Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 61
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryepiskopi Anastas zgjidhet Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave

    Nentor 2003

    Para pak ditėsh, Konferenca Evropiane e Kishave bėri zgjedhjen e organeve tė reja drejtuese tė saj. President u zgjodh Jean-Arnold Clermont, president i Federatės Protestante tė Francės. Zėvendėspresidentė u zgjodhėn Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij Anastasi dhe Margarethe Isberg, nga Suedia. Konferenca Evropiane e Kishave ėshtė organizata mė e madhe fetare nė Evropė, e cila pėrfshin 125 kisha orthodhokse, protestante etj., dhe ka njė bashkėpunim tė ngushtė edhe me Kishėn Katolike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:44

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ai i dha shpresė vendit tė tij

    Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos - Artikull i revistės sė njohur “Parade”, botuar nė SHBA

    - nga Nicholas Gage -

    “Ne nuk duhet tė humbasim asnjė ditė tė vetme.”

    Njė plumb ka mbetur nė dritaren e zyrės spartane tė Kryepiskopit Anastas nė Tiranė, i ndaluar nė fluturimin e tij nga xhami i dyfishtė. Ai ėshtė shtėnė nga njė snajper gjatė trazirave politike tė vitit 1997, qė e shtynė Shqipėrinė - njė vend me shumicė myslimane - nė kaos dhe kur jeta e Tij rrezikohej shumė. Kryepiskopi thotė: “E kam lėnė aty, pėr tė mė kujtuar sė jeta mund tė mbarojė nė njė sekondė. Ne nuk duhet tė humbasim asnjė ditė tė vetme’’. Pak njerėz i pėrdorin ditėt e tyre si Kryepiskopi Anastas. Delikat por energjik, hierarku 73-vjeēar i ka kaluar kėta 12 vjetėte fundit, duke kapėrcye r pengesat e pamata, pėr tė arritur njė mrekulli tė prekshme nė njė nga vendet mė tė varfra tė Europės.

    Gjatė regjimit komunist, qė zgjati nga 1944-1990, Shqipėria - njė vend me 3,5 milion banorė nė veri tė Greqisė, u bė vendi i vetėm nė botė qė ndaloi ēdo formė ushtrimi tė fesė. Edhe vetėm bėrja e kryqit mund tė tė ēonte nė burg. Ēdo kishė a xhami u shkatėrrua apo u kthye pėr pėrdorim sekular dhe Shqipėria u izolua nga pjesa tjetėr e botės.

    Nė dyzinėn e viteve qė Anastasi ndodhet nė Shqipėri, ai jo vetėm qė ringjalli Kishėn Orthodhokse, por dhe frymėzoi njė popull tė hidhėruar dhe tė keqtrajtuar. “Nuk mė vjen nė mend asnjė tjetėr qė tė ketė kontribuar mė shumė nė rilindjen e Shqipėrisė si njė vend i lirė Europian sesa Kryepiskopi Anastas”, - thotė Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano.

    Si ish-profesor universiteti, qė ndihmoi tė rilindte njė popull tė goditur nga dekadat e diktaturės sė pamėshirshme, Ai u ofron njė mėsim tė fuqishėm amerikanėve, qė po pėrballen me tė njėjtėn sfidė nė Irak. “Tani, irakenėt, si shqiptarėt kur unė erdha kėtu, janė dyshues dhe jo miqėsorė, sepse ata kanė jetuar pėr shumė kohė nėn frikė dhe shtypje, - thotė Kryepiskopi Anastas. - Sekreti pėr tė ndryshuar kėtė sjellje ėshtė qė tė tregohet, se amerikanėt tregojnė kujdes dhe se amerikanėt tregojnė kujdes dhe respekt pėr ta. Respekti pėr tjetrin ėshtė njėkohėsisht esenca e Krishtėrimit dhe e Demokracisė. Ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme t’i qėndrosh besnik kėtij parimi nė vendet ku ka pėrplasje kulturash.”.

    Pas rėnies sė komunizmit, Kryepiskopi Anastas u dėrgua nė Shqipėri mė 1991 nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojės, lideri shpirtėror i tė Krishterėve Orthodhoksė, pėr tė parė gjendjen nė tė cilėn ndodhej besimi nė vend. Ai gjeti 1600 kisha tė shkatėrruara dhe vetėm 22 priftėrinj tė moshuar ende gjallė, nga 440 qė kishin shėrbyer nė Shqipėri para komunizmit.Por shqiptarėt ishin kaq tė dėshiruar pėr liri besi mi, dhe shumė prej tyre mblidheshin pėr shėrbesa nė vendet ku asgjė nuk kishte mbetur nga kishat e tyre tė mėparshme, veē kambanave tė thyera.

    Kėshtu, Patriarku i kėrkoi Anastasit tė qėndronte dhe tė rindėrtonte vetė ai Kishėn Orthodhokse. Kur propozimi i tij u bė i ditur, shumė dyshonin se shkollari delikat - i lindur Anastas Janullatos nė Pire tė Greqisė - mund ta pėrballonte sfidėn. Dy atake tė rėnda tė malaries e kishin detyruar tė linte misionin e Tij nė Afrikėn Lindore, por ai vazhdoi tė jepte mėsim dhe tėshkruante libra, pėrfshirė edhe njė studim tė respektuar pėr Islamin.

    Kur thirrja erdhi pėr tė shkuar nė Shqipėri, “tė gjitha arsyet mė thonin se ishte njė mision pa asnjė shans”, thotė Kryepiskopi Anastas, i cili flet pesė gjuhė tė huaja, pėrfshirė dhe anglisht. “Mua m’u kėrkua tė ringjallja Kishėn pa asnjė mbėshtetje financiare, nė njė vendnė nevojė, qė po kalonte njė tranzicion tė ashpėr politik. Unė duhet tė mėsoja njė gjuhė tė huaj tė vėshtirė nė moshė tė thyer, tė jetoja nė kushte tė vėshtira, pa pritur tė kisha siguri kundėr kėrcėnimeve pėr jetėn time. Ēdokush tha se do tė isha i ēmendur tė qėndroja .”

    Pastaj, thotė, ai pa dėshpėrimin nė fytyrat e shqiptareve qė takoi. “Mendova, Kush do t’i ndihmojė kėta njerėz? Kush do t’u japė atyre shpresė?” Unė e dija qė kjo ishte njė sprovė dhe unė i thashė vetes: “Nė qoftė se ti ke besim, qėndro dhe pėrpiqu. Nė qoftė se jo, kthehu nė shtėpi”.

    Kėshtu ai qėndroi. Gjatė dekadės nė vazhdim Kryepiskopi kapėrceu shekuj problemesh etnike dhe fetare, pėr tė ngritur njė Kishė tė re nė tė gjithė vendin. Ai ndėrtoi 83 kisha, restauroi 140 kisha tė tjera tė rrėnuara, restauroi pesė manastire dhe ndėrtoi njė seminar, njė shtėpi pėr murgeshat dhe njė seli pėr Kryepiskopatėn.

    “Qė nė fillim, ai u pėrpoq jo vetėm pėr ringjalljen e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, por edhe pėr t’u shėrbyer gjithė shqiptarėve - duke ndėrtuar shkolla, klinika mjekėsore, qendra rinie, shtėpi fėmijėsh, kopshte dhe kampingje, - thotė At Lukė Veronis, 38 vjeē, njė prift orthodhoks nga Pensilvania, qė ka punuar me Kryepiskopin pėr 9 vjet. - Tė gjitha janė tė hapura pėr tė gjithė - tė krishterė, myslimanė, jobesimtarė.”.

    ***

    “Pėrparėsia jonė mė e madhe ėshtė rinia”, shpjegon Anastasi, i cili po qetėsonte njė grup fėmijėsh fshati, tė cilėt po prisnin nė radhė tė mjekoheshin nė njė klinikė dentare lėvizėse, duke u ulur ai i pari pėr tė kontrolluar dhėmbėt.

    Admirimi qė ai ka fituar nga gjithė shqiptarėt e shpėtoi misionin e Tij - dhe ndoshta dhe jetėn e Tij - mė shumė se njė herė. Meqenėse ai erdhi nga Greqia, e cila ka probleme kufitare me Shqipėrinė dhe pse mbrojti tė drejtat e minoriteteve, duke pėrfshirė grekėt etnikė, ai ishte objekt i sulmeve tė egra.

    Nė vitin 1994 - nė njė pėrpjekjepėr ta larguar Anastasin - presidenti i parė i Shqipėrisė i zgjedhur nė mėnyrė demokratike, Sali Berisha, projektoi njė kushtetutė, nė tė cilėn kėrkohej qė kreu i Kishės Orthodhokse duhej tė ishte i lindur nė Shqipėri dhe tė jetonte atje prej 20 vjetėsh. Kushtetuta u hodh nė referendum; tė gjithė ishin tė sigurt qė do tė aprovohej, sepse kishte mbėshtetjen e qeverisė. Kryepiskopi bėri gati valixhet. Por, pėr ēudinė e tė gjithėve, kushtetuta u rrėzua; Shqiptarėt e tė gjitha besimeve tė mėdha kishin votuar kundėr saj.

    Me kalimin e kohės, Kryepiskopi fitoi dhe admirimin e Sali Berishės, i cili ėshtė edhe lideri aktual i partisė mė tė madhe opozitare. “Unė respektoj ato qė ai ka arritur, veēanėrisht pėr ringritjen e Kishės Orthodhokse”, - thotė tani dr. Berisha, njė kirurg zemre.

    Pasi i mbijetoi referendumit, Anastasi pėrballoi shumė problemenė kaosin e vitit 1997, kur nė Shqipėri ranė skemat piramidale, nė tė cilat shumica e shqiptarėve kishin investuar. Tė gjithė tė huajt, me pėrjashtim tė 20 vetėve, lanė vendin; mbisundoi anarkia; u shpėrthyen depot ushtarake dhe u morėn njė milion armė. Nata ndriēohej nga armėt qė shkreheshin. Kryepiskopi u shfaq nė radio e televizor, duke bėrė thirrje pėr qetėsi dhe nxitur shpresė. “Erdhėn punonjės ndėrkombėtarė tė ndihmave dhe tė gjithė ne, pėrfshirė edhe Kryepiskopin, shpėrndanim ushqime pėr familjet nė nevojė, nganjėherė duke udhėtuar tetė orė deri nė ndonjė fshat tė humbur”, - thotė Penny Deligiannis, e cila drejtoi ushtrinė humanitare tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri.

    “Ēdo natė hapnin zjarr mbi zyrėn dhe rezidencėn time, - rikujton Kryepiskopi, - por, pėr fat asnjė nuk u godit, faleminderit Perėndisė”.

    Pavarėsisht nga rreziku, Ai beson se kjo pėrvojė e solli atė mė pranė shqiptarėve: “Ajo provoi se ne nuk jemi kėtu vetėm pėr tė luajtur Samaritanin e mirė, por pėr tė jetuar me ta, pėr tė ndarė rrezikun qė ata pėrballojnė dhe pėr t’u treguar, se dhe nė kohėn mė tė vėshtirė, kishte gjithmonė shpresė.”

    Dy vjet mė vonė, mijėra shqiptarė nga Kosova u derdhėn nė vend, kur forcat serbe i sulmuan. “Ne ndihmuam sa mė shumė tė ishte e mundur nga ata, duke ditur qė shumica ishin myslimanė”, - thotė Anastasi. - Mblodhėm mė shumė se 12 milion dollarė pėr tė ndėrtuar kampe pėr tė strehuar, ushqyer e kujdesur pėr rreth 33mijė refugjatė.

    Kėto pėrpjekje ndihmuan tė forcohen marrėdhėniet e Kryepiskopit Anastas me shqiptarėt myslimanė. “Ne pėrpiqemi tė tregojmė, se komunitetet fetare mund tė shkojnė sėbashku dhe tė ndihmojnė njėra-tjetrėn,- thotė Anastasi. - Islami ka mundėsi tė bėhet shumė agresiv ose shumė i moderuar. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė shmangim rėnien e institucioneve fetare nė duart e fanatikėve”.

    Sulmi ndaj Irakut ka shqetėsuar Arabėt, beson ai. “Ata ndihen tė prekur, por nėse Amerika tregon se ėshtė e sinqertė nė respektimin e lirisė dhe fesė sė popullit iraken, qėndrimi i botės myslimane do tė pėrmirėsohet ndjeshėm.”

    Pėr tė ndihmuar shqiptarėt myslimanė Kryepiskopi pėrdori deri nė limit burimet e Tij, tė cilat vijnė tėrėsisht nga donacione. Njė shembull ėshtė klinika mjekėsore nė Tiranė, ku kujdesen pėr 3000-4000 vetė nė muaj, shumica myslimanė. “Asnjė nuk ėshtė kthyer mbrapsht, - thotė Charles Linderman, 37 vjeē, mjek amerikan qė vjen nga Cleveland-i, i cili drejton sektorin e kirurgjisė, - dhe unė e di qė ende janė lėnė kisha tė pandėrtuara, nė mėnyrė qė tė funksiononte klinika.” Ndėrmjet pacientėve kanė qenė vejusha dhe vajzae diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili nxori tė jashtėligjshme fenė.

    Kryepiskopi Anastas ėshtė i guximshėm edhe me tė krishterėt e tij orthodhoksė: “Kur ne filluam seminarin tonė, tė gjithė u ēuditėn qė pranuam studente femra, - kujton Ai. - Ne na duheshin ato tė drejtonin programe dhe tė jepnin mėsim, por gjithashtu, unė besoj se gratė mund tė lozin njė rol mė tė madh nė jetėn e Kishės”.

    Si rezultat i kėsaj largpamėsie dhe arritjeve tė tij, Kryepiskopi ka tėrhequr nė Shqipėri amerikanė dhe evropianė - pėrfshi kėtu mjekė, infermiere, arkitektė, priftėrinj dhe deri ekspertė kompjuteri - qė e ndihmojnė nė punėn e Tij.

    Projekti mė ambicioz i Anastasit, tė cilin ai e sheh si kurorėzim tė misionit tė Tij nė Shqipėri, ėshtė tė rindėrtojė njė Katedrale Orthodhokse nė Tiranė, pėr tė zėvendėsuar atė qė ishte shkatėrruar nga komunistėt. Emri qė ka zgjedhur pėr katedralen mishėron atė ēka ai ka bėrė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt - “NGJALLJA’’.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:44

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    PROBLEMET MUND TE ZGJIDHEN SE BASHKU DHE ME KONSENSUS

    - Komiteti Qendror i Kėshillit Botėror tė Kishave zgjodhi Sekretarin e ri tė Pėrgjithshėm -
    - Mori pjesė Kryepiskopi Anastas, i cili dha njė kontribut aktiv e tė qenėsishėm nė zhvillimin e punimeve -


    Nga data 26 gusht - 2 shtator 2003 nė Gjenevė tė Zvicrės u mbajt sesioni i Komitetit Qendror tė Kėshillit Botėror tė Kishave. Ky sesion u dha mundėsi kishave anėtare tė shqyrtonin ēėshtjet ndėrkombėtare qė trondisin botėn e sotme si dhe dinamikėn e lėvizjes ekumenike. Nė kėtė veprimtari mori pjesė, si anėtar i kėtij organizmi drejtues tė KBK, edhe Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasi, i cili dha njė kontribut mjaft aktiv gjatė punimeve. Gjithashtu, i veēantė ishte falėnderimi pėr Kryepiskopin tonė, pėr kushtet qė krijoi me rastin e mbledhjes nė Shqipėri tė komitetit qė bėri pėrzgjedhjen e kandidatėve, kushte dhe atmosferė qė e lehtėsuan dhe e ndihmuan mjaft punėn e tij, duke arritur nė paraqitjen e vetėm dy kandidaturava tė vlerėsuara nga tė gjithė.

    Gjithashtu, u zgjodh Sekretari i ri i Pėrgjithshėm i Kėshillit Botėror tė Kishave, pastori Samuel Koba, nga kisha metodiste e Kenias. Ai zėvendėsoi pastorin nga Gjermania, Konrad Raiser, i cili kishte 11 vjet nė drejtimin e organizatės.

    Nė fjalėn e tij, Sekretari i ri Pėrgjithshėm deklaroi se problemet e ndeshura nga KBK mund tė zgjidhen vetėm sė bashku dhe, qė nė traditėn afrikane, marrja e njė vendimi kalon nė shumicėn e rasteve nėpėrmjet rrugės sė konsensusit.

    Kishat pjesėmarrėse nė mbledhjen e Komitetit Qendror pėrcaktuan edhe temėn e Asamblesė sė 9-tė tė Pėrgjithshme, qė do tė mbahet nė qershor 2006 nė Porto Alegre, nė Brazil: “Perėndia, nė hirin tuaj, transformon botėn!”.

    Edhe nė pėrcaktimin e temės, Kryepiskopi Anastas kontribuoi nė mėnyrė tė qenėsishme, duke propozuar futjen nė temė (siē edhe u bė), tė fjalėve “Perėndi” dhe “hir”. Tjetėr zgjedhje teme, ishte ajo nė kuadrin e dekadės “tė fitojmė mbi dhunėn!”, qė pėr vitin 2004 do ta ketė theksin tek SHBA, pėr tė inkurajuar kishat e atjeshme pėr njė qėndrim mė aktiv nė mbėshtetje tė paqes.

    Nė kėtė sesion njė vėmendje e veēantė iu kushtua edhe dokumenteve tė paraqitura nga rrjeti ekumenik nė mbėshtetje tė personave handikapatė (EDAN) dhe komisioni “Besim dhe rregull”, qė kishin tė bėnin sa me anėn teologjike aq edhe me masat praktike, qė duhet tė ndėrmarrin kishat pėr tė demonstruar njė afrim real tė personave me probleme tė tilla.

    Objekt i mbledhjes u bėnė edhe shumė probleme aktuale, ku u theksuan edhe nismat e marra nga KBK pėr ēėshtjen palestineze, tė Qipros apo tė Irakut, nisma qė kanė mundėsuar njė dialog ndėrfetar nė Lindjen e Mesme.

    Nė vėmendjen e mbledhjes ishte edhe situata e viteve tė fundit nė Evropė, qė ka njohur probleme tė konsiderueshme politike dhe ndodhet nė fazėn e njė shndėrrimi tė thellė. Kishat anėtare tė KBK shprehėn gjykimet e tyre mbi rolin e Kishės nė shumė drejtime, si ato mbi “Vlerat qė mbajnė unitetin evropian”, “Evropa dhe siguria” etj.

    Pėr sa i pėrket lėvizjes ekumemenike, Kėshilli Botėror i Kishave ka hapur njė debat mbi “rikonfigurimin e lėvizjes ekumenike”, pėr tė identifikuar fushat ku janė tė nevojshme ndryshimet, pėr t’iu pėrshtatur njė botė nė ndryshim tė vazhdueshėm. Ky proces do tė nisė nė nėntor 2003 nė Antelias tė Libanit dhe do tė vazhdojė nė mbledhjen e Komitetit Qendror mė 2005 dhe mė pas nė Asamblenė e Pėrgjithshme. Presidenti i Komitetit Qendror tė KBK, Aram I, e vuri theksin qė nė tė ardhmen KBK tė pėrqendrohet mė shumė nė dialogun ndėrfetar. Gjithashtu, Komiteti Qendror shprehu kėnaqėsinė, qė sot Kishat Orthodhokse anėtare ndihen mė shumė tė pėrfshira nė vendimmarrje. Eshtė punuar pėr tė vėnė nė jetė rekomandimet e “komisionit tė posaēėm”, sidomos ato pėr marrjen e vendimeve nėpėrmjet konsensusit.

    Nė mbledhje gjithashtu, u theksua se gjendja e sotme financiare ėshtė pak mė pozitive se vitet e shkuara, falė pėrpjekjeve pėr tė shkurtuar shpenzimet.

    Ish-sekretari i Pėrgjithshėm, pastori Konrad Raiser, pėrfitoi nga rasti nė fjalėn e tij tė fundit, pėr tė theksuar rėndėsinė e pėrfshirjes sė Kishės Katolike dhe disa kishave protestante nė njė lėvizje ekumenike mė tė gjerė, proces, qė do tė pėrfshijė e aktivizojė tė gjitha kishat anėtare. Nė fund, pėr nder tė z. Raiser u bė njė lutje dhe njė pritje, ku u vu nė dukje angazhimi i tij, vizioni si dhe ndjeshmėria dhe erudicioni, tė cilat i vuri nė shėrbim tė organizatės.

    Korresp. i gazetės “Ngjallja”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:44

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    “Dhe ju do tė jeni dėshmitarėt e Mi...” (Vep. 1:8)

    - Nga 15-22 korrik 2003, nė mjediset e Manastrit tė Shėn Vlashit dhe tė Akademisė Teologjike pranė tij, u mbajt Asambleja e XVIItė e Syndesmos, Organizatės Botėrore tė Rinisė Orthodhokse, e cila kėtė vit festonte edhe 50-vjetorin e themelimit. -
    -Morėn pjesė rreth 150 tė rinj, nga 40 vende tė botės -


    Pėr mė shumė se njė javė, mjediset pranė Durrėsit, do mbusheshin nga rreth 150 delegatė, nga rreth 40 vende, personeli ndihmės, tė ftuarit etj., tė cilėt kishin ardhur pėr tė festuar 50 vjet shėrbim ndaj Kishės dhe unitetit tė saj, 50 vjet dėshmie, misioni dhe rinovimi shpirtėror nė botėn orthodhokse dhe mė gjerė. Kryepiskopi Anastas ka thėnė se sa mirė ėshtė pėr Kishėn tonė, qė ne kemi kėtė histori tė bukur, aventurėn e Syndesmosit.

    Ēfarė mrekullie ėshtė tė kesh njė organizatė tė tillė nė aktivitet pėr mė se njė shekull, pa njė mbėshtetje financiare tė qėndrueshme dhe praninė e vazhdueshme tė njė stafi mjaft tė kualifkuar. Tė kesh tė pamundurėn, tregon se ėshtė dikush tjetėr qė ėshtė pas saj, ky person ėshtė Zoti Krisht, ėshtė Shpirti i Shenjtė qė punon mes nesh….

    Sipas statutit, detyrat e Asamblesė ishin vlerėsimi i punės 4-vjeēare tė bėrė nga organizata, tė bėheshin rekomandime e pėrcaktoheshin pėrparėsitė pėr politikat; programet dhe buxheti, tė zgjidheshin organet e reja drejtuese, tė shqyrtonin kandidaturat e reja dhe kontributin e organizatave pjesėmarrėse etj.

    Me kėtė rast ishte punuar qė mjediset e Manastirit dhe tė Akademisė tė ishin sa mė funksionale, nė shėrbim tė veprimtarisė. Gjithashtu, i bukur e funksional, u bė mbulimi i fushės sė sportit, duke e kthyer atė nė njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr zhvillimin e punimeve plenare. Tjetėr e veēantė, ishte vėnia nė dispozicion tė Asamblesė, e mjediseve moderne tė shtėpisė pėr fėmijėt, qė do hapet nė muajt e ardhshėm.

    Por, “punimet” e Asamblesė nisėn ditė pėrpara, me ardhjen e stafit organizator dhe tė Stewardwve, tė rinjve qė ndihmuan e shėrbyen me shokėt e tyre gjatė punimeve. Ata ishin mbi 30 tė rinj nga vende tė ndryshme, qė bashkė me tė rinj shqiptarė punuan pa pushim, pėr tė bėrė gjithēka gati pėr pjesėtarėt e Asamblesė (e quajnė veten - ushtarėt e shėrbimit), Lukashi nga Polonia, pėrgjegjėsi i tyre tha, se “kemi ardhur tė punojmė, tė lutemi e tė takojmė njėri-tjetrin.Tė jesh kėtu ėshtė njė dhuratė e madhe pėr secilin nga ne. Jemi tė privilegjuar tė ndihmojmė organizatorėt…

    Gjithashtu, na ka befasuar puna e rinisė shqiptare.” Aktiviteti i Asamblesė nisi tė martėn, 15 korrik. Nė fillim me shėrbesėn nė Kishėn e Manastirit dhe nuk mund tė ishte ndryshe pėr njė veprimtari tė tillė. Ēdo ditė punimet fillonin duke kėnduar himne fetare dhe me njė studim nga njė pasazh i Shkrimit tė Shenjtė Nė mėngjes, tė rinjtė u mblodhėn nė mjedisin e pėrgatitur enkas, i cili ishte i rrethuar nga banderola tė bardha ku ishin shkruar emrat dhe vitet e zhvillimit tė 16 asambleve tė mėparshme. Nė qendėr ishte kryqi i madh dhe njė ikonė e madhe e Zotit tonė Jisu Krisht, si dhe logoja e Syndesmos, me temėn e Asamblesė tė kėtij viti: “Dhe ju do jeni dėshmitarėt e Mi…” (Veprat e Apostujve 1:8). Ishte i siguruar edhe pėrkthimi nė disa gjuhė pėr pjesėmarrėsit.

    Punimet u drejtuan nga z. Hildo Boss, president i komanduar dhe sekretarja, Rebecca Hookway. Ēelja dhe lutja e hapjes, si mikpritės, u bėnė nga Kryepiskopi Anastas, i cili tha ndėr tė tjera: “Mirė se erdhėt nė Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė. Meqenėsė ėshtė hera e parė qė Asambleja e Syndesmos zhvillohet nė kėtė vend, dua t’ju them se kjo ėshtė shtėpia juaj, - sepse Kisha jonė ėshtė anėtare e njė Kishe tė vetme, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike. Arsyeja tjetėr ėshtė se ekziston njė lidhje organike e padukshme midis Syndesmos dhe Kishės sė Shqipėrisė. Vendimi i organizatorėve nė pranimin e misionit pėr tė ardhur dhe shėrbyer nė njė kishė krejtėsisht tė shkatėrruar pėrgjatė 23 viteve, tė njė persekutimi tepėr tė ashpėr, lidhet me pėrgatitjen teologjike dhe dinamizmin misiologjik qė u zhvillua brenda Syndesmos...

    Rindėrtimi i Kishės sė Shqipėrisė qė nga rrėnojat na afron njė tjetėr dėshmi - atė se idetė dhe qėllimet rinore nuk pėrfundojnė nė asamble e festivale. Syndesmos gjatė gjithė ekzistencės sė saj ka shprehur pėrkushtimin e vet dhe ka ofruar elemente tepėr tė vlefshme nė jetėn e orthodhoksisė bashkėkohore. Pėr kėtė le tė lavdėrojmė Perėndinė. Kėshtu, duke ecur pėrpara nė shekullin XXI, na presin sfida e beteja tė tjera, tė shoqėruara me bekime tė tjera. Gjatė shekullit tė shkuar u nėnvizua nevoja pėr tė mbėshtetur unitetin orthodhoks nė tė gjitha nivelet. Tani, nė kėtė shekull, tė njė globalizimi tė menjėhershėm, kjo gjė ėshtė akoma dhe mė e domosdoshme. Pėr shembull, kėtu nė Shqipėri ne nuk po rreshtim sė theksuari, se tė rinjtė nuk janė vetėm e ardhmja e Kishės, por edhe e tashmja e saj. Me shprehjen qė pėrbėn edhe moton e kėsaj Asambleje tė pėrgjithshme “Dhe ju do tė jeni dėshmitarėt e Mi”, Perėndia ynė na jep njė siguri “Dhe ju do tė merrni pushtetin e Shpirtit tė Shenjtė”. Le tė lutemi pra, me gjithė shpirt, qė Shpirti i Shenjtė tė na udhėheqė mendimet, ndjenjat dhe marrėdhėniet tona...”.

    Nė vazhdim, Presidenti Hildo Boss bėri apelin dhe u lexuan disa pėrshėndetje, si nga Rusia, Polonia, Finlanda, Ēekia dhe Sllovakia, Zelanda e Re etj. Pastaj, ai prezantoi grupin pėrgjegjės pėr mbarėvajtjen e Asamblesė dhe falėnderoi presidentėt e mėparshėm tė Syndesmos, disa prej tė cilėve ishin tė pranishėm etj.

    Nė pjesėn e dytė tė punimeve, pati referime pėr temėn e lidhjes midis brezave, tė lėvizjes rinore dhe mė pas, nė zyrat e informacionit, organizatat pjesėmarrėse realizuan njė ekspozitė mbresėlėnėse, me materiale pėrkatėse pėr organizatat dhe vendet nga vinin.

    E Mėrkurė, 16 korrik
    Punimet e ditės sė dytė nisėn me kėngė fetare nė gjuhėt e pjesėmarrėsve. Ishte njė ditė kulmore, sepse referoi, si folėsi kryesor i Asamblesė, Kryepiskopi Anastas, i cili ėshtė njė figurė e njohur nė gjithė botėn orthodhokse dhe mė gjerė, pėr kontributin e tij si shpirtėror ashtu edhe misionar e shkencor.

    Pas fjalės sė Kryepiskopit pati njė diskutim tė gjallė, ku u ndėrthurėn vlerėsimet pėr nivelin e lartė tė saj, me pyetjet dhe komentet rreth temės nga delegatė tė shumtė. Pastaj u vazhdua me njė raportim pėrsa i pėrket politikave dhe bilanceve midis dy asambleve, raportime nga Bordi drejtues etj. U vazhdua me grupe pune, si pėr ēėshtjet e raportuara ashtu dhe pėr tema tė tjera, si pėr promovimin e kooperimit ndėrorthodhoks, asistencėn pėr aktivistėt e rinj dhe pėrgatitjen e tyre, zhvillimin e ndėrgjegjėsimit teologjik etj.



    SYNDESMOS - unitet - dėshmi - rinovim

    SYNDESMOS, Organizata Botėrore e Rinisė Orthodhokse u themelua nė vitin 1953 nė Paris, nga njė grup teologėsh tė rinj orthodhoksė, qė mė pas u bėnė shumė tė njohur, ku pėrfshiheshin edhe At John Meyendorf, Nikos Nissiotis, Mitropoliti Georges Khodre, At Aleksander Scheman, Paul Evdokimov, Patriarku i ardhshėm i Antiokisė Ignati etj, . qė kėrkuan tė forcojnė dėshminė dhe unitetin e Kishės Orthodhokse.

    Syndesmos ka bekimin dhe mbėshtetjen e tė gjitha Kishave Orthodhokse dhe ka punuar tė nxisė njė reflektim mė tė thellė, rinovim dhe dėshmi tė krishterimit orthodhoks, nė disa fusha tė rėndėsishme, si ato tė jetės liturgjike, shėrbimi tė tė rinjve, misionit, teologjisė, lėvizjes ekumenike dhe afrimit me Kishat Orthodhokse Orientale.

    Nė 50 vjetėt e veprimtarisė sė saj, Syndesmos ėshtė rritur vazhdimisht dhe ka fituar njė njohje ndėrkombėtare. Ajo pėrbėhet nga 126 lėvizje rinore, nga 42 vende.

    Qėllimi i Syndesmos ėshtė:
    - tė jetė njė “lidhje uniteti” (nė greqisht SYNDESMOS), midis grupeve rinore orthodhokse kudo nė botė dhe tė organizojė dhe ndihmojė ato kur ėshtė e mundur.
    - tė promovojė kontakte tė qėndrueshme mes seminareve, shkollave e fakulteteve teologjike.
    - tė nxitė njė njohje mė tė thellė tė besimit orthodhoks, midis tė rinjve orthodhoksė dhe njė vizion tė pėrbashkėt pėr detyrat e Kishės nė botėn moderne - Tė sigurojė kontakte tė tė rinjve orthodhoksė me tė krishterė tė tjerė dhe popuj tė besimeve tė ndryshme etj.

    Syndesmos organizon:
    1.Kooperimin midis tė rinjve orthodhoksė, nėpėrmjet:
    - Festivaleve dhe takimeve nė gjithė globin.
    - Pelegrinazheve
    - Botimeve
    - Grupeve qė vizitojnė lėvizje dhe kisha tė ndryshme
    - Kontakteve tė vazhdueshme nėpėrmjet Sekretariatit tė vet tė Pėrgjithshėm
    - Faqes nė Internet tė Syndesmos
    2.Trainimin dhe pėrgatitjen e drejtuesve rinorė
    - Kurse trainimi dhe takime pėr aktivistėt, kampe verore pėr drejtues, katekistė, punonjės socialė dhe organizatorė tė kontakteve ndėrkombėtare
    - Shkollat verore tė Syndesmos
    - Takime nė sekretariatin e organizatės
    3.Teologji
    - Konsultime midis shkollave teologjike orthodhokse
    - Takime, seminare dhe kampe pune pėr bioetikėn, mjedisin, luftėn dhe nacionalizmin, Evropėn, jetėn liturgjike etj.
    - Veprimtari me teologėt e rinj.
    4.Dialog ndėrmjet tė krishterėve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:44

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Nga fjala kryesore e Kryepiskopit Anastas nė Asamblenė e Syndesmos

    Duke rizbuluar identitetin Apostolik nė Kishėn Orthodhokse sot

    “Dhe ju do tė jeni dėshmitarėt e Mi nė Jerusalem dhe nė gjithė Judenė e Samarinė dhe deri nė fundin e tokės”. (Vep. 1:8)

    Ēdo e thėnė e Fjalės sė mishėruar tė Perėndisė, ka vlerė tė pėrjetshme. Veēanėrisht, fjalėt e fundme tė Zotit pas Ngjalljes dhe para Ngjitjes nė qiell, kanė njė peshė unike, sepse ato pėrmbledhin esencėn e trupit tė Tij mistik, Kishės. Ungjillorėt Mattheu dhe Lluka i kanė ruajtur kėto fjalė me kujdes tė veēantė. I pari, duke e vulosur ungjillin e tij me to dhe mė pas, duke i pėrdorur pėr tė hapur rrėfimin e tij tė Veprave tė Apostujve, kjo ėshtė periudha e parė e historisė sė Kishės. Le t’i rikujtojmė kėto fjalė. Sipas Mattheut, Zoti i Ngjallur tha: “Mu dha gjithė pushteti nė qiell dhe nė tokė. Shkoni dhe bėni dishepuj nga gjithė kombet…dhe Unė jam me ju, deri nė fundin e kohės” (Matth. 28:18-20). Lluka i ruajti urdhėresat si vijon: “Dhe ju do tė jeni dėshmitarėt e Mi nė Jerusalem dhe nė gjithė Judenė e Samarinė dhe deri nė fundin e tokės” (Vep. 1:8).

    Kėto dy tekste ilustrojnė qartė karakterin, horizontin dhe vizionin e veprės sė Kishės…

    ...............................................

    Gjatė 40 vjetėve tė shkuara, veēanėrisht me strukturėn e Syndesmos, ne kemi reflektuar mbi kėtė urdhėresė tė fundit tė Krishtit, duke e theksuar dhe pėrpjekur tė plotėsojmė pasojat e saj. Nė periudhėn e parė, gjatė dekadės sė viteve ’60, shumė besuan se entuziazmi ynė rinor do zhdukej shpejt, si fishekzjarret. Megjithatė, pėrpjekjet nė vazhdim provuan qė ai ishte njė zjarr i vėrtetė, i ndezur nga Shpirti i Shenjtė nė zemrat e gjeneratės sė pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke e ēuar pishtarin e ndezur, ngadalė por me vendosmėri, nė jetėn e Kishės Orthodhokse.

    Tani, qė po kremtojmė pėrvjetorin e pesėdhjetė tė Syndesmos, nė fillimin e shekullit tė XXI-tė, ėshtė e nevojshme tė marrim edhe njė herė nė konsideratė identitetin apostolik tė Kishės sonė Orthodhokse dhe tė pėrcaktojmė edhe njėherė njė dimension tė harruar tė tij…. Kushtet nė botėn e mijėvjeēarit tė tretė nuk janė sigurisht tė njėjta me ato tė tė parit ose tė tė dytit. Si mundet, pra Kisha, ta jetojė identitetin e vet apostolik nė epokėn tonė?

    1. Pėr tė nisur, ėshtė e nevojshme tė stimulojė bindjen tonė tė fjetur se ne jemi pjesė e njė Kishe qė ėshtė “apostolike”, nė kuptimin qė ne kemi pėrpunuar deri tani dhe se kjo thirrje apostolike i pėrket gjithė Kishės. Ēdonjėri nga ne personalisht, si njė qelizė e gjallė e tėrė kėtij organizmi, mbart njė pjesė tė pėrgjegjėsisė. Interesi pėr veprėn apostolike, pėr misionin, nuk ėshtė specialitet i njė grupi tė veēantė individėsh. Ai ėshtė pėrcaktuar si detyrė e Kishės. Eshtė sine qua non e jetės sė saj...

    Sot, shumė kisha –Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Aleksandrisė, e Antiokisė, e Moskės, kishat e Greqisė dhe Qipros – kanė adoptuar pozicione dhe programe apostolike. Dua tė shtoj se edhe arritjet nė Afrikė dhe nė Shqipėri nė dekadat e kaluara janė gjithashtu fryti i punės konkrete tė bėrė falė kėsaj ringjalljeje apostolike. Sėrish, ne e gjejmė veten tonė sot nė stadet e hershme tė njė epoke tė re misionarizmi orthodhoks, nė fillimet e njė agimi tė zgjimit apostolik orthodhoks nė shekullin e XXI-tė...

    2. Ne jetojmė nė njė epokė tė njė krijimtarie tė jashtėzakonshe njerėzore, frytet e sė cilės janė sidomos tė dukshme nė mbretėrinė e shkencės dhe edukimit. Si krijesa tė bėra sipas shembėlltyrės sė Perėndisė, ne jemi tė pajisur me karakterin thelbėsor tė krijimtarisė, qė, sė bashku me lirinė, intelektin dhe dashurinė, ėshtė ndėr cilėsitė tona mė tė spikatura.

    Nė ēdo gjeneratė tė re, me sfidat e veta unike, ne jemi tė thirrur pėr atė qė Kisha e ka tė pėrjetshme, tė mendojmė dhe veprojmė nė mėnyrė krijuese, por nė vazhdimėsi organike me origjinalin, “apostolikun”…

    3. Bota “jashtė” Kishės (qė ėshtė terreni kryesor i misionit), ėshtė nė mėnyrė tė paimagjinueshme komplekse. Ēdokush duhet tė jetė nė mėnyrė tė vazhdueshme duke ideuar terren tė ri, duke vizatuar harta tė reja, duke qėndruar nė vėzhgim tė zhvillimeve tė reja. Njė mision i tillė kėrkon gjithashtu mendim krijues, pėr atė se si ėshtė mė mirė tė vihet nė jetė dhe tė bėhet i dukshėm ideali apostolik nė njė kontekst tė tillė.

    4. Apostoliciteti kėrkon qė Kisha - dhe unė theksoj: e gjithė Kisha - tė mos e kufizojė vetveten tek kujdesi baritor i atyre “midis”, tek kultivimi i asaj qė rritet lehtė, ēfarė ėshtė e mrekullueshme dhe shpirtėrisht frymėzuese pėr tė mirėn e atyre qė janė “midis” tufės. Kisha ėshtė e thirrur nė mėnyrė tė vazhdueshme tė guxojė njė eksod - dalje.

    5. Nė ēdo brez, ata qė janė zgjedhur pėr detyrėn e veēantė tė misionit nė botėn “e jashtme” - e kuptuar nė sensin gjeografik, social e ideologjik - duhet paralajmėruar mirė tė lėrė mėnjanė thjeshtėzimet dhe romanticizmat naive. Shumė shpejt mund t’ju qėllojė tė jenė “tė huaj nė vend tė huaj”. Do jetė fati i tyre tė jenė “tjetri”, tė jetojnė si minoritete, shpesh tė rrethuar nga re dyshimi….

    .................................................. ..


    “Dhe ju do tė jeni dėshmitarėt e Mi”.

    1. Dikush, pėr tė qenė dėshmitar, duhet tė ketė njė pėrvojė personale dhe jetėsore mė Krishtin. Apostujt patėn njė marrėdhėnie tė veēantė dhe absolute me Tė. Ata qė ndoqėn apostujt u desh ta merrnin nė tėrėsinė e saj, duke ndjekur gjurmėt e tyre: duke u bėrė pjesė nė trupin e Tij mistik, nė Kishėn, duke marė hirin e Shpirtit tė Shenjtė nėpėrmjet pagėzimit, Eukaristisė sė Shenjtė dhe nė pėrgjithėsi, nėpėrmjet pjesėmarrjes nė adhurimin nė jetėn sakramentale tė Kishės, dhe duke plotėsuar punėn dhe vullnetin e Tij.Bindja ndaj urdhėresave tė Krishtit ėshtė e lidhur drejtpėrdrejt me dashurinė tonė pėr Tė, dhe kėshtu, ka pasoja mė tė gjera. “Ai qė ka urdhėresat e mia dhe i ruan, ai me do; dhe ai qė mė do mua do tė duhet nga Ati im dhe unė do ta dua atė dhe do t’i tregoj veten time” (Jn. 14:21).

    ….Kjo dėshmi, nuk kupton imponimin ndaj tė tjerėve nėpėrmjet asnjė mėnyre tė dhunshme apo aspirate mondane. Fjala greke martyria, qė pėrkthehet si dėshmi ėshtė e lidhur me fjalėn tjetėr martyrion. Siguria thelbėsore dhe dėshmia e saj publike ka njė kosto dhe kur ėshtė e nevojshme vuloset me gjak, me martyrion - martirizim.

    Nėpėr shekuj, dėshmia mė autentike dhe bindėse pėr Krishtin kanė qenė martirėt e Kishės, tė cilėt i kujtojmė ēdo ditė nė lutjet tona...

    2. Njė ringjallje e ndėrgjegjes sė Kishės Apostolike nėnkupton edhe rizbulimin dhe tė jetuarin me vizion apostolik, me flakė apostolike dhe me moral apostolik......

    .................................................. ...........

    Tė dashur miq,

    Ne i pėrkasim njė Kishe qė beson se ėshtė “njė, e Pėrgjithshme dhe Apostolike”. Kur pėrmbledhim shikimet rreth apostolicitetit tė Kishės, ne veēojmė kėto ēėshtje kryesore: Kisha jonė ėshtė Apostolike sepse a) u ngrit nga dikush, i dėrguar nga Perėndia, i Biri i Tij Jisu Krishti, dhe themelet e saj u vendosėn nga Apostujt. b) ajo e kupton veten si tė identifikuar drejtpėrdrejt me komunitetin apostolik, siē ai pėrshkruhet nė Dhiatėn e Re dhe nė Traditėn e Shenjtė… c) ajo ruan tė paprekura dhe tė pandryshuara mėsimet e Apostujve, me sigurinė dhe ndėrgjegjen e vazhdimėsisė sė saj tė pandėrprerė nėpėr histori dhe besnikėrinė ndaj fjalės sė Pėrėndisė… d) ajo ėshtė rrėnjosur nė celebrimin e Mistereve, si Krishti urdhėroi dhe si na u dha nga Apostujt; ajo ėshtė e ngritur nė mėnyrė tė pashkatėrrueshme dhe tė pashkėputur mbi vazhdimėsinė e episkopėve dhe klerikėve qė ata kanė shenjtėruar.

    Sot, unė u pėrpoqa tė nxirrja, tė theksoja njė aspekt tjetėr tė kėtij identiteti apostolik, domethėnė,

    a) qė Kisha jonė ėshtė apostolike sepse kryen njė mision tė vazhdueshėm drejt rinovimit dhe riformimit tė botės. Ky mision ėshtė elementi bazė nė ADN-nė e Kishės sonė.

    b) ėshtė e nevojshme, nė kėtė rast, qė e gjithė Kisha, duke ecur nė gjurmėt dhe traditat e Apostujve, tė vazhdojė tė shpallė Ungjillin tek i gjithė njerėzimi, deri nė fund tė botės, “nė Jerusalem dhe nė gjithė Judenė e Samarinė dhe deri nė fundin e tokės”.

    c) kishat tona lokale, por edhe secili nga ne, si pjesėtar i “njė Kishe, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike”, duhet, tė mbajė pjesėn e tij tė kėsaj thirrjeje apostolike. Ne duhet ta bėjmė kėtė me kėmbėngulje dhe duke pėrdorur krijimtarinė tonė, nė mendim dhe veprim.

    Dhe nė fund, d) pasi kemi njohur identitetin tonė apostolik, ne duhet tė kujdesemi pėr “Diakoninė e logosit” (shėrbimin nė botė), pėr misteret dhe ripajtimin me vizionin, zellin dhe moralin apostolik. E gjithė bota ėshtė skena jonė, nė gjithė rrjedhėn e historisė qė mbetet, deri nė ardhjen e Zotit.

    15 korrik 2003
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:44

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Intervista me pjesėmarrėsit e Asamblesė sė Syndesmos

    Mrekulli qė ėshtė e vėshtirė tė besohet...

    At Heiki Hutunen nga Kisha Orthodhokse e Finlandės

    - Pas 10 vjetėsh nga vizita e parė nė Shqipėri, cilat janė pėrshtypjet tuaja?

    - Pėrshtypjet e mia janė tė vėshtira pėr t’u shprehur. Mendoj se jam dėshmitar i njė mrekullie, qė gati ėshtė e vėshtirė tė besohet se ėshtė e vėrtetė pėr Kishėn, por do thoja edhe pėr gjithė shoqėrinė. Por, mrekullia mė e pabesueshme ėshtė Kisha juaj. Shumė mendime mė vijnė nė mendje, por shoh ndryshime dhe zhvillime tė tilla, qė nuk i gjen nė asnjė kishė tjetėr orthodhokse, dhe mbase nė asnjė kishė tjetėr nė gjithė botėn.

    - Cilat janė pėrshtypjet tuaja pėr Asamblenė dhe kushtet e krijuara?

    - Asambleja ėshtė pėr mendimin tim plotėsisht e sukseshme. Edhe mjediset janė tė kėndshme dhe funksionale. Kjo ėshtė e favorshme pėr punėn qė ne po bėjmė sė bashku dhe gjithēka po shkon mjaft mirė. Pėr rezultatet e Asamblesė mund tė thosha mjaft. Atmosfera e saj ishte mjaft e ngrohtė dhe miqėsore dhe jo gjithmonė ka qenė kėshtu nė mbledhje tė tilla, si p.sh. nė Asamblenė e kaluar, qė qe mė e vėshtirė. Kjo pėr shumė arsye. Sė pari, sepse Syndesmos pati ēaste tė vėshtira nė 4 vjetėt e fundit dhe tani ndjesia ėshtė se ka filluar njė periudhė e re dhe ka njė atmosferė mjaft pozitive. Nė kėtė ka ndikuar mjaft dhe Kryepiskopi Anastas dhe organizimi nga Kisha juaj. Ne shohim se tani ėshtė njė grup i ri qė po del nga Syndesmos dhe njė kohė e re po fillon.



    Albert Laham, nga Patrikana e Antiokisė, ish-zėvendėspresident nga viti 1958-1964 dhe nga viti 1964-1977 ish - president i Syndesmos.

    Ėshtė njė fat i madh qė keni njė primat tė Orthodhoksisė qė vjen nga fusha misionare

    Fillimet e saj lėvizja rinore e Patrikanės sė Antiokisė i ka nė vitin 1942. Ajo pati kontributin e shumė tė rinjve teologė ose jo, sidomos tė atyre qė duke studiuar jashtė vendit, ranė nė kontakt me lėvizjet rinore orthodhokse tė kishave tė tjera. Kėtu mund tė pėrmendim Patriarkun e sotėm Ignatin, Mitropolitin e Libanit Zharxh Kodr etj.

    Qė nė fillimet e saj Syndesmos u konsiderua si njė lidhje uniteti mes kishave e grupeve tė ndryshme me synim rinovimin shpirtėror tė tė rinjve orthodhoskė. Duke filluar nga rinia, ajo do tė bėnte rinovimin e tėrė komunitetit dhe mė tej duke u pėrgatitur pėr ekumenizmin dhe dėshminė orthodhokse nė botė. Kjo ishte ideja e parė e Syndesmos qė nė hapat e para tė saj. Nė vitin 1961, u theksua edhe aspekti i misionarizimit. Nė Asamblenė e Bejrutit, nga teologu Xhon Majendorf, mė pas u krijua “Porefthendes”, e drejtuar nga Kryepiskopi Anastas, me veprimtari misionare.

    - Cilat janė arsyet e tė qenit te Syndesmos dhe detyrat pėr tė ardhmen?

    - Sot e gjithė bota po bėhet njė. Kujdes. Kur si President i Syndesmos shkova nė Amerikė mė 1966, tė bindja lėvizjet orthodhokse rinore amerikane tė bashkoheshin me Syndesmos ata pyetėn. Pse? Pėrgjigjja ishte se ne jemi njė kishė, kemi njė jetė shpirtėrore, sepse njerėzit tanė bėjnė tė njėjtat pyetje pėr besimin, doktrinėn, ndjekin tė njėjtėn Liturgji, janė objektiv i sulmeve tė njėjta. Ata janė tė shqetėsuar pėr ēka ngjet nė botė the se si duhet t’i pėrgjigjemi. Pyetja ėshtė jo pse duhet tė jemi tė bashkuar, por pse duhet tė jemi tė ndarė nėse jemi njė Kishė.
    Edhe kjo Asamble, si ēdo tjetėr, pas fjalimeve, fjalės kryesore, qė u mbajt nga Kryepiskopi Anastas, ėshtė tė vėrė gjithė pjesėtarėt e lėvizjes sė bashku, sipas statutit; pėr tė zgjedhur njė bord tė ri, presidentin e zėvendėspresidentėt.
    Por njėkohėsisht, ky ėshtė edhe njė rast pėr shkėmbim pėrvoje, meqė gjithė lėvizjet janė kėtu tė mbledhura. Kemi parė se u krijuan njė sėrė grupesh pėr tė diskutuar, njė sėrė ēėshtjesh tė ndryshme praktike tė punės me rininė, si festivalet, pėrgatitja e lidershipit rinor etj, apo ēėshtje qė shqetėsojnė dėshminė e orthodhoksėve tė rinj nė dėshmitė e tjera nė botė sot.

    - Pėrshtypjet tuaja rreth organizimit?

    - E para ėshtė ringjallja e Kishės nė Shqipėri. E njoh Kryepiskopin Anastas prej 40 vjetėsh dhe e kam vlerėsuar dhe dashur atė si misionar, si episkop dhe shėrbėtor tė kishės dhe lutem pėr tė nė ēdo Liturgji, qė Zoti t’i japė jetė e forcė qė tė vazhdojė veprėn e tij. Ėshtė njė fat i madh qė keni njė primat tė orthodhoksisė, qė vjen nga fusha misionare. Shoh rrotull dhe kur vėrej gjithė kėtė kompleks qė ka lindur nga gėrmadhat e Kishės Shqiptare, falėnderoj Perėndinė. Siē thashė nė ato pak fjalėt e mia nė Asamble, kjo me siguri ėshtė rezultati i gjakut dhe lotėve tė orthodhoksėve tė persekutuar nė Evropėn Lindore. Tertuliani, njė nga teologėt e parė tė mėdhenj tė kishės nė shek. III, ka thėnė se gjaku i martirėve ėshtė simboli i tė krishterėve. Pikėrisht kjo, i sjell Kishės atė pėrvojė qė vjen nga lotėt dhe gjaku i martirėve dhe konfesorėve. Tė rinjtė janė tė thirrur tė reflektojnė pėr kėtė trashėgimi dhe ta kthejnė atė nė njė flakė pėr tė gjithė komunitetin. Unė falėnderoj Perėndinė qė Kryepiskopi i Shqipėrisė e drejtoi gjithė komunitetin drejt kėtij vizioni.
    Ēdo herė qė vij nė Asambletė dhe shoh gjithnjė e mė shumė njerėz tė vijnė gjithnjė e nga mė shumė vende, me tė njėjtin shpirt dashurie, me tė njėjtin shpirt besimi, me tė njėjtin sens tė dashurisė para Perėndisė sė zemrave tė tyre, gėzohem dhe e ndjej veten tė rinovuar nga kėta tė rinj qė i janė pėrkushtuar zotit Jisu Krisht. Ėshtė njė gjė e madhe t’i bėsh ata kėtu sė bashku, tė punojnė sė bashku, tė luten sė bashku, tė luajnė sė bashku, tė kėndojnė sė bashku, tė mendojnė sė bashku pėr problemet e tyre, tė pėrfitojnė nga pėrvoja e tyre, nė vende tė ndryshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:45

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjithēka e dha pėr tė rindėrtuar kėtė Kishė...

    - Nė datėn 2 gusht 2003 u zhvilluan veprimtaritė me rastin e 11- vjetorit tė fronėzimit si Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, tė Fortlumturisė sė Tij, Prof. Dr. Anastasit -

    Citim Postuar mė parė nga Hirėsia e Tij Joani, nė Liturgjinė Hyjnore tė 2 gushtit
    Perėndia na dėrgoi njė njeri qė me mundin e tij, menēurinė, energjitė dhe gjithēka tjetėr e dha pėr tė rindėrtuar kėtė Kishė. Kjo gjė duhet kujtuar ēdo vit qė do tė jetė Kisha mbi dhé, qė do tė thotė pėrjetėsisht. Nė kėtė pėrvjetor falėnderoj Perėndinė dhe Kryepiskopin Anastas qė derdhi gjithēka qė kishte akumuluar nė jetėn e tij nė Kishėn tonė. Gjithashtu le t’i lutemi Zotit qė t’i japė jetė tė gjatė Kryepiskopit Anastas pėr pėrparimin e Kishės sonė. Perėndia e bekoftė, e shenjtėroftė dhe e mbroftė Kishėn tonė”.

    Hirėsia e Tij Joani, nė Liturgjinė Hyjnore tė 2 gushtit
    Nė mėngjesin e ditės jubilare u celebruan Shėrbesat e Shenjta tė Mėngjesores, Bekimit tė pesė bukėve dhe Liturgjia Hyjnore nė Katedralen Orthodhokse tė Ungjillėzimit tė Perėndilindėses nė Tiranė, nėn drejtimin e Kryepiskopit Anastas. Shėrbesa e bekimit tė pesė bukėve, sipas traditės liturgjike orthodhokse, i paraprin njė Liturgjie festive Hyjnore, duke cilėsuar madhėshtinė e kėsaj mbledhjeje adhuruese. Njėkohėsisht nė kėtė shėrbesė i kėrkohet Perėndisė qė ashtu si vajin, grurin dhe verėn, tė bekojė edhe shtimin e tė mirave materiale qė do tė kontribuojnė nė pėrparimin e veprės bamirėse tė Kishės.

    Nė Liturgjinė Hyjnore, me Fortlumturinė e Tij, Kryepiskopin Anastas, bashkėmeshonte edhe Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Korēės, Imzot Joani. Pėr tė ndjekur kėtė Liturgji dhe pėr t’u lutur sė bashku me dy Hierarkėt, ishin tė pranishėm edhe shumė klerikė tė nderuar, pėrfaqėsues tė institucioneve arsimore, filantropike dhe shėndetėsore nė varėsi tė Kishės, tė Lidhjes Rinore “Bij tė Dritės”, tė Lidhjes sė Gruas “Shėrbimi i Dashurisė, intelektualė dhe besimtarė tė shumtė nga tė katėr dioqezat. Nė fund tė Liturgjisė Hyjnore, nė emėr tė klerit dhe tė popullit shpresėtar orthodhoks, uroi Kryepiskopin Anastas pėr kėtė pėrvjetor, Kryesekretari i Sinodit tė Shenjtėm, Protopresviter Jani Trebicka. Ai kujtoi vėshtirėsitė qė shoqėruan ceremoninė e fronėzimit 11 vjet mė parė.

    “Njerėz keqdashės tė Kishės,- tha ai,- kundėrshtuan fronėzimin, sepse donin qė tė vazhdonin vitet e ateizmit dhe qė Kisha tė kthehej nė njė gjė pa vlerė. Kėtij grupi iu kundėrvu masa e madhe e besimtarėve tė etur pėr fjalėn e Perėndisė. Falėnderoj Perėndinė qė na dėrgoi kėtė bari tė madh qė nė vend tė shpatės kishte kryqin e Zotit tonė Jisu Krisht dhe besimin e madh, duke pėrdorur shprehjen “Nuk do tė na braktisė Perėndia”. Fortlumturi, kur thurrje plane pėr ringritjen e Kishės sonė Orthodhokse, na dukej ēudi realizimi i tyre. Por Perėndia nėpėrmjet jush i bėri tė gjitha tė mundura. Ne pėrjetuam njė ėndėrr qė ēuditėrisht u bė realitet nė Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nėn drejtimin tuaj, o Kryebariu ynė...”.

    Nė vazhdim At Jani Trebicka radhiti tė gjitha arritjet e Kishės pas daljes nga persekutimi i egėr ateist.

    Mitropoliti i Korēės, Imzot Joani nė fjalėn e Tij nėnvizoi: “Ndoshta mund tė pyesim veten se pse i kujtojmė gjėrat qė ne i dimė. Njė nga fjalėt kyē tė Shkrimit tė Shenjtė ėshtė fjala “kujto”. Perėndia i kėrkoi popullit tė Izraelit qė ēdo vit tė kujtonin ēlirimin e tyre nga skllavėria. Nėse nuk kujtojmė se ēfarė ka bėrė Perėndia pėr ne ėshtė shumė e vėshtirė qė tė kemi nė shpirt ndjenjė falėnderimi.

    Perėndia na dėrgoi njė njeri qė me mundin e tij, menēurinė, energjitė dhe gjithēka tjetėr e dha pėr tė rindėrtuar kėtė Kishė. Kjo gjė duhet kujtuar ēdo vit qė do tė jetė Kisha mbi dhé qė do tė thotė pėrjetėsisht. Nė kėtė pėrvjetor falėnderoj Perėndinė dhe Kryepiskopin Anastas, qė derdhi gjithēka qė kishte akumuluar nė jetėn e tij nė Kishėn tonė. Gjithashtu, le t’i lutemi Zotit qė t’i japė jetė tė gjatė Kryepiskopit pėr pėrparimin e Kishės sonė. Perėndia e bekoftė, e shenjtėroftė dhe e mbroftė Kishėn tonė.”

    Nė fund tė kėtyre urimeve, e mori fjalėn edhe Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, prof. dr. Anastasi: “Dua tė falėnderoj me gjithė zemėr dy bijtė e mi tė parė dhe shumė tė shtrenjė, Mitropolitin Joan e At Jani Trebickėn, tė gjithė klerikėt dhe besimtarėt e pranishėm, pėr ndjenjat qė shfaqni ndaj personit tim tė pėrulur. Pėrkujtimi i kėsaj ngjarjeje nuk lidhet me aktivitetet njerėzore, por ėshtė njė dhuratė e Perėndisė. Nuk ėshtė thjesht njė zakon, por ėshtė njė lutje falėnderimi pėr Perėndinė pėr gjithēka.

    Ishte njė moment profetik dita e 2 gushtit 1991, kur ne bėmė takimin e parė me klerikėt e paktė qė kishin mbijetuar. Dhe Perėndia deshi qė tė ishte pėrsėri data 2 gusht, dita kur u rehabilitua Kisha e Tij, me fronėzimin e Kryepiskopit. ..Kisha jonė kėmbėngul qė ne tė kujtojmė. Dhe kjo jo pėr tė lavdėruar njerėzit, por pėr tė lavdėruar Perėndinė pėr tė gjitha gjėrat qė na ka dhuruar, sepse ēdo gjė bėhet pėr dashurinė dhe lavdinė e Tij.

    Kėtė vit ndodhi njė ngjarje tjetėr e madhe, dhėnia e lejes pėr ndėrtimin e njė katedraleje nė qendėr tė Tiranės, siē ka qenė mė pėrpara. Si kjo, Perėndia na ka dhėnė edhe bekime tė tjera tė shumta vitin qė kaloi...

    Do tė doja tė theksoja edhe diēka tjetėr. Mė tepėr kujdes nė thellėsi tė zemrės sonė. Tė jemi mė tepėr njerėz tė qashtėr dhe tė pastėr dhe tė mos ngelemi nė sipėrfaqe. Tė jemi mė tepėr njerėz tė pėrulur, tė gatshėm pėr tė shėruar plagėt qė ekzistojnė nė mjedisin tonė dhe mė gjerė. Tė jemi mė tepėr njerėz tė lutjes duke u pėrpjekur tė fuqizojmė besimin tonė dhe dashurinė tonė pėr Krishtin. Kjo ėshtė dhe qėndresa mė thelbėsore ndaj ndėrhyrjeve tė tė ligut. Si pėrfundim duhet tė jemi mė tepėr tė krishterė tė pastėr orthodhoksė. Mė shumė pėrpjekje pėr shenjtėrim. Ky ėshtė mesazhi i pėrvjetorėve. Dhe tė lidhur me njėri-tjetrin tė ecim pėrpara duke ditur se Kryetari i Kishės sonė ėshtė vetė Zoti ynė Jisu Krishti”.

    Kjo ditė e vazhdoi aktivitetin pėrkujtimor, me shtrimin e nje dreke nga Kryepiskopi Anastas pėr tė gjithė tė pranishmit nė mjediset e Manastirit tė Shėn Vlashit, nė Durrės. Gjatė kėsaj dreke, tė gjithė klerikė e laikė pėrfituan nga rasti pėr tė uruar dhe falėnderuar Kryepiskopin Anastas pėr pėrkushtimin e tij nė ringritjen nga themelet tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Ata shprehėn vendosmėrinė e tyre pėr tė qėndruar nė krah tė Kryepiskopit nė rrugėn e nisur.

    Kryepiskopi Anastas ua ktheu urimin duke i vizituar ata personalisht dhe duke folur pėrzemėrsisht me ta duke shkėmbyer nėn trokitjen e gotave urime dhe ndjenja falėnderimi. Ai iu drejtua grupit tė tė rinjve me kėto fjalė: “Ju nuk bėni pjesė vetėm nė familjen tonė kėtu, por edhe nė njė familje mė tė madhe rinore orthodhokse. Bėhuni gati pėr pėrgjegjėsi tė reja. E di qė secili prej jush ofron nė Kishė njė ndihmesė tė veēantė atje ku gjendeni dhe pėr kėtė ju falenderoj”.

    Nė fund tė drekės Kryepiskopi Anastas e mori sėrish fjalėn duke iu treguar tė pranishmėve kujtime nga vėshtirėsitė e viteve tė tij tė para nė Shqipėri. Ai tha se ėndėrrat e tij pėr rindėrtimin e Kishės sonė nuk mbarojnė kėtu.

    “Dua t’ju kujtoj,- iu drejtua ai tė pranishmėve, - fjalėn e Perėndisė, “Bėhuni tė shenjtė ashtu sikurse Unė jam i shenjė” ( Eksodi 11:44). Secili prej nesh ka mundėsi dhe duhet tė japė mė shumė nė punėn e tij brenda Kishės. Kjo gjė nuk kufizohet vetėm nė sasinė dhe cilėsinė e punės, por shkon mė thellė nė dimensionin shpirtėror. Tė gjithė ne jemi tė thirrur pėr t’u bėrė tė shenjtė dhe duhet tė pėrdorim tė gjitha mjetet pėr tė arritur nė shenjtėrim. Kjo ėshtė njė mundėsi qė na pėrket dhe qė duhet ta arrijmė tė gjithė”.

    Tashmė ėshtė kthyer nė njė traditė qė kjo ditė festive tė mbyllet me shėrbesėn e Efqelisė, qė u krye nė kishėn e Shėn Vlashit. Po kėshtu, efqeli u bėnė nė tė katėr dioqezat. Pasi morėn fuqi tė reja shpirtėrore dhe ripėrtėritje trupore, pjesėmarrėsit u larguan pėr nė vendet e tyre, duke marrė me vete kujtimet e bukura tė kėsaj dite qė do t’i shoqėrojnė nė aktivitetin e tyre.

    A.Ēuri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:45

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Disa nga arritjet mė tė spikatura tė kėtyre 11 vjetėve nga Fronėzimi i Kryepiskopit Anastas janė:

    Formimi i klerit

    Sinodi i Shenjtė u krijua nė korrik 1998; janė hirotonisur rreth 125 klerikė dhe sot funksionon nė mjedise bashkėkohore Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, pranė Manastirit tė Shėn Vlashit, Durrės.

    Vepra ndėrtuese

    Janė ndėrtuar 80 kisha tė reja dhe janė riparuar mbi 140 kisha. Njė vend tė veēantė ka zėnė kėtu ndihmesa pėr konservimin dhe restaurimin e 5 manastireve dhe 70 objekteve tė krishtera tė kultit, qė janė njėkohėsisht edhe monumente kulture, pėr tė cilat janė gjetur e pėrdorur nga Kisha mė shumė se 3.5 milion dollarė.

    Edukimi

    - Nė shtator tė vitit 1998 u hap nė Gjirokastėr Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”.
    - Janė ngritur 12 kopshte, si nė Tiranė, Durrės, Kavajė, Korēė, Elbasan, Pogradec, Lushnje, Sarandė, Vlorė, Gjirokastėr, Shkodėr etj.
    - U ėshtė dhėnė mbėshtetje teknike dhe materiale shkollave publike dhe janė restauruar nga Kisha jonė shumė shkolla e kopshte. Nė Tiranė u ngrit Instituti i Formimit Profesional “Frymė Dashurie” (6 degė) dhe shkolla fillore shqiptaro-amerikane “Protagonistėt.
    - Nė Derviēan, Gjirokastėr, u ngrit njė degė e Institutit tė Formimit Profesional “Frymė Dashurie” (2 degė).

    Pėrkujdesja sociale

    Gjatė krizave tė ndryshme qė ka kaluar vendi, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė ka siguruar dhe shpėrndarė mijėra ton ushqime, veshmbathje e ilaēe. Kisha ka pėrkrahur njė numėr tė madh programesh sociale, ku pėrfshihen projekte zhvillimi bujqėsor pėr zonat malore, ndėrtime rrugėsh; ndihma pėr shkollat, jetimoret, spitalet, institutet, pėr personat me handikap, azilet, tė burgosurit etj. Gjatė vitit 1999, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me donatorė dhe organizma fetare ndėrkombėtare, organizoi njė program tė gjerė ndihme, prej mė shumė se 12 milion dollarėsh pėr refugjatėt kosovarė.
    Nė Qendrėn Diagnostike “Ungjillėzimi”, me 24 specialitete dhe laboratorė bashkėkohorė, ku punojnė disa nga mjekėt mė tė njohur tė vendit, vizitohen ēdo muaj mė shumė se 6000 pacientė. Poliklinika funksionojnė nė Kavajė, Lushnjė, Korēė dhe Jergucat.

    Kisha – pjesė e orthodhoksisė botėrore

    Kisha jonė merr pjesė sot si e barabartė nė tė gjitha veprimtaritė e Kishave Orthodhokse tė botės. Nė vitin 1999 nė vendin tonė erdhi pėr herė tė parė pėr vizitė njė Patrik Ekumenik ndėrsa vizita tė nivelit tė lartė janė bėrė pranė shumė kishave simotra. Kisha jonė ėshtė anėtare e Konferencės sė Kishave Evropiane dhe e Kėshillit Botėror tė Kishave, si dhe ėshtė e pranishme nė veprimtari tė ndryshme ekumenike.

    Kontributi pėr kulturėn

    Pėrveē restaurimeve, njė grup i posaēėm shkencėtarėsh po bėn katalogizimin dhe pėrshkrimin e monumenteve ekzistuese. Eshtė punuar e kontribuar qė tė rilindė tradita orthodhokse nė ikonografi, muzikė bizantine, gdhendje druri, si ikonostase etj.
    Janė botuar kaseta, videokaseta, janė hapur ekspozita e bėrė konferenca e simpoziume me traditėn e pasur orthodhokse tė vendit. Nga viti 2001 zhvillohet njė program ekologjik, qė pėrfshin projekte pėr trajtimin e mbeturinave tė disa qyteteve, ruajtjen e ekosistemeve, formimin profesional tė ekologjistėve tė rinj etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:45

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    “Duhet tė fuqizojmė zėrin e kishave nė Evropė”

    Kryepiskopi Anastas zgjidhet Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave


    Siē ju kemi informuar nė njė nga numrat e kaluar, nga data 25 qershor deri mė datėn 2 gusht 2003, nė Trondheim tė Norvegjisė u zhvillua Asambleja e 12-tė e Konferencės Evropiane tė Kishave (CEC). Ajo zgjodhi Komitetin Qendror, ku ishte dhe Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė Anastasi.

    Ky organizėm drejtues u mblodh nė Gjenevė, nga data 13- 18 dhjetor 2003, pėr tė zhvilluar mbledhjen e tij tė parė. Anėtarėt e Komitetit Qendror tė Konferencės Evropiane tė Kishave zgjodhėn Presidencėn e re, prej 9 anėtarėsh. Pėr vendin e Zėvėndėspresidentit (post, i cili sipas njė rotacioni, i takonte kėtė radhė anėtarėve tė Kishave Orthodhokse pjesmarrėse, sepse nė gjashtė vitet e mėparshme Presidenti CEC-ut kishte dalė nga ato) ishte propozuar Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Pr. Dr. Anastasi. Nė fjalėn para zgjedhjes sė tij si Zėvendėspresident, Fortlumturia e Tij Anastasi tha ndėr tė tjera:

    “Ishte njė surprizė pėr mua, kur Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit Evropian tė Kishave Dr. Keith Klements mė telefonoi dhe mė pyeti, se a do tė dėshiroja tė shėrbeja nė kėtė post. Unė i thashė, se si ėshtė e mundur kjo gjė. … Por, ndihesh mė i ēliruar, kur tė tjerėt tė kėrkojnė diēka, tė cilėn nuk e ke menduar mė parė. Siē ishte dhe rasti pėr tė kandiduar dhe kėrkuar njė post tė tillė. Por, nėse ju mendoni se unė mund tė shėrbej, jam i hapur pėr kėtė. Ju dėgjuat tė pėrmbledhur biografinė time, por doja tė theksoja se janė katėr fusha specifike, nė tė cilat unė shoh shėrbimin tim nė Kishė:
    a) Dekada e para studimeve tė mia nė teologji ishte puna me tė rinjtė,
    b) sė dyti, puna nė Universitet, si pedagog,
    c) mė vonė misionarizmi, nė fillim nė Afrikė dhe tani nė Shqipėri,
    d) dhe sė fundi, angazhimi dhe mėsimi i vazhdueshėm nė Lėvizjen Ekumenike, sepse personalisht e konsideroj lėvizjen ekumenike si njė universitet tė vėrtetė, i cili na ndihmon ne pėr tė na hapur horizonte tė reja dhe pėr tė qėndruar gjithmonė student…

    Pėr sa i pėrket detyrės sime tė re, nė radhė tė parė mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme, qė tė pėrqendrojmė pėrpjekjet dhe gjithė fuqitė tona pėr unitet midis kishave, pėr tė kuptuar njėri - tjetrin. Dihet se kjo gjė nuk ėshtė njė detyrė e lehtė, sepse tashmė ne kemi humbur entuziazmin e parė dhe ndodhemi nė njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni, por unė mendoj se ėshtė e domosdoshme tė vazhdojmė pėrpjekjen tonė.

    Sė dyti, duhet qė zėri ynė tė dėgjohet mė fort nė Evropė. Sepse ēdokush flet sot nė Evropė pėr ēėshtje tė ndryshme, por zėri i kishave nė shumė raste ėshtė i dobėt. Prandaj ne duhet ta fuqizojmė kėtė zė. Sė treti, duhet tė shtojmė ndjeshmėrinė tonė pėr njė kėndvėshtrim mė universal. Ne bėmė shumė gjėra tė mira, por nė tė njėjtėn kohė dhe shumė dėme ndaj kontineteve tė tjerė dhe kemi njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe nė kėtė periudhė tė re tė globalizmit.

    Dhe natyrisht, ajo qė duhet tė karakterizojė organizata si kjo e jona, ėshtė nevoja qė tė shohim tė rinjtė qė tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi nė strukturat drejtuese dhe nė pėrgjithėsi nė Kishė. Unė besoj, se kėto janė pėrparėsi shumė tė rėndėsishme, qė duhet tė kemi parasysh nė pėrpjekjen tonė nė Konferencėn Evropiane tė Kishave dhe pėr sa kohė qė Zoti do tė na japė fuqi dhe shėndet, ne duhet tė bėjmė mė tė mirėn pėr t’iu pėrgjigjur kėtyre sfidave. Unė mendoj gjithashtu, se liria pėr tė pranuar “Zėrin” e Perėndisė ėshtė gjithmonė njė ēėshtje kritike dhe them se ēdo gjė qė bėmė nė Shqipėri gjatė kėtyre viteve tė fundit, nuk ishte thjesht njė gjė personale, por ishte nė emėr tė tė gjithėve ju. Dhe CEC-u ishte gjithmonė pranė nesh nė kėtė periudhė tė vėshtirė. Ēdo gjė qė ne do tė bėjmė kėtu, nė kėtė detyrė qė kėrkon pėrgjegjėsi, nuk do tė jetė gjė tjetėr veēse tė veprojmė dhe tė mendojmė nė emėr tė tė gjithė juve dhe tė shėrbejmė sipas fuqisė qė Zoti do tė na japė. Pėrsėri po ju them, se ėshtė njė surprizė. Faleminderit dhe jam gati qė tė pranoj vendimin tuaj.

    Gjatė votimit ra nė sy se Kryepiskopi Anastas ishte i vetmi nga tė 9 anėtarėt e Presidiumit, qė u votua unanimisht, nga anėtarėt e Komitetit Qendror, tė pranishėm nė kėtė mbledhje, pa pasur asnjė votė kundra.

    Presidiumi, sė bashku me Komitetin qendror dhe stafin e ri tė CEC-ut, do tė shėrbejnė deri nė Asamblenė e ardhshme tė Konferencės Evropiane tė Kishave, qė do tė mbahet nė vitin 2009.

    Komiteti Qėndror gjatė mbledhjes sė tij tė parė aprovoi dhe dy deklarata. E para, lidhej me njė apel ndaj qeverive dhe Kishave tė Evropės, pėr forcimin e tė drejtave tė emigrantėve, duke marrė shkas nga Dita Ndėrkombėtare e Emigracionit, e cila ėshtė mė 18 dhjetor dhe sė dyti, aprovoi njė letėr tė drejtuar Kishave tė Evropės pėr vitin 2004. Nė kėtė letėr theksohen dhe disa nga sfidat, me tė cilat do tė pėrballet Evropa gjatė vitit 2004 dhe sidomos situata e re qė do tė krijohet nė Kėshillin e Evropės sė Bashkuar pas zgjerimit tė saj me anėtarė tė rinj, zgjedhjet pėr Parlamentin Evropian, vazhdimin e diskutimeve pėr Kushtetutėn e nė proces aprovimi tė Evropės sė Bashkuar etj.

    Letra tregon edhe se cili ėshtė roli i Kishave nė kėto sfida tė reja: Pėr vite me radhė Kishat kanė punuar papushim pėr tė forcuar lidhjet midis popujve dhe kulturave nė Evropė… Ato kanė theksuar se procesi i Evropės sė Bashkuar ka kuptim vetėm nese ai pėrfshin nė njė mėnyrė tė pėrshtatshme gjithė kontinentin evropian dhe duhet tė pėrfshijė jo vetėm dimensionin politik dhe ekonomik…. Kishat duhet tė vazhdojnė tė jenė instrumente paqeje dhe pajtimi nė Evropė dhe nė mbarė botėn” Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas, si Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave ėshtė njė ngjarje historike jo vetėm pėr Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, por dhe mė gjerė. Kjo zgjedhje ėshtė gjithashtu njė nder i madh qė i bėhet Kishės sonė, sepse do tė ketė nė kėtė institucion prestigjioz mbarevropian ambasadorin e saj, i cili do tė ēojė nė kėtė organizatė problemet dhe zėrin e vendit tonė.


    Konferenca Evropiane e Kishave

    Konferenca Evropiane e Kishave ėshtė njė organizatė e themeluar qė nė vitin 1959, nė tė cilėn marrin pjesė 126 kisha, si orthodhokse, protestante, anglikane dhe kishat e vjetra anglikane nga e gjithė Evropa si dhe 43 organizata nė asocim. Anėtare e saj me tė drejta tė plota ėshtė dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė. CEC ka edhe njė bashkėpunim tė ngushtė me Konferencėn Evropiane tė Episkopėve Katolikė. Nė kėtė organizatė tė krishterė, pėrfaqėsues tė komuniteteve tė ndryshme janė angazhuar qė tė jetojnė dhe tė dėshmojnė sė bashku nėn frymėn e ekumenizmit, mirėkuptimit, shkėmbimit tė mendimeve e respektit reciprok. Zyrat e saj gjenden nė Gjenevė, Bruksel dhe Strasburg.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:45

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    NJĖ KONTRIBUT ME NJĖ KUPTIM TĖ VEĒANTĖ

    - 600.000 USD - pėr njė kishė dhe njė xhami nė Kosovė -


    Djegia e kishave dhe e xhamive nuk inkurajon drejtėsinė dhe paqen, sigurisht as progresin. Pėrkundrazi, na rikthen nė kohė dhe praktika, tė cilat e lanė Ballkanin nė prapambetje, nė pėrēarje dhe nė tragjedi.

    Tė gjithė ata qė e implikojnė besimin nė aktet e dhunės, nė thelb dhunojnė frymėn e fesė. Cilido, sado tė drejtė tė kėtė, ai duhet tė respektojė shenjtėrinė dhe rolin qė kanė vendet e shenjta tė kultit. Ato duhet tė jenė qendra pajtimi dhe paqeje dhe jo vatra tė konservimit tė armiqėsive.

    Vetėm me bashkekzistencėn paqėsore tė komuniteteve fetare mund tė ketė progres tė vėrtetė shoqėror. Nė Shqipėri, myslimanė dhe tė krishterė, kėtė parim pėrpiqemi tė respektojmė: tė bashkėjetojmė dhe tė bashkėpunojmė nė harmoni.

    Kthjelltėsia e tolerancės fetare dhe forca e dashurisė duhet tė mposhtin urrejtjen e verbėr qė tė ēon nė konflikte tė njėpasnjėshme. Gjatė shekullit tė 21-tė, kudo dhe sidomos nė rajonin e Ballkanit, pavarėsisht nga komuniteti kombėtar apo fetar, tė cilit i pėrkasim, thirremi pėr tė luftuar pėr bashkekzistencė paqėsore, me respekt reciprok dhe solidaritet. Me kėtė bindje, Kryepiskopata Orthodhokse e Tiranės mori vendimin e mėposhtėm:
    Ofrojmė 600.000 USD - pėr restaurimin e njė kishe dhe tė njė xhamie nė Kosovė - ose pėr ndėrtimin e njė qendre rinore qė do tė inkurajojė bashkekzistencėn paqėsore. Kjo shumė merret nga fondet qė kemi mbledhur me shumė mund pėr ndėrtimin e Katedrales nė Tiranė.

    Transferimi i kėsaj shume do tė kryhet me kompetencė, me qėllim qė tė garantohet pėrdorimi i drejtė i saj, sipas kuptimit tė veēantė tė kėsaj iniciative.

    Tiranė, mė 26.3.2004
    +Anastasi
    Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit
    dhe i gjithė Shqipėrisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:45

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Apostujt Petėr dhe Pavėl - 29 qershor
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-07-2024, 17:16
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  4. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57
  5. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •