Te them qe kam mbetur i indinjuar nga ky artikull qe sapo lexova do te ishte vertet shume pak, eshte terror dhe ankth ajo qe ndjej per nje te ardhme te shqiperise qe po merr gjithmone e me teper permasat e nje karikature te frikshme. Qe 3 korriku 2005 nuk ishte nje dite per tu shenuar ne kalendar kete e dija, por tani kuptoj qe gabohesha, ndoshta do te mbahet mend pergjithnje si rikthimi ne pushtet i injorances, obskurantizmit por sidomos fatkeqsisht i provinces e malesise. Shqiperi kush te ka mallkuar?
Per ju artikulli:
Bëhet publik Projektbuxheti 2006. Ndryshon vëmendja ndaj vendorëve
Buxheti: Tirana më pak fonde se Kukësi
Financimet për arsimin reduktohen edhe në Durrës
--------------------------------------------------------------------------------
Genc Kondi
Në projektbuxhetin e vitit 2006, parashikohet një fond më i madh për organet e pushtetit vendor. Për vitin 2006, parashikohet që të ardhurat në dispozicion të pushtetit vendor të jenë 21,2 miliardë lekë, kundrejt 17,6 miliardë lekëve në vitin 2005 ose 21% më shumë. Ne raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, shpenzimet e pushtetit vendor do të rriten, nga 2,1% në vitin 2005, në 2,4% në vitin 2006, theksohet në dokumentin, e bërë publik dje në mbrëmje. Një mundësi e tillë vjen nga fakti se, sikurse pohohet në Projektbuxhet, të ardhurat e pushtetit vendor janë realizuar në dhjetë muajt e parë të vitit, në rreth 9,5 miliardë lekë, që do të thotë rreth 7,3 përqind më shumë se parashikimi. Ky tejkalim përbëhet nga tejkalimi në të ardhurat nga taksat vendore prej rreth 1.3 miliardë lekësh, ndërkohë që tatimi mbi biznesin e vogël, rezulton me një mosrealizim prej rreth 446 milionë lekësh, tatimi mbi pasurinë me një mosrealizim prej rreth 119 milionë lekësh, tatimi mbi tokën bujqësore, me rreth 49 milionë lekë dhe taksa për regjistrimin e automjeteve me rreth 57 milionë lekë.
“Në të ardhurat tatimore, është rritur ndjeshëm pesha specifike e të ardhurave të pushtetit vendor”, thekson relacioni shoqërues i Këshillit të Ministrave për projektligjin, i cili pritet që, së shpejti, t’i nënshtrohet debatit parlamentar.
Ndërkohë, meqënëse norma tatimore e tatimit mbi biznesin e vogël tashmë është përgjysmuar me ligj, edhe të ardhurat e buxheteve vendore në total janë parashikuar me ulje ndaj vitit 2005. Për këtë, është rritur transferta tek pushteti vendor dhe gjatë vitit do të synohet tejkalimi i nivelit të parashikuar, si rezultat i reformimit të sistemit dhe administratës fiskale, duke forcuar rritjen e kontrollit dhe thjeshtimin e procedurave të regjistrimit në organet tatimore, theksohet në Projektbuxhet.
Qendra përcakton
transfertat e fondit
Që në vitin 2002, në vendin tonë është miratuar një reformë e rëndësishme e decentralizimit fiskal, e shoqëruar nga paketa përkatëse ligjore. Kjo parashikon rritjen e aftësive vendimmarrëse të organeve të pushtetit vendor në mënyrë të vazhdueshme. Por, në Projektbuxhetin për vitin 2006, duket se pas uljes së taksave vendore, që u shoqërua me angazhimin për rritje të fondeve të transferuara nga qendra, kjo e fundit rezervon të drejtën për të përcaktuar përparësitë midis bashkive, komunave dhe qarqeve.
Në zërin “Granti i kushtëzuar për arsimin”, që lidhet pikërisht me alokimin e fondeve të tilla nga buxheti qendror në drejtim të buxheteve vendore, projektbuxheti parashikon raporte që nuk mund të thuhet se përputhen me numrin e banorëve apo me rëndësinë e një organi vendor. Kështu, ndërsa për Bashkinë e Shkodrës mendohet të jepen 80 milionë lekë për këtë qëllim, Korça duhet të kënaqet vetëm me gjysmën e kësaj sasie. Vlora, Durrësi dhe Elbasani, trajtohen në mënyrë krejtësisht të barabartë, me 60 milionë lekë të reja secili. Por, Bashkisë së kryeqytetit i duhet të kënaqet vetëm me 53,5 milionë lekë. Shifër kjo, që jo vetëm është më e vogël se qytetet e sipërpërmendura, por më e vogël edhe se fondet që i jepen Kukësit, që përcaktohen në masën 57 milionë lekë.
Një vit më parë kryeqyteti kishte marrë gati 382,5 milionë. Shifër 620% më e madhe. Po kështë, në ulje janë Durrësi, Elbasani, Lezha, Shkodra dhe Vlora.
Qeveria
Ish pronarët të kompensohen me vlerën që ka pasur toka në momentin e fitimit të pronësisë. Pronarët e ndërtimeve pa leje të paguajnë në bazë të vlerës së tregut të truallit në momentin e legalizimit.
ARSIMI
Buxheti për ndërtimet e reja, rikonstruksionet dhe pajisjet e materialet shkollor në sektorin e arsimit parauniversitar, do t’u akordohet, në formën e bllok-grantit të kushtëzuar, 12 bashkive duke ruajtur nivelet e viteve të mëparshme
TE ARDHURAT
+51,5 mld
+51,5 miliardë lekë më shumë parashikohet të hyjnë në arkën e shtetit gjatë vitit të ardhshëm. Të ardhurat duhet të jenë 221,4 mld lekë, ndërkohë që të ardhurat në buxhetin e vitit 2005, ishin caktuar 169,9 mld lekë
SHPENZIMET
+46 mld
+46 miliardë lekë më të mëdha janë përcaktuar shpenzimet që do të bëhen nga buxheti i shtetit në vitin e ardhshëm. Shpenzimet do të jenë 257,98 miliardë lekë, ndërkohë që një vit më parë ato ishin caktuar 212 miliardë lekë
DEFICITI
-5,6 mld
-5.6 miliardë lekë më i ulët parashikohet defiçiti buxhetor për vitin 2006. Në projektbuxhet thuhet se diferenca midis të ardhurave e shpenzimeve, do të jetë 36,6 miliardë lekë, ndërkohë që gjatë këtij viti është 42,16 mld
PENSIONET
+3,5 mld
+3,5 miliardë lekë më shumë fonde, caktohen për Sigurimet e detyrueshme Shoqërore. Buxheti i Sigurimeve Shoqërore, skema e detyruar, parashikon të ardhura gjithsej në masën 49 miliardë lekë, nga 46,5 miliardë lekë, që janë sivjet
ISKSH
+600 mln
600 milionë lekë parashikohen në një buxhet të sigurimeve shëndetësore në rritje për vitin 2006. Të ardhurat janë në masën 6,5 miliardë lekë, ndërkohë që për vitin 2005 ishin përcaktuar të ardhura 5,9 miliardë lek
Krijoni Kontakt