Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291

    Tirana më pak fonde se Kukësi?

    Te them qe kam mbetur i indinjuar nga ky artikull qe sapo lexova do te ishte vertet shume pak, eshte terror dhe ankth ajo qe ndjej per nje te ardhme te shqiperise qe po merr gjithmone e me teper permasat e nje karikature te frikshme. Qe 3 korriku 2005 nuk ishte nje dite per tu shenuar ne kalendar kete e dija, por tani kuptoj qe gabohesha, ndoshta do te mbahet mend pergjithnje si rikthimi ne pushtet i injorances, obskurantizmit por sidomos fatkeqsisht i provinces e malesise. Shqiperi kush te ka mallkuar?

    Per ju artikulli:


    Bëhet publik Projektbuxheti 2006. Ndryshon vëmendja ndaj vendorëve

    Buxheti: Tirana më pak fonde se Kukësi

    Financimet për arsimin reduktohen edhe në Durrës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Genc Kondi

    Në projektbuxhetin e vitit 2006, parashikohet një fond më i madh për organet e pushtetit vendor. Për vitin 2006, parashikohet që të ardhurat në dispozicion të pushtetit vendor të jenë 21,2 miliardë lekë, kundrejt 17,6 miliardë lekëve në vitin 2005 ose 21% më shumë. Ne raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, shpenzimet e pushtetit vendor do të rriten, nga 2,1% në vitin 2005, në 2,4% në vitin 2006, theksohet në dokumentin, e bërë publik dje në mbrëmje. Një mundësi e tillë vjen nga fakti se, sikurse pohohet në Projektbuxhet, të ardhurat e pushtetit vendor janë realizuar në dhjetë muajt e parë të vitit, në rreth 9,5 miliardë lekë, që do të thotë rreth 7,3 përqind më shumë se parashikimi. Ky tejkalim përbëhet nga tejkalimi në të ardhurat nga taksat vendore prej rreth 1.3 miliardë lekësh, ndërkohë që tatimi mbi biznesin e vogël, rezulton me një mosrealizim prej rreth 446 milionë lekësh, tatimi mbi pasurinë me një mosrealizim prej rreth 119 milionë lekësh, tatimi mbi tokën bujqësore, me rreth 49 milionë lekë dhe taksa për regjistrimin e automjeteve me rreth 57 milionë lekë.
    “Në të ardhurat tatimore, është rritur ndjeshëm pesha specifike e të ardhurave të pushtetit vendor”, thekson relacioni shoqërues i Këshillit të Ministrave për projektligjin, i cili pritet që, së shpejti, t’i nënshtrohet debatit parlamentar.
    Ndërkohë, meqënëse norma tatimore e tatimit mbi biznesin e vogël tashmë është përgjysmuar me ligj, edhe të ardhurat e buxheteve vendore në total janë parashikuar me ulje ndaj vitit 2005. Për këtë, është rritur transferta tek pushteti vendor dhe gjatë vitit do të synohet tejkalimi i nivelit të parashikuar, si rezultat i reformimit të sistemit dhe administratës fiskale, duke forcuar rritjen e kontrollit dhe thjeshtimin e procedurave të regjistrimit në organet tatimore, theksohet në Projektbuxhet.

    Qendra përcakton
    transfertat e fondit
    Që në vitin 2002, në vendin tonë është miratuar një reformë e rëndësishme e decentralizimit fiskal, e shoqëruar nga paketa përkatëse ligjore. Kjo parashikon rritjen e aftësive vendimmarrëse të organeve të pushtetit vendor në mënyrë të vazhdueshme. Por, në Projektbuxhetin për vitin 2006, duket se pas uljes së taksave vendore, që u shoqërua me angazhimin për rritje të fondeve të transferuara nga qendra, kjo e fundit rezervon të drejtën për të përcaktuar përparësitë midis bashkive, komunave dhe qarqeve.
    Në zërin “Granti i kushtëzuar për arsimin”, që lidhet pikërisht me alokimin e fondeve të tilla nga buxheti qendror në drejtim të buxheteve vendore, projektbuxheti parashikon raporte që nuk mund të thuhet se përputhen me numrin e banorëve apo me rëndësinë e një organi vendor. Kështu, ndërsa për Bashkinë e Shkodrës mendohet të jepen 80 milionë lekë për këtë qëllim, Korça duhet të kënaqet vetëm me gjysmën e kësaj sasie. Vlora, Durrësi dhe Elbasani, trajtohen në mënyrë krejtësisht të barabartë, me 60 milionë lekë të reja secili. Por, Bashkisë së kryeqytetit i duhet të kënaqet vetëm me 53,5 milionë lekë. Shifër kjo, që jo vetëm është më e vogël se qytetet e sipërpërmendura, por më e vogël edhe se fondet që i jepen Kukësit, që përcaktohen në masën 57 milionë lekë.
    Një vit më parë kryeqyteti kishte marrë gati 382,5 milionë. Shifër 620% më e madhe. Po kështë, në ulje janë Durrësi, Elbasani, Lezha, Shkodra dhe Vlora.

    Qeveria
    Ish pronarët të kompensohen me vlerën që ka pasur toka në momentin e fitimit të pronësisë. Pronarët e ndërtimeve pa leje të paguajnë në bazë të vlerës së tregut të truallit në momentin e legalizimit.

    ARSIMI
    Buxheti për ndërtimet e reja, rikonstruksionet dhe pajisjet e materialet shkollor në sektorin e arsimit parauniversitar, do t’u akordohet, në formën e bllok-grantit të kushtëzuar, 12 bashkive duke ruajtur nivelet e viteve të mëparshme

    TE ARDHURAT
    +51,5 mld
    +51,5 miliardë lekë më shumë parashikohet të hyjnë në arkën e shtetit gjatë vitit të ardhshëm. Të ardhurat duhet të jenë 221,4 mld lekë, ndërkohë që të ardhurat në buxhetin e vitit 2005, ishin caktuar 169,9 mld lekë

    SHPENZIMET
    +46 mld
    +46 miliardë lekë më të mëdha janë përcaktuar shpenzimet që do të bëhen nga buxheti i shtetit në vitin e ardhshëm. Shpenzimet do të jenë 257,98 miliardë lekë, ndërkohë që një vit më parë ato ishin caktuar 212 miliardë lekë

    DEFICITI
    -5,6 mld
    -5.6 miliardë lekë më i ulët parashikohet defiçiti buxhetor për vitin 2006. Në projektbuxhet thuhet se diferenca midis të ardhurave e shpenzimeve, do të jetë 36,6 miliardë lekë, ndërkohë që gjatë këtij viti është 42,16 mld

    PENSIONET
    +3,5 mld
    +3,5 miliardë lekë më shumë fonde, caktohen për Sigurimet e detyrueshme Shoqërore. Buxheti i Sigurimeve Shoqërore, skema e detyruar, parashikon të ardhura gjithsej në masën 49 miliardë lekë, nga 46,5 miliardë lekë, që janë sivjet

    ISKSH
    +600 mln
    600 milionë lekë parashikohen në një buxhet të sigurimeve shëndetësore në rritje për vitin 2006. Të ardhurat janë në masën 6,5 miliardë lekë, ndërkohë që për vitin 2005 ishin përcaktuar të ardhura 5,9 miliardë lek

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    N.q.s qeveria i ka akorduar me shume fonde Kukesit dhe pjeses verilindore ,eshte nje gje shume e mire.Zhvillimi i pjeses verilindore ka te beje ne menyre te drejt per drejte me zhvillimin e Shqiperise.Duke investuar me shume ne keto zona, do te mundet te shfrytezohen me mire burimet natyrore te ketyre zonave dhe rrjedhimisht do te zhvillohet ekonomia mbarshqiptare.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po zona verilindore edhe sikur te duash nuk ja vlen te investosh sepse eshte mal. Pastaj zona verilindore asnjehere nuk paguan as taksa as energjine. Ne ne Durres qe paguajme aforfe 40 mije leke ne muaj nuk kemi drita. Komitet e kenetes se Durrsit te ardhur nga Kuksi e vjedhin energjine dhe k nuk paguajne kurre.

    Cfare shteti eshte ky, shtet ligjor apo shtet kaubojs?

    Pse e mban Sala me te mire xhinsin e vet malesor, ndersa na denon ne durrsakeve dhe tiransave?

    Kjo gje vetem sa do ja pakesoje pushtetin.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Saranden e lene pa drita qellimisht sepse zgjodhi deputet Fatos Nanon.


    Erresira qe vjen prej ngjyres politike


    Sarandë- Si asnjë vit tjetër pas ‘97-ës, Saranda, qyteti dhe fshati, ka filluar të ndjej me herët errësirën për shkak të mungesës së dritave. Madje kjo nuk është thjesht errësirë që objektivisht mund të vije për shkak të një difekti teknik apo për shkak të mospagesave të faturave etj. Jo! Errësira ka ngjyrime politike. Ajo vjen për shkak të një psikologjie qeverisese, e cila përgatitet të justifikojë deshtimin dhe mos mbajtjen e premtimit për "drita 24 orë", me të ashtuquajturën "trashegim i pasojave nga qeveria socialiste", etj. etj.

    Saranda, por edhe Delvina po e vuajnë errësiren e ketyre ditëve thjesht për arsye politike. Llogjika e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikes, Genc Ruli, është kjo: Votuat kundër PD-së, paguajeni tani! Dhe urdhëri është i prerë. Sarandës t’i priten 7 orë në 24 orë dritat. Banoret e Sarandës, të fshatit dhe qytetit, janë edhe sot e kësaj dite korrekt me shtetin. Fatura e energjisë nga popullata paguhet në masën mbi 97 për qind. Në se do zbatohet deklarimi i drejtuesve të KESH që ndërprerja do të jetë në vartësi të pagesës së fatures, nuk ka pse të ndodh psh, që ndërprerjet të jenë fikse, të komanduara nga qendra jo në proporcion me pagesën por sipas llogjikës politike të drejtuesve aktual. 5-6 orë në ditë ndërprerje të energjisë ka qyteti dhe mbi 7 orë fshati. Ndërkaq, përtej këtij orari ndërprerjesh "të njohur zyrtarisht", ka edhe ndërprerje me të tejzgjatur në zonën rurale. Realisht fshati është në errësirë jo 7 por 12-17 orë në 24 orë. Vërtet që Saranda, si dhe Delvina nuk e meritojnë këtë ndëshkim e diskriminim sepse asnjëherë nuk janë përballur me shtetin me indiferencë për të paguar atë çka konsumojnë. Fakti që ndërprerjet e tejzgjatura kanë ngjyrime politike, vërtetohen edhe me atë që ministri Ruli, deputeti i zgjedhur sforcërisht në Gjirokastër, ka lëshuar urdhëra të brendshme për diferencime. kështu psh, qyteti i Gjirokastrës është favorizuar me rreth tre orë në ditë (24 orë) ndërprerje, ndërkohë që Lazaratit nuk i ndërpriten dritat fare. Po fshati? Me që nuk është zonë e zotit Ruli, fshatarët e zonës rurale të Gjirokastrës duhet të "paguajnë" me errësirën e gjatë edhe se janë të rregullt në pagësen e energjisë që konsumojnë. Probleme mund të ketë që kondicionojnë ndërprerjet, por askush nuk bëhet avokat i qeverisë. U zotua Berisha për 24 orë drita, le të bëj këmbët nga koka dhe të gjej energji ku të dojë - thonë njerëzit. Ndërkaq ministri aktual i errësirës, Ruli me urdherat e tij të prera për ndërprerjen e tejzgjatura, e di se populli shqiptar vështirë të dalë rrugëve në protesta kundër kesaj qeverisjeje e mënyre të sjelluri. Nisur nga përvoja e qeverisjes së PD-së në vitet ‘92-’97, kur çmimet filluan të liberalizoheshin, ka një thenie "lapidar" të ish ministrit të atëhershëm të financave, Genc Ruli. Edhe se çmimi i bukes u rrit me shpejtësi dhe kjo rriti se tepërmi pakenaqësitë, Ruli tha "kur ky popull nuk u ngrit tani kundër nesh, s’ka për t’u ngritur kurrë"! Por kohet ndryshuan dhe zoti ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, duhet të ketë nxjerrë mësime nga ‘97-ta. /Panajot.Zoto

    Kane filluar pakenaqesite per oret e erresires

    Sarandë- Të parët që ndjejnë peshën e mungesës së energjisë janë përdoruesit industrial dhe ata të rrjetit të shërbimeve. Ndërprerjet e energjisë ndikojnë edhe në mungesat e furnizimit të qytetit me ujë të pishëm. Bizneset kanë filluar të zbresin nga niveli i të ardhurave, ç’ka bërë që masat e qeverise për ndërprerjet e energjisë të shikohen me dyshim. Ne se do vazhdohet kështu, do na duhet të mbyllim lokalet - thotë për gazetën nje pronar lokali në Sarandë. Ai bën një llogari të thjeshtë për të vertetuar humbjet. Punojmë me gjenerator gati 6 orë në ditë, thotë ai. I thonë rreth 200 lekë (të rinj) në orë, ose 10-12 mijë lekë në ditë shpenzim për të prodhuar energji për drita dhe për aksesoret e lokalit. Po në muaj? Eshtë vështire të përballohet kjo situatë. Ndërkaq, ndërprerja e energjisë, siç ndodh në Sarandë, në orët me produktive të punës (09-01 kjo për paraditen), nxjerr jashtë pune institucionet e shërbimit ndaj qytetareve dhe, pse mos ta themi krijon kushte për largime të zyrtareve nga puna dhe mosshërbim të qytetareve
    24 ORE

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E pse jo?? Tani eshte koha e malokerise. Ti rindertojme serish kisokat ne qender te Tiranes qe tja lehtesojme Bathores procesin e rikafsherizimit te Tiranes. Votuat per Sali Malokun, mbajeni tani.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qeveria po punon me 4 motorret..
    erresira qe projektoi PS nuk mundi ta thyej besimin e njerzve tek Berish Rulat e PD-se..

    njerzit e dine dinakerine PS-iste dhe duruan te ftohtin e pa dritat dhe Zoti ja diti hallin.. Ai ja coj shiun..

    ne koh rekord qeveria po riparon demet e shiut te rrembushem.. qe ra ne vend..
    berisha me shok gjendet ne krye te punve..
    asnjeri nga zyrtaret e larte nuk bredh Dubajeve..

    kshu qe bjerini legenit juve.. me ne krye edvin majko bracen..

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ato investimet ne veri do behen per arushat dhe ujqrit, se gjindja ka ike prej kohesh qe atje.

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Hagia
    Po zona verilindore edhe sikur te duash nuk ja vlen te investosh sepse eshte mal.
    O Hagia, pse moj çupe flet kaq mbrapsht ? Ke degjuar ti per ca njerez qe jetojne atje ? Ke degjuar ti per maloket (qe u ke vene dhe bishta ti me shoqet e tua) qe jetojne maleve ? E pra, me bishta pa bishta, maloker e qener e çeçener e komiter, prapeseprape je dakort t'i fusim tek kategoria e njerezve. Keshtu qe nje qeveri ka per detyre te kujdeset dhe per nje çoban atje ne maje te malit.

    Pastaj, tjetra eshte qe kjo zone lidhet me Kosoven, dhe nuk i bie me te jete aq e pakte ne peshe demografike e levizje malli. Mirepo ti shoqja Haxhie, ke qejf vetem te djegesh drute e komshise dhe te nxehesh per shtate pale qejfe kur ca "kafshe" atje ne keto zona bejne sikur jetojne... He te keqen, leri dhe ato te hane nje kafshate buke...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Njerez, te "majte",

    perpara se te shkruani, ose pasi shkruani, lexojini njehere, dyhere, tre here

    c'keni shkruar, se pa e leshuat te shkruaren, s'eshte me e juaja. dhe kush e lexon thote c'jane keta qe kane kaq dashuri per njerezit????

    Jeni apo s'jeni te majte, per te varferit, a luftuan gjisherit tuaj per te ngrene te gjithe me luge "floriri" kunder gjakpiresve kapitaliste????
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Mirepo ti shoqja Haxhie, ke qejf vetem te djegesh drute e komshise dhe te nxehesh per shtate pale qejfe kur ca "kafshe" atje ne keto zona bejne sikur jetojne... He te keqen, leri dhe ato te hane nje kafshate buke...

    Pse e ben Haxhien kaq humane mor zotni.

    Pse nuk i thua qe ti moj Xhije dhe te gjithe ata vampiret qe shkruajne mesiper ne vend te zemres ju ka vendosur djalli (se zoti nuk ben te tilla eksperimente) qesken e temthit. Prandaj jeni te gatshme qe per tu nxehur vet, te digjni shtepine e komshiut me gjith kalamaj brenda.

    -----------------------------------------------------

    Tirana, Durresi,Vlora, Saranda kane aq biznese ne territorin e tyre dhe mbledhin aq taksa, sa nuk kane nevoje per fondet e qeverise.


    Parisi e perjetoj se cdo te thote GETO.
    Tirana nuk do kete fatin e Parisit. Pasi zonat rurale ne jug apo ne veri jane me mijra here me keq se getot e Parisit, jane me mijra here me te armatosura se Parizianet dhe jane me mijra here me agresive se Francezet.

    ------------------------------------------------------

    Bie Sunami ne Azi, termet ne Pakistan, uria ne Afrike dhe njerez qe kane shpirt mijera km larg paguajne para per ti ndihmuar.
    Ne Shqiperi shpirtkatranet, merziten kur shteti nuk i harxhon parate kazinove te Dubait, por i investon per "maloket" qe jetojne 10 - 200 km larg.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •