dhėnė njė ndihmesė shumė tė madhe nė botimin e Buletinit Ndėrkombėtar pėr Kėrkimin Misionar. Pėrveē kėsaj, ai i ėshtė drejtuar sa e sa herė publikut nė televizion, pėr t'i thėnė atij tė pėrqafojė Jisu Krishtin dhe Kishėn e tij. Nė vitin 1989, Shkolla Teologjike Orthodhokse "Kryqi i Nderuar", nė Brookline, Massachusetts, e nderoi duke i dhėnė titullin “Doktor nė Teologji”. Nė vitin 1993 Kryepiskopi Anastas u zgjodh njėzėri anėtar korrespondent i Akademisė sė Athinės, e cila ėshtė shoqėria mė e lartė akademike nė Greqi.

    Sė treti, ka qėnė jeta e tij nė Afrikėn Lindore dhe nė Shqipėri. Ai dėshironte tė jetonte dhe tė ndante pėrpjekjet misionare nė vendet mė tė humbura tė botės. Kėtu ai shpresonte t'iu tregonte tė gjithė njerėzve tė botės pavarėsisht nga origjina e tyre, se Perėndia i donte dhe kujdesej pėr ta.

    Sė fundi ka qenė nė qarqet ekumenike. Nėpėrmjet Kėshillit Botėror tė Kishave Kryepiskopi Anastas ka dhėnė dėshmi pėr teologjinė e misionit orthodhoks dhe spiritualitetin nė botėn jo-orthodhokse. Ai punoi sė bashku me tė krishterė bashkėkohės pėr tė pėrkufizuar misionin e shekullit XX dhe pėr tė dėshmuar nė mėnyrė tė suksesshme besimin dhe traditat.

    Jeta e Kryepiskopit Anastas dhe puna e tij mund tė pėrmblidhen nė vetė fjalėt e tij. Gjatė shtatėdhjetė e dy viteve tė jetės sė tij ai ėshtė pėrpjekur tė jetojė dhe tė shpallė misterin e “njė Kishe tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike”. Ai u pėrpoq tė jetonte misionin e Kishės brenda kėndvėshtrimit tė duhur universal. “Misioni ėshtė njė shprehje e rėndėsishme e ndėrgjegjes orthodhokse, njė thirrje pėr tė plotėsuar me vepra vullnetin e Perėndisė nė tokė dhe nė qiell. Indiferenca ndaj misionarizmit ėshtė mohim i Orthodhoksisė.


    (Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:43

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vizitė zyrtare nė Kishėn Orthodhokse tė Rumanisė

    Konfirmim i marrėdhėnieve shumė tė mira dhe vėllazėrore midis dy kishave tona motra

    - Dekoratė e Presidentit Iliesku dhe Ēmim Akademik pėr Kryepiskopin Anastas -

    Nga data 8-19 nėntor 2003, njė pėrfaqėsi e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, bėri vizitėn e parė zyrtare nė Kishėn Orthodhokse tė Rumanisė, pas ftesės sė bėrė prej Patriarkut tė saj, Fortlumturisė sė Tij Teoktistit. Delegacioni kryesohej nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Fortlumturia e Tij Anastasi dhe kishte nė pėrbėrje Mitropolitin e Korēės, Hirėsinė e Tij Joanin, Kryesekretarin e Sinodit tė Shenjtė, Protopresviter Jani Trebicka, at Vasil Thomollarin dhe hierodhjakonin Asti Bakallbashi.

    Nė aeroportin e Bukureshtit ishte rezervuar njė pritje mjaft e veēantė, ku delegacioni i Kishės sonė u prit nga Fortlumturia e Tij Teoktisti, bashkė me 12 mitropolitė e episkopė etj. Ishte njė pritje protokollare zyrtare, si pėr kryetar shteti, me bandė frymore e nderimin e flamurit rumun. Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas dha edhe njė intervistė pėr kanale televizive e radiofonike. Mė pas, u shkua nė Kishėn Patriarkale tė Shėn Konstandinit dhe Shėn Elenės, ku u pritėn nga shumė besimtarė, tė paraprirė nga njė mitropolit, i cili mbante Ungjillin dhe mjaft klerikė tė tjerė, nėn ritmin e kambanave. Pas Dhoksologjisė, tė dy primatėt bėnė pėrshėndetjet zyrtare. Nė fund, sipas zakonit kishtar nė Rumani, kur kishėn e viziton njė primat i njė kishe tjetėr orthodhokse, Kryepiskopi ynė shkroi njė dedikim nė faqen e parė tė Ungjillit liturgjik tė Kishės.
    Tė dielėn, 9 nėntor, u zhvillua Liturgjia Hyjnore Kryepriftėrore nė Kishėn tjetėr Patriarkale, atė tė Shėn Spiridhonit tė Ri, kishė e shek. 18 - 19, e tėra e pikturuar me afreske dhe me njė ikonostas mjaft tė bukur. Kisha ishte mbushur plot me besimtarė, tė rinj e tė reja etj. Tė dy primatėt filluan Liturgjinė Hyjnore tė rrethuar nga mitropolitė, episkopė e klerikė tė tjerė.
    Pas leximit tė Ungjillit, Patriku Teoktist komentoi pjesėn ungjillore tė ditės dhe menjėherė mė pas, bėri prezantimin e figurės sė Fortlumturisė sė Tij Anastasit, si personalitet i njohur i botės Orthodhokse. Ndėr tė tjera Ai tha:
    “Sot nė kishėn tonė kemi gėzimin tė kemi tė pranishėm Kryepiskopin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė Anastasin, pas ftesės qė i bėri Sinodi i Shenjtė dhe shumė herė i kishim shprehur dėshirėn tonė nė takime tė ndryshme qė kemi pasur, qė tė vijė kėtu mes nesh... Gėzimin qė kemi ne pas kapėrcimit tė vėshtirėsive komuniste duhet ta bashkojmė me atin shpirtėror tė besimtarėve orthodhoksė tė Shqipėrisė...
    Kryepiskopi Anastas ėshtė hierarku i parė, Kryepiskopi i parė qė risolli pėrsėri nė jetė Kishėn e bukur tė Shqipėrisė pas periudhės komuniste...
    Nė emėr tė Sinodit tė Shenjtė dhe nė emrin tim, kam nderin tė ofroj kėto engolpione qė tregojnė si simbole, edhe pėrgjegjėsinė qė ka ai si at shpirtėror i besimtarėve, qė kaluan shumė prova tė dhimbshme.
    Tani ai u jep fjalėn e Perėndisė, dritėn e Perėndisė dhe ngushėllimin nė jetėn e tyre, duke u kujdesur pėr ta dhe ofruar pėrkujdesje sociale.
    Fortlumturi, pranoni pėrgėzimet tona pėr punėn shpirtėrore qė bėni pėr Kishėn motėr tė Shqipėrisė”

    Mė pas e mori fjalėn Kryepiskopi Anastas, i cili pėrgėzoi Fortlumturinė e Tij Teoktistin pėr pėrparimin dhe sukseset e arritura nga Kisha Orthodhokse e Rumanisė gjatė drejtimit tė tij, me gjithė vėshtirėsitė e regjimit komunist (prej vitit 1986), i shprehu mirėnjohjen “qė me lutjet tuaja na kujtuat dhe na fuqizuat nė periudha tė vėshtira”.
    Nė fund tė fjalės, Kryepiskopi Anastas i dhuroi Patrikut Teoktist njė komplet enėsh tė shenjta tė Liturgjisė Hyjnore dhe njė shandan, duke i quajtur ato si simbol tė bashkimit tė tė gjithė orthodhoksėve rreth falėnderimit hyjnor me urimin tė mbajė gjithnjė ndezur besimin tek Krishti. Pas Liturgjisė, u shtrua njė drekė pėr nder tė delegacionit nė Pallatin e Patriarkanės (dikur Kuvendi Popullor i Rumanisė).
    Mė 11 nėntor paradite, delegacioni ynė u prit nga Sinodi i Shenjtė (i Hierarkisė) i Kishės Rumune, nė Sallėn sinodale tė Patriarkanės (Pėr sqarim: nė Kishėn e Rumanisė funksionojnė 2 Sinode: Sinodi i Hierarkisė, ku marrin pjesė tė gjithė hierarkėt e lartė dhe mblidhet vetėm 3 herė nė vit dhe Sinodi Patriarkal, ku marrin pjesė disa hierarkė tė lartė dhe mblidhet njė herė nė 2 muaj).
    Pritja ishte mjaft e ngrohtė. Tė dy primatėt pėrshėndetėn zyrtarisht edhe njėherė njeri - tjetrin dhe mbajtėn nga njė fjalim pėrpara Hierarkėve, duke shprehur pėrgėzimet e ndėrsjellta pėr zhvillimin e jetės kishtare dhe marrėdhėniet mjaft tė mira midis tė dy Kishave.
    Tė mėrkurėn, 12 nėntor, nė mesditė u shkua nė Universitetin Teologjik tė Bukureshtit dhe disa mjedise tė tij, ku edhe u drekua bashkė me studentėt. Pasdite u bė njė vizitė nė ambasadėn tonė nė Bukuresht, ku pati njė takim me ambasadorin z. Leonidha Mėrtiri dhe personelin.
    Mė 13 nėntor nė mbrėmje, nė Sallėn e Ceremonive tė Fakultetit tė Ekonomisė, nė Bukuresht, Kryepiskopi Anastas pati njė takim me studentė tė fakulteteve tė ndryshme, ku mbajti edhe fjalimin me temė: “Marrėdhėniet e Orthodhoksisė me fetė e tjera.” U vazhdua me pyetjet e shumta nga tė pranishmit rreth temės, pėr Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, bashkėjetesėn e feve nė Shqipėri, rreth dėshmisė pėr Ungjillin e Krishtit nga orthodhoksėt dhe Kisha Orthodhokse kudo nė botė etj. Takimi ishte mjaft tėrheqės pėr tė gjithė pjesėmarrėsit, saqė orėt shkuan pa u ndjerė. Mė pas, u mor pjesė nė agripninė qė organizonin tė rinjtė nė Kishėn e Shėn Grigor Pallamait, nė qytetin e studentit, e cila ishte ndėrtuar me nismėn dhe kontributin e studentėve tė Fakultetit Politeknik dhe tė tė tjerėve. Pedagog At Konstandin Koman pėrshėndeti dhe prezantoi figurėn e Kryepiskopit Anastas tek studentėt pjesėmarrės. Atmosfera e agripnisė, nėn drejtimin e dy koreve bizantinė tė mrekullueshėm tė studentėve, ishte mjaft lutėse dhe shpirtėrore.
    Ditėn e shtunė, 15 nėntor, tė shoqėruar nga Fortlumturia e Tij Teoktisti, mitropoliti Nifon i Tėrgovishtės, episkopi i Buzaut Epifani dhe i Arxheshit Kaliniku, nga episkopėt ndihmės Qipriani, Sebastiani etj., si edhe nga Sekretari rumun i Shtetit pėr Fenė, z. Laurentie Tanase, u vizitua kisha katedrale “Ngjitja e Zotit nė qiell”, nė Tėrgovishtė, ku delegacioni u prit nga populli dhe i gjithė kleri i rajonit me dhoksologji e buqeta me lule. Mė pas u vizitua njė kishė historike brenda qytetit dhe manastiri i Shėn Nikollės dhe disa mjedise tė tij. Aty Kryepiskopi Anastas u intervistua nga 2 kanale televizive TVR e ALPHA TV.
    Ditėn e diel, u bashkėmeshua nga tė dy primatėt nė Kishėn Patriarkale tė Shėn Konstandinit dhe Shėn Elenės, ku u festua 17-vjetori i Fronėzimit tė Patrikut Teoktist (1986 – 2003), nė krye tė Kishės Rumune. Fjalėn e pėrshėndetėse e mbajti Mitropoliti i Moldavisė, Danieli, i cili foli pėr kontributin e madh tė Patrikut nė Kishėn e Rumanisė dhe mė pas Kryepiskopi Anastas theksoi ndėr tė tjera, se ky kontribut nė kohėn e vėshtirė tė komunizmit dhe tė periudhės sė tranzicionit e tė konsolidimit nuk ishte vetėm pėr Kishėn e Rumanisė, por pėr tė gjitha Kishat Orthodhokse kudo qė ndodhen. Nė kėtė pėrvjetor Kryepiskopi Anastas i dhuroi Patrikut Teoktist njė ikonė tė Hyjlindėses Mari, tė pikturuar nga njė ikonograf i ri shqiptar. Liturgjia Hyjnore u transmetua drejtpėrdrejt nga 2 kanale tv satelitore shtetėrore.
    Nė datėn 17 nėntor, delegacioni shkoi nė Kishėn Katedrale “Fjetja e Hyjlindėses”, tė Episkopatės sė Buzaut, ku u prit pėrsėri nga mjaft besimtarė, klerikė e nxėnės dhe mė pas u vizituan katedralja e re qė po ndėrtohet, liceu kishtar i Episkopatės “Episkop Qesari”, Shtėpia e Fėmijės (qendėr sociale e kishės pėr fėmijėt jetimė, nė tė cilėn zhvilloheshin kurse mėsimi tė lėndėve kryesore shkollore dhe kurse pėr mėsimin e disa profesioneve si tė informatikės, rrobaqepsisė, zdrukthtarisė) etj. Mė pas, u bė njė vizitė nė manastirin e grave tė Rrėteshtit, si dhe nė shkollėn e mesme kishtare tė vajzave pranė kėtij manastiri.
    Nė datėn 18 nėntor, u vizitua kisha e re madhėshtore qė po ndėrtohet kushtuar Shėn Andreas, nė qytetin Ploesht. Edhe kėtu Kryepiskopi dhe delegacioni u pritėn nga klerikėt e kėsaj enorie dhe tė disa enorive tė tjera pėrqark, si edhe nga besimtarė e nxėnės shkollash. Pasdite, Krypiskopi ynė u dekorua nga Presidenti i Republikės sė Rumanisė, Shkėlqesia e Tij z. Ion Iliesku, pėr pėrpjekjen pėr dialogun ndėrfetar nė botė dhe ringritjen e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Merrnin pjesė Patriku Teoktist, personalitete tė larta tė shtetit dhe mjaft televizione.
    Mė 19 nėntor, nė mėngjes, u meshua nė katedralen e Patriarkanės, nė Bukuresht, pėr 31-vjetorin e dorėzimit nė episkop tė Kryepiskopit tonė Anastas. Pastaj, Fortlumturinė e Tij e morėn nė intervistė kanali televiziv kombėtar TVR, ai radiofonik “Actualtati” dhe gazeta “Ziva” ( e pėrditshmja).
    Mė pas, u vizitua manastiri i burrave nė Cėrnika. Kryepiskopi Anastas bėri njė pėrshpirtje nė varret e teologėve tė njohur rumunė tė shekullit qė sapo kaloi, at Dumitru Staniloae dhe at Ioan Bria. Mė pas u vizitua Manastiri Pasare.
    Delegacioni ynė kishte njė program mjaft tė ngjeshur gjatė gjithė qėndrimit tė tij, ku u ndėrthur nė mėnyrė harmonike vizita zyrtare me veprimtarinė ndėrkombėtare, qė do tė zhvillohej nga dt. 9 – 13 nėntor. Kėshtu, mė 9 nėntor pasdite, nė Pallatin e Patriarkanės filloi punimet Konferenca Ndėrkombėtare me temė: “Teologjia orthodhokse moderne: Vizioni dhe perspektivat”.
    Ajo zhvillohej pėr nder tė 100-vjetorit tė lindjes sė teologut tė shquar rumun, at Dumitru Staniloae.
    Nė hollin e godinės ishte hapur edhe njė ekspozitė me fotografi nga jeta e vepra e tij, me shkrime, letėrkėmbime e libra.
    Nė kongres merrnin pjesė:
    Patriku Teoktist dhe episkopė e mitropolitė, mitropolitė, si dhe shumė klerikė e laikė, Ministri i Kulturės dhe i Fesė akad. R. Teodoresku dhe Ministri i Edukimit, Kėrkimeve dhe i Rinisė prof. dr. A. Athanasiu, Drejtori i Akademisė Rumune akad. E. Simion, Rektori i Universitetit tė Bukureshtit prof. dr. J. Mihailesku, profesorė e studentė tė fakulteteve tė ndryshme tė Universitetit tė Bukureshtit, familjarė etj.
    Nė veprimtari mori pjesė edhe delegacioni i Kishės sonė, ku Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi ishte i ftuari kryesor i Kongresit. Ishin tė ftuar edhe profesorė nga Athina, Selaniku, Roma, Sofia, Gjeneva, Parisi, Shėn Petėrburgu, Bostoni, Tubingeni dhe nga Kisha Kopte e Egjiptit.
    Tė gjithė referuesit vlerėsuan figurėn e madhe teologjike e ekumenike tė at Dumitru Staniloae. Edhe Kryepiskopi ynė mbajti ditėn e martė, 11 nėntor, kumtesėn me temė: “Kontributi orthodhoks nė ēėshtjet themelore botėrore”, duke iu referuar mendimit tė at Dumitru Staniloae (pjesė nga kumtesa botohet nė kėtė numėr tė gazetės Ngjallja, f. 7-8).
    Nė fund tė Sesionit tė Parė Dekani i Fakultetit tė Teologjisė u ndau medaljen “Dumitru Staniloae” Patrikut Teoktist dhe Kryepiskopit Anastas. Mė pas, Patriku Teoktist i dha Kryepiskopit tonė Diplomėn “Dumitru Staniloae”, titulli mė i lartė akademik i Fakultetit Orthodhoks Teologjik tė Universitetit tė Bukureshtit, qė u akordohet personaliteteve tė shquara tė teologjisė. Ai iu akordua fortlumturisė sė Tij Anastasit pas njė vendimi tė njėzėshėm tė profesorėve tė Fakultetit e Senatit tė Universitetit.
    Referatet nė Sesione ishin mjaft tėrheqėse dhe plot dinamizėm, po kėshtu edhe diskutimet e debatet teologjike rreth referateve nė sesionet e pasditeve.
    Gjithashtu, ato ditė sapo kishte dalė nė qarkullim libri i Kryepiskopit Anastas “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, i pėrkthyer nė rumanisht nga prof. Konstantin Koman. Libri u pėlqye dhe vlerėsua shumė, duke pasur njė numėr tė madh lexuesish klerikė e laikė, tė cilėt nuk rreshtnin t’i merrnin autografe Kryepiskopit .
    Ditėn e mėrkurė, 19 nėntor, nė mbrėmje, delegacioni ynė kishtar u largua nga Rumania, i pėrcjellė sėrish me dashuri vėllazėrore nga Patriku Teoktist, episkopė etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:43

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Konferenca “Teologjia Orthodhokse moderne: Vizioni dhe Perspektivat” Bukuresht 9 - 12.11.2003

    KONTRIBUTI ORTHODHOKS NE ĒESHTJE THEMELORE BOTERORE


    - Shėnime duke iu referuar mendimit tė At Dumitru Staniloae -

    nga Kryepiskopi i Tiranės,
    Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
    Prof. Dr. Anastasi

    A

    “Theologjia e sė nesėrmes - po e filloj me njė thėnie tė At Staniloae - duhet tė jetė e hapur ndaj realitetit historik dhe mondan, por njėkohėsisht duhet tė jetė shpirtėrore. Ajo duhet t’i ndihmojė tė gjithė tė krishterėt pėr tė bėrė tė tyre njė spiritualitet tė ri, nė raport tė drejtė edhe ndaj pėrmasave mbarėbotėrore tė shkencės dhe teknologjisė, edhe ndaj bashkėsisė botėrore njerėzore”.

    Natyrisht, shumė kundėrshtojnė duke pėshpėritur se, pėr Kishat e ndryshme Orthodhokse Autoqefale, tė cilat pėrballojnė aq shumė probleme me karakter lokal, marrja me ēėshtjet mbarėbotėrore, qoftė dhe teorikisht, pėrbėn luks. Pėrgjigjja ndaj kėtij objeksioni ėshtė e dyfishtė: Sė pari, asnjė vend nuk rron i mbyllur hermetikisht, i izoluar nga problemet e mėdha, me tė cilat pėrballet bota moderne. Ēdo komb ndikohet, direkt apo indirekt, nga ato. Ēdo bashkėsi njerėzore ėshtė pjesė e mbarė njerėzimit dhe, me teknologjinė moderne dhe zhvillimet ekonomike, varėsia e ndėrsjelltė e popujve ėshtė njė fakt i padiskutueshėm.

    Sė dyti, teologjia orthodhokse, si teologji e Kishės, “e cila ėshtė trupi i Tij (i Krishtit), pėrmbushja e atij qė pėrmbush ēdo gjė nė gjithēka” (Efes. 1:23), me interesimin e saj pėrfshin ecjen dhe preokupimin e mbarė gjinisė njerėzore. Kufizimi nė njė shpresėtari private ose edhe kombėtare, do tė ishte mohim i rolit dhe i pėrgjegjėsisė sė saj. Kjo do t’u shėrbente atyre, qė me strategjinė e tyre kėrkojnė ta mėnjanojnė Kishėn nga jeta.
    Nė njė referat tė shkurtėr, sigurisht, nuk mund tė prekėsh tėrė gamėn e problemeve mbarėbotėrore. Do tė kufizohem tė kujtoj nė mėnyrė indikative disa nga kėto probleme, duke theksuar nė vazhdim disa pika, pėr tė cilat mendoj qė ne Orthodhoksėt duhet tė tregojmė kujdes nė pėrballimin e kushteve tė reja botėrore.

    1. Po e nis me njė ēėshtje, qė ėshtė veēanėrisht e lidhur me Bukureshtin. Nė vitin 1974 nė kėtė qytet u organizua nga seksioni “Kisha dhe Shoqėria” i Kėshillit Botėror tė Kishave, njė konferencė me rėndėsi, e cila ndikoi nė zhvillimet e mėtejshme lidhur me ēėshtjet ambjentaliste. Nė tė morėn pjesė shkencėtarė (ekonomistė, pėrfaqėsues tė shkencave natyrore dhe teologė), tė cilėt diskutuan mbi pasojat e studimit “Limite pėr zhvillimin” (Limits to Growth), qė kishte dalė nė qarkullim pak kohė mė parė. Konferenca e Bukureshtit solli nocionin e jetėgjatėsisė (sustainability), idenė e njė zhvillimi qė mund tė eci vetė pėr njė kohė tė gjatė, nga ana ekonomike dhe mjedisore. Ky propozim mė pas zuri njė vend qendror nė kėrkimet ndėrkombėtare pėrkatėse. Ndalesa tjetėr e rėndėsishme ka qenė konferenca e organizuar nga Programi “Drejtėsi, paqe dhe integritet i krijesės”, nė Granvollen tė Norvegjisė, nė vitin 1988. Nė kėtė takim, zėri i Orthodhoksėve ka qenė pėrcaktues nė zgjerimin e tezave teologjike dhe biblike. Konkluzionet e saj ndihmuan mė gjerė familjen e krishterė pėr tė kuptuar rėndėsinė jetike tė pikėpamjeve teologjike orthodhokse lidhur me mjedisin natyror. Qė nė fillim tė dhjetėvjeēarit 1990, Tėrėshenjtėria e Tij Patriarku Ekumenik Vartholomeu ndėrmori njė sėrė nismash pėr thellimin e mėtejshėm teologjik nė studimin e problemeve ekologjike dhe nė sensibilizimin e opinionit publik.

    2. Nė dekorin e ri qė krijon zhvillimi ekonomik botėror, tepėr tragjik del nė pah skandali i varfėrisė. Gjatė vitit qė mbyllet, pothuajse gjysma e njerėzimit ka jetuar me mė pak se dy dollarė nė ditė, ndėrsa mbi 800 milionė njerėz vuajnė nga pamjaftueshmėria e theksuar e tė ushqyerit. Skamja nuk kufizohet vetėm nė mungesėn e ushqimeve, por pėrfshin edhe privimin nga tė mirat e dijes. Analfabetėt pėrbėjnė 70 % tė popullsisė sė botės.

    Problemi i varfėrisė merr gjithnjė e mė shumė pėrmasa edhe mė komplekse, tė cilat i komplikojnė mė tepėr pikėpamjet ekonomiko-politike dhe praktikat e tė fuqishmėve. Skamja ēon nė poshtėrimin e dinjitetit tė personit njerėzor. Fakt ky me rėndėsi kryesisht shpirtėrore, qė nuk mund t’i lėrė indiferentė tė krishterėt nėpėr botė. Nė ritmet e sotme tė pėrhapjes shumė tė shpejtė tė informacioneve, nuk mund tė pretendojmė se po injorojmė shtrirjen tepėr tė madhe tė varfėrisė nė planetin tonė. Dhe, sigurisht, askush nuk ka mė tė drejtė tė thotė “nuk mė preokupon kjo ēėshtje”.

    Ndaj dy ēėshtjeve botėrore qė pėrmendėm, qėndrimi i tė krishterėve ėshtė i qartė dhe unik. Por, ka dy ēėshtje tė tjera, nė pėrballimin e tė cilave vėrehen mendime tė diferencuara.

    3. I pari ėshtė globalizimi i shumėdiskutuar. Ky term pėrdoret nga palė tė ndryshme me ngjyrime tė larmishme kuptimore. Por, pėrgjithėsisht, pranohet se ky proces, qė pėrshpejtohet me zhvillimin e vazhdueshėm tė teknologjisė, ka ndikime edhe pozitive, edhe negative. Ndikimet pozitive (p.sh. pėrparimi i shkencave, lėvizja shumė e shpejtė e tė mirave dhe e arritjeve tė reja, zhdukja e largėsisė, lehtėsimi i solidaritetit tė popujve), si tė vetėkuptueshme, nuk janė shumė tė diskutuara. Ato negative (siē janė zgjerimi i hendekut midis vendeve dhe njerėzve tė pasur dhe tė varfėr, minimi i kulturave, nėnvleftėsimi i identitetit tė njerėzve dhe popujve, nxitja e kolonializmit tė njė forme tė re), natyrisht, shqetėsojnė mė shumė dhe dėnohen me shprehje tė ashpra, si “plaēkitje planetare”, “tregtim pėrgjithėsues i personave dhe sendeve” etj.

    Eshtė e njohur se Kisha lėviz nė mėnyrė dialektike brenda historisė - herė nė mėnyrė kundėrshtuese, herė sintetizuese. Ēdo pėrpjekje njerėzore ėshtė e brishtė dhe gjithēka mund tė demonizohet - natyrisht edhe globalizimi. Por, njėkohėsisht, mund dhe tė rinovohet dhe tė transformohet nė ekumenizmin mė Krishtin, me kontributin dhe praninė thelbėsore tė besimtarėve nė ngjarjet botėrore dhe jo me ndėshkimin arrogant tė ēdo njeriu qė mendon ndryshe. Ajo qė kėrkohet ėshtė se si do tė ndėrhyjmė nė kėto procese nė mėnyrė krijuese dhe pozitive. Pėr tė ofruar njė qėndresė me kualitet, me qėllim qė njerėzimi nė vend qė tė ecė nė njė tip globalizimi qė i shndėrron popujt dhe njerėzit nė njė masė tė vlefshme pėr qėllimet ekonomike tė njė oligarkie anonime, tė luftojmė qė t’i shmangemi njė globalizimi mjerimi dhe dhune dhe tė ecim nė njė globalizim solidariteti, paqeje dhe dashurie.

    4. Diskutime edhe mė tė mėdha ka shkaktuar pjesėmarrja e Orthodhoksėve nė pėrpjekjet e dialogut ndėrfetar dhe nė nismat e ndryshme pėr paqe mbarėbotėrore. Sigurisht, pėr forcimin e pėrpjekjeve paqėsore nė rang botėror, tė gjithė janė dakord, se imponohet kultivimi i njė klime tė butė ndėrmjet pasuesve tė feve tė ndryshme. Njė paqe mbarėbotėrore afatgjatė nuk mund tė realizohet pa paqen ndėrmjet besimeve fetare.

    Natyrisht, nė dialogėt ndėrkristianė dhe ndėrfetarė, nuk kemi pėr tė mohuar identitetin tonė. Ajo qė kėrkohet mbetet se si mund tė punosh esencialisht, duke marrė frymėzim nga bindjet e tua fetare, pėr bashkėjetesėn paqėsore ndėrmjet njerėzve dhe popujve nė botėn e sotme. Nė Shqipėri, njė vend ku tradicionalisht myslimanėt pėrbėjnė shumicėn, pėrveē dialogėve akademikė, kemi zbuluar vlerėn e “dialogut tė pėrditshėm tė jetės”. Madje, rėndėsinė e heshtjes, me njė bashkudhėtim plot dashuri nė problemet e pėrbashkėta tė jetės dhe tė vdekjes. Gjithsesi, kontributi i Orthodhoksėve nė takimet ndėrfetare ėshtė tashmė tepėr i rėndėsishėm dhe duhet tė vazhdojė, edhe nė vitet qė vijnė, me seriozitet dhe durim.

    Lista e problemeve qė pėrballon bota moderne ėshtė shumė e gjatė. Po kujtoj disa nga kėto probleme: Pluralizmi - racor, kulturor, fetar - qė zhvillohet krahas uniformitetit qė sjell globalizimi ekonomik; tėrėsia e dilemave qė krijon bioteknologjia moderne; mundėsitė dhe rreziqet nga mėnyrat e reja tė komunikimit, pasojat kulturore dhe shpirtėrore tė revolucionit elektronik nė pėrcjelljen e lajmeve, teknofilia dhe teknofobia, kuadri i ri i informimit dhe i pėrhapjes sė ideve nėpėrmjet Internetit, ku kombinohet fjala, figura, lėvizja etj.

    B

    Pėrderisa bėjmė pjesė, sipas vetėndėrgjegjėsimit tonė, nė “njė Kishė tė shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike”, kemi dukshėm detyrimin pėr t’u interesuar pėr ecurinė e mbarė botės dhe tė kontribuojmė, nė masėn e mundėsive tona, nė zbėrthimin e problemeve dhe, sa ėshtė e mundur, nė njė propozim zgjidhjesh. Veē kėsaj, preokupimi teologjik me perspektivė mbarėbotėroren, ndihmon nė pėrballimin e drejtė edhe tė problemeve nė nivel vendor. Spiritualiteti orthodhoks i hap tejpėrtej horizontin besimtarit. Siē konfirmon Shėn Grigor Pallamai, njeriu qė ndriēohet nga drita e pakrijuar pėrqafon brenda tij mbarė krijesėn dhe fiton dashurinė e pėrsosur.

    1. Sot ekziston njė pėrshtypje e pėrgjithshme se teologjia orthodhokse duhet tė shtrijė horizontet e saj edhe tek problemet e njerėzimit si tėrėsi. Dhe duke vlerėsuar traditėn e Etėrve tė Shenjtė, tė ofrojė baza dhe ide teologjike tė reja pėr tė pėrballuar problemet botėrore qė dalin. Udhėrrėfyes pėr kėtė pėrpjekje ėshtė shembulli i At Staniloae, i cili studioi Shėn Grigor Pallamain dhe Etėr tė tjerė, nė mėnyrė krijuese dhe me interes pėr mbarė globin. Qė t’i referohem pėrsėri njė shprehjeje tė tij, teologjia orthodhokse duhet tė jetė “njė teologji qė interesohet tė ofrojė themele gjithnjė e mė tė thella pėr bashkėpunimin njerėzor dhe nė shėrbim tė tė gjithė gjinisė njerėzore”.

    2. Mendimi teologjik, i cili pėrqafon mbarė botėn, ėshtė koha qė tė pėrcillet si duhet edhe tek grigja orthodhokse, qė tė ndikojė nė mentalitetin dhe sjelljen e saj. Kėrkohet qė tė informojmė drejt organizmin kishtar dhe tė ndihmojmė besimtarėt orthodhoksė pėr tė ndjekur gjithēka ndodh, si nė nivel lokal ashtu dhe nė atė mbarėbotėror. Problemet e rėndėsishme botėrore i kanė rrėnjėt e tyre nė kushtet vendore. Pėrballimi thelbėsor i tyre fillon nė rrethin e ngushtė tė vendit tonė, qė interesimi ynė tė shtrihet nė rrethe mė tė gjera nė mbarė rruzullin...

    3. Pėr rėndėsinė e jetės liturgjike ėshtė folur gjatė. Kėtė ēast do tė doja tė theksoja nevojėn e pėrjetimit tė Liturgjisė Hyjnore nė konsekuencat dhe pėrmasat e saj botėrore. Nuk lejohet qė Kisha tė jetė njė bashkėsi e fortifikuar, e izoluar. Ajo ekziston dhe lutet “nė favor tė mbarė botės”. Ofron Eukaristinė e saj kryesore “pėr mbarė rruzullin”. Liturgjia e Kishės e ngre tė gjithė botėn drejt Perėndisė...

    Njė pozicion i tillė i ndėrgjegjshėm nga ana kishtare ndihmon nė pėrballimin e drejtė tė problemeve qė dalin nė hapėsirėn e Pemantikės Orthodhokse. Duhet tė pohoj se vendime kritike, qė u desh tė merreshin nė Kishėn krejt tė rrėnuar tė Shqipėrisė, u mbėshtetėn nė njė preokupim teologjik, siē ishte gatishmėria ndaj tė papriturės, qė u shfaq nga valėt e refugjatėve nga Kosova.

    4. Ajo qė mbetet problem kardinal pėr njeriun ėshtė pyetja pėr kuptimin e jetės, dėshira pėr kapėrcimin e vdekjes, pėr lartėsim shpirtėror. Shpirti i njeriut - nė ēdo vend dhe kohė qė lėviz - kėrkon Qenien e qenėsishme, pa tė Cilin ekzistenca njerėzore nuk pėrmbushet. Kemi tė bėjmė me njė nevojė mbarėnjerėzore. Edhe Orthodhoksia ka pėrgjegjėsi shumė tė madhe qė t’i pėrgjigjet kėtij kėrkimi ekzistencial, nė njė veprimtari apostolike mbarėbotėrore. Qė tė shtrihet nė ēdo cep tė tokės, “nė tė gjitha kombet”, prania e komunitetit Eukaristik tė besimtarėve - qė pėrjeton shpėtimin nga prishja dhe shpall se Mbretėria e Perėndisė ka ardhur dhe po vjen.

    ...Kėrkohet bashkėpunimi i ngushtė dhe bashkudhėtimi harmonik i tė gjithė Orthodhoksėve kudo nė botė. Me gjithė pėrputhjen tonė nė nivelin teologjik, se bėjmė pjesė nė njė Kishė, shpesh nė praktikė vazhdojmė tė mbetemi tė izoluar dhe tė plogėsht. Sigurisht, mjaft pėrpjekje janė bėrė nė dhjetėvjeēarėt e fundit me iniciativėn e Patriarkanės Ekumenike dhe me pjesėmarrjen e tė gjitha Kishave Orthodhokse Autoqefale. Ashtu si dhe me konferenca tė ndryshme teologjike tė Fakulteteve Teologjike, si kjo e tanishmja. Por, vazhdimi ka qenė anemik. Pėr probleme botėrore bazė, ne Orthodhoksėt merremi nė mėnyrė fragmentare, nė kuadrin e bisedimeve tė kryera nė organizmat ndėrkristiane. Edhe ky ėshtė njė progres, por i pamjaftueshėm. Ekzistojnė mundėsi mė tė mėdha tė preokupimit tė pėrbashkėt, tė veprimtarisė sė pėrbashkėt, tė “dėshmisė” sė pėrbashkėt, dhe duhet tė mendojmė pėr krijimin e organizmave tė posaēėm mbarorthodhoksė.

    5. Nė diskutimet dhe propozimet pėr pėrballimin e problemeve ndėrkombėtare, protagonistė zakonisht janė agnosticistė intelektualė, tė cilėt monopolizojnė diskutimet dhe vendimet ndėrkombėtare. Eshtė e nevojshme qė tė pėrforcojmė praninė dhe zėrin orthodhoks. Kėtu gjendet njė mision i veēantė i laikėve - shkencėtarė, afaristė, artistė - qė zhvillojnė aktivitetin e tyre nė mjedise ndėrkombėtare. Imponohet qė tė fuqizohet pjesėmarrja e tyre aktive nė konferenca shkencore, kulturore, politike, duke patur si perspektivė pėrcjelljen e vizionit dhe tė fuqisė sė Orthodhoksisė nė brumosjet e sotme botėrore. Teologjia, duke frymėzuar tėrė organizmin kishtar, nė tė kaluarėn ka krijuar kulturėn.

    At Staniloae nė mėnyrė tė goditur, ka theksuar: “Problemi mė i rėndėsishėm pėr teologjinė e nesėrme Orthodhokse do tė jetė qė tė pajtojė vizionin botėror tė Etėrve me njė vizion qė zhvillohet nga rezultatet e shkencave natyrore”. Shkenca zbulon sekrete tė reja, jep pėrgjigje tė reja dhe vė pikėpyetje tė reja, ndėrsa teknologjia sot krijon vazhdimisht mundėsi tė reja ndėrlidhjeje tė tė gjithė banorėve tė tokės.

    6. Sė fundi, nuk duhet harruar pėr asnjė ēast se kultivimi i shpirtit tė njeriut ėshtė parakushti i solidaritetit shoqėror dhe i lartėsimit shpirtėror tė njerėzimit. Kėtu fekondohen ide, vendime, stimuj. Nė kėtė fushė, kontributi i Kishės Orthodhokse - sigurisht dhe i Kishave tė tjera - ėshtė pėrcaktues. Besimi i gjallė rrit sė tepėrmi respektin ndaj njeriut pranė, zhvillon dashurinė e sinqertė tej ēdo limiti dhe kufizimi, duke i dhėnė asaj njė thellėsi dhe lartėsi tė pakonceptueshme, duke e identifikuar me Qenien e qenėsishme, Perėndinė Triadik, qė zbulohet si shoqėri dashurie...

    Kontributi mė i madh i Kishės nė problemet botėrore bazė ėshtė se nė gjirin e saj lindin dhe piqen njerėz tė besimit ndaj Perėndisė sė dashurisė, tė cilėt i pėrdorin talentet dhe mundėsitė e tyre me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė shoqėrore, me dėshirė pėr vetėsakrificė dhe dashuri pa hipokrizi ndaj tė tjerėve, me aspiratė tė sinqertė pėr drejtėsi dhe paqe mbarėbotėrore. Nė njė botė, e cila ofron shumė elemente tė dashurisė, Kisha e Krishtit pėrbėn burim dashurie autentike dhe tė vėrtetė. Ky mbetet elementi mė i fuqishėm i kontributit, si nė nivel lokal ashtu dhe nė atė botėror...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:43

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    RUMANI

    Ēmim i lartė akademik i Universitetit tė Bukureshtit pėr Kryepiskopin Anastas

    - Njė pėrfaqėsi e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė po bėn vizitėn e parė zyrtare nė Kishėn Orthodhokse Rumune -

    Titulli mė i lartė akademik i Fakultetit Orthodhoks Teologjik tėUniversitetit tė Bukureshtit, Diploma Dumitru Staniloae, qė uakordohet personaliteteve tė shquara tė teologjisė, iu dha tė dielėn,mė datė 9.11.2003, nė sallėn e ceremonive tė ndėrtesės sė vjetėrtė Parlamentit, Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe tė gjithėShqipėrisė, Fortlumturisė sė Tij Prof. Dr. Anastasit, pas njė vendimitė njėzėshėm tė profesorėve tė Fakultetit dhe tė Senatit tė kėtijUniversiteti. Profesori Atė Dhimitėr Staniloae, konsiderohet teologumė i madh rumun i shekullit XX dhe kėtė javė (9 - 14.11.2003),me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė tij, po mbahet KongresiNdėrkombėtar Teologjik me temė: “Teologjia bashkėkohoreorthodhokse dhe jeta e Kishės”.

    Dorėzimi u bė gjatė hapjes sė Kongresit, nė prani tė Fortlumturisė sė Tij, Patriarkut tė Rumanisė Teoktistit, tė shumė hierarkėve,Ministrit tė Kulturės dhe tė Ēėshtjeve Fetare, akademikut z. Theo-doresku, tė rektorit tė Universitetit tė Bukureshtit z. Mihailesku,personaliteteve politike dhe akademike dhe shumė njerėzve tė tjerė.

    Kryepiskopi Anastas, i shoqėruar nga katėr klerikė tė KishėsOrthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, arriti pėr vizitė zyrtare tėshtunėn (8.11.2003), nė Bukuresht, ku u prit nė aeroport ngaPatriarku i Rumanisė dhe hierarkė tė tjerė, me nderime kryetari shteti.

    Mėngjesin e sė dielės, tė dy kryetarėt e Kishave bashkėmeshuanedhe me dymbėdhjetė hierarkė tė tjerė, nė kishėn e madhe tė ShėnSpiridhonit tė Ri. Liturgjia Hyjnore u transmetua njėkohėsisht ngaTelevizioni dhe Radioja Shtetėrore.

    Kryepiskopi Anastas do tė mbajė nė Kongres ligjėratėn metemė: “Kontributi orthodhoks nė ēėshtjet themelorendėrkombėtare”, ndėrsa me studentėt e Universitetit ligjėratėn:“Marrėdhėniet e Orthodhoksisė me fetė e tjera”.

    Programi i vizitės pėrfshin takim me hierarkinė e Kishės sėRumanisė, vizita nė episkopata dhe manastire tė ndryshme, si dheleksione me studentė tė seminareve teologjike.

    Kryepiskopi Anastas do tė takohet gjithashtu me Presidentin eRumanisė z. Jon Iliesku dhe me personalitete tė tjera.
    Eshtė hera e parė qė njė pėrfaqėsi e Kishės OrthodhokseAutoqefale tė Shqipėrisė viziton Patriarkanėn e Rumanisė.
    Gjithashtu, kėtė javė qarkullon i pėrkthyer nė rumanisht libri iKryepiskopit Anastas “Globalizmi dhe Orthodhoksia”.

    Zyra e Shtypit e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:44

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Apostujt Petėr dhe Pavėl - 29 qershor
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-07-2024, 17:16
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  4. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57
  5. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •