FAIK KONICA: NUK JAM UNĖ
Nga Aurel Plasari
“E di se jam nga ata njerėz qė njerėzit nuk i duan,
por jam nga ata pėr tė cilėt atyreve u bie nė mend.”
P. B. Shelley
Fytyrė dhe maskė
Pėrse vallė Faik Konica ka mbetur njė nga ata personalitete madhorė tė mendimit dhe veprimit shqiptar tė cilėt vijojnė ende tė vuajnė “tė kuptuarit e reduktuar”?
Autorėt kryesorė qė kanė transmetuar bazėn e tė dhėnave pėr figurėn e tij pėrbėjnė njė burim dore sė parė, si F. S. Noli me Hyrje dhe Faik Konica: Njė kryqtar te Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, por edhe burime dore sė dytė, si Q. Panariti me Parathėnie (po aty), P. Kolonja me Si e njoha Faik Konitzėn nė Faik Konitza 1876-1976 (New York 1976) etj. Pėr pjesėn qė i takon personalitetit tė tij, kjo bazė ėshtė pėrdorur edhe prej autorėve mė nė zė qė mbi tė kanė shkruar: N. Ressuli, H. Kaleshi, L. Starova, A. Karjagdiu, S. Hamiti. Titulli i gjetur i librit tė kėtij tė fundit, Faik Konica: jam unė, ka vetinė tė sugjerojė trajtimin e figurės nė fjalė edhe nė kahun e pėrkundėrt; d.m.th. duke synuar kapėrcimin e “tė kuptuarit tė reduktuar”, i cili do ta vinte nė pikėpyetje autenticitetin e figurės ofruar nga Noli-Panariti-Kolonja. Tė dhėnat e kėsaj tresheje, nė njė rast si ky, do tė duheshin shqyrtuar me dyshim, qoftė duke vėnė nė dukje numrin e mospėrputhjeve qė godasin syrin edhe midis kėtyre transmetuesve tė ndryshėm, qoftė duke shtruar mundėsinė e njė pasqyrimi tė shformuar nė tė dyja kahet: duke ia shėmtuar fytyrėn Faikut, ose duke ia zbukuruar atė.
Faik Konica nuk pėrfaqėson njė personalitet tė atij lloji qė mund tė mbetet nė njė kulturė vetėm prej njė atributi, pėr shembull prej veprės letrare. Apo prej veprės historike. Kėtu zė fill, virtualisht, njė “tė kuptuar i reduktuar” i tij. Ai mund tė mbetet sa prej veprės qė ka realizuar, aq edhe prej mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė tė sjellit qė ka konceptuar, me fjalė tjetėr tė asaj qė ne sot e quajmė “behaviour”. Me njė prerje tė rėndė mund tė thuhet sot se vepra e Konicės, si e tillė, ka njė vlerė relative pėr kohėn tonė, ndėrsa mėnyra e tij e tė jetuarit dhe tė sjellit, pėrkundrazi, nuk ėshtė ende vlerėsuar sa do tė duhej.
Vlerėsimi relativ sa i pėrket veprės nuk vė nė dyshim rolin e pamatė kulturor qė ka luajtur, si dhe ndikimin e gjithėmbarshėm qė ka ushtruar, nė kohėn e tij dhe mė mbas, Faiku. Ēėshtja ėshtė qė rezulton e vėshtirė tė pohohet se vepra e tij pėrbėn ndonjė kontribut me rrezatim jashtė tė zakonshmes pėr kohėn tonė. Ngjan i vėrtetė konstatimi se, duke u marrė me shumė punė dhe duke i vėnė vetes shumė barrė mbi shpinė, Konica as qė pati kohėn t’ia ngejė vetes “monumentin” nėpėrmjet veprės. Veē kėsaj, ai nuk u ndal te njė specialitet i vetėm, por parapėlqeu tė ishte njeri kulture me aspirata ndaj universalitetit. Ndonėse qysh nė kolegj e quanin “filozof”, sė paku letėrsia dhe historia i interesonin nė tė njėjtėn masė, por jo mė pak i interesonin gjuhėsia, filologjia, muzika, politika, antropologjia kulturore, arkeologjia etj. Madje pyetja mund tė shtrohej se ēfarė specialiteti mendonte vetė Konica se kishte.
Tė bėnte ndokush njė orvatje pėr tė restauruar mendimin nė pėrgjithėsi tė Konicės, ka gjasa qė tė zhgėnjehej. (Mund t’i ndodhė, pėr shembull, ndokujt qė mendon tė punonjė njė tezė mbi mendimin e tij.) Do tė duhej pranuar qė, nėse kemi vepra tė Konicės, qofshin kėto edhe tė njė vlere tė lartė kulturore, si Doktor Gjilpėra kėrkon rrėnjat e dramės sė Mamurrasit, Pesė pėrralla nga Zullulandi apo esenė postume Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, nuk mund tė thuhet se cilėn pikėrisht ka Konica vepėr. Fakti ekscentrik qė tė gjitha punimet e tij me synime tė mėdha kanė mbetur ose janė lėnė tė pambaruara vetėm sa ua shton atyre relativitetin nė vlera. Edhe nėpėrmjet kėsaj rruge pėrjashtuese mund tė dilet nė pėrfundimin se njė vepėr e njėmendėt arti dhe kulture njėherėsh, qė Konica i ka dhuruar trashėgimisė sė kombit tė tij, ėshtė vetė personaliteti i tij jashtė tė zakonshmes.
Mund tė thuhet qė pėr ta vlerėsuar kėtė instancė neve na mungojnė vetitė pėrkapėse. Ka mundėsi qė kėto veti tė lidhen me faktin qė njeriut modern, nė kuptimin etik, nuk i intereson pėrkryerja e jetės vetjake, aq mė pak e jetės sė tė tjerėve; madje i duket sikur masa e njė jete njerėzore ėshtė mjaft e vogėl pėr “parathėniet” qė njeriu sot jeton. Njeriu modern nuk e ndien veten pėrgjegjės si individ, as pėr mirė as pėr keq. Tė kujdesesh pėr pėrkryerjen e jetės vetjake sot nuk ėshtė nė modė, ėshtė diēka e kapėrcyer, e tejkaluar. Ėshtė njė virtyt i kohėve idilike tė shoqėrisė. Por edhe kėtu mund tė gabohemi. Ka gjasa qė, pikėrisht ngase duam tė tejkalojmė stadin e jetės individuale, na duhet tė kujdesemi pėr jetėn tonė mė shumė se mė parė. Dikur, ndoshta, kishim kohė ta shtynim kėtė punė, ta bėnim pėrkryerjen tonė njė problem tė jetės mbarė. Sot, pikėrisht ngase duam t’i shėrbejmė njė ideali tjetėr qė nuk ėshtė jeta individuale, duhet tė nxitojmė pėr ta pėrkryer veten. Nė kėtė raport tė dhėnies e marrjes me veten - pėr t’i krijuar vetes personalitetin njė cope – modeli i Konicės hyn ende nė punė. D.m.th. ėshtė aktual.
I vjetėr qysh nė tė ri
T’i quajmė gjėrat me emrin e tyre: a nuk ka Faiku qysh nė tė ri, qysh kur mėson nė Gjimnazin grek tė Konicės, nė kolegjėn e Shėn Ksavierit nė Shkodėr, apo nė Liceun perandorak tė Gallatės, a nuk ka diē prej njeriu tė pahonepsshėm? Me shokėt e klasės e ka tė vėshtirė tė merret vesh. Mėsuesit e vlerėsojnė, por shumė pak e duan. Qysh nė kėtė moshė ėshtė njė ēunak nursėz, mezi jep e merr me ata qė ka pėrreth dhe, pėr mė shumė, ėshtė edhe nxėnės i shkėlqyer! E habitshme do tė ishte tė mos e ndiqte antipatia. Kur kolektivisht bėjnė ekskursion nė Izmir, nė vend qė tė pijė duhan tinės ose tė kthejė ndonjė gotė birrė, sikurse bėjnė “tė tjerėt”, ai shėtit i vetmuar duke lexuar Rousseau-in. Qysh nė kėtė periudhė jeta e tij e brendshme nuk duhet tė jetė pa dramatizėm. Mbetet nė mend prej tij shembulli i tė riut qė ēohet pėrditė rreth orės gjashtė, mbasi ka punuar deri afėr mesnatės, i cili nuk pėrgatitet vetėm pėr “shkollėn”, por punon pėr “veten”, duke studiuar me tė njėjtin seriozitet vizatimin dhe flautin, algjebrėn dhe logjikėn, sikurse mėson frėngjishten dhe sanskritishten.
Nė kohėn e sotme ekziston njė model ēunaku nė vogė: inteligjent dhe skeptik, i shkėlqyeshėm dhe dembel. Mirėpo, edhe nė ka diēka tė mirė te njė ēunak i tillė, edhe ai do tė duhej tė turbullohej, tė tronditej kur t’i nxirrnin pėrpara rininė e Konicės si njė leksion. Autori i kėtyre radhėve e pranon pa mėdyshje se do tė kishte qenė sot njeri mė i pėrgatitur sikur dikush, nė kohėn kur ai ishte nxėnės, t’i kishte nxjerrė pėrpara shembullin e njė ēunakėrie si ajo e Konicės. Njė ēunakėri, si dhe njė rini e tillė, nuk kanė vlera vetėm “nė vetvete”, d.m.th. vetėm pėr tė shpjeguar zanafillėn njė personaliteti tė ardhshėm, por pėr tė kuptuar tė gjithė “modelin”. Sepse Faiku ynė ka pėr tė mbetur gjithnjė po ai, deri nė pleqėri tė thellė. Prej ēunakėrisė do t’i mbeten atij do “huqe” qė te njeriu i pjekur mund tė befasojnė, nė mos edhe tė zhgėnjejnė.
Ėshtė, pikėsėpari, ajo ndjenjė pakėnaqėsie tė theksuar ndaj (gati) tė gjithėve dhe (gati) gjithēkaje rreth vetes. Njė pakėnaqėsi qė Konicėn ka pėr ta shoqėruar gjatė krejt jetės sė vet, duke u shndėrruar shpesh deri nė pėrēmim. (Nė lerėn e detraktimit tė figurės sė njė bashkėkohėsi tė tij, mjeti stilistik mė i shpeshtė me tė cilin Konica i drejtohet ėshtė forma interjektive: “Tė meprizoj! Tė meprizoj!”) Vjen mandej ndjenja e veēimit, pėr tė cilėn ai, njė ditė prej ditėsh, lypset ta ketė kuptuar se nuk ia kanė fajin vetėm “tė tjerėt”. (Nė nivelin letrar do tė thuhej se ai, ashtu si Flaubert-i, qenkėsh pakėz Zonjė Bovary.) E lidhur me kėto dy ndjenja duhet tė jetė edhe njėfarė erandjeje mbas njė ore lumturie, njė gjėsend tė cilin as vetė nuk e ēanėson dot, por pėr tė cilin ai ėshtė i gatshėm tė braktisė shumėēka. Pėr kėtė ndjenjė tė fundit, duke mos e ditur saktėsisht ē’pėrmbajtje ka, ai nuk gjen dot emėr. Por ajo, megjithėkėtė, e ndjek kėmba-kėmbės.
Ēfarė do ai, fundja mė nė fund? Njė dashuri tė madhe? Njė miqėsi ideale? Njė mirėkuptim tė pėrkryer? Dhe kėto qenkėshin fitoret mė tė mėdha nė jetė? A nuk pėrfaqėsojnė edhe kėto diēka nga mediokriteti i pėrhershėm njerėzor?
Midis dy palėsh
Faik Konicės i bie tė jetė nė kulturėn shqiptare personaliteti qė ka qėndruar kohėn mė tė gjatė mes dy palėsh: akuzatorėve dhe avokatėve mbrojtės. Pėr ta ilustruar kėtė hipostazė, mund tė zgjidheshin pėr t’u vendosur pėrkundrejt njėri-tjetrit Dh. S. Shuteriqi si pėrfaqėsues par excellence i akuzatorėve (Literatura jonė, 6 - 7/1948) dhe N. Ressuli si pėrfaqėsues po aq i shquar i avokatėve mbrojtės (Faik Konitza 1876-1976).
Shkruante studiuesi nga Shqipėria socialiste: “Faik Konica ishte vegėl e politikės imperialiste t’Austrisė nė vendin tonė, agjent i kėsaj politike”; ia kthente tjetri nga ShBA: “Faiku filoaustriak! Po kush nuk e hiqte veten nga fundi i shekullit XIX dhe nga fillimi i shek. XX se kinse ishte “filo” i ndonjė Pushteti tė Madh qė shfaqte interesim politik pėr Shqipėrinė?” Dhe, mbasi rendiste argumentet se pėrse nė periudhėn nė fjalė Austro-Hungaria ishte me tė vėrtetė mbrojtėsja e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, shtonte edhe: “As nuk duhet tė mendojmė se Faiku e pranonte politikėn austriake nė Shqipėri me sy mbyllur: aspak! S’ishte aso burri Faiku qė t’ia mbyllje gojėn ose t’ia lidhje gjuhėn! E provon fakti se ai edhe u pėrzu nga toka e Perandorisė pse kishte kritikuar veprimtarinė e austriakėve nė Shqipėri gjatė luftės”.
Shkruante Shuteriqi: “Urrejtja pėr Naimin zjente nė zemrėn e tij tė zezė dhe kėtė urrejtje ai e mbėshtillte nė fjalėt lajkatare qė mbanin mė se njė gjėmp tė helmatisur kur i binte tė fliste mbi Naimin tek Albania e tij...”; sqaronte Ressuli: “Pėr Faikun, i rritur nė Francė ku nė fund tė shekullit tė kaluar ndriēonin yjet e njė Verlain-i, tė njė Baudelaire-i, tė njė Rimbaud-i, ē’mund tė ishin vargjet e Naimit veēse “vjersha pėr dervishė”?”; Ressuli nuk druante tė shėnonte nė parantezė: “S’ka dyshim se me Naimin Faiku e teproi... ”; porse shtonte edhe “Megjithatė, qė Faiku ua preu hovin sa e sa kalemxhinjve, ky ėshtė njė fakt i pamohueshėm”.
“Shok i Fishtės dhe i shokėve tė kėtij, Faiku nuk mund t'i printe lėvizjes patriotike tė Rilindjes dhe as letėrsisė sonė pėrparimtare tė kohės. Ai ishte dhe mbeti tėrė jetėn eksponent i politikės dhe i letėrsisė antinacionale shqiptare", shkruante Shuteriqi; sqaronte Ressuli: “Faiku, njeri me kulturė krejt perėndimore, nuk e ndien veten tė lidhur me Orientin; ishte fare e natyshme, prandaj, qė ai tė ndiqte njė rrugė tjetėr nga ajo e Naimit si nė lėmin e kulturės, si nė lėmin e politikės”.
Shuteriqi: “Shkrimet e klerit katolik do t'i mbushin ahere faqet e Albanias dhe do tė vazhdojnė gjersa tė ketė jetė revista, gjer mė 1909"; Ressuli: “Rreth Faikun nė Albania u mblodhėn tė rinjtė mė tė mirė tė asaj kohe, si L. Gurakuqi, Gj. Fishta, Ēajupi, Noli, F. Shiroka, H. Mosi, Asdreni dhe plot tė tjerė tė njohur dhe tė panjohur”.
Shuteriqi: “F. Konica nuk do tė dinte si tė gjejė lėvdata mė vonė pėr poezinė epike tė shokut tė tij Gjergj Fishtės, dhe nuk do tė merrte mundimin tė bėnte hesape se nė sa vargje mund tė reduktohet Lahuta e Malcisė pėr tė qenė mė e tėrheqėshme dhe mė e shėndoshė, tė paktėn artistikisht”; Ressuli: “Aty [tek Albania] u zhvillua edhe mė shpirti demokratik, aty lindi kritika letrare, aty lindi proza artistike”.
Shuteriqi: “...me njė cinizėm tė rrallė denigruesi qė e karakterizonte atė...”; Ressuli: “... tip gjaknxehtė, rebel, i rritur nė njė Francė demo-liberale ku nuk pati kurrė fre gjuha e ku plasėn e u rrahėn luftat mė tė rrepta fletorare nė lule tė djalėrisė sė tij, si kaq shkrimtarė tė huaj, ai ndien nevojėn tė ngrihet kundėr disa sistemeve e metodave tė bėra tė zakonshme ndėr ata pak shqiptarė qė merreshin atėhere me shkrime”.
Shuteriqi: “Faiku qe Faiku dhe nuk la gjė pa bėrė [...] Faik Konica mbeti njė varrmihės i pakorrigjueshėm [...] Ai ndenji dit’ e natė me kazmė nė dorė kundėr popullit”; Ressuli: “Nga atdheu i Voltaire-it ai trashėgoi edhe njė cilėsi tjetėr nė prozė: humorin, rreptėsinė e mprehtėsinė e ironisė e tė sarkazmit, esprit-un. Shumica e shkrimeve tė tij janė njė shembull i pavdekur i kėtij esprit-u tė paarrirė kurrėmė prej ndonjė shkrimtari tjetėr nė prozė. Nė ēdo luftė qė ai rrahu, doli gjithnjė triumfonjės vetėm pėr hir tė kėtij esprit-u. Ai i pėrkuli, i shpartalloi, i asgjėsoi armiqtė vetėm e vetėm me armėn me tė rrezikshme qė natyra i fali, me ironinė, me sarkazmin, me talljen e pėrbuzjen”
Shuteriqi: “F. Konica inauguronte sulmin kundėr ēdo gjėje pėrparimtare nė letėrsinė tonė”; Ressuli: “Ai qe, pra, me tė vėrtetė njė nisjator dhe reformator i kulturės sonė, qė zhvillohet nė pjesėn e dytė tė Rilindjes dhe njė “oksidentalizues” i kėsaj kulture”.
Dhe, kėshtu radhazi, debati mes akuzatorėve dhe avokatėve mbrojtės ka ardhur deri nė ditėt tona gati i papėrfunduar.
“Seancė kryqėzimi”
Ta themi tani qė kėtė “tė kuptuar tė reduktuar” Faik Konica e ka vuajtur qysh nė gjallje. Madje asihere, ka gjasė, nė mėnyrė edhe mė kontroverse. Si e thotė Ressuli, gjithnjė pati ekzistuar njė “humnerė e thellė” midis tij dhe turmės sė shkrimtarėve dhe gazetarėve tė tjerė qė Faiku i quante “poturakė”. Kjo turmė ishte e para qė e luftoi, mbasi ishte e ndėrgjegjshme pėr kėtė “humnerė” qė e ndante prej tij. I dyti qė e luftoi qe, nė mėnyrė tė hapur, njė zhgan politikanėsh, kryesisht nėpunės tė lartė tė fomuar nėpėr shkollat turke. Sado qė mund tė punonin edhe ata “pėr Shqipėrinė”, nuk i shpėtonin dot ndikimit ballkanik-oriental, njė nga trashėgimitė qė mė sė shumti i rėndonte kombit shqiptar edhe mbas fitimit tė pavarėsisė. Tejmase tė vėshtirė e kishte ky zhgan politikanėsh tė kuptonte parimet e kulturės europiane me tė cilėn Faiku qe mbruar, mendėsinė liberale qė tek ai ishte pėrftuar, frymėn demokratike me tė cilėn ai ishte formuar, madje edhe mėnyrėn e jetesės sė tij “oksidentale”.
Pėr tė dhėnė njė shembull gėrthitės, nga Bisedimet e Kėshillit Kombėtar po nxjerr pak faqe prej debatit tė gjatė tė zhvilluar nė Legjislaturėn e parė tė atij Kėshilli nė mbledhjen nr. 67 tė vitit 1922, e cila mund tė titullohet edhe “seancė kryqėzimi” pėr Faik Konicėn. Pretencėn nė kėtė rast e shqiptonte njė anėtar i kabinetit qeveritar, Mehdi Frashėri:
“Z. Mehdi FRASHĖRI: Vatra, kur ka qenė kryesuar prej njerėzve mė pak tė dijshėm, por patriotė, i ka bėrė shėrbime atdheut, dhe qeveria e z. Iljas Vrioni e pati njohur si njė person juridik duke i pranuar deputetin e saj. Pėr fat tė keq, qėkurse ka ardhė nė krye tė Vatrės njė faqezi i quajtur Faik Shishko, dijtė o pa dijtė ajo ėshtė transformuar nė njė grup vagabondėsh dhe veprat e tyre arrijnė shkallėn e trathėtisė. Jashta Amerikės, nė Greqi, Itali, Jugosllavi e gjetkė kanė tė bėjnė me ca njerėz qė janė spiunėt e tė huajve dhe qė pėrpiqen tė diskreditojnė popullin shqiptar, shtetin shqiptar edhe gjithė qeveritė qė kanė ardhė qė nė Kongres tė Lushnjės e tėhu.
Delegati i Vatrės nė Romė, Faik Konica, kur u formua kabineti i Sulejman Delvinės dhe kur ndodhej Shqipėria nė rrezik tė brendshėm dhe tė jashtėm, pėr me diskredituar qeverinė e atėhershme shkruante pėr Sulejman Benė se ėshtė i turqve edhe qė ka vrarė armenėt. Mė njė kohė kur gjithė bota e qytetėruar ka pasė mėshirė e simpati pėr armenėt, edhe kur qeveria shqiptare kishte nevojė tė prezantohesh si njė qeveri nacionale dhe indipendente, Faiku e prezantonte kėsisoj. Kjo ishte njė ēpifje, se Sulejman Delvina ishte njė sekretar i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Turqisė dhe materialisht nuk ėshtė e mundur qė njė sekretar tė ketė atė fuqi sa tė bėjė masakrėn e armenėvet. Kjo ēpifje nuk quhet personale, se Sulejman Beu akuzohej dhe diskreditohej si Kryetar i qeverisė shqiptare mė njė kohė kur kishim nevojė pėr simpatinė e gjithė botės.
Kur Ani Rustemi vrau Esadin nė Paris edhe mund tė themi se shpėtoi Shqipėrinė, Faik Konica, nė njė intervistė tė gjatė qė ka bamė nė gazetėn Popolo Romano, e ka karakterizuar Avni Rustenin si njė “katil ordiner” dhe qeverinė shqiptare si “mandatori degli assassini”, d.m.th. dėrguesit e katilavet. Ky njeri nuk mjaftojti me kėto, por vete mbledh studentėt e Romės dhe u thotė qė jakėni t’ju shpie nė Ambasadėn Franceze dhe thuajini ambasadorit tė Francės qė Avni Rustemin e ka ēuar qeveria shqiptare pėr tė vrarė Esadin, me qėllim qė tė provokojė armiqėsinė e Francės kundėr Shqipėrisė.
Kur ngjau lufta e Vlorės, lufta ma e ndershme dhe ma e naltė qė kanė ba shqiptarėt qė mė 1912 e tėhu, ay kėrkonte ta dėftonte si njė “brigandage”, edhe nė artikujt qė ka shkruar nė gazetėn italiane pėrdor tekstualisht kėto fjalė: “deploro la cecitą e l’assurditą degli albanesi”, qė shqip don me thėnė “mė vjen keq pėr verbėrinė dhe budallallėkun e shqiptarėvet”. Faiku shkoi njė ditė pranė z. Tefik Mborja dhe i propozoi qė tė dalin nė Sarandė, tė kandisin vlonjatėt qė tė heqin dorė nga lufta e tė rrėzojnė qeverinė, edhe ay vetė tė bėhej Kryetar dhe Tefik Mborja prefekt nė Vlorė. Tefik Mborja ia refuzoi kategorikisht. Kur gazetarėt e huaj trimėrinė e vlonjatėvet e pėrgjisnin me heroizmėn klasike tė vjetėr, delegati i Vatrės Faik Konica bėnte kėto intriga tė dobėta. Tefik Mborja ėshtė nėpunės i qeverisė edhe kjo mundet ta pyesė. Gjithė kėto vepra tė delegatit tė Vatrės cirkonstancat i cilėsojnė si trathėti antipatriotike.
Veprimet e Faikut vazhduan nė kėtė mėnyrė: pėr Iljas Vrionė thoshte se e shet Shqipėrinė pėr njė kadah raki. Nė gazetėn italiane Eco, me firmėn e tij, botonte njė artikull ku thoshte se “influenca e jevgjitėvet nė qeverinė shqiptare ėshtė kaq e madhe sa njė jevgjit do t’emnohet Ministėr i Shqipėrisė pranė qeverisė italiane”. Kur njė popull ndodhet nėn influencėn e jevgjitėvet, do me thėnė se ay popull ėshtė m’i poshtėr nga jevgjitėt. Tė gjitha shkresat e tija si Kryetar i Vatrės vazhdojnė nė kėtė mėnyrė. Pas shkresavet tė Faikut, tė gjithė qeveritarėt qė kanė ardhur deri sot, kush ėshtė katil, kush spiun, kush hajdut, kush sodomit (d.m.th. kullumbara). N’artikullin e fundit gjithė qeverinė shqiptare e karakterizonte si qeveri sodomite.
Qeveritė shqiptare qė kanė ardhur nė fuqi, le qė s’kanė pasė asnjė marrėdhėnie me Mustafa Qemalin, por pėr tė mos lėnė vend as nė njė dyshim, kanė vajtur kaq larg sa kanė pėrzėnė shqiptarėt qė kanė ardhur nga Turqia. Por interesat e Greqisė e donin qė ta dėftonin qeverinė shqiptare si njė bashkėpunuese tė Mustafa Qemalit edhe njė i quajtur Leonidha Naēi, qė ka qenė dhe ėshtė spiun i grekėvet, dhe qė rri nė Athinė, herė pas here i shkruante Diellit se qeveria shqiptare bashkėpunon me Mustafa Qemalin. Tue qenė qetėsi e plotė nė Shqipėri, nė dy muaj njė herė gazetat e trathėtorėvet e spiunėvet tė shtetevet tė huaj qė dėshirojnė tė diskreditojnė qeveritė shqiptare po me gojėn e shqiptarėvet tė vet, nė dy muaj njė herė ēpifin njė revolucion nė Shqipėri edhe kryesia e Vatrės me letra tė mbėdha i boton kėto lajme tue dhėnė shpjegime edhe tue rrėzue pėrgėnjeshtrimet e qeverisė. Kėto bėhen nė emrin e njė shoqėrie sė cilės qeveria i ka njohur personalitetin juridik. Vjet kur Imzot F. Noli ndodhej si delegat nė Lidhjen e Kombevet, delegati i Greqisė Kazaxhiu, nė memorandumet qė paraqiste nė Lidhjen e Kombevet argumentet i merrte nga botimet ēpifarake tė Diellit.
Gjithė kėto ngjarje nė pikėpamjen ligjore formojnė njė krim. Guximtari i tyre ėshtė Kryetari i Vatrės dhe ata q’i ndihmojnė ligjėrisht quhen komplisė, bashkėveprues. Na jemi njerėzit e ligjit dhe e ftojmė qeverinė tė marrė masat e duhura dhe gjyqsore kundėr kėtyre trathėtorėve. Ėshtė gjė e turpshme qė njerėz si Faik Konica t’ushqehen, tė ndihmohen dhe t’enkuragjohen nga djersa e punėtorėvet shqiptarė pėr me trathėtue atdhenė, pėr me diskreditue popullin dhe shtetin shqiptar. Qeveria ka detyrė qė tė shpėtojė vatranėt nga kjo njollė tue lajmėruar degėt e Vatrės qė, po nuk i dhanė shkelmin Faikut nė njė afat tė caktuar, nė ndjekjet gjyqėsore qė do tė bėhen janė pėr t’u quajtur edhe ata si komplisė. Lutem, pra, z. Kryetar qė tė pyetet z. deputet i Vatrės tė na thotė kėtu se a i aprovon veprimet e Kryetarit tė Vatrės apo i desaprovon”.
“Imzot F. NOLI: Z. Kryetar! Nga fjalėt e tė ndershmit deputet t’Elbasanit z. Mehdi Frashėri merret vesh sikur Parlamenti u bė gjykatore pėr tė dėnuar Faik Konicėn. Parlamenti, para se tė adaptonjė kėtė pikėpamje, duhet tė marrė tri gjėra parasysh.
E para: A ėshtė kompetent Parlamenti pėr tė gjykuar Faikun? Thom vetėm Faikun, se ay emėr ėshtė aq i njohur midis nesh e popullit sa tė dihet pėr cilin bėhet fjalė. Nga pikėpamja legale Parlamenti nuk ėshtė gjykatore; sa pėr pikėpamjen morale, dyke marrė parasysh qė Faiku ka kritikuar ashpėr guvernėn dhe partinė e shumicės, gjykimi juaj do t’ishte njė parodi e drejtėsisė, se do tė ishit edhe akuzatorė edhe gjykatės, edhe davaxhinj edhe kadinj. Kėtė e dini fort mirė qė s’e merr kalemi dhe, nga ana ime, nuk dėshironj qė Parlamenti ynė tė bėhet qesharak pa punė. Dhe, dyke mos qėnė kjo gjykatore as kompetente, as e paanėshme, nuk e shoh nevojėn tė pėrgjigjem si ndonjė i akuzuar nė istintakun e deputetit t’Elbasanit.
E dyta: Faiku ėshtė Kryetar i Vatrės, i zgjedhur lirisht prej anėtarėve tė saj, nuk ėshtė sulltan i Vatrės. Dyke dėnuar, pra, Faikun kemi pėr tė dėnuar edhe Vatrėn dhe anėtarėt e saj qė e kanė zgjedhur pėr Kryetar. Edhe e dini qė tė gjithė sa shėrbime tė ēmuara i ka bėrė ēėshtjes Vatra. Nuk do t’jua numėronj tė gjitha. Arrin t’ju kujtonj vetėm dy: Pas dėshtimit tė Venizelosit, vetė Vatra ia ndryshoi faqen Toskėrisė dyke i futur shqiptarėt orthodhoksė nė vathėn patriotike. Guverna e jonė mezi mblodhi me pahir njė hua tė mbrendshme prej 100.000 fr. ar mė 1922, pasi u zgjidh ēėshtja e kufirit, kur Vatra me njė fjalė tė vetme i mblodhi guvernės njė hua prej njė miliuni fr. ar mė 1920, kur puna e Shqipėrisė ishte edhé nė rrezik.
E treta: Cili ėshtė Faiku, qė gatiteni tė dėnoni? Deputeti i Elbasanit ju tha qė kombi i detyron Ismail Qemalit njė monument. Jemi fare me njė mėndje, por unė shtonj qė kombi i detyron Faikut njė monument edhe ca mė tepėr. Ismail Qemalit pėr njė vepėr, pėr njė gjest, pėr ngritjen e Flamurit nė Vlorė; Faikut pėr disa vepra, pėr disa gjeste qė i kanė kushtuar tėrė jetėn. Faiku ėshtė kryelėronjėsi i gjuhės sonė, ėshtė zbulonjėsi i Flamurit tonė tė harruar, tė atij Flamuri qė e ngriti Ismail Qemali nė Vlorė, ėshtė kryekalorėsi i lirisė dhe independencės kombėtare, edhe ne tė gjithė s’jemi veēse dishepujt e tij. Historia e paanshme s’mund ta mohonjė se ai i ka falur ēėshtjes tėrė rininė dhe tėrė mėndjen kėtu e njėzet e shtatė vjet me radhė pa reshtur. Dhe ku e gjeti Faiku inspiratėn pėr kėtė luftė tė gjatė e tė rėndė me shpresė kundėr shpresės, kur Shqipėrinė s’e deshnin shqiptarėt vetė dhe ca mė pak tė huajtė? Ku gjetkė veē nė shpirtin e tij ku mbretėronte si njė perėndi ideali stoik i detyrės, ku gjetkė veē nė temperamentin e tij prej idealisti t’ashpėr e tė fortė qė refuzon tė bėnjė kompormise me njerėzit e ditės dhe me faktet e pamėshirta? Faiku ka patur dhe ka atė fuqi prej shpirti qė e pėrshkruan aq bukur Shakespeare-i nė tragjedinė e Jul Qesarit:
Me atė, o Perėndi, e bėn tė dobtin luan!
Me atė, o Perėndi, po i dėrrmon tiranėt!
Se as kull’ e gurtė, as mure prej bakėri,
As burgu i errėt, as vargonj prej hekuri
Nuk e pėrmbajnė dot fuqinė e shpirtit!
Dhe ėshtė e tepėrt t’ju them qė, po tė mos kishim patur burra idealistė si Faiku, Shqipėria nuk do tė ishte e lirė sot. (Kėmbėtrokitje prej disa deputetėve.) Pėr fat tė mirė historia nuk shkruhet me kėmbėtrokitje, por me punė, dhe Faiku ka punuar mė tepėr dhe mė pėrpara se tė gjithė ne. Ka punuar... ndėrsa ndodhet sot nė prak tė pleqėrisė, dhe ndofta ėshtė fati i shkruar i tij ta ngrysė jetėn nė syrgjyn, jetė sakrifice dhe shėrbimi, pa tjetėr shpėrblim veē sharjeve nga ata qė pėrfituan prej mundimeve tė tij. Sot ėshtė her’ e parė qė pėrmėndet emr’ i tij nė Parlament tė Shqipėrisė sė lirė, dhe ironia ėshtė qė pėrmėndet pėr gjykim e dėnim. Faiku, dekani i veteranėve tė ēėshtjes kombėtare! Ndofta bukuria tragjike e sakrificės sė Faikut e kėrkon kėtė dėnim si kurorėn prej gjėmbash dhe uthullėn e Krishtit”.
Turqia mbrapa dhe pėrpara
Por ana, nė dukje, mė kontroversiale e Faik Konicės shfaqet nė qėndrimin e tij sa pėrket zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė rrethanat e tėrheqjes pėrfundimtare tė Perandorisė osmane nga Europa. Nė kėto rrethana, me mendimet dhe veprimet e tij, ai u bė njėri nga ideuesit e shtetit shqiptar. Politikisht Faiku nuk i pranonte mė lidhjet me Turqinė, si i propozonin shumė nga rilindėsit paraardhės nisur, nga njėra anė, prej dyshimit se kushedi sa do tė zgjaste ende Perandoria osmane nė Europė dhe, nga ana tjetėr, prej frikės nga rreziku qė paraqisnin fqinjėt pėr njė shetet tė mundshėm shqiptar.
Duke qenė qytetar i mirėfilltė i Europės, ai kishte mundėsi ta shihte mė tė afėrt shembjen e Perandorisė dhe gjithashtu mė pranė instituimin e njė shteti shqiptar. Kėshtu u bė ndėr tė parėt qė e kuptoi se instituimi i njė shteti tė tillė do tė varej mjaft nga qėndrimi i pjesės muslimane tė popullsisė, jo vetėm ngase ajo pėrbėnte nė Shqipėrinė gjeografike njė shumicė, por edhe sepse ishte pikėsėpari ajo qė duhej tė ndahej nga ideologjia osmane dhe tė reshtte sė identifikuari veten me turqit gjithėnjė simbas parimit “tė krishterėt janė qė janė kundėr turqve”. Nė revistėn e tij Albania qė dilte nė Bruksel, nėn syzėn “Rreziku i afėrm i shqiptarėve muhamedanė”, qysh mė 1909 i formulonte kėto ide nė shkrimin me titull Njė lajmėrim i shkurtėr muhamedanėve. Duke i paralajmėruar ata pėr krijimin e mundshėm tė njė shteti shqiptar, me njė frymė tė hapur civile u bėnte thirrje bashkatdhetarėve tė tij t’i paraqiteshin Europės si njė komb i njėsuar. Me stilin e vet tė prerė, i pėrmblidhte kėshtu porositė: “1) Osmanllinjtė nė pakė vjet do tė dėbohen nga Evropa; 2) Shqipėria, e pabashkuar dhe e paqytetėruar, e mbetur nga faji i saj pa miq tė fortė pėrjashta, do tė ndahet; 3) Shqiptarėt muhamedanė do tė dėbohen duke humbur mallin dhe kamjen; 4) Osmanllinjtė nuk do t’i qasin n’Anadoll shqiptarėt e dėbuar; 5) Nė mos idealismi, tė paktėn buka dhe detyra qė kini te fėmija juaj ju shtrėngon tė bėni nga dy gjėra njėrėn: a tė ktheheni te feja e stėrgjyshėrve t’uaj, a tė mbeteni muhamedanė, por duke u lidhur me aqe vėrtetėsi dhe zemrė me tė krishterėt nga gjaku juaj, sa t’i jepni kombit t’uaj njė karakter gjysmė tė krishterė” (Albania, XII, London 1909).
Ky qėndrim i tiji sa pėrket modelin e shtetit shqiptar nė instituim e sipėr qe pasqyruar edhe nė mesazhin qė mė 4 dhjetor 1912 ai i dėrgonte Kuvendit tė Vlorės nė emėr tė federatės Vatra: “Federata Panshqiptare e Amerikės Vatra dėrgon pėrgėzime tė nxehta pėr inauguracionin i cili do tė mbahet mend. I lutet Asemblesė Kombėtare me mos e pranue kandidaturėn e njė princi muhamedan. Mos e bani Shqipniėn nji shtet oriental si Khiva, Buharaja, Afganistani, Tunisia e tė tjera. Kini pėr ideal nji Shqipniė europiane si Norvegjia, Danimarka, Holanda, Belgjika. Ja pėrse ne preferojmė nji princ nga familje mbretnore europiane i cili tė sjellė tradita oksidentale. I ndėnshkruemi u lutet veēanisht deputatvet muhamedanė qi ta tregojnė patriotismėn e tyne tyke sgjedhė njė princ tė krishtenė. Me bamė ndryshe do t’ishte si me bamė nji faj qi s’do tė ndreqet ma”. ” (Nosi: Dokumente, nr. 12, 1924, 371-372).
Duket mbaskėsaj e pagjasshme qė, mė 1915-1916, pikėrisht ky Faik tė vejevijė nėpėr qytetet e Austro-Hungarisė nė krye tė njė komploti politik qė nuk ka synim tjetėr veēse kthimin e Shqipėrisė nė lidhjet me Turqinė nėpėrmjet vendosjes nė krye tė shtetit shqiptar tė njė “princi turk”, “princi musliman”. Si organizator i aftė, ai ia ka dalė tė mbledhė pikėrisht nė Vjenė figura mė shumė ose mė pak tė njohura tė pėrfshira nė politikėn shqiptare tė kohės, si Nuzhet bej Vrioni, Dervish Hima, Imamzade Rexhep Efendia, njė Xhelal bej etj. Sė toku me ta ka formuar aty njė “komitet nismėtar”, veprimet e tė cilit pėrshkruhen pėrimtisht nė njė letėr “konfidenciale” qė Konica ia dėrgon, me sa kuptohet, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Turqisė, funksionar i lartė me tė cilin duket tė ketė njohje tė afėrt: “Mon cher bey...”, e fillon ai letrėn pėr tė. Kundėrshtarė tė kėtij “komiteti nismėtar” janė aty nė Vjenė, simbas Konicės, Surja bej Vlora, pėr tė cilin shkruan se “ka parapėlqyer tė lehė me katolikėt” dhe disa pak tė tjerė. Edhe princi Wied ndodhet aty nė Vjenė, i rrethuar nga “partizanė tė tij katolikė dhe ortodoksė”, sikundėr i raporton Faiku funksionarit tė lartė turk, ndėrkohė qė Surja bej Vlorėn e quan “agjent i tij” (i Wied-it).
“Komiteti nismėtar” i Konicės ka marrė masa pėr tė organizuar edhe nė Shqipėri propagandėn pro “princit turk”, sidomos nėpėrmjet shqiptarėve tė pasur qė jetojnė dhe tregtojnė nė qytetet e Austro-Hungarisė. “Njėri prej kėtyre njerėzve tė mirė – i tregon Faiku funksionarit tė lartė turk - u gėzua aq shumė kur i dhashė shpresėn qė, me ndihmėn e Zotit dhe po qe se ne lėvizim, do ta kemi njė princ turk, sa qė mė puthi dorėn me lot nė sy”. Po nė kėtė letėr, ai gjen rastin qė, mes tė tjerash, t’i kujtojė funksionarit tė lartė turk se “ne [shqiptarėt] jemi tė bashkuar me turqit nėpėrmjet lidhjesh fetare, ngase kemi njė kryetar feje tė pėrbashkėt, por edhe nėpėrmjet marrėdhėniesh familjare si rrjedhojė e martesave tė vijueshme mes nesh prej pesėqind vjetėsh dhe, pra, ėshtė e natyrshme qė ne t’i hedhim sytė nga Stambolli”.
Ngjajnė terma tė pabesueshėm pėr penėn e Faikut. Tė Faikut qė, qysh nė fillimet e pėrfshirjes sė tij nė propagandėn pėr njė shtet shqiptar, kishte refuzuar prerazi ēdo lidhje tė mėtejme me “kėrmėn”, si e quante ai Turqinė, duke pėrdorur madje ndaj turqve dhe filoturqve detraktime dhe sharje pa fund: “bajga”, “plehra”, “gėlbaza” etj.; tė atij Faiku qė, me tė gjitha energjitė e veta, kishte himnizuar deri asodite lidhjet e shqiptarėve me Perėndimin duke ngulmuar t’u ofronte atyre njė model tė prerė perėndimor pėr shtetin e ri; tė atij Faiku “idealist” dhe “stoik”, “qė refuzon tė bėnjė kompromise me njerėzit e ditės dhe me faktet e pamėshirta”. Letra, gjithsesi, ėshtė shkruar prej dorės sė tij, nė frėngjishte tė kulluar, nėnshkruar “Faik Konitza” me dy alfabete, latin dhe osman, nga hoteli Frauenhaf (4 Josefsplatz) nė Baden pranė Vjenės. Ajo mban edhe nėnshėnimin e sigurisė: “Nota bene: Numri i faqeve tė letrės 8. Edhe 23 faqe tė shtypura nė hungarishte. Zarfi mban 5 vula, me shkronjat fillestare F. K., nė dyllė tė kuq”.
Logjika e dy qėndrimeve/ dy qėllimeve
Nė kohėn kur jetonte dhe punonte Faik Konica zinte fill nė kulturėn shqiptare njė brez i ri i inteligjencies, ndoshta brezi i saj mė i rėndėsishėm mbas atij tė pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė lėvizjen e Rilindjes Kombėtare. Doemos qė ky brez, si i ri, tanimė kishte pėr tė thėnė diēka tė vetėn, tė ndryshme prej asaj tė paraardhėsve. Nė mėnyrė tė vetvetishme ai do tė kėrkonte edhe tė sfidonte atė ēfarė tanimė ishte thėnė. Mirėpo, sikundėrse na mėson parimi i njohur, mėnyra mė e lehtė pėr tė qenė origjinal ėshtė tė dish pak. Mes njė kontingjence tė tillė iu desh Faikut tė bėnte pėrpara. Pėr shkak tė njė kontingjence tė tillė qe i detyruar ai tė ndeshej gati nė ēdo hap me arrogancėn e paditurisė tė atyre qė i klasifikonte “mendje tė klasit tė katėrt”, tė cilėt as nuk e dinin qė nuk dinin.
Tė hapėrdarė gjithandej nė shtypin e huaj tė konsumit, por edhe nė shtypin shqiptar nė lindje e sipėr, duke depėrtuar ndonjėherė deri nė Albanian e tij, “mendjet e klasit tė katėrt” rrekeshin tė bėnin atė qė tanimė ishte provuar tė bėhej. Ato pėrsėritnin pambarimisht sipėrmarrje tė dėshtuara, duke shtuar kėshtu gabime mbi gabime. Njė pjesė e tyre e kėrkonin “origjinalitetin me ēdo kusht” tek ekstremizmi, i cili ka qenė gjithmonė e kundėrta e krijimit, madje jo mė kot e kanė quajtur edhe “vetė pėrkufizim i plogėtisė”. Nuk pėrbėn pra habi as qė koha e Konicės tė ishte e mbushur citė me “tė plogėtit” e vet, as qė vetė Faiku tė qe i rrethuar prej ekstremistėsh tė tillė.
Pėrkundrejt turmės sė “mendjeve tė klasit tė katėrt” Faiku nuk mund tė ishte veēse i rreptė deri nė mizori, mbasi ai ia dinte kufijtė sė vėrtetės origjinale. Pėr kėtė arsye rrinte syēelėt dhe i gatshėm ta braktiste njė tė vėrtetė nė ēastin kur ajo bėhej e pavėrtetė. Kjo mė duket tė jetė cilėsia mė e pėrpashme, aftėsia mė e rėndėsishme e modelit mendor qė e quaj “konician”. Ta braktisėsh tė vėrtetėn...?! Por si ka mundėsi...?! Pikėrisht kėtė aftėsi gjeniale tė mendjes njerėzore nuk ia kuptuan shumė nga bashkėkohėsit dhe, madje, e kemi tė vėshtirė ta rrokim edhe ne, tė penguar prej “tė kuptuarit e reduktuar”. Kjo e pengon edhe sot e gjithė ditėn shpėrfaqjen nė dritė tė plotė tė personalitetit tė tij.
Turma e “mendjeve tė klasit tė katėrt”, qė atij i gėlonin pėrreth, ia vidhnin deri dhe idetė tė cilat, si ia shtrembėronin, i paraqisinin si “tė vetat”. Origjinaliteti i turmės nė fjalė nuk matej me gjė tjetėr veēse me zhurmėn qė ata bėnin. Dhe atėherė Faiku nuk mund tė heshtte. Origjinaliteti i “mendjeve tė klasit tė katėrt” mėvishej nė fjalė tė mėdha, bukurtingėlluese, tė fryra me atdhetari. Dhe atėherė Faiku shfrynte gjithė mllef me sa tė shara qė fjalori i gjuhės amtare pėrmbante. Ne sot ende pyesim: po pėrse vallė shante kėshtu? Dhe bėjmė sikur nuk e marrim vesh tipologjinė e “mendjeve tė klasit tė katėrt”, tė cilat jo vetėm dijnė pak ose aspak, por janė nė gjendje ta kthejnė tė vėrtetėn nė gėnjeshtėr.
Kėto karakteristika, tė dish pak dhe ta teprosh tė vėrtetėn derisa ta kthesh nė gėnjeshtėr, kanė qenė tipike pėr intelektualėt e tė gjitha kohėve, pa pėrjashtuar as ata/kėta tė ditėve tona. Kjo i bėn “mendjet” nė fjalė revolucionare, nė kuptimin mė tė mbrapshtė tė kėtij termi. D.m.th. gėrnjare, grindavece. Por mund tė thuhet: o ėshtė grindur Faiku, o nuk ėshtė grindur kush tjetėr nė kulturėn shqiptare! Pikėrisht, sepse edhe vetė Faiku qe i detyruar tė zbriste nė tokė edhe tė hynte nė lojėn e debateve sociale, kulturore dhe sidomos politike. Vetėm se “grindjet” e tij kanė karakteristikėn fisnike tė mos jenė “grindje pėr hir tė grindjeve”. Faiku ishte ngaherė nė kėrkim tė njė “parajse mbi tokė” pėr popullin e tij, prandaj nuk mund t’i toleronte predikuesit e “parajsave tė rreme”. Kjo parajsė, mjerisht, nuk mund tė arrihej veēse me mjete politike, pra krejt tokėsore, dhe... nė politikė si nė politikė. Brenda logjikės sė politikės bėhen tė kuptueshme edhe ato qė ngjajnė si dy qėndrime/ dy qėllime.
Kėshtu ndodh qė Faik Konica tė vijojė tė vuajė, ende sot, “tė kuptuarit e reduktuar”, sepse ky lloj tė kuptuari nuk e pėrkap dot strukturėn logjike tė dy qėndrimeve/ dy qėllimeve. Dy qėndrimet/ dy qėllimet mund tė jenė kontradiktore mes syresh dhe, megjithėkėtė, tė jenė plotėsisht tė pajtueshme. Ėshtė kjo struktura logjike e atyre qė quhen dilema tė mendimit politik tė ēdo kohe e tė ēdo vendi. Zgjidhjen e dilemave tė tilla Rousseau-i e quante “kthim tė rrethit nė katror”. Dhe tė mos harrohet qė Faiku pati qenė lexues i zellshėm i Rousseau-it qysh nė tė ri.
1995-1996
Marrė nga Gazeta 55
Ruaj Lidhjet