Me shume se nje harrese
Mengjesin e 28 nentorit, me shume se sa festimin e 90 vjetorit te pavaresise dhe ceremonine qe pritej ne Vlore, shtypi i Kosoves komentoi incidentin qe kishte ndodhur ne aeroportin e Rinasit me kryeministrin e saj. I thirrur me ftese te Presidentit dhe me trajtimin e nje delegacioni te rangut te larte, Rexhepi dhe Hashim Thaci, dy nder politikanet me te rendesishem te Kosoves, kishin mbetur te vetem ne piste. Asnje zyrtar, sado i ulet nuk kishte dale t'i shtrengonte doren personaliteteve te larte, miq nderi ne ceremonine me te rendesishme te shtetit shqiptar. Rexhepi dhe Thaci jane larguar vetem 30 minuta me pas, fale nderhyrjes se rastesishme te nje punonjesi qe i ka njohur dhe nje angazhimi te rremujshem te strukturave shteterore. Ngjarja qe kaloi jo pa nje termet ne Tirane, provokoi pushimin nga puna te dy drejtuesve te larte te Ministrise se Jashtme, por si te mos kishin mesuar asgje nga ajo qe ndodhi, perfaqesuesit e shtetit shqiptar i detyruan edhe nje here ne kthim Rexhepin dhe Thacin te kalonin neper sallen e zakonshme te tranzitit, duke pritur nje rradhe te gjate.
Fatmiresisht shtypi i Kosoves e trajtoi kete si nje fyerje pa shkak, si nje konfuzion te strukturave shteterore shqiptare dhe si deshmi te faktit se edhe 90 - vjet pas shpalljes se pavaresise, qeveria shqiptare nuk e ka marre ende formen e saj. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, problemi duhet pare shume me gjere se sa kaq. Dicka me teper se sa thjeshte nje harrese apo nje konfuzion nga ata qe ndodhin sa here ka ndonje organizim te madh. Kesaj here Tirana ka fyer jo thjeshte Kryeministrin e Kosoves dhe Hashim Thacin, politikanin kosovar me popullor ne Shqiperi, por ate segment te politikes kosovare qe synon marredhenie intensive me ne. Ate segment qe e sheh te ardhmen e krahines shqiptare te lidhur ngushte me zhvillimet ne anen tjeter te kufirit perendimor te saj. Qe synon fuqizimin e identitetit shqiptar ne Kosove dhe qe deri me sot ka perballuar e para idete e mbrapshta te krijimit te nje identiteti artificial kosovar. Qe ka kontestuar idene e Rugoves per krijimin e nje flamuri te Kosoves te ndryshem nga ai i Shqiperise, qe ka kundershtuar idene e nje himni te ndryshem nga ai kombetar dhe qe ka kontestuar idete e rishikimit te gjuhes letrare shqipe. Qe ka ditur te perballoje presionet e administrates se UNMIK per nje politike me te distancuar dhe me te ftohte me Shqiperine. Dhe qe mbi te gjitha, eshte sponsorizuesja dhe frymezuesja kryesore e turizmit disa qindra mijerash te kosovareve drejt Shqiperise. Qe perkthehet ndryshe ne disa qindra miliona dollare per Shqiperine. Me keq se sa kaq, veshtire se mund te behet nje marredhenie.
Krijoni Kontakt