Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Nuk eshte e drejte qe taksat e tiranasve te shkojne ne Kukes e Tropoje.
    Tirana prodhon, Kukesi mbush barkun. Kjo eshte padrejtesi.

    Megjithate, tiranasit padrejtesi kane henger gjithmone. Tani ata votuan per tropojanin, le t'i cojne paret ne Tropoje.

    Duke votuar per komunistet e Jugut i conin paret ne llogarite e komunisteve ne Zvicer, tani do mbajne vellezerit tropojane me buke. Gjithsesi, tiranasit jane "screwed up".
    Ignore List: Den Bossi

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Nuk eshte e drejte qe taksat e tiranasve te shkojne ne Kukes e Tropoje.
    Tirana prodhon, Kukesi mbush barkun. Kjo eshte padrejtesi.

    Megjithate, tiranasit padrejtesi kane henger gjithmone. Tani ata votuan per tropojanin, le t'i cojne paret ne Tropoje.

    Duke votuar per komunistet e Jugut i conin paret ne llogarite e komunisteve ne Zvicer, tani do mbajne vellezerit tropojane me buke. Gjithsesi, tiranasit jane "screwed up".
    Zombie,

    Shkollat neper fshatrat e Shqiperise jane allahu ma ruajt. Kush jeton ne Shqiperi dhe ka pare kronikat e televizionve, se ku zhvillojne mesim ata femije te pafat fshatare, nuk i vjen keq fare qe te cohen fonde per shkolla ne Kukes, Gramsh apo Librazhd, pasi Shqiperia eshte qe nga Vermoshi deri ne Qafe-Bote ne Jug. dhe qe nga fshatrat e largeta te Bulqizes ne lindje dhe ne zonat bregdetare te Kavajes.

    Sa per taksat e Tiranes dhe Durresit, e harruat gjithe ate mineral qe mbajti ne kembe gjithe Shqiperine se bashku me duhanin e zonave fushore per 40 vjet???

    C'u dha Partia ketyre zonave??? Kooperativa dhe 30 leke te vjetra per dite pune!!!!

    Ndihuni njerez dhe nese keni para ngrini ndonje FOND per arsimin shqiptar!!!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #13
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Flm popullit shqipetar qe u arriten rezultatet qe u arriten ne daten 3 korrik 2005. Per mua, ndryshe nga mendimi i Teddy-it (etj.), 3 korriku do te qendroj ne kujtes te nje pjese te mire te popullates shqiptare si nje hap ne drejtimin e duhur. Perfundimisht!

    Ashtu sic ka then Qerimi, oiseau-ja, etj..., keto vendime me duken shume te arsyeshme dhe ne favor te vendit.

    Ju qe flisni per Veriun e Shqiperise sikur te ishte nje vend i huaj, turp tju vij nga vetja.

  4. #14
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Teddy
    por sidomos fatkeqsisht i provinces e malesise. Shqiperi kush te ka mallkuar?
    Edhe nje here se nuk me rrihet rehat

    O Teddy, e ke bere ne shkolle ti Teddy qe sa me shume t'i largohesh nje objekti aq me i vogel behet kendi i kqyrjes se ketij objekti ? E kuptove ç'desha te them ?
    E di si duket Shqiperia nga ketu ku jam ? Nje pikez e vogel fare. Aty nuk shoh as provinca as kryeqytete, thjesht L'Albanie. Kush dreqin ua mesoi kete historine e provincave ? Apo sheh nga shtate here ne dite "Koncert ne vitin 1936" ?

    Dhe kjo pyetja jote ne forme thirrje e indinjuar "Shqiperi kush te ka mallkuar" eshte krejt, ama krejt pa vend. Sepse, z. Teddy, ti duhet ta dish mire si atdhetar i madh qe je qe Shqiperi i thone edhe Vermoshit, edhe Qafe Kerrabes, edhe malit te Nemerçkes. Keshtu qe thirrja jote merrte kuptim vetem nese taksapaguesit greke apo suedeze do te paguanin per bilardot e Shqiperise. Ketu po. Ketu ka te drejte suedezi te thote : "Suedi, kush te ka mallkuar ?" Perndryshe, tregon qe edhe mekanizmat e thjeshte te domethenies se fjaleve nuk funksionojne siç duhet tek ju.

    Xhuxhumaku, e paske dyfishuar diten e kooperatives. Njoh une ish koopeativa 15 leke te vjetra per dite pune, dhe kam pare vete me syte e mi, qe njerezit te hane buke misri me uje !!!

    Zombie, shqetesimi juaj duhej te ishte ky me shume : keto fonde qe do investohen ne verilindje, a do te shkojne 100% ne vend ? Dmth a do te kete rrjedhje majtas-djathtas ? Ketu eshte lufta jone : fondet te jepen dhe ato te kontrollohen. Pastaj, edhe qeveritaret nuk jane aq budallenj qe te mos i kene rene lapsit kur kane krahasuar nivelin e varferise neper rrethet e Shqiperise. Rastesisht , i binte qe keto zona te jene me te prapambeturat ne Shqiperi.

    Veshtrimin pak me gjere e pak me thelle o shoke, se ketu dallohet nje komb : vellai ndihmon vellain kur eshte ne hall.

    Nuk po shkruaj postim tjeter, por thjesht per idene e Zombie : le te kujtojme vetem se si funksionon Europa. Ka shtete ne BE qe marrin me pak se ç'japin (vetem Anglia ka nje klauzole te kohes se Thatcher qe merr nje çek te majme). E pra, taksapaguesi francez per shembull paguan per fermerin sllovak, ose taksapaguesi gjerman per nje punishte te vogel ne Qipro. Kjo eshte ideja e nje super-shteti. Dhe bile vetem te çosh neper mend qe ata nuk i lidh as gjaku as gjuha por thjesht nje deshire per te jetuar se bashku. E tek ne, ç'ndodh tek ne ? Taksapaguesi tiranas hidherohet aq shume nese ndihmohet nje fukara i Tropojes apo i Peshkopise... Nejse, them se keto fjale i nxjerr varferia qe eshte gjithandej, por ama duhet vene gishti mbi plage.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 02-12-2005 më 19:55 Arsyeja: per te shtuar diçka ne lidhje me postin e meposhtem te Zombie

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Spostimi arbitrar i parave te taksave eshte kunderproduktiv per vete zonat ku shkojne parate. Kjo sepse nuk do administrohen ne menyre eficente. Gjithe Evropa qe ka ngelur mbrapa ne krahasim me ekonomite e verteta te tregut per shkak te keqadministrimit te parave te taksave.

    Po shkuan taksat ne nje tenxhere te madhe nga e cila pastaj dalin ashtu si ia ka qejfi qeverise, kurre nuk do kete eficence. Shkollat duhen financuar me para lokale e jo me para kombetare. Nuk mund t'i besh njerezit te zgjuar me zor. Nese ka elemente te zgjuar jepu bursa studimi, po jo te besh projekte shkollash gjiganteske ne nje fshat te vogel, ku paret e ndertimit te shkolles do t'i vjedhi kryetari i fshatit bashke me dhelprat e macoket e tjere.

    Gjithsesi eshte me mire te te mesoj se si peshkohet sesa te te jap nje pjate peshku. Po bera te paren ti do kesh nje peshk cdo dreke. Pse nuk harxhohen ato pare per te bere infrastrukture (shih rrugen kombetare qe do kaloje nga Kukesi per ne Kosove) e cila indirekt do t'i sjelle shume biznese Kukesit? Edhe Tirana edhe Kukesi, edhe Prishtina do kene perfitim.

    Parate e taksave te Tiranes duhen perdorur ose per Tiranen ose per projekte kombetare, jo per projekte lokale qe s'jane ne Tirane. Po keshtu me te gjitha qytetet qe prodhojne me shume se c'marrin mbrapsht (si per shembull Korca).
    Ignore List: Den Bossi

  6. #16
    pershendetje!

    per mendimin tim te trashe jane ata njerez qe nuk arrijne do t'i bejne analize objektive ceshtjes se shtruar.

    paragjykimet jane shpesh shprehje te injorances se thelle, komplekseve dhe mendjengushtesise.

    nqs ndonjeri ka ndonje argument objektiv se pse 57 milione leke (sa shume!!!) te mos investohen per arsimin ne Kukes, te flasi; perndryshe te qepe gojen!
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Krahasimi i fondeve bahet per nji periudhe ma te gjate e jo tue marre nji vit te shkeputun. Sa fonde ka marre Tirana keto vjete? Jo çdo vit prioriteti i fondeve shkon ne te njajtin vend, se rruget e shkollat nuk ndertohen perdite. Kur e ke marre vjet kredine per me ndertue shpine, s'ke pse e merr edhe sivjet. Çka asht shpenzue ne Tirane keto vjete jane te ardhuna te krejt shqiptareve e jo te tiranasve. Vjet mori fonde X per me ndertue pallatin, sivjet duhet me i marre Y per me ndertue shpine.
    Mandej asht e deturueshme me balancue sadopak çka per tete vjet ndodhi ne Shqipni. P.sh. ka tete vjet qe nji bashki si e Shkodres ka fonde sa nji katund i jugut. Ka tete vjet qe fondi i akredituem Shkodres per rruget asht zero. Ne se bashkite tjera te barabarta per numrin e banoreve, deri tash kane marre shumefishin, s'duhet me u çudite ne se Shkodres kishte me ju dhane nji perqindje ma e madhe kete vit.
    Per arsimin, Kukesit ju akordue per 2006, 57 milionë lekë, por Tirana ka vjet qe merr 382,5 milionë (simbas shkrimit ne hapje te temes).

    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Gjithe Evropa qe ka ngelur mbrapa ne krahasim me ekonomite e verteta te tregut per shkak te keqadministrimit te parave te taksave.
    Taksat kane tete vjet qe keqperdoren. Fondet per mbrojtjen civile, ne vend qe me u perdore ne raste fatkeqsish per me ju ardhe ne ndihme te demtuemve u perdoren per me ble Porsche e celulare per kryeministrin e deri edhe me financue konkurse Miss-esh. Shperdorim asht me u shpenzue te ardhunat po aty ku u shpenzuen edhe vjet...edhe parvjet...pra vetem per me mbulue kalbesine e Tiranes me nji luster te rrejshme.


    Citim Postuar më parë nga Hagia
    Pastaj zona verilindore asnjehere nuk paguan as taksa as energjine. Ne ne Durres qe paguajme aforfe 40 mije leke ne muaj nuk kemi drita.
    Me zonen verilindore persa i perket energjise je ne borxh deri ne fyt. Per me pase energji ti ne Durres kuksianeve ju sakrifikue shpija e toka, u permbyt krejt nji qytet bashke me mijera hektare toke te verilindoreve pa u damshperblye. Ato kane pague per energjine aq sa ti (qe ke energji ne kurriz te tjereve) ske me pague kurre.

    Dikush thote se parate e taksave te tiranasve duhet me u perdore ne Tirane, tue harrue se ne Tirane jane investue te ardhunat e krejt shqiptareve e jane shume borxhe me u la. Mandej, sikur Tirana te jen e tiranasve (e Vlona e vlonjateve siç thone sot kur nuk dojne me u ndertue nji burim energjijet atje, asht ma mire me perdore ato te te tjereve) çka mundet me ndodhe sikur verilindja te jete e verilindoreve? Harruet qe gjitha burimet e energjise qe shfrytezon krejt Shqipnija jane ne veri?!
    Sikur te ardhunat te perdoreshin aty ku prodhohen ky kishte me qene fati i kuksianeve e fatkeqsija e juej, qe ma ne fund (tue perdore shembullin me peshk te Zombie) do ju ishte dashte me dale edhe ju me peshkue e jo me e pase peshkun pa u mundue ne tavoline, mbasi ajo qe po hani asht edhe racioni i tjeterkuj.
    Ka 60 vjet qe veriu grabitet dhe keni edhe goje me fole! Ka 60 vjet qe jetoni ne kurriz te tjereve!

  8. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Jetojne 5 barinj atje ne te arushes dhe po ja co paret Sala atyre, se do i duhen me vone kuksionet kur e beje gati batalionet e PD per te rujt pushtetin.
    Tirana edhe taksat i pagu, edhe popullsine e ka nja 20 here me te madhe se Kukusi, edhe bisnezet i ka me te shumta, por investimet i ka me te vogla!! Go figure llogjiken e ketij robi. Sala do me i mat pulsin Rames me kete provokim, por ka zgjedh kundershtarin e gabuar, se Rama ia ka tregu vendin me pare lokut, si ne pune si ne elokuence argumentimi.

    Do ta kuptoj gabimin loku ne zgjedhjet lokale te vitit qe vjen por do jete vone. Nuk qeveriset me mendesine mesjetare te 'marrjes se hakut 60 vjecar' Sepse Shqiperia eshte republike parlamentare dhe jo logu Lek Dukagjinit.

  9. #19
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    drita ska , uje ska, po cfare ka?? Ka vetem material pune per Fan Nolin.




    Bovilla nën kapacitet, Tirana vuan për ujë të pijshëm

    Mziu: Anomalitë, pas shirave të rrëmbyeshëm, që bllokuan hyrjen e ujit në depot e shpërndarjes

    Eglantina Bardhi

    Uji i pijshëm mungon në shumë shtëpi të kryeqytetasve, pasi Bovilla nuk po bën furnizimin me ujë me kapacitet të plotë. Këtë e deklaroi dje, Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve, Xhelal Mziu i cili theksoi se në lidhje me këtë çështje, ka patur shumë ankesa nga qytetarët. Ndëkohë, Mziu ka pohuar se po punohet për të përmirësuar situatën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ndonëse nuk dihet një kohë e saktë se kur do të riparohet gjithçka, e në rubinetat e banorëve të Tiranës do të rrjedhë ujë normalisht.
    Furnizimi me ujë
    Mungesa e ujit që alarmoi tiranasit dy ditë më parë, ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme. Ndërkaq, sipas drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve, Xhelal Mziu, furnizimi me ujë të pijshëm ka filluar që dje, por jo me kapacitet të plotë. “Kapaciteti i plotë i Bovillës është rreth 6400 m2 ujë në orë. Që dje e deri në këtë moment që flasim, kapaciteti është rreth 4000 m2 ujë në orë, pasi nuk bëhet dot filtrimi i plotë i saj”,- theksoi ai, duke lënë qartë të kuptohet se pavarësisht përpjekjeve, ujë në çezma do të kemi vetëm kur Bovilla të nisë funksionimin normal të saj. Sipas kreut të Ujësjellës-Kanalizimeve mungesa e ujit nuk ka ndonjë shpërndarje gjeografike, për t’u pasqyruar në mungesë uji të theksuar në lagje apo zona të caktuara. Sipas Mziut, shpërndarja e ujit thjesht nuk ka presionin e duhur. “Ndodh që në disa pallate uji nuk ka presion për t’u ngjitur në katet e larta, por katet e para mund të kenë ujë, veçse jo me presion si më parë”,- tha ai. Drejtori ka pranuar problemin e madh që është krijuar, sepse dihet që prej Bovillës, furnizohen me ujë të pijshëm rreth 50 përqind e qytetarëve të Tiranës.
    Masat
    Po punohet për normalizim, por jo gjithçka varet nga ujësjellësi. Kjo është përgjigja që merr për pyetjen, se çfarë po bëhet për riparimin e problemit të krijuar. “Kjo varet edhe nga kushtet e motit dhe nga uji që do të vijë në Bovillë”,- theksoi Mziu, duke pranuar se dashur pa dashur jemi në dorë të fatit. Duket se qytetarët e Tiranës përveç mungesës së energjisë elektrike, tashmë shumë prej tyre do të vuajnë edhe mungesën e ujit. “Kemi patur shumë ankesa nga qytetarët për mungesën e ujit”,- tha Xhelal Mziu, duke shtuar se defektet kanë ndodhur për arsye objektive. Kështu aktualisht, Bovilla nuk siguron si zakonisht furnizimin me 1700 litra ujë në sekondë për qytetin e Tiranës. Të ndodhur në këto kushte, kryeqytetasve iu vështirësohen kushtet jetike.
    Anomalitë
    Anomalitë e furnizimit me ujë të pijshëm sipas Xhelal Mziut, erdhën si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm të pak ditëve më parë. Ai tha se për shkak të shirave, uji i impiantit të Bovillës ka ardhur i turbullt, duke i kaluar të gjitha parametrat e turbullirës. “Filtrat e impiantit nuk arrijnë të bëjnë filtrimin kur ndotja është jashtë parametrave të lejuara”,- theksoi Mziu. Sipas tij, në rast se masa e turbullirës dhe papastërtive është jashtë normales, bëhet bllokimi i hyrjes së ujit në depot e shpërndarjes së ujit. Por si të mos mjaftonin shirat e rrëmbyeshëm, impiantit të Bovillës i ka munguar edhe furnizimi me energji elektrike për shkak të një defekti në linjën nëntokësore. “Impianti i Bovillës po punon prej dy ditësh me gjenerator pasi KESH-i nuk ka arritur akoma të bëjë rregullimin e defektit elektrik”,- theksoi Mziu, i cili shtoi se po merren masat për furnizimin me energji të impiantit.


    - 50 përqind e Tiranës furnizohet me ujin e Bovillës

    - 6400 m2 ujë në orë është kapaciteti i i plotë i furnizimit me ujë i Bovillës

    - 4000 m2 ujë në orë është aktualisht kapaciteti i furnizimit me ujë i Bovillës

    - 3100 litra në sekontë është sasia e ujit që furnizohet Tirana

    - 1600 litra ujë në sekontë është kapaciteti i plotë i furnizimit me ujë i Bovillës së Vjetër







    03/12/2005

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pushteti vendor merr më shumë fonde grant nga sa u ishin premtuar në fushatë


    Qeveria zgjidh qesen për Bashkitë


    Saranda e Durrësi 3 herë më shumë, Tirana +24%


    --------------------------------------------------------------------------------
    GAZETA SHQIPTARE
    Tirane, 03.12.2005


    Iu ishte premtuar rritje e fondeve grant në masën 24 përqind, por në Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, duket se tejkalimi i premtimit është i konsiderueshëm. Janë një numër bashkish të vendit që kanë marrë shifra, shpesh disa herë më të larta, nga buxheti qendror, në formën e Transfertave të Pakushtëzuara. Ndryshe nga Transfertat me Kusht, këto janë fonde që organet e pushtetit vendor mund t’i përdorin si të dëshirojnë, në përputhje me vendimet e Këshillave Bashkiake. Që nuk kanë lidhje me një projekt apo objekt të përcaktuar.

    Bregdeti
    Rritjen më të madhe, duket qartë se e ka shënuar qyteti më jugor. Saranda ka përfituar 60.546.000 lekë në formën e grantit, ndërkohë që për vitin në vazhdim kjo shifër ishte 20.115.000 lekë. Kjo do të thotë një rritje prej plot 200 përqindësh, apo tri herë më e madhe.
    Një shifër gjithashtu të konsiderueshme ka disbursuar qeveria Berisha në drejtim të qytetit tjetër bregdetar, Durrësit, Bashkisë së të cilit i është akorduar një fond prej 188.270.000 lekësh, nga 62.140.000 lekë, që i ishin dhënë si Transferta të Pakushtëzuara për këtë vit.
    Nuk është trajtuar në të njejtën mënyrë Vlora, e cila merr vetëm një rritje modeste, prej 6 përqindësh të fondeve nga qendra, duke kaluar nga 123.264.000 lekë, në 131.290.000 lekë. Ndërkohë, Himara shënon një rritje prej 151 përqindësh. Edhe Pogradeci ka një rritje fondi në masën 122 përqind, duke kaluar nga 29.548.000 lekë, në 65.811.000 lekë. Kjo shpreh një vëmendje në rritje për programet e zhvillimit turiztik, por, pikërisht në këtë kuadër, nuk mund të kuptohet vlerësimi ndaj Vlorës.

    Kryeqyteti
    Tiranës i njihet një fond në rritje, që është gati i njëjtë me premtimin e bërë më parë. Sipas shifrave të Projektbuxhetit 2006, mësohet se Bashkisë së kryeqytetit i akordohen 445.729.000 lekë, nga 358.420.000 lekë që ishin akorduar këtë vit. Me këtë, duket se qeveria i jep një ndihmë, pa bërë dallime të karakterit politik, këtij organi të pushtetit vendor, që llogaritet në shifrën 1 milionë dollarë amerikanë më shumë se sivjet. Por, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka humbur 10 milionë dollarë nga përgjysmimi i vendosur i taksave të biznesit të vogël, që vilet nga Bashkia, del se, në fakt, asaj i janë larguar 9 milionë dollarë të ardhura për vitin e ardhshëm. Ndërkohë, e vetmja bashki që është trajtuar me më pak fond se sivjet është ajo e Koplikut, që merr 4% më pak fonde, ndërsa Kavaja njeh një rritje prej 120 përqindësh.

    Arsimi, Tirana
    më pak se Kukësi
    Ndërkohë, në fondet e kushtëzuara, siç janë ato për arsimin parauniversitar, që kontrollohet nga bashkitë e qyteteve, trajtimet kanë qenë shumë më të ndryshme. Sipas tabelave të publikuara dy ditë më parë, fondet për këtë qëllim që i janë akorduar kryeqytetit kanë qenë më të vogla se ato që i janë dhënë, psh Kukësit. Qytetet veriore por edhe disa në jug kanë marrë më shumë fonde për arsimin edhe se Tirana. g.k

    Premtimi i Berishës
    Kryeministri Berisha gjatë fushatës elektorale por edhe më pas premtoi që të përgjysmonte menjëherë taksat për biznesin e vogël, taksa që shkojnë për llogari të pushtetit vendor, bashkive dhe komunave. Nga ulja e kësaj takes ato humbnin por Berisha premtoi se do të kompesonte në buxhetin e vitit 2006 me rritjen e grantit me 25% për pushtetin vendor.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •