Ok, une them qe dashuria duhet treguar aty ku duhet. Dhe aty ku duhet, kete e dime nga morali. Nje dashuri per ate qe do te kalosh jeten me te duhet treguar dhe fort bile, per ēdo dite, ne veprimet dhe perkushtimin tend. Ndrydhjet ketu do te ishin shkaterruese.
Por dashuri (me konotacion seksual) per motren e nenen (incesti pra), keto jane tabute e shoqerise sone te civilizuar dhe shkelja e tyre na nxjerr neve krejt pa themel, persiper nje honi.
Ju e dini legjenden e Edipit mbret ? Qe vrau te atin (Laios) dhe u martua me nenen e vet (Jocaste). Edipi kreu (ndonese pa dijenine e tij) dy shkelje tabush : atvrasjen (parricide) dhe incestin. Rezultati : babai i vrare, nena e vetevarur, dhe Edipi nxjerr syte e vet.
Me nje fjale, per mua, renia ne dashuri me dike te martuar dhe konkretizimi i kesaj dashurie, eshte siē shkelja e nje tabuje : perderisa une e konsideroj familjen te shenjte, atehere une po kryej nje sakrilegj. Dhe dikush ketu thote qe ē'faj ka beqari sepse fajin e ka i,e martuari(a). E ē'rendesi ka per mua ē'mendojne ata te dy per martesen apo familjen e tyre ? Ju thoni : gjej shesh e bej pershesh.
Nejse, shumica e dine edhe brenda vetes se tyre qe kjo gje nuk duhet bere, megjithese ketu mundohen te mposhtin friken e tyre per gjoja se jane duke thyer tabute dhe jane pra trima me nam...
Krijoni Kontakt