Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Open your mind now! Maska e besart
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    480

    Defragmentimi i diskut

    Nė rreshtat qė do tė pasojnė mė poshtė ju do tė mėsoni si tė defragmentoni diskun.
    Por sėpari le tė shohim njėherė se ēka ėshtė defragmentimi dhe pse duhet ta defrgamentojmė diskun e fortė?
    Nė kompjuterin tuaj, ju pothuajse ēdo ditė krijoni, skedar tė rinjė, folldera tė rinjė, fshini ndonjė skedar apo follder tė cilėt nuk ju nevojiten mė; instaloni ndonjė program (softuer) tė ri, apo deinstaloni ndonjė tjetėr; apo edhe shkarkoni ndonjė skedar nga interneti. Por ēfarė ndodhė gjatė kėtyre veprimeve tuaja?
    Ēdo skedar qė krijohet nė hard disk, vendoset nė njė vend tė caktuar nė tė. Kėshtu ju keni krijuar njė skedar tė ri dhe ndoshta keni fshirė ndonjė tjetėr nga hard disku i kompjuterit tuaj, ku nė te cilin janė krijuar edhe hapėsira tė zbrazėta me madhėsi tė ndryshme.
    Si janė krijuar kėto zbrazėtira?
    Kur keni krijuar ndonjė skedar me madhėsi mė tė madhe se sa ka pasur vend nė njė hapsirė tė caktuar, ai njė pjesė e ka vendosė nė hapsirėn qė sė pari e ka gjetė tė lirė dhe pastaj ka kėrkuar vend tė lirė dikund tjetėr. Kjo do tė thotė se skedari qe ju keni krijuar ėshtė vendosur nė dy apo mė shumė vende tė hard diskut tuaj.
    …
    Dhe ēka pason pas kėsaj?
    Ju do tė shihni se kompjuteri juaj nuk do tė punoj ashtu si mė pare, dhe ju filloni tė mendoni se kompjuteri juaj nuk ėshtė nė rregull, sepse ndodhė edhe tė paraqiten probleme tė ndryshme, sipsh bllokimi i programeve kur ju jeni duke punuar, pastaj kur dėshironi tė hapni njė program ju duhet tė prisni disa minuta qe ai tė aktivizohet, etj.

    Ēka duhet tė bejmė tani?

    Asgjė tė jashtėzakonshme, tė gjithė nga ju mund ta beni, nuk duhen njohuri tė mėdha. Krejt ēka duhet tė bėni ėshtė t'i ndiqni hapat e mėposhtėm:

    1. Start,

    2. All Programs,

    3. Accessories,

    4. System Tools,

    5. Disk Defragmenter.
    Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!

  2. #2
    Open your mind now! Maska e besart
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    480
    Ose mund tė veproni edhe kėshtu:
    Klikoni My Computer dhe me tastin e djathtė tė mausit klikoni mbi diskun qė dėshironi ta defragmentoni (figura).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!

  3. #3
    Open your mind now! Maska e besart
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    480
    Klikoni Properties, Tools dhe pastaj klikoni mbi pullen Defragment Now...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!

  4. #4
    Open your mind now! Maska e besart
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    480
    Pastaj klikoni Analyze pėr tė parė nėse duhet ta defragmentoni diskun apo jo.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!

  5. #5
    Open your mind now! Maska e besart
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    480
    Pasi tė jetė kryer procesi i analizimit do tė paraqitet njė mesazh, ku ju tregon nėse ju duhet ta defragmentoni diskun apo jo. Nėse po klikoni Defragment.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!

  6. #6
    Open your mind now! Maska e besart
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    480
    Pas kėsaj do tė filloj procesi i defragmentimit, proces ky qė zgjatė njė kohė tė caktuar, e cila varet nga disa faktorė sipsh nga madhėsia e diskut, nga numri dhe madhėsia e skedarėve nė disk etj.

    Kodi PHP:
    Vėrejtje:
    Disku duhet tė ketė sėpaku 15tė hapėsirės tė lirė qė defragmentimi 
    tė kryhet plotėsisht

    Nė qoftė se nuk e keni 15tė diskut tė lirėatėherė fshini ndonjė 
    program apo skedar qė  nuk ju duhet ose bartni ata nė ndonjė disk tjetėr

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga besart : 19-05-2005 mė 13:11
    Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2004
    Postime
    83
    Besart te faleminderit shumė pėr kėtė tutorial kaq tė mirė, por ka njė pyetje pėr ty edhe pėr te gjithė;
    A duhet te defragmentojmė edhe diskun D, psh aty ku kemi vetem muzikė dhe shenime?

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Nuk mund te defragmentarizosh nje disk D,pasi disku eshte i defragmentuar,eshte read only.Nuk mund te rishkruash ne te kur perdor defragmentarizusin.Nuk ke cfare ti defragmentarizosh nje disku D.Organizimi i shenimeve,muzikes apo dokumentave eshte sipas rradhes,perfekt pa hapesira boshe midis njera tjetres.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Strongman, nėse disku D ėshtė CD, atėherė nuk mund ta defragmentosh atė.
    Nėse disku D ėshtė pjesė shtesė e hard diskut, atėherė duhet ta defragmentosh edhe atė.

    Pra, defragmentimi ėshtė pėr tė gjitha disqet qė mund tė lexohen e rishkruhen nė ēast. Nė CD nuk mund tė shkruash nė ēast, prandaj dhe nuk mund ta defragmentosh atė. Siē tha dhe Beni, CD nuk kanė nevojė sepse informacioni ėshtė i njėpasnjėshėm, pa ndėrprerje.

    * * *

    Informacioni nė disqe fragmentohet ose copėtohet kur shkruan ose fshin skedarė, sidomos skedarė tė mėdhenj.


    Hard diskun mund ta mendosh si njė raft me libra nė librari. Kemi njė enciklopedi me 10 volume dhe duam ta vendosim nė raft sa mė shpejt, por nė raft nuk ka vend tė mjaftueshėm pėr tė 10 volumet. Atėherė, vendosim disa volume nė njė raft, disa tė tjerė nė njė raft tjetėr, deri sa u kemi gjetur vend tė gjithė volumeve. Pra, kemi kemi ndarė enciklopedinė nė disa pjesė (fragmente).

    Kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr ēastin sepse nuk kemi kohė tė zhvendosim tė gjitha librat, por e keqja ėshtė se nėse duam tė shikojmė diēka nė volumin 5, do na duhet kohė e gjatė tė kontrollojmė tė gjitha raftet deri sa tė gjejmė atė qė duam.

    Prandaj, ėshtė mė mirė qė herė pas here tė organizojme librat sipas temave, tė mbledhim tė gjithė librat me tematikė tė ngjashme nė njė raft, me qėllim qė tė gjejmė sa mė shpejt njė libėr tė caktuar.

    E njėjta gjė ndodh edhe me skedarėt e ruajtur nė hard disk. Nė ēastin qė ne ruajmė diēka nė disk, hard disku i ruan skedarėt nė hapėsirėn mė tė afėrt qė gjen bosh dhe nėse skedari ėshtė mė i madh se hapėsira bosh, atėherė e copėton atė nė disa pjesė.

    Por, kur vjen koha qė ne duhet tė lexojmė pėrsėri kėtė skedar, hard disku duhet tė mbledhė tė gjitha copat, e ti bashkojė nė njė tė vetme. Pėr tė shmangur kėtė vonesė, herė pas here disku duhet tė organizohet (defragment). Procesi i organizimit i bashkon pjesėt e njė skedari nė njė hapėsirė tė vazhdueshme qė kur tė vijė koha e leximit, tė mos bredhė (rotullohet) nga njė hapėsirė nė tjetrėn.

    Pėrveē rritjes sė shpejtėsisė sė kompjuterit nė pėrgjithėsi, organizimi i hard diskut zvogėlon zhurmėn qė bėn hard disku, si dhe zgjat jetėn e hard diskut duke pakėsuar numrin e rrotullimeve. Kjo nuk duhet tė thotė qė duhen tė pėrdorni "defragment" sa herė qė shikoni ngadalėsim nė kompjuter. Pėr tė parė nėse duhet organizuar hard disku, ndiqni hapat qė ka shpjeguar Besarti mė lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 13-06-2005 mė 21:00
    Edi

  10. #10
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Ose me command prompt:

    Tasti (ose kliko) Start --> run --> shkruan cmd --> te command prompt-tabela e zeze shkruan defrag c: (ose d:, e: .. cfare do lloj gemre qe perfaqeson nje hard disk ose particion) dhe e le ta beje vete..
    Ne fillim te jep perqindjen e diskut qe eshte i fragmentuar, dhe pastaj sa % ne file.

    Kjo, kur nuk funksionon defragmentimi nepermjet interface-it.. e them se me ka ndodhur.. e keqja eshte se ne kete menyre nuk te jep mundesi Windows-it te te tregoje se sa kohe i duhet per nje defragmentim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 13-06-2005 mė 21:41 Arsyeja: /

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •