kjo video me beri te qaje eshte shume e bukur dhe tregon se sa ben prindi per femijen
http://www.youtube.com/watch?feature...&v=y8cPlvaJ3WQ
kjo video me beri te qaje eshte shume e bukur dhe tregon se sa ben prindi per femijen
http://www.youtube.com/watch?feature...&v=y8cPlvaJ3WQ
"Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"
Kur kaloresi nga perralla hyn ne lufte me dragoin per te shpetuar princeshen, ai behet hero. Motivi, qe dikush, me deshiren per te shpetuar nje person tjeter, me vetedije dhe pa detyrim hyn ne nje situate shume te rrezikshme, ka variacione te shumta ne te gjitha mitet per heronjte.
Pasi qe nuk ka garanci qe heroi do te fitoje, mund te dale qe dragoi eshte me i forte se ai, ideja e heroizmit eshte e pandare nga ideja e vetesakrifikimit. Nese kaloresi ka hyre ne lufte me dragoin per te shpetuar personin e dashur, ai i jep perparesi dashurise ndaj dikujt tjeter mbi dashurine per veten. Dashuria behet arsye per vetesakrifikim.
Ne boten bashkekohore perendimore ka gjithnje e me pak heronj. Gjithnje e me shume ka njerez qe shmangin cfaredo rreziku, madje edhe atehere kur behet fjale per ta ndihmuar personin e dashur. Por po ashtu ka gjithnje e me shume sish qe e miratojne nje zgjedhje te tille.
I vetmi vend ku njerezit ende behen heronj eshte marredhenia e prindit me femijet e vet. Prinderit kryesisht pajtohen qe femijet jane me te rendesishem nga ata dhe jane te gatshem edhe te heqin dore dhe te sakrifikohen per te miren e tyre. Kur e teprojne me kete gje, prinderit ndikojne negativisht ne femijen e vet. Ky ndikim negativ eshte i vonshem, keshtu qe paraqitet vetem me vone pasi qe femija rritet.
Prinderit duhen ta dine qe nje nga menyrat sipas te ciles femija e nderton personalitetin e tij te ardhshem eshte ajo qe tek prinderit i gjen modelet. Kur ai shikon prinderit te cilet i do dhe i respekton, ndjen deshiren qe nje dite, kur te rritet, te jete njejte ashtu sic jane ata. Por, ne qofte se dicka cka ben prindi per femijen eshte debuese dhe e papranueshme, ky proces pengohet ose bllokohet. Pasoja eshte qe femija nuk deshiron t’u perngjaje prinderve. Ky proces i identifikimit eshte shume i rendesishem kur eshte fjala per prindin, i cili ka gjini te njejte me femijen, sepse femija ne te sheh shembullin dhe modelin e rolit te vet gjinor.
Per shembull, nese vajza ka nene te perkushtuar, e cila perkushtohet deri ne ate pike qe neglizhon veten dhe rolet e veta te tjera, vajza ne te nuk do te shohe shembull pozitiv dhe me siguri me vone nuk do te deshiroje t’i ngjaje asaj. Kur te rritet, ajo mund te konsideroje qe te qenet nene eshte dicka qe eshte shume kerkuese, qe kerkon sakrifica te medha, dhe keshtu mund te vendose qe kurre te mos behet nene. Njelloj keshtu, femijet qe i shohin prinderit e tyre vetem duke punuar dhe asnjehere duke pushuar dhe argetuar vendosin qe kurre te mos behen si ata. Duke ikur nga ky model i te rriturit, personi i ri refuzon te rritet dhe te marre pergjegjesi.
Dhe prandaj prinderit duhen t’u tregojne femijeve qe i duan te tjeret dhe qe e duan edhe vetveten. Ne dashuri heqja dore eshte e domosdoshme, ndersa sakrifikimi i panevojshem. Nuk eshte mire qe femija te mos deshiroje t’u perngjaje prinderve te vet, sepse atehere mund te niset ne rruge te gabuar jetesore.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Ska kufi per sakrificen, po varet se ne cfare konteksti e kupton kete fjalen 'sakrifice'. Nese eshte ne drejtim health-shendet, ska kufi sakrifica qe ben prindi per femijen. Nese eshte ne drejtimin- edukim, kjo sakrifice shkon deri diku . Kjo diku-ja bazuar ne intelektin dhe bagazhin qe ka ai femije. Nese femija vertet i disponon keto virtyte dhe cilesi, sakrifica prindit eshte me e madhe ne krahasim me nje femije qe nuk jep aq sa duhet apo sa i kerkohet! Duhen vene pikat e i-se dhe kufiri se deri ku eshte detyra e prindit dhe ku fillon pergjegjesia e femijes. Kjo vlen dhe per 'sakrificen e plotesimit te qefeve dhe tekave pastaj.
ne c'kuptim harrohet vetja?
dhe e fundit- e vetmja gje qe 'kerkon' nje prind si shperblim nga femija e tij/saj- eshte vetem suksesi i femijes ne jete. I permbushur ne cdo drejtim. Kaq mjafton.
Nuk e di si ta shpjegoje se si disa femije arrijne ne moshen e adoleshences te jene aq te pamershishem ndaj prinderve te tyre sa kerkojne gjithcka dhe me cdo kusht pa pyetur fare ne ka apo nuk kane keta prinder, cudi
Sikur nuk kemi qene keshtu ne, nuk kishim dhe e ulnim koken , po keta te sotmit jane bere te tmerrshem, nuk duan tja dijne fare ....
Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 13-05-2012 më 12:29
varet si i meson. Nese femijet arrijne deri aty, sa nuk llogjikojne, dhe faji eshte i prinderve ne kete rast...
se dakord, jetojme ne kohe tjeter tani ku teknologjia ka arritur majat e saj dhe adoleshentet jane me te sofistikuar dhe me te perparuar se c'ishim ne dikur, por dhe kjo ka nje kufi. Qefi eshte i madh, por duhet t'u kujtosh se deri ku arrin qefi i tyre per aq sa japin. Duhet jene te pergjegjshem per cdo vendim tyrin dhe per ato c'ka kerkojne. Sipas mundesive. E nese se kuptojne, keto prinder po rrisin- paraziter dhe losers. Kalamaj idiot. Sorry per fjalet e perdorura. lol
Kjo shprehja "sakrifice per femijet" nuk me pelqen. Nese gjerat te cilat po ben per femijen te duken sakrifica atehere fare thjeshte mos ti kishe sjellur ne jete. Perndryshe te thuash qe po bej kete e ate sakrifice tregon egoisem dhe ankese pa vend, nuk eshte i tepert femija te degjoj dicka te tille nga prinderit.
Për të gjithë ata që thonë Feja e shqiptarit është shqiptaria, autori, Pashko Vasa, ka pasur për qëllim anti klerikizmin, dmth, kundër klerëve fetarë, qofshin ata hoxhallarë apo priftërinj, kurse ska pasur asgjë kundër feve, sepse ai thotë, të mos marrohna përpara Zotit, dmth, ka pasur frikë ndaj Zotit,
Fëmijët janë janë i vetmi investim i jetës nga i cili nuk pret kompensim
Pse ste pelqen? Perderisa sakrifica egziston per te gjithe - burre, grua, moter, vlla, nene , baba... egziston dhe per femijen. Ste duket sacrifice Ty kur prindi Ben shume me teper se normalja per femijen e tij/saj?! Sh gabim,ajo vete I sollen ne jete- sepse mund te mjaftohen me minimalen dhe Jo max. Ke sa te duash qe nuk shkojne beyond mundesive te tyre, shume prinder ne fakt. E te besh mbi normalen per femijen eshte sakrifice dhe duhet vleresuar!!
Cfare konsideron sakrifice ti per burre, grua, moter, vlla, nene e babe? Nese kane nevoje per ndihme i ndihmon. Nese nuk gjindesh per familjaret e tuj atehere dhe ato s'do te gjinden per ty kur te kesh nevoje. You teach other people how to treat you. Ku eshte sakrifica?! Pershembull te ti japesh femijes tende arsimin me te mire qe mundesh, duke paguar dhe per mesues privat bie fjala, kjo eshte sakrifice? S'eshte aspak. Cfare po sakrificon? Leket? Brenda mundesive do besh per femijet. Ato leke po i shpendezon me mend per te ardhmen e femijes tende.
Krijoni Kontakt