Pershendetje te gjitheve . Po e hap kete teme meqe jam nga Librazhdi dhe skuadra e ketij qyeteti ka bere nje paraqitje te mire ne kategorine e 2-te : Pervec kesaj doja tju kujtoja qe SOPOTI eshte nje skuader pa sponor qe do te thote qe lojtaret e saj luajne thjeshte per hoby dhe marrinj nje 50.000 leksh rroge. Doja tju kujtoja qe me shume se gjysma e skuadres jane moshatare te mi dmth 18 vjecar dhe ja qe kane treguar qe munden te japin shume per qytetin e tyre. SOPOTI eshte nga pretendetet kyresore per te dale ne kategorine e pare bashke me maliqin, devollin dhe permetin : Hajde hidhni ndonje llaf te mire ketu))
ja po hedh dhe ca fakte ======>
Rezultatet e ndeshjeve të djeshme
Këlcyra - Albpetroli 1-0
Poliçani - Delvina 4-1
Bylisi - Gramozi 0-1
Maliqi - Përmeti 3-0
Sopoti - Devolli 2-0
Domosdova - Memaliaj 1-0
Renditja
1. Maliqi 23 7 2 1 25-4
2. Devolli 23 7 2 1 20-6
3. Sopoti 22 7 1 1 19-8
4. Përmeti 19 6 1 3 16-10
5. Poliçani 17 5 2 3 22-14
6. Gramozi 16 5 1 4 12-10
7. Albpetroli 10 2 4 4 14-14
8. Delvina 10 3 1 6 13-20
9. Memaliaj 10 3 1 6 6-19
10. Domosdova 9 3 0 7 9-24
11. Bylisi 7 1 4 6 9-16
12. Këlcyra 6 2 0 7 7-27
Ndeshjet e javës së ardhshme
Albpetroli - Domosdova
Delvina - Këlcyra
Gramozi - Poliçani
Përmeti - Bylis
Devolli - Maliqi
Memaliaj - Sopoti
Sopoti, humbja e parë për Devollin
Sopoti Devolli 2 0
Sopoti: Lame, Belba, Al.Hoxha, Bahiti, Sula, Hana, Zylyftari, Al.Çota (E.Karaj 88'), Hasballa (Rama 74'), K.Karaj, Bejtollari (B.Lena 54'). Trajner: L.Deliu
Devolli: Meraku, A.Lena, Kote, Myrtollari (Matelli 28'), Hebibasi, Lako, Zeneli, Zguro (Hysllani 62'), Maçolli, Bega (Kullojka 45'), Bejleri. Trajner: S.Meraku
Shënues: Belba 68', Hoxha 82'
Gjyqtarë: A.Nase, T.Traga, L.Mulleti (Tiranë)
Kartonë të verdhë: K.Karaj, Kote, Sula, Hoxha, Kullojka, Zeneli
Sopoti ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme dje në fushën e tij përballë kryesuesve të grupit, pasi ka luajtur shumë më mirë se kundërshtari. Librazhdasit e kanë nisur lojën me ritëm të lartë, duke krijuar raste të shumta shënimi te porta e Merakut. Pjesa e parë, megjithëse e dominuar nga vendësit, është mbyllur në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, ritmi i lojës, edhe pse terreni ka qenë mjaft i vështirë, ka qenë i lartë. Sopoti e ka mbyllur për minuta të tëra Devollin në gjysmëfushën e tij dhe në minutën e 68-të, pas një goditje këndi të Ramës, Belba e ka çuar me kokë topin në rrjetë. Pas kalimit në epërsi, Sopoti ka qenë i papërmbajtshëm dhe Hoxha, pas një ekzekutimi mjeshtëror të një goditjeje dënimi, ka dyfishuar rezultatin. Fundi i lojës i ka gëzuar vendësit, të cilët e kanë duartrokitur lojën e Sopotit, që ka mundur Devollin kryesues.
Krijoni Kontakt