Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Liqeni ka ca kohe qe eshte thare ne nje pjese te tijen (dhe ne nje pjese qe me pelqente shume). Dikur neper kallamishtet dhe disa peme te zhytura nen uje banonin ca rosa teper te lezecme qe gjuanin peshq te vegjel. Kishte larva bretkosash, ndoshta me miliona. Laraskat fluturonin mbi pemet e larta. Ne rrinim shpesh ne kete vend. Sot kam shkelur mbi ate pjese te liqenit qe dikur ka qene mbuluar me uje. Pergjate vijes se liqenit dukeshin shenjat e dikurshme te jetes;copa druresh ne siperfaqe, kallamishte, gjethe te kalbezuara madje ne mes te pjeses se liqenit te thare nje barke mjerane e gjysmake ne ngjyre te hirte vuante vetmine, krenare. Ishte nje braktisje.
    Toka pas tharjes se ujit ishte bere plot te cara, thua sikur te ishte nje cope shkretetire. Shkelja ne balte dhe me dukej vetja sikur isha duke larg, ne toke te merguar, hapat e mi fundoseshin dhe perbalteshin. Kerkova Zotin duke shkarravitur me nje cope shkop ne ato pjese ku siperfaqja ishte e latuar. Pastaj shkrova nja dy vargje qe nuk eshte e nevojshme t’i shkruaj ketu.
    Kur u ktheva te grupi A sapo perfundoi ne kitare nje kenge arbereshe.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  2. #12
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Duke u ngjitur per nga kodrat e liqenit, sapo lame lokalin “Xhokris”, kam pare nje skene qe do doja shume te kisha mundesi ta filmoja ose te pakten te beja disa fotografi. Nje mez I vogel nga ata qe quhen “pony”, po I prishte rehatine nje cifti qe po shijonte disa caste romantike brenda ne nje benz. Kjo kafshe, pa llogjike po krruante te pasmen pikerisht ne pjesen e perparme te makines, por duke qene se kjo pjese nuk ka ndonje vend te pershtatshem per te krruar te pasmen, pony i vogel shtonte perpjekjet per t’i shpetuar krruarjes se te pasmes. Kjo situate zgjati per disa minuta.
    Edhe cifti brenda makines nisi te qeshte.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    as ne ato rrugzat rreth liqenit nuk u ndalokan rrapellimat e benxave..?
    nuk paska vend per kembesoret.. asgjekundi..?
    edhe aty benzi eshte zot i tiranes..?

    gjynaf..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Filmi: Perralle nga e Kaluara
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2020, 05:45
  2. A ju intereson e kaluara e personit qė doni?
    Nga ersjada nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 08:02
  3. E kaluara pėr meshkujt dhe femrat
    Nga Ingenuous nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 27-02-2007, 10:42
  4. A mund tė harrohet e kaluara romantike?
    Nga Poeti nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 16:00
  5. Copėza tė grisura
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •