Para disa muajsh doli ne tregun shqiptar edhe libri i Kryepiskopit Anastas, "GLOBALIZIMI DHE ORTHODHOKSIA"
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=48992
Para disa muajsh doli ne tregun shqiptar edhe libri i Kryepiskopit Anastas, "GLOBALIZIMI DHE ORTHODHOKSIA"
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=48992
2 gusht 2006, festohet solemnisht nga mbare Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė Fronėzimi i Kryepiskopit Anastas.
http://www.forumishqiptar.com/forumdisplay.php?f=186
Rumani
Kryepiskopi Anastas nderohet pėrsėri me titull nderi Honoris Causa
U nderua nga Fakulteti Teologjik i Universitetit tė Krajovės dhe mori pjesė nė 600-vjetorin e rigjallėrimit tė jetės murgėrore tė Rumanisė.
Nga 21-25 shtator Kryepiskopi Anastas vizitoi Kishėn Orthodhokse tė Rumanisė, i ftuar nga Patriarku i saj, Fortlumturia e Tij Teoktisti dhe nga Mitropoliti i Oltenias Teofani, pėr tė marrė pjesė nė festimet panagjirike tė 600-vjetorit tė themelimit tė Manastirit tė Shėn Nikodhimit tė Tismanės, si edhe pėr tu nderuar nga Fakulteti Teologjik i Universitetit tė Krajovės me Doktor Honoris Causa *. Kjo ėshtė e 14-ta herė e nderimit tė Kryepiskopit Anastas me kėtė titull.
Mė datėn 21 ai u prit nė aeroportin e Bukureshtit nga Patriarku i Rumanisė Teoktisti, nga Mitropoliti i Oltenias Teofani, nga disa hierarkė dhe disa klerikė tė tjerė. Pritja ishte mjaft e ngrohtė dhe shumė vėllazėrore. Sapo mbėrritėn nė sallėn e pritjes sė personaliteteve primatėt dhanė edhe intervistat e tyre tė para pėrpara medias. Kryepiskopi Anastas pasi shprehu falėnderimet pėr dashurinė e mikpritjen dhe ftesėn pėr kremtimin e Shėn Nikodhimit tė Tismanės, theksoi se figura si ajo e Shėn Nikodhimit tė Tismanės edhe pas 600-vjetėsh vazhdojnė tė frymėzojnė e bashkojnė orthodhoksėt. Ajo qė mendoj se ėshtė karakteristike pėr tė ėshtė ndjesia e tij, se tė gjithė orthodhoksėt nė Ballkan duhet tė jenė tė bashkuar,dhe njėri tė mbėshtesė tjetrin. Dhe kyhorizont i hapur i tij ėshtė njėkohėsisht i lidhur me ndjesinė e thellė shpirtėrore qė ka jeta asketike. Kėto figura na drejtojnė edhe nė shekullin e ri qė ėshtė pėrpara nesh dhe qė pritet tė futemi nė Evropėn e Bashkuar. Kisha e Rumanisė, me traditėn, rrezatimin e madh dhe organizimin kaq tė plotė qė ka sot, si dhe me horizontin e hapur drejt Perėndimit, mendoj se do tė kontribuojė shumė nė kėtė Evropė dhe zėri i Orthodhoksisė do tė jetė shumė mė i fuqishėm dhe mė i shquar.
Ndėrsa Patriarku Teoktist u shpreh: Shėn Nikodhimi i Tismanės ėshtė njė shenjt qė e nderojnė shumė jo vetėm nė Rumani, por edhe nė vendet e tjera orthodhokse tė Ballkanit. Pėr kėtė arsye Mitropolia e Oltenias dhe Manastiri i themeluar nga ky shenjt organizuan Simpoziumin pėr nder tė tij dhe tė gjithė vitin ia dedikuan Shėn Nikodhimit tė Tismanės. Ndaj jemi shumė tė gėzuar qė Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė na nderoi me ardhjen e tij nė kėtė aktivitet tė madh. Ai pėrfaqėson jo vetėm njė Kishė Orthodhokse Autoqefale, por edhe kulturėn e teologjinė orthodhokse botėrore....
Mė pas, Kryepiskopi i shoqėruar nga atė Spiridhon Simandiri dhe hierodhjakon Asti Bakallbashi udhėtuan drejt Krajovės, ku pas disa orėve udhėtimi nė darkė u prit nė kishėn e qendrės Mitropolitane me rėnien e kambanave dhe me qirinj nė duar nga klerikėt dhe murgeshat. Pas pėrshėndetjeve tė rastit pėr mirėseardhjen dhe mikpritjen u shtrua njė darkė nė Selinė e Mitropolisė sė Oltenias, nė Krajovė.
Tė nesėrrnen, mė datė 22 nė mėngjes, erdhėn mitropolitė dhe episkopė lokalė tė krahinave jugore dhe jugperėndimore tė Rumanisė pėr tė takuar Kryepiskopin Anastas dhe pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e dhėnies sė titullit Honoris Causa nga Fakulteti i Teologjisė i Universitetit tė Krajovės. Ceremonia filloi me pėrshėndetjen e Rektorit tė Universitetit z. Mircea Ivanescu, dhe nė vazhdim episkopi Irine Popa prezantoi biografinė e Kryepiskopit Anastas, duke pasuar me njė minutazh filmik rreth veprės apostolike nė Afrikė dhe Shqipėri. Mė pas Kryepiskopi Anastas mori fjalėn dhe mbajti kumtesėn me temė: Orthodhoksia nė Evropėn e Bashkuar ndėrfetare (lexoni nė numrin e ardhshėm tė gazetės). Kumtesa, qė pati jehonė shumė tė madhe tek pjesėmarrėsit universitarė, klerikė e laikė, u ndoq me shumė interes e vėmendje. Pas duartrokitjeve tė shumta tė pjesėmarrėsve rektori i dorėzoi Kryepiskopit diplomėn e titullit.
Kjo ceremoni pėrfundoi edhe me njė kokteil pėr tė pranishmit.
Pas ceremonisė Mitropoliti Teofan shtroi njė drekė nė Selinė Mitropolitane tė Krajovės, pėr tė nderuar Kryepiskopin Anastas pėr titullin qė iu akordua. Morėn pjesė rektori i Universitetit, dekani i Fakultetit Teologjik, mitropolitė e episkopė tė Sinodit tė Shenjtė tė Rumanisė etj., profesorė tė Senatit tė Universitetit, autoritetet lokale tė Krajovės, si edhe dekani i Fakultetit Teologjik tė Bukureshtit, z. Konstantin Koman etj. Mitropoliti Teofan theksoi se Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas ėshtė njė zė i ndritshėm, i shquar, besnik, i mbushur me pėrulėsi. Misioni i tij i madh ėshtė njė fjalė bindėse qė bazohet nė jetėn mė Krishtin, nė fjalėn e Perėndisė, duke e pėrēuar nė vende qė nuk mundeshin dot ta dėgjonin kėtė fjalė, nė xhunglat e Afrikės... dhe duke vazhduar veprėn apostolike me bagazhin e tij shkencor, universitar, baritor, teologjik ia doli mbanė edhe nė Shqipėri, ku nuk ekzistonte mė jeta kishtare, qė fjala e Perėndisė tė dėgjohej, tė bėhej e kuptueshme dhe e nderuar, dhe ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė se shumė njerėz dėgjuan dhe ndoqėn fjalėt e Kryepiskopit. Dhe me tė vėrtetė fjala e Tij bazohet nė pėrpikmėrinė shkencore, nė analiza dhe pikėsėpari nė pėrvojėn e shembullin personal.
Ai pėrjetoi dhe pėrjeton predikimin e Ungjillit brenda ngjitjes drejt Krishtit si pėrvojė personale dhe e jeton sigurisht kėtė me gėzim, dhimbje, pėrulėsi, me jetė asketike, realitet, ku ne e kuptuam dhe fjala e tij na bindi, ia doli mbanė dhe ia del mbanė tė lidhė vazhdimisht njohjet universitare me jetėn e Kishės.
Mė pas pėrshėndeti edhe Kryepiskopi ynė, duke falėnderuar Mitropolitin dhe pėrpjekjen e tė gjithė atyre qė punojnė dhe kontribuojnė nė zhvillimin e Kishės Orthodhokse tė Rumanisė: E vetmja gjė qė mund tju them pėr identitetin tim ėshtė se unė jam njė vėlla i juaj, qė besoj nė unitetin e Kishės Orthodhokse, ku Kishat Orthodhokse nė vende tė ndryshme nuk janė njė konfederatė Kishash, por ėshtė njė Kishė, e Shenjtė, Katholike dhe Apostolike. Ēdo gjė qė i ndodh dikujt ka pasoja tek tė gjithė. Unė e ndiej gėzimin tuaj si gėzimin tim dhe gėzohem veēanėrisht pėr kėtė, pėr aq sa shoh dhe ndjek.... Me bashkėpunimin dhe bashkėveprimin e orthodhoksėve: nė ndarjen e besimit me tė tjerėt, ndihmėn pėr njėri-tjetrin, kemi mundėsinė ta shumėfishojmė atė pasuri qė na dha Perėndia: Kjo ėshtė pėr tė gjitha marrėdhėniet njerėzore, pėr familjen, pėr komunitetin, pra ajo qė marrim dhe e mbajmė pėr vete e humbim, por kur e ofrojmė e shumėfishojmė. Pra Kisha Orthodhokse nė epokėn e sotme nė Evropė duhet tė pushojė sė qeni njė geto, duhet tė bėjmė njė dalje, dalje me kuptimin ungjillor do tė thotė apostullim, mision, tė dalim nga vetja jonė. Krishti nuk tha qė tė shijojmė kėnaqėsinė e Tij, por ftoi dhe pastaj dėrgoi. Dalje do tė thotė rrezik, nuk ėshtė e lehtė tė ndihesh nė ambiente tė tjera, por dalje do tė thotė edhe liri, dhe sidomos besim ndaj Atij qė na dėrgoi. Unė besoj se lulėzimi i Orthodhoksisė do tė vijė me dy krahė: me praninė e jetės murgėrore, por gjithashtu edhe me njė prezencė tė gjallė apostullimi. Tė mos kėmbėngulim tė fluturojmė vetėm me njė krah, sado qė mund tė jetė e mundur dhe e bukur. Uroj qė Kisha e Rumanisė tė jetė gjithnjė pararojė e evoluimeve nė Rumani edhe nė Evropė.
Pasdite Kryepiskopi vizitoi njė vėllazėri murgeshash pranė kishės katedrale Kryeengjėjt Mikael dhe Gabriel tė Krajovės, ku u njoh me punėn e tyre tė veēantė sociale, edukative kishtare me fėmijėt, tė rinjtė dhe tė rriturit, trajnim katekistėsh, kurse trajnimi, edukimi social dhe psikologjie etj., si dhe komunikimi i tyre nėpėrmjet internetit me tė rinj qė kėrkonin tė dinin rreth besimit dhe jetės orthodhokse, udhėzimeve shpirtėrore e edukative. Me tė vėrtetė ishte njė vėllazėri motrash shumė e gjallė dhe e gjendur nė problemet e ndihmėn sociale tė komunitetit tė Krajovės. Shembull me tė vėrtetė i zellshėm e aktiv ishte nėna e tyre, igumene Siluana, qė kishte njė ndjesi tė madhe, horizont mjaft tė gjerė e tė thellė.
Nė mbrėmje nė Teatrin Kombėtar Marin Soresku tė Krajovės u dha programi artistik me rastin e 600-vjetorit tė fjetjes sė Shėn Nikodhimit (1406-2006), program i pėrgatitur nga aktorėt profesionistė tė teatrit me recitime, kėngė, poezi, dialogje shpirtėrore, poema, tė psalura kishtare bizantine nga kori 50-vetėsh i Dioqezės, njė film pėr manastirin e shenjtin. Nė fund pėrshėndetėn Mitropoliti Teofan dhe Kryepiskopi Anastas.
* * *
Tė nesėrmen, mė 23 shtator, programi ishte edhe mė i ngjeshur. Kryepiskopi dha njė intervistė nė Televizionin Kombėtar Rumun TVR e mė pas u vizitua qendra e Mitropolisė, kisha-historike tė qytetit, monumente nė qytetin Tagu Jiu etj. Nė Manastirin e Shėn Nikodhimit tė Tismanės Kryepiskopin e pritėn nė hyrje tė gjitha murgeshat, me ceremoninė kishtare tė pritjes sė njė hierarku tė lartė: me himnin Kryezotin dhe Kryepriftin..., si dhe episkopi i zonės Nikodhimi me Ungjill bashkė me klerikėt dhe besimtarėt e ardhur nė prag tė kremtimit madhėshtor. Pas pritjes u bėnė pėrshėndetjet dhe u shtrua dreka e rastit. Pasdite mbėrriti edhe Patriarku Teoktist, tė cilit iu bė e njėjta pritje, duke pasuar nė vazhdim me disa aktivitete, njėri prej tė cilėve ishte edhe simpoziumi pėr jetėn murgėrore, vendosur nga Sinodi i Shenjtė i Rumanisė, ku u bė edhe promovimi i librit tė Mitropolitit tė Nafpaktos Hierotheu, i ftuar nė kėtė kremtim, pėrkthyer nė rumanisht.
Ishte me tė vėrtetė njė takim historik sepse u mblodhėn pėr herė tė parė pėrgjegjėsit e jetės murgėrore tė Rumanisė. Nė fund tė promovimit Kryepiskopi Anastas tha se pasi kemi shijuar dhe siguruar drejtimin drejt Perėndisė duhet qė ta dėshmojmė kėtė besim e ta japim kėtė pėrvojė edhe tek tė tjerėt, duke theksuar rolin dhe mundėsinė e sotme pėr ungjillėzim: Kisha Orthodhokse ka si detyrė qė tė ungjillėzojė, dhe nė shek. 21 provokimi pėr zhvillimin mė tė madh tė Orthodhoksisė do tė vijė nga 2 burime: nga drejtimi vertikal - ne me Perėndinė nga ku varet edhe thellėsia e jetės murgėrore dhe nga drejtimi horizontal - ne me njėri-tjetrin, duke dalė nga vetja jonė. Nė kėtė formė kryqi edhe Kisha e Rumanisė ka tė gjitha mundėsitė tė jetojė kėtė hapėsirė tė apostullimit, edhe nė drejtim tė Evropės sė Bashkuar qė pritet tė jetė pjesėtare..., duke kujtuar edhe shembullin e Shėn Nikodhimit, i cili u largua nga vendi i tij dhe erdhi kėtu nė Rumani, ai nuk lindi kėtu. Ai jep njė mesazh tė gjallė tek kleri dhe populli rumun duke riorganizuar kėtu edhe jetėn murgėrore.
* * *
Tė dielėn, mė datė 24, u celebrua Liturgjia Hyjnore Arkihieratike nė sheshin jashtė manastirit, pėr arsye tė mijėra e mijėra pelegrinėve tė ardhur pėr tė marrė pjesė nė kremtimet madhėshtore. Mė parė u zhvillua litania e ikonės sė shenjtit, shoqėruar me flamuj tradicionalė kishtarė (lavare), nga psaltėt, nėndhjakonėt, dhjakonėt, priftėrinjtė, episkopėt, mitropolitėt dhe primatėt e Rumanisė dhe Shqipėrisė. Ajo qė e shtonte madhėshtinė e kremtimit, ishte edhe muzika bizantine qė pslnin koret e tė dy katedraleve, tė Mitropolisė sė Krajovės dhe Episkopatės sė Tismanės, muzikė qė jehonte nė qetėsinė rrėzės sė Karpateve, tė zonės sė Gorshit, plot me gjelbėrim, pyje dhe ujė tė bollshėm, duke tė tė ngritur akoma mė lart shpirtėrisht. Pėr herė tė parė nė kėtė vend tė Rumanisė u thanė nė shqip thirrjet dhe lutjet nga Kryepiskopi Anastas, si edhe lutjet dhjakonore e fragmenti i Ungjillit tė ditės: peshkimi i mrekullueshėm dhe dishepujt e parė. Pas komentit tė shkurtėr pėr fragmentin ungjillor, bėrė nga Mitropoliti i Kluzhit Bartolomeo, Kryepiskopi Anastas i shprehu pėrgėzimet e tij Patriarkut tė Rumanisė Teoktist, Mitropolitit tė Oltenias Teofan, si edhe tė gjithė vėllezėrve klerikė dhe gjithė besimtarėve tė pranishėm. Pastaj Kryepiskopi theksoi rolin e apostujve nė apostullimin e kombeve pėrtej Izraelit, sipas detyrės tė ngarkuar nga Jisui, kėtė gėzim tė Ngjalljes nuk mund ta mbanin vetėm pėr vete, por duhet ta transmetonin kudo nė botė. Edhe ne si Kishė Orthodhokse nė tėrėsi nuk jemi muze i tė vėrtetave tė besimit, por jemi pararoja dhe shpallja e besimit. Sot kemi bekimin qė jemi mbledhur pėr tė nderuar Shėn Nikodhimin, i cili e jetoi gjallėrisht Ungjillin e Krishtit, erdhi nė njė kohė tė vėshtirė tė kohės pėr tė shpallur Ungjillin, ai erdhi nė kėtė vend duke kujtuar dhe imituar apostujt, duke rigjallėruar murgėrinė. Nė fund, Kryepiskopi tha se Pėr pak kohė Rumania do tė hyjė si anėtare e Evropės sė Bashkuar. Ajo nuk vjen nė Evropė si e varfėr, por si njė vend i pasur me jetė shpirtėrore, qė ėshtė mjaft e domosdoshme nė kohėn e sotme pėr Evropėn. Ndaj mos kini frikė nė kėtė hap tė ri, sepse keni shumė pėr tė dėshmuar pėr tė vėrtetėn....
Mė pas Patriarku Teoktist foli pėr ditėn kremtuese dhe rėndėsinė e saj historike ...Pėr ne ky manastir ėshtė Sioni i Ri, sepse kėtu rrezaton Shėn Nikodhimi, i cili na lartėson tek thellėsia dhe mendimi i Filokalisė me veprėn e tij... kėtu gjejmė faqe nga historia e hegjemonėve tė Vllahisė, emrat e tė cilėve pėrkujtuam nė kėtė Liturgji. Shenjti ishte njė lidhje midis Orthodhoksisė sė Malit tė Shenjtė dhe tė Ballkanit... nė Moldavi, nė Transilvani dhe kudo do tė gjejmė frutat e veprės sė Shėn Nikodhimit. Dita e sotme na mbledh tė gjithėve qė tė jetojmė vlerat e Orthodhoksisė sonė, ashtu siē dėgjuat edhe fjalėn e Kryepiskopit Anastas, i cili ėshtė bariu i Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, ku erdhėn komunistėt dhe e bėnė shtet pa kisha, pa fe, pa besim dhe shkatėrruan gjithēka fetare. Dhe erdhi Fortlumturia e Tij, qė me hirin e Perėndisė, me veprėn e tij apostolike bėri tė mundur ringritjen e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nga zeroja. Dhe prandaj Fortlumturia e Tij i Shenjtė iu foli me njė mėnyrė qė mundėn ta dėgjojnė edhe universitetet mė tė dėgjuara, madje atė mundi ta dėgjojė edhe Universiteti i Oksfordit. Fortlumturia ėshtė njeri i shkencės, jetoi fenė si prof. universiteti por dhe si hierark jeton pėrvojėn e komunikimit me - Perėndinė. Nė fund pėrshėndetėn edhe pėrfaqėsuesi i Presidentit tė Republikės, si dhe i Ministrisė sė Arsimit dhe Fesė. Pasoi kungimi i popullit tė shumtė pjesėmarrės, qė bashkė me priftėrinjtė e zonės mbushėn sheshin e madh. Ky aktivitet u pasqyrua edhe nga mediat kombėtare e lokale.
Nė fund tė kėtij aktiviteti 2-ditor kremtues u shtrua edhe dreka festive pėr tė ftuarit e shumtė. Mė datėn 25 Kryepiskopi dhe ata qė e shoqėronin u nisėn drejt Bukureshtit, ku gjatė rrugės vizituan edhe disa manastire. Mė pas u pritėn nga Fortlumturia e Tij Teoktist nė Selinė Patriarkale, ku u shtrua edhe njė drekė, e mė pas u pėrcollėn pėr nė aeroport.
Hierodhjakon Asti Bakallbashi
* Kujtojmė qė nė nėntor 2003, delegacioni i Kishės sonė, i pėrbėrė nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti Joan dhe klerikė tė tjerė, kreu vizitėn e parė zyrtare pas ringritjes nga themelet, nė Kishėn Orthodhokse tė Rumanisė. Gjatė saj Kryepiskopi Anastas u nderua me medaljen dhe titullin akademik mė tė lartė tė Fakultetit Teologjik tė Universitetit tė Bukureshtit Dumitru Staniloae dhe u dekorua nga Presidenti i Republikės sė Rumanisė Iliesku. (shih Ngjallja, dhjetor 2003).
24 Dec 2006
Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces miratoi jashte rendit te dites propozimin e perkrahur nga PS, por te refuzuar nga PD, per te nderuar kryepeshkopin e Kishes Autoqefale Shqiptare.
Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces ka miratuar dje mes debatesh te shumta, dhenien e titullit Qytetar Nderi, kryepeshkopit te kishes ortodokse shqiptare, Evangjelos Janullatos.
Si nisi
Debatet ne Keshillin Bashkiak te Korces per kryepeshkopin Janullatos erdhen pas nje kerkese per ti dhene titullin me te larte si qytetar nderi i qytetit te kitarave. Ne mbledhje u pa se ky titull shkaktoi habi, por dhe debate te forta nga te dyja krahet e keshilltareve, ndonese rebelet kane qene pak ne numer, vetem pese te tille. Jashte rendit te dites, Keshilli Bashkiak i Kores ka propozuar dhe hedhur per votim propozimin per titullin me te larte si qytetar i nderit per kryepeshkopin Janullatos. Kerkesa ka mberritur fillimisht ne degen vendore te Partise Demokratike te Korces, por nuk eshte pranuar nga kjo e fundit. Nderkohe ajo ka gjetur mbeshtetjen e kryetarit te grupit te keshilltareve socialiste Niko Pandeli.
Pro dhe kunder
Ne fakt nisma ka ardhur nga nje grup qytetaresh korcare te komunitetit ortodoks, nje pjese e te cileve intelektuale te njohur te ketij qytetit. Ata, ne prag te Krishtlindjeve kane dashur ti bejne nje dhurate te vecante Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos. Debatet kane mbeshtjelle keshillin bashkiak. Ai qe kundershtuar me force kete vendim para votimit te tij, ka qene kreu i partise se Ballit Kombetar dhe njekohesisht sekretar i pergjithshem i PBK-se, Arben Hoxha duke dhene voten e tij kunder. Nderkaq kane dale jashte grupit te majte me abstenimin e tyre dhe keshilltaret socialiste Fehmi Xhemi dhe Gezim Spaho.
Votimi
Pavaresisht nga keto zhvillime, me shumice votash kreu i kishes Autoqefale shqiptare u vendos qe te nderohet me titullin e larte. Keshilli bashkiak i qytetit te Korces, ne mbledhjen e djeshme, ka votuar me shumice votash zgjedhjen si "Qytetar Nderi" Kryepeshkopin e kishes ortodokse shqiptare, Hiresine e tij Evangjelos Janullatos. Motivacioni i titullit, ishte per: "Rizgjim madhor te ortodoksise dhe ringritje te institucioneve fetare". Kryepeshkopi Janullatos eshte votuar pro me vota nga 21 anetare te keshillit bashkiak te Korces per titullin " Qytetar Nderi". Burime nga mbledhja e ketij keshilli, bene te ditur se nga 24 keshilltare te pranishem ne mbledhje, perfaqesuesi i Ballit Kombetar Arben Hoxha ka votuar kunder dhenies se ketij titulli, kurse dy keshilltaret socialiste kane abstenuar. Keshilltari tjeter i majte Sytki Mulla dhe perfaqesuesi i Partise Komuniste Gjerak Larti braktisen mbledhjen ne castet e votimit, duke mos pranuar te votojne nje vendim te cilin e kane cilesuar si shume te dyshimte. Ne kete menyre, ata kane dale kunder dhe keshilltarit te majte Niko Pandeli qe hodhi propozimin ne keshill, pa qene ne rendin e dites. Duket se dhe ata qe abstenuan me vote ose me largimin e tyre nuk kane pasur guximin te dalin fare hapur kunder, ndaj kane gjetur nje zgjidhje me origjinale sipas tyre. Gjithsesi shumica ka vendosur njezeri dhe tashme Korces i eshte shtuar si qytetar nderi dhe kreu i kishes ortodokse autoqefale Janullatosi. Dhenia e titullit, mesohet se do te behet me nje ceremoni te posacme, ne ditet ne vazhdim ne prag te Krishtlindjes.
Irena Vreto
http://www.korcavizion.com/index.php...rticle&sid=394
Tė falėnderojmė Perėndinė qė frymėzon njerėz qė tė punojnė pėr paqen
- Fjala e Kryepiskopit Anastas, President Nderi i Konferencės Botėrore “Fetė pėr Paqen”, me rastin e nėnshkrimit tė Konventės pėr minat antinjeri. Oslo, 2 dhjetor 2008 -
“Minat antinjeri janė pėrdorur nė luftė, tė paktėn nė 21 vende”, midis tyre edhe nė Shqipėri dhe nė Kosovė, duke pasur njė impakt afatgjatė humanitar dhe socialekonomik. “Njihen 34 vende qė i prodhojnė e afėrsisht 73 vende, rreth 40% e botės, i magazinon ato. Nė mbarė botėn, numri i tyre ėshtė me miliarda1”. Duke lexuar kėto fakte nė raportet zyrtare tė studimeve tė Kombeve tė Bashkuara, ne vlerėsojmė mė shumė rėndėsinė e nėnshkrimit tė Konventės pėr minat antinjeri nė Oslo. Prandaj dhe e pėrshėndesim kėtė akt me kėnaqėsi dhe gėzim tė thellė.
Ne duhet tė pėrgėzojmė me gjithė zemėr tė gjithė ata qė kanė punuar pėr realizimin e kėsaj marrėveshjeje me rėndėsi tepėr tė veēantė. Dhe, duke folur nė terma fetarė, ne duhet tė falėnderojmė Perėndinė qė frymėzon njerėz qė tė punojnė pėr paqen me vendosmėri dhe me nisma konkrete. Sigurisht, pėrpjekjet nuk mbarojnė me nėnshkrimin e kėsaj Marrėveshjeje. Tani nis procesi i gjatė i implementimit tė saktė tė saj. Nė gjithė kėtė procedurė, kontributi i feve mbetet vendimtar. Meqenėse, sė bashku me personalitete tė shquar tė feve tė ndryshme, pėrfaqėsojmė Konferencėn Botėrore “Fetė pėr Paqe” (organizata botėrore mė e madhe dhe mė pėrfaqėsuese multifetare qė i ėshtė dedikuar paqes), unė do tė doja tė nėnvizoja tri pika tė shkurtra:
1. Pas minave shpėrthyese dhe armėve tė tjera dhe pas konflikteve tė armatosura, qėndron lakmia njerėzore, urrejtja dhe egoizmi i tmerrshėm njerėzor. Kėta janė armiqtė realė tė njerėzimit, qė shkatėrrojnė respektin, solidaritetin dhe paqen midis njerėzve. Kėto impulse tė rrezikshme njerėzore mund tė zbuten kryesisht nga njė ndėrgjegje e pastėr fetare dhe frymėzim shpirtėror.
2. Tė gjithė njerėzit e fesė duhet t’i rezistojnė pėrdorimit tė saj nė konflikte tė armatosura dhe nė mbėshtetje tė terrorizmit. Nė ditėt tona, fetė vazhdojnė tė ushtrojnė njė ndikim, edhe pse ato, sigurisht, nuk janė instrumente nė vendimmarrjen e liderėve politikė dhe ekonomikė. Kėto vendime merren nė bazė tė kritereve dhe interesave tė tjera. Por nė tė njėjtėn kohė, terminologjia fetare rrėshqet nė gjuhėt e liderėve qė e kundėrshtojnė atė, kur duhet tė invokohet Perėndia.
Njerėzit qė i takojnė besimit duhet t’i rezistojnė kėsaj mėnyre sjelljeje, kėshtu qė feja tė mbajė rolin e saj tė shenjtė: atė tė paqebėrjes, tė faljes, tė pajtimit. Era e stuhishme, e vogėl apo e madhe, e luftėrave, nuk duhet tė fshijė shenjtėrinė e fesė, duke i mbushur zemrat e njerėzve me hidhėsi dhe urrejtje pėr besimet e tjera.
3. Pėrpjekjet thelbėsore pėr eliminimin e pėrdorimit tė armėve, duke pėrfshirė edhe minat antinjeri, dhe njė betejė e efektshme pėr paqen, kanė nevojė pėr vizion tė qartė, pjesėmarrje personale dhe njė pėrpjekje tė vazhdueshme. Le t’i lutemi Zotit tė dashurisė tė ndriēojė tė gjithė burrat dhe gratė qė tė punojnė me zell kundėr konflikteve tė pėrgjakshme. Le tė pėrdorim pushtetin e fesė pėr zbutjen e zemrave, shėrimin e plagėve dhe pėr t’i sjellė njerėzit mė afėr sė bashku, nė paqe dhe nė solidaritet.
1 Rosy Cave, “Cluster Munitions in Albania and Lao PDR” Introduction, UNIDIR/ 20067/16. Shiko gjithashtu Human Rights Watch, Global Interview of Cluster Munition Use, Stockpiling and Transfer, March 2006.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-01-2009 mė 15:55
Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe Gjithė Shqipėrisė, prof. dr Anastas Janullatos ėshtė nderuar me titullin Doktor Honoris Kauza. Ky titull i ėshtė dhėnė ditėn e enjte nga senati i universitetit Fan S. Noli nė Korēė. Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė intelektualė tė qytetit tė Korēės, drejtues tė pushtetit vendor, pėrfaqėsues tė besimeve fetare si dhe pėrfaqėsues tė konsullatės greke. Gjatė ceremonisė sė dhėnies sė titullit pėrshėndeti rektori i universitetit Fan S. Noli nė Korēė, Gjergji Mero, prefektja e qarkut Korēė, prof. dr. Elfrida Zefi, kryebashkiaku i Korēės, Niko Peleshi si dhe intelektualė tė tjerė tė kėtij qyteti. Nga tė pranishmit kryepeshkopi Janullatos u vlerėsua si personalitet i shquar nė fushėn e teologjisė, si njeri qė ka spikatur nė tė gjitha artikujt dhe librat e botuar, si humanist i madh, si njohės i shumė gjuhėve tė huaja, por edhe si njeriu qė ka kontribuar pėr dialogun dhe bashkėjetesėn ndėrfetare. Nga ana e vetė Janullatos u shpreh se e ndjente veten si njė korēar i vogėl. Ai ėshtė shprehur gjithashtu se e ndjente veten mjaft tė nderuar nga ky titull. Me kėtė rast ishte organizuar njė ceremoni e veēantė nga senati i kėtij universiteti.
Link
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
(per me shume info klikoni
http://www.orthodoxalbania.org/Shqip...htypiFrame.htm
Nė njė atmosferė tė mrekullueshme dashurie dhe besimi, surpriza e kėndshme shndėrrohet nė mallėngjim dhe mirėnjohje. Mikpritje e ngrohtė dhe njė ngjarje historike jo vetėm pėr njė qytet.
Tė enjten nė mesditė, mė 15 janar, Universiteti i Korēės Fan S. Noli, i dorėzoi Kryepiskopit Anastas, titullin Doktor Honoris Causa. Ky ishte titulli i parė qė Universiteti i Korēės jep nė historinė e tij. Nė ceremoninė e rastit, pėrveē klerikėve dhe shumė besimtarėve, merrnin pjesė edhe Prefektja e Korēės, znj. Elfrida Zefi, Kryetari i Qarkut tė Korēės, z. Ilia Milo, Kryetari i Bashkisė, Korēė, z. Niko Peleshi, Rektori i Universitetit tė Korēės, z. Gjergji Mero etj.
Rektori e vlerėsoi lart figurėn e Kryepiskopit Anastas dhe e prezantoi para tė pranishmėve, duke lexuar biografinė si edhe duke pėrmbledhur veprat kryesore tė Fortlumturisė sė Tij. Ai tha se Anastasi do tė jetė prijėsi i tė gjithė titujve qė do tė japė ky universitet dhe ėshtė njė nder pėr Universitetin qė mban emrin e Fan Nolit tė nderojė Kryepiskopin Anastas, tė parin me kėtė titull. Mė pas, e mori fjalėn Prefektja znj. Elfrida Zefi, e cila e cilėsoi njė erudit dhe personalitet tė shkėlqyer figurėn e Kryepiskopit Anastas. Kryetari i Bashkisė Niko Peleshi e falėnderoi pėr kontributin nė bashkekzistencėn dhe tolerancėn fetare.
Pohoj se mė erdhi i papritur lajmi qė Universiteti i Korēės vendosi tė mė japė titullin doktor nderi. Ju falėnderoj tė gjithėve nga thellėsia e shpirtit. Lentja zmadhuese e fisnikėrisė dhe e dashamirėsisė tė parafolėsve i dha mė shumė pėrmasa kontributit tim. Ndaj sėrish ju falėnderoj tė gjithėve nxehtėsisht. Dashuria dhe vlerėsimi juaj ofrojnė me tė vėrtetė mbėshtetjen e nevojshme nė pėrpjekjen qė na ka ngarkuar Perėndia nėnvizoi gjatė fjalės pėrshėndetėse Kryepiskopi.
Mė tej, ai mbajti edhe temėn me titull Vlerat mbarėnjerėzore tė feve, duke theksuar se: ėshtė e nevojshme tė bėhet me gjykim tė thellė pėrafrimi dhe bashkekzistenca paqėsore, pa u sakrifikuar personaliteti i veēantė i grupimeve dhe i popujve. Tė kėrkohet njė shteg i ndėrmjetėm dhe tė qartėsohet pėrsėri dhe pėrsėri karakteri, qėllimi dhe shpresa e kėtij dialogu.
Nė fund tė fjalės sė tij, Kryepiskopi Anastas tha: Unė gjithmonė them se jam njė shqiptar i vogėl nga Korēa. Tani do ta plotėsoj, duke thėnė se jam edhe njė student i ri i Universitetit tė Korēės.
Kėrkesa pėr dhėnien e titullit Doktor Honoris Causa u bė nė shkurt 2007 nga njė grup prej mė shumė se 190 intelektualėsh nga qyteti i Korēės. Senati i Universitetit Fan Noli e pranoi kėtė kėrkesė dhe i propozoi Kėshillit tė Kualifikimit Shkencor nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės dhėnien e kėtij titulli qė u miratua nga Kėshilli i Kualifikimit Shkencor nė 27 korrik 2007 me Kryetar (nė atė kohė) Ministrin e Arsimit dhe Shkencės, z. Genc Pollo.
Krijoni Kontakt