Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mbrojtja e Mjedisit

    Bregu detit eshte dhurat e Natyres dhe duhet ta gezoje gjith populli e ne radhe te pare femijet.
    Aty mund te luajne me uj e rere e te ngrejne keshtjella me fantazine e tyre..
    Mirpo mir Privatizimi qe Bregun e beri prone te mafies por dhe zagaret me makina bejne gara shpejtesia aty ku luajne femijet e vegjel.
    Pis milet.. rrac e ndyre..shtet ngordhalaq..polic qelbaniker katundesh.. bij hajdutesh..
    ------------
    GSH..tregon..
    ---------
    Policia: Nuk kemi forca tė lira pėr tė patrulluar bregdetin

    Denoncimi: Automjetet shėtisin ende nė rėrė


    --------------------------------------------------------------------------------

    DURRES

    Si ēdo fillim sezoni edhe nė kėtė tė sivjetshmin nuk ėshtė e thėnė qė riti tė mos pėrsėritet. Nuk janė papastėrtitė, mungesa e ujit apo mungesa e energjisė elektrike problemi kryesor i pushuesve nė plazhin e Durrėsit.

    Bėhet fjalė pėr drejtues automjetesh dhe motorėsh, tė cilėt me mjetet e tyre futen nė rėrėn e bregdetit, duke rrezikuar jetėn e atyre qė pushojnė dhe sidomos tė fėmijėve, tė cilėt janė mė pak tė kujdesshėm pėr vetė moshėn e tyre. Shoferėt qė lėvizin nėpėr rėrė nuk hyjnė vetėm pėr tė parkuar apo pėr tė lėvizur nga njė plazh nė tjetrin, ka ende nga ata qė lėvizin nėpėr rėrė pėr tė bėrė guidė apo thjeshtė pėr "xhiro". Veēanėrisht tė apasionuar pas kėtyre shėtitjeve nė mes tė njerėzve, duke reklamuar makinat e bukura janė tė rinjtė. Mjaft pushues janė ankuar pranė postės sė policisė sė plazhit pėr kėtė fenomen. Por sipas uniformave blu ende nuk ka forca tė lira policore tė caktuara vetėm pėr tė patrulluar nė plazh dhe pėr tė mbajtur rregullin e qetėsinė. Megjithėse policisė sė Durrėsit i kanė mbėrritur pėrforcime tė shumta nga Tirana, posaēėrisht pėr periudhėn e plazhit, pjesa dėrrmuese e tyre ėshtė pozicionuar nė hyrjet e Durrėsit dhe tė Plazhit, ku ėshtė dhe fluksi mė i madh i automjeteve. Sipas tė gjitha gjasave policia do tė nisė patrullimet edhe nė bregdet vetėm pas datės 1 korrik, kur hotelet dhe motelet do tė mbushen plot, pra kur sezoni do tė konsiderohet zyrtarisht i hapur.
    -----------

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ndotja, ja shifrat vdekjeprurėse


    --------------------------------------------------------------------------------

    Irena Shabani

    Prej dhjetė vjetėsh duke ndjekur gjurmėt e njė mallkimi tė pathėnė jetojnė nėn ajrin e rėndė tė qiellit qė mbulon Porto Romanon. Janė mbi 15 mijė banorė qė nuk e njohin tė vėrtetėn e tokės sė ndotur me lėndė vdekjeprurėse. Nuk e kuptojnė prej nga iu vjen e keqja, bėjnė zhurmė vetėm e vetėm qė Fabrika e Lėkurėve tė mos rihapet. Ndėrkohė ēdo ditė thithin me hundė, pijnė me ujė ose nėpėrmjet qumėshtit helmin vdekjeprurės qė nuk do vonojė shumė pėr t'u kthyer nė kancer.

    Analizat
    Ka qenė njė organizatė UNEP (Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Ambientin) ajo qė ka bėrė analizat dhe ka publikuar shifrat alarmante tė ndotjes nė Porto Romano. Ish-ndėrmarrja Kimike nė Durrės, ėshtė mbyllur nė vitin 1990. Deri nė momentin qė ėshtė mbyllur ajo ka prodhuar Bikromat Natriumi pėr pėrpunimin e lėkurės si edhe pesticide si Lindan dhe Tiram. Duke iu referuar kėtyre analizave tė UNEP-it, kėrkohet urgjent ndėrhyrja e shtetit me qėllim qė tė mbrohet shėndeti dhe siguria e fėmijve dhe tė rriturve. Si pasojė e kėtyre proceseve, zonat mė tė ndotura, janė ato ku ka qenė ish-ndėrmarrja si edhe njė depo e braktisur kimikatesh. Si pasojė e kimikateve ėshtė ndotur rėndė edhe uji qė banorėt e pėrdorin pėr t'u larė. Studimi tregon se zona mė e ndotur ėshtė ajo ku ndodhej ndėrmarrja. Aktualisht ngjitur me murin e saj banojnė disa familje. UNEP ka marrė disa monstra ujė nga puset e ujit qė fshatarėt e pėrdorin pėr larje, ujitje dhe shumė veprimtari tė tjera. Njė monstėr ujė nėntokėsorė e marrė prej njė pusi uji pėrmbante 4,4 miligram pėr litėr klorbenzen, qė ėshtė 4 mijė herė mė tepėr se niveli i pranueshėm pėr ujin e pijshėm nė disa vende tė Bashkimit Europian. Ekspozimi i vazhdueshėm ndaj sasive tė mėdha tė klorobenzenit mund tė shkaktojė pasoja negative nė sistemin nervor, palcėn e kockave, mėlēi, veshka, gjak dhe nė organet riprodhuese. Analizat e hollėsishme tė UNEP-it janė shtrirė edhe mbi kafshėt shtėpiake qė banorėt e ardhur nga zonat e skajshme tė Shqipėrisė i pėrdorin pėr qumėsht. Kėshu njė monstėr qumėshti e marrė nga njė lopė shtėpiake ka rezultuar me pėrqėndrim tė izomerit beta HCH 100 herė mė tė lartė se nė disa vende tė Bashkimit Europian. Monstrat e marra nga toka kanė rezultuar me pėrqėndrime jashtėzakonisht tė larta tė izomerit HCH nė shkallėn 1 290 miligram pėr kilogramė deri nė 3 140 miligram pėr kilogramė.

    Kimikatet kancerogjene
    Lindani nė pėrgjithėsi konsiderohet si njė nga kimikatet mė tė rrezikshme. Ai ėshtė njė substancė kancerogjene qė shkakton kancer tė mėlēisė. Po kėshtu ekspozimi nė nivelet mesatare ka shkaktuar kancer tė mėlēisė, tė veshkave dhe sistemit imunitar. Lindani gjithashtu ėshtė i qėndrueshėm nė mjedis dhe i bioakumulueshėm nė zinxhirin ushqimor. Kromi 6 valent ėshtė njė tjetėr burim serioz shqetėsimi. Sipas analizave tė UNEP, monstrat e marra nuk kanė teguar nivele tė larta tė kromit, njė kancerogjen ky i njohur. Megjithatė sipas UNEP-it, nevjiten urgjentisht kėrkime tė mėtejshme pėr kėtė formė si edhe format e tjera. Veē kėsaj janė pėrdorur pėr shtrimin e rrugėve lokale dhe mbetje tė pasura me krom tė ndėrmarrjes. Tė gjitha kėto kushte paraqesin rrezikshmėri tė lartė pėr shėndetin e njerėzve. Ndėrkohė qė masa mė e mirė mbrojtje pėr jetėn e 15 mijė qytetarėve tė Porto Romanos ėshtė evakuimi nga zona mė e ndotur e gjithė Ballkanit, po merren thjesht masa pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn e kėsaj zone qė ata tė mos largohen nga aty. Po pėr kėtė ėshtė Banka Botėrore qė ka dhėnė 250 milionė dollarė pėr pastrimin e kėsaj zone nga mbetjet kimike. Nė tė vėrtetė Lindani vdekjeprurės, kromi dhe squfuri kanė depėrtuar thellė tokės, dhe qė Lindani tė bėhet i padėmshėm duhet tė kalojnė shumė dekada.



    Pa koment.

    Kemi shiju shume here perendimin e diellit ne det ne ate zone.

    Pervec protestes e deshperimit nuk me mbetet.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Keni shumė tė drejtė!
    Ju lumtė pėr vullnetin qė keni!
    Ėshtė pėr mė tepėr faj i drejtėsisė tonė, pra mė ekzaktėsisht ėshtė i Prokurorisė sė Pėrgjithshme Shqiptare qė nuk merr masa nė dėnim tė atyre qė pėrdhosin dhe shpėrdorojnė mjedisin. Ėshtė vėrtetė njė fatkeqėsi e madhe, dhe besoj se ėshtė e vėshtirė qė ne tė mund tė zgjidhim ndonjė gjė kėtu nė forum, pėrveē rastit kur nė kėtė temė tė vij dhe tė lexoj ndonjė punonjės apo gjykatės nga Drejtėsia Shqiptare. Shpresoj qė gjėrat tė exin pėr mė mirė. Unė jam student nė arkitekturė dhe do tė kisha shumė qjef qė kur tė dipllomohem tė marrė pjesė nė planifikime urbane pėrgjatė trojeve Shqiptare. Unė anoj nga ana e tė ashtu quajturve "Green Architecture" apo "Sustainable Architecture" ku nė plan tė parė dhe tė rėndėsishėm ėshtė mjedisi natyror. Shpresoj qė gjėrat tė shkojnė pėr mė mirė.
    Shumė Nderime
    drini.

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po e shof qe ka kohe qe u hap kjo teme, aq e rendsishme per njeriun dhe njerzimin kaq pak diskutime!
    Ketu ska te bejne vecse me bregun e detit,ketu eshte e krejt natyra. Ne Shqiperi behn helmime me permasa te medha ne forme te pesticideve, ujrave te zeza si nga personat private si nga ndermarrjet te ndryshme.
    Shpejt nuk do te kete uj te pishem ne Shqiperi. Prodhimet bujqesore do te jene te helmuara e deti i rrezikshem per shendetin e njeriut.
    Asnje nga partite e medhaja nuk marrin masa per permirsimin e kesaj dukurie. Nganjehere flasin si kot, gjoja se po flasim dicka.
    As mediat nuk e kan marr rrolin qe ju takon per te terhjekur vememndjen tek keto dukuri.
    Thjeshte nuk po punohet ne permirsimin e ruajtjes se natyres se mrrekullueshme shqiptare.
    Duhet te gjithe te bejme apel dhe cka te kemi ne mundesine tone per permirsimein e kesaj gjeje.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dikur ne te dy anet e Rruges Tirane-Kashar -Vore gjelberonin gati ne 25 kilometra gjatesi parcela ku kultivoheshin Fruta e Perime.

    Tek tuk kish dhe ndonje shpi katunari.

    Ne ate zone kalon vec lumi i vogel i Lanes qe derdhet ne lumin e Ishmit e perfundon ne det diku ne veri te Rodonit.

    Sot Mafia me Kontrabando-euro-dollarin e saje e ka kthyer qe nga Zogu zi e deri ne Vore kte Oaz te gjelberuar ne zone industriale.

    Tirana po mbytet ne tym e pluhur.

    Kur populli i Tiranes qe mendohet se eshte me i kulturuari nuk reagon e fut cdo minute tonelata helm ne mushkri mendo katundaria qe nga Shkodra gjer ne Vlore..

    Nje dite kte vere ne Tirane aty tek pallati kultures duke pire kafe bera nje matje.
    Numerova sa Benza kalonin ne Shesh ne drejtimin Bashki-15 katc ne nje minute.

    Gati 35 benza te rinj ishte numri mesatar.
    Mirpo nje Benz kalonte mes 20-30 makinave te zakonshme.
    Pra i bie rreth 500-600 makina ne minut.
    Mendo qender Qyteti ku duhej lene zon e lire per kembesore e ajer-thithes lulishtesh e parqesh..eshte tashme qendra e Tiranes nje kaldaje pa oxhak qe vjell helm cdo sekond..
    Lagjeve me shpi te ulta e bahce u ka hy Mafia e po i betonon me pallate 10-15 katshe. Oborret e pallateve dikur 3-4-5 kateshe po i kthejne ne Blloqe tip Manhatan. Oborret e Shkolla-Kopshteve i kan gri Blenda Gonxhet e Kokdhim Skendot duke u rrasur kudo pallate beton-xhami 20 katshe.
    Pra Tirana nuk ka ajer.
    Thone eshte zbukuruar..
    Sepse aq kuptojne injorantet tone te cilet bukuri quajne dritat neon e klubet e Nates e bordellot.
    Tirana eshte nje Hale gjigande e asgje tjeter.

    A jane injorante burr-shtetasit tone?

    Jooo..por ata mendojne ngushte..

    Po u semurem ne e njerzit tone...mendojn ata.. kemi aq Para e aq ambasadore miq sa brenda dites ti cojme Tonet ne klinika te jashtme...Tjeret ala skan vajtur ne te semes..thon me vehte ata qafire..

    Taku i Ngjelajve..e ngriti problemin e AJRIT gjat fushates..
    Ekspertet e tije ben matje dhe nxorren shifra alarmante te nivelit te ndotjes ne ajer..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ėshtė ndėrmarrė dje njė aksion sensibilizues "Pėr njė qytetet tė pastėr". Por kjo "iniciativė e tė rinjve", siē e quajti kryetari i bashkisė Edi Rama, ėshtė krejt e pamjaftueshme pėrballė nivelit tė ndotjes qė ka sot Shqipėria

    48 kg pluhur nė vit pėr banor, ėshtė e dhėnė e paraqitur nga Instituti Kombėtar i Mjedisit

    Dita e mjedisit, Shqipėria, e tejndotur

    Vendi ynė po shkon drejt njė katastrofe humanitare, pėr shkak tė ndotjes gjithnjė nė rritje, tė shkaktuar prej gazrave helmues, tė cilat shkojnė 10 shkallė mė lart nivelit tė toleruar tė pėrcaktuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė

    Alida Beqiri

    Me rastin e ditės botėrore tė mjedisit, dhjetėra nxėnės e studentė, vullnetarė nga qyteti i Tiranės dhe tė ardhur nga rrethet, morėn pjesė dje nė aksionin e organizuar nga Bashkia e Tiranės pėr pastrimin e kryeqytetit. Ky ishte njė aksion sensibilizues "Pėr njė qytetet tė pastėr", i cili nisi 2 muaj mė parė nga studentėt e Fakultetit tė sociologjisė. Por kjo "iniciativė e tė rinjve", siē e quajti kryetari i bashkisė Edi Rama, ėshtė krejt e pamjaftueshme pėrballė nivelit tė ndotjes qė ka sot Shqipėria. Vendi ynė po shkon drejt njė katastrofe humanitare, pėr shkak tė ndotjes gjithnjė nė rritje, tė shkaktuar prej gazrave helmues, tė cilat shkojnė 10 shkallė mė lart nivelit tė toleruar tė pėrcaktuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (WHO), thonė ekspertėt.

    Statistikat dhe deklaratat e mjekėve tregojnė se pėrditė rritet numri i tė njerėzve tė prekur nga kanceri, sėmundjet kardiake dhe nga pneumonia, pėr shkak tė gazrave tė ndryshme helmuese dhe dioksidit tė karbonit.

    Rreth 50,000 ton pluhur dhe dioksid karboni mbushin Tiranė ēdo vit, ose rreth 48 kg pėr banor, janė tė dhėnat qė paraqet Instituti Kombėtar i Mjedisit.

    Pėr kėtė shkak Tirana konsiderohet se ėshtė njė prej qyteteve mė tė ndotura nė botė, pas New Delhit dhe Pekinit, por shumė larg Athinės, Budapestit, Bukureshit apo Madridit.

    Ministri i Mjedisit, Et'hem Ruka, me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Mjedisit, kėrkoi "sensibilizim tė qytetarėve pėr zgjidhjen e problemeve mjedisore nė vend". "Niveli i ndotjes sė tre elementėve kryesorė tė natyrės, tokės, ujit dhe ajrit, janė problemet kryesore tė mjedisit nė Shqipėri", u shpreh ministri Ruka gjatė aktiviteteve qė u organizuan pranė Parkut Rinia, nė Tiranė. Sipas tij, kjo ditė duhet tė ndėrgjegjėsojė komunitetin dhe aktorėt e tjerė pėr tė mbrojtur pasuritė natyrore. "Ministria e Mjedisit po bashkėpunon edhe me organizmat ndėrkombėtare pėr zbatimin e njė sėrė projektesh, qė do tė ndihmojė nė eleminimin e 'pikave tė nxehta' mjedisore", tha Ruka. Por projektet, qė mund tė jenė hedhur nė letėr, janė shumė larg zbatimit tė tyre, sepse mungojnė fondet.

    Makinat, djegia e plumbit, dobėsi cerebrale

    Rreth 90 pėrqind e 100,000 makinave tė kryeqytetit shqiptar, janė shumė tė vjetra, 70 pėr qind e tyre pėrdorin naftė dhe 30 pėr qind benzinė, por shumica e kėsaj benzine pėrmban plumb dhe sasira tė mėdha squfuri, dhe ėshtė e ndaluar nė vendet e BE.

    Shkarkimet nga djegiet e plumbit mund tė provokojnė dobėsi cerebrale, veēanėrisht tek fėmijėt, por gjithashtu mund tė shkaktojnė probleme gjenetike shumė tė rėnda nė tė ardhmen," thonė ekspertėt e Institutit tė Shėndetit Publik.

    Megjithėse nuk ekzistojnė tė dhėna plotėsisht tė verifikueshme, ekspertėt thonė se vdekjet e shkaktuara nga sėmundjet qė vijnė pėr shkak tė ndotjes, janė rritur 20 pėr qind nė Tiranė gjatė dy viteve tė fundit.

    Sipas Institutit tė Statistikave, sėmundjet e sistemit respirator janė nė vend tė tretė nė listėn e shkaqeve tė vdekjes, vitin e fundit.

    Elbasan, 40,000 tonė pluhur ēdo vit

    Ekspertėt shqiptarė kanė regjistruar gjithashtu njė numėr nė rritje tė foshnjeve tė lindura me deformime, veēanėrisht nė zonėn e Elbasanit, ku ndotja ditore arrin nė 15 shkallė mbi nivelin e pranuar, dhe kjo kryesisht prej gazit sulfurik. Nė Elbasan, fabrika tė shumta ēimentoje dhe furra metalesh, emetojnė 40,000 tonė pluhur ēdo vit.

    Ekspertėt kanė njoftuar se nėpėr Shqipėri mund tė gjenden mijėra e mijėra tonė kimikate dhe mbeturina toksike, tė cilat janė tė braktisura nė gėrmadhat e punishteve tė kohės sė komunizmit. Megjithatė, burime nga dega e Agjencisė Rajonale tė Mjedisit nė Elbasan, thonė se niveli i ndotjes nė ish-kombinatin Metalurgjik tė Elbasanit, ku ushtrojnė aktivitetin e tyre tre firmat e mėdha tė industrisė sė rėndė, aktualisht ėshtė nė pėrputhje me normat e vendosura. "Situata e ndotjes nga industria e rėndė ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm kohėt e fundit, pas vendosjes sė impianteve tė

    pastrimit tė tre firmave tė mėdha", tha dje pėrgjegjėsja e degės sė Agjencisė Rajonale tė Mjedisit nė Elbasan, Shpresa Banja. Sipas kėsaj agjencie, fabrika e ēimentos "ECF" tashmė ka dalė nga skema e ndotjes dhe tė gjithė treguesit janė nė nivelin e normave tė kėrkuara. Ndėrkohė, nė uzinėn e ferrokromit "Darfo" ka nisur rikonstruksioni i furrės sė 2-tė, pėr ta lidhur mė pas me impiantin e pastrimit.





    Ekosistemet ujore rezultojnė tė ndotura

    Nė Raportin Mjedisor 2001-2003 tė Ministrisė sė Mjedisit, krahas nivelit tė ndotjes, cilėsohet si shqetėsuese mungesa e njė strategjie kombėtare dhe njė plani veprimi pėr menaxhimin e ujit, qė duhet tė shoqėrohet me pėrmirėsimin e kuadrit ligjor

    Dita Ndėrkombėtare e Mjedisit e caktuar si e tillė nė konferencėn e parė tė Stolkholmit, mė 5 Qershor 1972, nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, kėtė vit u kushtohet ekosistemeve ujore; lumenjve, liqeneve, deteve dhe oqeaneve. Por ndotja e tyre e vazhdueshme nė Shqipėri aktualisht paraqitet mjaft problematike. Nė Raportin Mjedisor 2001-2003 tė Ministrisė sė Mjedisit, krahas nivelit tė ndotjes, cilėsohet si shqetėsuese mungesa e njė strategjie kombėtare dhe njė plani veprimi pėr menaxhimin e ujit, qė duhet tė shoqėrohet me pėrmirėsimin e kuadrit ligjor. Ndėrkohė, instalimi i impianteve pėr trajtimin e ujrave tė zeza, kryesisht nė zonat bregdetare mbetet njė ēėshtje e hapur.

    Ndėrkohė, njė substancė kanceroze ėshtė gjetur nė rezervat ujore nėntokėsore tė disa zonave pėr shkak tė pesticideve tė braktisura. Pėr tė parandaluar katastrofėn humanitare, duhen tė paktėn njė miliard dollarė.

    Faktorė kryesorė nė rritjen e nivelit tė ndotjes dhe degradimit tė ujrave, mbeten mungesa e administrimit tė ujrave tė zeza, shkarkimi i mbetjeve urbane tė patrajtuara, atyre industriale e spitalore, si dhe peshkimi pa kriter mbeten faktorė kryesorė nė rritjen e nivelit tė ndotjes dhe degradimit tė ujrave.

    Si pasojė e shkarkimeve urbane nė det, ujėrat sipėrfaqėsore nė plazhet kryesore tė vendit, liqenet dhe lumenjtė paraqiten mikrobiologjikisht tė ndotura. Kėshtu, zonat mė problematike paraqiten plazhet nė qytetin e Durrėsit dhe Kavajės, dhe mė pak tė ndotur plazhet nė Shėngjin, Vlorė, Sarandė dhe Velipojė.

    Plazhet mė tė pastra, ende tė pandotura dhe me cilėsinė mė tė mirė mikrobiologjike nė tė gjithė bregdetin e vendit tonė, janė plazhet e Borshit, Dhėrmiut dhe Himarės.



    tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Dikur ne te dy anet e Rruges Tirane-Kashar -Vore gjelberonin gati ne 25 kilometra gjatesi parcela ku kultivoheshin Fruta e Perime.

    Tek tuk kish dhe ndonje shpi katunari.

    Ne ate zone kalon vec lumi i vogel i Lanes qe derdhet ne lumin e Ishmit e perfundon ne det diku ne veri te Rodonit.

    Sot Mafia me Kontrabando-euro-dollarin e saje e ka kthyer qe nga Zogu zi e deri ne Vore kte Oaz te gjelberuar ne zone industriale.

    Tirana po mbytet ne tym e pluhur.

    Kur populli i Tiranes qe mendohet se eshte me i kulturuari nuk reagon e fut cdo minute tonelata helm ne mushkri mendo katundaria qe nga Shkodra gjer ne Vlore..

    .
    O Braro, kur u ndertuan shumica e atyre fabrikave (pergjate rruges Tirane - Durres) per te cilat flet ti?
    Po plepat kur u prene?
    Kot me te pyt, se ti si gjithmone me te njejtin refren:socialistet keshtu, socialistet ashtu.
    As te kujtohet gje se kur u ngriten?
    Po parqet e Tiranes kur u shkaterruan?
    Me kronologji te flasim?
    Mua me sa me kujtohet ishte gjate qeverisjes se PD-se.
    Po ty.......?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 07-06-2004 mė 11:52
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    me mire do te behet

  9. #9
    Kėto ēėshtje i zgjidh vetėm ekofashizmi.

    Megjithatė njė hap i parė drejt kėsaj ėshtė t'i jepen tokat pronarėve tė tyre. Pėrdhosja e natyrės do tė zbehej menjėherė. Cili pronar do tė shkatėrronte tokėn e vet?!

    Pėr kundravajtėsit dėnim kapital. Diagnoza: shqiptarėt nuk bashkėpunojnė se e kanė kokėn nė ****ė dhe mendojnė me zorrėn e trashė. Kura: ligj drakonian qė t'iu nxjerrė kokėn nga *****.

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj mjedisit nė Shqipėri
    Nga Edvin83 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 409
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 21:23
  2. Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 25-02-2010, 11:19
  3. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 03:13
  4. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  5. "Natyra " si interes i mbrojtur nga e drejta penale
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2005, 14:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •