Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42

Tema: Faik Konica

  1. #31
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Promovohet njė libėr i ri pėr Faik Konicėn

    Promovohet njė libėr i ri pėr Faik Konicėn

    http://www.botasot.info/mesme/13konica%20kryesor.jpg

    Gazetari i “Zėrit tė Amerikės”,. Ilir Ikonomi, mė 15 prill do tė bėjė promovimin e librit tė tij “Konica, jeta nė Uashington”, botim i shtėpisė botuese “Onufri”.
    Ky libėr ėshtė njė vėshtrim origjinal dhe mjaft interesant mbi jetėn e njė prej intelektualėve tė shquar tė Shekullit XX, Faik Konicės. Uashingtoni ka luajtur njė rol tė madh nė aktivitetin e tij patriotik nė dobi tė Shqipėrisė dhe pikėrisht mbi kėtė periudhė tė rėndėsishme tė jetės dhe veprimtarisė sė Konicės ėshtė ndalur z. Ikonomi, nė librin e tij qė do ėt promovohet mė 15 prill nė Tiranė.
    -Mendoj se ky libėr i vė gjėrat nė kontekst. Ka njė etje tė madhe pėr tė mėsuar rreth Faik Konicės por ajo qė ėshtė ofruar deri tani ka qenė njė informacion i copėzuar: njė artikull kėtu, njė ese aty, njė kuriozitet kėtu e njė dokument aty, thorė autori nė njė intervistė pėr Gazetėn 55. Kėto pjesė nuk kanė qenė tė lidhura mirė nė njė tėrė, nė njė histori tė vetme tė Konicės si personalitet i shumė dijeve. Ky libėr ėshtė njė pėrpjekje pėr tė na e dhėnė Konicėn nė sfondin e kohės kur jetoi dhe pėr mė tepėr nė kryeqytetin amerikan, Uashington, ku ai ishte ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė pėr 13 vjet me radhė.
    Kam zgjedhur njė mėnyrė tė rrėfyeri qė nuk e lodh lexuesin. Tė japėsh njė histori plot data dhe ngjarje, kjo ndonjėherė bėhet joshėse pėr autorin qė, me fjalė tė mėdha, tė huaja dhe tė ngatėrruara, pėrpiqet t’i tregojė lexuesit se sa di. Kjo mė ėshtė dukur gjithnjė e neveritshme sepse libri nuk shkruhet pėr autorin prandaj unė ndoqa njė rrugė tjetėr. Nė ēdo paragraf, nė ēdo faqe qė kam shkruar, kam pyetur veten nėse lexuesi do ta pranojė rrėfimin tim apo do ta lėshojė librin nga dora dhe do tė hapė televizorin. Prandaj nė libėr dokumentacioni historik thyhet aty-kėtu me episode interesante nga jeta e Faikut nė Uashington. Jo thjesht me kuriozitete por me fakte tė njė natyre tjetėr, mė personale, tė cilat janė vazhdim i rrėfimit tė historisė por qė e mbajnė lexuesin tė pėrqendruar. Nė tė vėrtetė, dėshira ime ka qenė qė, duke lexuar kėtė libėr, njeriu tė krijojė njė pėrfytyrim tė plotė dhe jo fragmentar pėr gjithė sfondin historik mbi tė cilin pikturohen ngjarjet.
    Do tė pėrpiqem t’ju shuaj vetėm njė pjesė tė kureshtjes. Mendoj se ėshtė hera e parė qė shkruhet me kaq imtėsi pėr jetėn e Faikut nė Uashington. Pjesa mė e madhe e dokumenteve qė janė pėrdorur pėr tė bėrė kėtė libėr janė tė panjohura. Kėto fillojnė qė nga hollėsi tė tilla mė pak tė rėndėsishme si faturat e legatės shqiptare nė Uashington, qė mė ndihmuan tė krijoj njė pėrfytyrim tė saktė mbi buxhetin dhe rrjedhimisht mbi jetėm materiale tė Faikut, e deri te komunikimet e tij me Departamentin e Shtetit, disa prej tė cilave mjaft konfidenciale, siē janė ato qė lidhen me Fan Nolin. Pėr shembull, gjatė njė periudhe rreth dhjetėvjeēare, Faiku me Nolin, kėto dy figura kryesore tė komunitetit shqiptar tė Amerikės, kanė zhvilluar njė luftė tė ashpėr, e cila ka qenė lėnė thuajse nė hije, me qėllimin e mirė pėr tė mos “prishur” imazhin e kėtyre dy heronjve tanė. Eshtė folur mė shumė pėr miqėsinė mes tyre, duke filluar nga viti 1937 e deri nė vdekjen e Faikut mė 1942. Por ne nuk jemi fėmijė qė tė na fshihen gjėrat. Lexuesi mund tė befasohet kur tė njihet me hollėsi tė reja tė asaj qė deri mė sot ėshtė quajtur thjesht “polemikė mes Faikut dhe Nolit”. Dokumente tė tjera qė i kam zbuluar nėpėr arkiva sqarojnė gjithashtu marrėdhėniet e Faikut me ambasadėn e Italisė fashiste nė Uashington dhe se si ai nė thelb u pėrpoq tė shfrytėzonte italianėt pėr tė bėrė publike pikpamjet e tij se Epiri ka qenė gjithnjė shqiptar e se Ēamėria e vise tė tjera duhet t’i riktheheshin Shqipėrisė. Dokumente tė tjera qė botohen gjithashtu pėr herė tė parė sqarojnė pozitėn e Faikut ndaj Mbretit Zog, tė cilin e ai e mburrte nė publik por vetėm nė publik. Kėto kanė qenė marrėdhėnie tepėr komplekse por pėr fat tė keq, nė tė kaluarėn, nga mosnjohja e fakteve, janė paraqitur nė mėnyrė tė thjeshtėzuar dhe naļve.
    Bota Sot
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #32
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nje shkrim i Konices ne revisten Albania, Bruksel. Viti 1898.

    Shkrirja e dialekteve tė shqipes

    Faik Konica

    Duke studiuar, qoftė edhe shkurtimisht, natyrėn e gegėrishtes e tė toskėrishtes, menjėherė bie nė sy se ndryshimi qė i ndan nuk ėshtė mė i madh se ai qė shquan mėnyrėn e tė folurit tė njė Normandi nga ajo e njė Gaskoni.

    Do tė thotė se nė thelb ky ndryshim kufizohet nė disa ngjyrime shqiptimi. Por nė njė vend ku mungon njė traditė shkollore, kėto ndryshime shqiptimi mė tepėr janė theksuar sesa janė zbutur; dhe shqiptarėt, duke mos pasur si udhėheqės drejtshkrimorė as fjalorė, as akademi, ka rrjedhur qė – kur ua ka marrė mendja tė lėvrojnė gjuhėn e vet – nuk kanė ndjekur rregulla tė tjera drejtshkrimore, pėrveē atyre tė transkriptimit tė fjalėve ashtu si shqiptohen.

    Kėshtu, sikur t'ua jepnit sot njė shqiptari tė veriut dhe njė shqiptari tė jugut njė tekst pėr ta pėrkthyer, do tė kishit dy pėrkthime, gjuha e tė cilave, nė pikėpamje morfologjike, do tė ndryshonte po aq sa ndryshon spanjishtja nga italishtja.

    As rreziku i bashkėjetesės sė kėtyre dy dialekteve tė pėrkundėrt, as vėshtirėsia pėr t' i shkrirė, nuk do t' u shpėtonin shqiptarėve tė cilėt janė tė pajisur me njėfarė mendjemprehtėsie. Ēėshtja nuk qėndron a tė zhduket gegėrishtja apo toskėrishtja, as madje tė bėhet qė shqiptarėt tė ndryshojnė, nė pėrdorimin e pėrditshėm, dialektet e tyre pėrkatėse pėr tė arritur te njėfarė njėsie tė foluri; gjė e pamundur.

    Pėrveē kėsaj kjo do tė ishte ngathtėsi, sepse tė duash tė ndryshosh tė folmen e njė populli, do tė thotė tė ndryshosh karakterin e tij e tė shkatėrrosh personalitetin e tij. Ēėshtja qėndron te fakti qė tė arrihet tė krijohet, pėrtej bashkėjetesės paralele tė tė folmeve toske e gege, njė gjuhė letrare, njė gjuhė e shkruar qė tė jetė e pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt.

    Po t' ua vinim veshin disa shqiptarėve tė shkolluar tė cilėve ua kemi kėrkuar mendimin, ēėshtja as duhet parashtruar. Sipas mendimit tė tyre, do tė vijė njė ditė nė tė cilėn dialekti toskė – posa tė arrijė, nėpėr njė zhvillim qė ne e shohim ēdo ditė nė pėrparim, te lartėsia e gjuhėve tė mėdha moderne – ka pėr ta thithur nė mėnyrė tė pashmangshme dialektin gegė, qė ka qėndruar i palėvruar; dhe ata cekun, nė mbėshtetje tė mendimit tė tyre, kėtė fakt, nė vetvete tė saktė, se shumė shqiptarė-gegė pėrdorin toskėrishten kur shkruajnė.

    Por ne nuk e pėrkrahim kėtė mendim; sepse, ndonėse fakti qė ata sjellin nuk na duket fort bindės, dialekti gegė pėrmban me qindra trajta tė humbura nga toskėt e qė janė visare tė vėrteta tė trashėguara nga tė parėt tanė tė lashtėsisė. Mjaft tė sjellim nė mend mbaresėn –mun tė pjesores gege, qė daton sė paku dymijė vjet, e qė s' ėshtė gjė tjetėr veēse -mέnoV i pjesores greke (khs. shkrumun, gegrammέnoV).

    Ndoshta ēėshtja mund tė kishte njė zgjidhje tė lehtė e tė shpejtė, po qe se toskėrishtja do tė ruhej si gjuhė e prozės dhe gegėrishtja e poezisė. Karakteri pėrkatės i dy dialekteve padyshim do tė rregullohej nė kėtė rol. Ecja e gjerė dhe fisnike, ndonėse pak e lakueshme, e gegėrishtes duket se i pėrshtatet ritmit tė mendimeve e tė ndjenjave.

    Tash vonė kemi botuar (A. 91) njė tingėllim tė mrekullueshėm, i pari nė gjuhėn tonė, prej njė autori tė ri shkodran, i cili jep njė ide tė asaj qė mund tė bėhet dialekti gegė ndėr duar tė afta. Herėn e fundit kemi botuar dy tingėllime tė tjera, prapė tė njė autori gegė, bukuria e fuqishme e tė cilave e vėrteton kėtė pėrshtypje.

    Por, tė thuash tė drejtėn, realizimi i kėtij mendimi nuk do tė ishte i mundur nė njė vend ku njerėzit, nė pėrgjithėsi me pak dijeni pėr dialektin e vet, janė mė pak tė aftė tė mėsojnė ta shkruajnė dialektin fqinj. Jo! Zgjidhja mė e mirė e problemit, ajo mė praktike, do tė ishte krijimi i njė gramatike – tė miratuar nga shqiptarėt e shkolluar dhe nga albanologėt – nė tė cilėn tė gjitha elementet dialektore, tė grupuara, tė pajtuara, tė bashkėrenditura, sipas njė metode racionale e shkencore, do tė lindnin njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, sikurse grekėt qė kanė Koļnź glōssa.

    Zėri

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Faik Konica – Jeta nė Uashington


    Frank Shkreli

    Pėrfaqėsuesi moral i Shqipėrisė nė Uashington

    Kohėt e fundit mė ra nė dorė libri Faik Konica – Jeta nė Uashington, i autorit Ilir Ikonomi, botuar nga shtėpia botuese Onufri, njė libėr ky qė pėrshkruan vitet e shumta tė jetės sė Faik Konicės nė kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara, si pėrfaqėsues zyrtar i Shqipėrisė, gjatė njė periudhe shumė tė vėshtirė pėr Shqipėrinė dhe kombin shqiptar. Nė tė njėjtėn kohė, libri ėshtė edhe njė pasqyrė e veprimtarisė sė shqiptarėve tė Amerikės nė atė kohė, me tė gjitha problemet dhe shqetėsimet e komunitetit shqiptaro-amerikan nė lidhje me fatin e kombit, nė fillim tė shekullit tė kaluar. Por mbi tė gjitha, mendoj unė, Ilir Ikonomi ia del t’i paraqesė lexuesit nė imtėsi jetėn e Faik Konicės, patriotit dhe atdhetarit po se po, por gjithashtu edhe Faik Konicėn - demokratin e gėrshetuar me njė kulturė pluraliste perėndimore, tė cilėn e dėshironte edhe pėr Shqipėrinė. Ilir Ikonomi, me aftėsi tė theksuar, paraqet Konicėn si ministrin shqiptar nė Uashington i cili me nder e dinjitet pėrfaqėsoi dhe luftoi pėr tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, por nė tė njėjtėn kohė ai po ndiqte edhe gjendjen e atėhershme politike nė atdhe ndaj tė cilės ishte shpeshherė shumė kritik.

    Pėr hir tė objektivitetit, jam i detyruar tė rrėfej qė nė fillim se Ilir Ikonomin e kam pasur koleg kur unė punoja nė Zėrin e Amerikės, dhe ku ai ėshtė gjithnjė i punėsuar, dhe pėr tė cilin kam respektin mė tė madh si person, si profesionist, dhe si gazetar i dorės sė parė.

    Libri, Faik Konica – Jeta nė Uashington, ėshtė rezultat i shkėlqyeshėm i kėtij profesionalizmi. Jo vetėm ne qė e njohim dhe kemi punuar me Ilir Ikonomin, por komuniteti shqiptaro-amerikan, pėrfaqėsues i denjė i tė cilit ishte Faik Konica, dhe shqiptarėt kudo, me plot tė drejtė mund tė mburren me kėtė vepėr tė pėrpunuar, tė dokumentuar dhe tė pėrpiluar pėr mrekulli. Ėshtė kėnaqėsi e posaēme pėr gjakun e shprishur tė njė emigranti tė lexojė njė libėr, tė shkruar nga njė emigrant tjetėr, e pėr mė tepėr nga njė koleg, qėllimi i tė cilit ėshtė vetėm e vetėm pėr tė zbardhur historinė patriotike dhe pėr tė zhdukur thashethemet dhe gėnjeshtrat rreth njėrit prej figurave mė te shquara tė historisė sė kombit. Autori dhe botuesi meritojnė lavdėrime dhe urime.

    Libri prej 380 faqesh, i ilustruar me shumė fotografi personalitetesh historike nga periudha e Konicės nė Uashington, ėshtė njė vepėr madhėshtore e njė kompetenti, ku pėrveē fakteve mirė tė dokumentuara mbi jetėn private tė Faik Konicės, nė kėtė libėr, lexuesi mund tė gjejė njė pjesė tė historisė sonė kombėtare siē pasqyrohej nė arkivat e shumta diplomatike - qė shumė prej tyre shohin pėr herė tė parė dritėn e diellit - si edhe nė shtypin amerikan tė kohės, qė siē duket shumė prej tyre ishin tė pashfrytėzuara deri tani, fakte e dokumente nė lidhje me jetėn dhe veprimtarinė e Faik Konicės - shpesh kėto tė shtrembėruara nga historianėt komunistė tė Shqipėrisė gjatė 50-vjetėve tė kaluar.

    Siē mund tė shihet nga shėnimet nė fund tė faqeve tė librit, autori ka pėrdorur arkivat pėrkatėse nė Amerikė, nė Tiranė dhe gjetkė, sė bashku me shumė vepra e dokumentacion tė huaj, ku pėrshkruhen marrėdhėniet shpesh tė ndėrlikuara dhe problematike tė Faik Konicės me Mbretin Zog, me Fan Nolin, me pėrfaqėsuese tė qeverisė fashiste italiane dhe personalitete tė tjera politike, si edhe lidhjet e ngushta dhe miqėsinė qė Konica gėzonte me Uashingtonin zyrtar tė asaj kohe, pothuaj si asnjė diplomat tjetėr i huaj i akredituar nė Uashington. Megjithėse nė mendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan kur flitet pėr Vatrėn, Diellin dhe veprimtarinė patriotike tė shqiptarėve tė Amerikės nė fillim tė shekullit tė kaluar, Konica e Noli pėrmenden sikur janė njė person, me mendime dhe qėllime tė njėjta - hollėsitė qė sjellė Ikonomi nė kėtė libėr, tregojnė se marrėdhėniet midis kėtyre dy gjigantėve ishin plot kontradikta e shpesh shumė tė ashpra.

    Jeta nė Uashington e Faik Konicės, ėshtė njė dokumentar udhėrrėfyes se si duhet tė sillet e tė veprojė njė diplomat qė pėrfaqėson njė vend tė vogėl nė kryeqytetin e diplomacisė botėrore, siē ėshtė Uashingtoni. Megjithėse siē ve nė dukje edhe autori, Konica nuk kishte patur mundėsi tė zhvillonte lidhje tė ngushta me Kongresin Amerikan, marrėdhėniet e tij nė tė gjitha nivelet tjera tė shoqėrisė dhe tė politikės - me pėrfaqėsues tė degės ekzekutive tė qeverisė amerikane, duke pėrfshirė Shtėpinė e Bardhė dhe Departamentin e Shtetit, ishin tė shkėlqyera. Besoj se arsyeja qė Konica nuk kishte zhvilluar kontakte tė ngushta me Kongresin, ishte se Kongresi nė atė kohė nuk merrej aq shumė me punėt e jashtme, siē ndodhė sot. Pėr mė tepėr, ai kishte zhvilluar dhe kultivuar kontakte personale e miqėsore, tė cilat duke u bazuar nė pėrvojėn time shumė vjeēare nė Uashington, janė po aq tė rėndėsishme, nė mos mė tė rėndėsishme se kontaktet zyrtare.

    Autori vė nė dukje lidhjet dhe kontaktet e Faik Konicės me gazetarė e shkrimtarė, me diplomatė vendas dhe tė huaj, me njerėz tė kulturės e tė fushave tė tjera, tė cilat pėr mendimin tim janė njė pasqyrim i rolit shembullor tė Konicės se si duhet tė sillet, jo vetėm njė diplomat, por edhe njė shqiptar i thjeshtė qė ėshtė i interesuar pėr avancimin e interesave tė kombit shqiptar nė kėtė vend dhe kudo nė botė. Ai ishte i vetėdijshėm pėr rolin e rėndėsishėm qė luante nė mbrojtje tė interesave tė Shqipėrisė nė Uashington sa qė ishte gati tė rrinte nė Uashington edhe si “pėrfaqėsues jozyrtar i ndėrgjegjes shqiptare”, vetėm e vetėm qė Shqipėria tė kishte njė zė nė Uashington, edhe pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia.

    Autori shkruan pėr lidhjet e ngushta dhe respektin qė shumė amerikanė kishin pėr Konicėn. Ai duket se e kishte shumė tė lehtė tė bėnte njė tranzicion pa asnjė problem nga shoqėrimi me amerikanė tė fushave tė ndryshme nė takime e biseda me komunitetin e atėhershėm shqiptaro-amerikan. Siē tha edhe autori nė njė intervistė nė Tiranė, askush mė mirė se Faiku nuk mund ta luante rolin e ambasadorit nė Uashington – ai ishte erudit, anglishtja e tij ishte e pėrkryer dhe kishte lidhje tė ngushta me komunitetin shqiptar tė Amerikės. E vėrteta ėshtė se Konica admirohej njėsoj si nga qarqe tė ndryshme amerikane ashtu edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Autori citon Nelo Drizarin, kryeredaktor i gazetės Dielli, i cili e quante Faik Konicėn si “shembull pėr tė tjerėt”. “Nuk rrojnė tė gjithė shqiptarėt pėr tė ngrėnė bukė, kanė mbetur edhe nga ata njerėz me veti kreshnike qė nderojnė traditat dhe vendin e shqiptarėve”, shkruante Drizari.

    Megjithėse kishte marrėdhėnie tė ndėrlikuara me Zogun, Faik Konica pranon, pėr hir tė dashurisė sė tij pėr kombin e vet, ta pėrfaqėsoj atė nė Uashington pasi besonte se “Shqipėria e Zogut ende e dobėt dhe e rrethuar nga armiq, kishte nevojė pėr paqe dhe disiplinė, pėr bashkim tė brendshėm dhe pėr respekt jashtė”. Ambasadori amerikan nė Tiranė nė vitin 1925, Ēarls Hart i dėrgon telegram Uashingtonit duke e pėrshkruar ambasadorin e ri tė Shqipėrisė nė Uashington si njė njeri “qė ka qėndruar larg politikės personale dhe asnjėherė nuk ėshtė shprehur nė favor tė kėsaj ose asaj qeverie shqiptare. Edhe prej atyre, tė cilėt i ka kundėrshtuar, ai njihet jo si politikan, por si njeri qė parapėlqen pozitėn origjinale tė patriotit, njė specie pėr tė cilėn disa vėzhgues deklarojnė me kokėfortėsi se pothuajse ėshtė zhdukur mes shqiptarėve tė sė ashtuquajturės klasė e lartė”.

    Ėshtė e pa mundur tė lexosh librin e Ilir Ikonomit pėr Faik Konicėn e tė mos mendosh pėr gjendjen aktuale politike nė Shqipėri dhe troje tjera shqiptare nė Ballkan. Duket sikur historia nuk ka ndryshuar shumė, apo ndoshta pėrsėritet. Njė ndėr meritat e kėtij libri ėshtė se autori , me mjeshtėri vė nė dukje, kontributin e Konicės nė tolerimin e mendimeve dhe tė qėndrimeve politike ndryshe, pasi megjithėse Konica nuk kishte shumė simpati pėr Mbretin Zog, ai prapėseprapė pranon emėrimin prej tij si Ministėr Fuqiplotė. Nga ana tjetėr, kjo tregon edhe tolerancėn e Zogut ndaj njė kundėrshtari politik. Libri radhitė kundėrshtimet dhe ndėrlikimet politike qė kishte me Zogun dhe njerėzit rreth tij, duke e paraqitur Konicėn para nesh si njė “mendje e ndritur dhe njė zemėr qė ka rrahur gjithherė pėr vendin e vet”, tha Profesor Sami Repishti nė vlerėsimin e tij pėr librin.

    Disa recensorė me tė drejtė e kanė cilėsuar veprėn e Zotit Ikonomi si njė sfidė ndaj historiografisė komuniste, por edhe si njė udhėrrėfyes pėr politikanėt e sotėm e tė ardhshėm shqiptarė, pėr mėnyrėn se si duhet vepruar me kundėrshtarin politik, pėr hir tė interesave madhore me tė cilat pėrballet kombi. Janė ca raste historike kur zėri i partive dhe i kundėrshtimeve duhet tė pushojė pėrpara njė interesi mė tė lartė, pat thėnė me njė rast Faik Konica. Kjo ėshtė njė thirrje e Konicės qė dėgjohet anė e mbanė kėtij libri. Kjo ėshtė njė ushtimė qė pėrcjellė ky libėr pėr aktualitetin politik anė e mbanė botės shqiptare.

    Ilir Ikonomi mjeshtėrisht i paraqet lexuesit Faik Konicėn si njė shembull fleksibiliteti dhe kompromisesh politike kurdoherė qė e kėrkon interesi i kombit. “Unė i lodhur s’jam aspak dhe do tė isha gati tė vazhdoja luftėn me forcė po tė kish lufta ndonjė qėllim. Po qėllim lufta s’ka dhe s’mund tė ketė. Fan Noli dhe unė kemi luftuar pėr njė guvernė tė njė tipi tė pėrparuar. Ahmed Zogu ka luftuar pėr njė guvernė tė njė tipi mė konservativ. Ahmed Zogu na mundi dhe na mundi me themel...Nė Amerikė, kanė njė zakon qė i munduri i shtėrngon dorėn mundėsit”. Nė tė njėjtėn kohė, sipas Konicės “guverna duhet tė ketė njė ngjyrė kombėtare dhe morale. Njerės me tė shkuar jo tė pastėr tė pėrjashtohen nga qeveria... dhe indipendenca e gjykatorėve tė nderohet”.

    “Jeta nė Uashington” e diplomatit tė parė shqiptar ėshtė gjithashtu shembull pėr tu ndjekur nga ēdo diplomat shqiptar, nė cilindo vend tė botės, pasi sipas Konicės, “pėr hir dhe nder tė Shtetit, njerės qė pėrdorin pozitėn e tyre pėr tė tregtuar, ose njerės qė lozin kumar, nuk duhet tė pėrdoren pėr punėt e jashtme....se pėrfaqsonjės qesharakė ose pa dinjitet diskreditojnė Shtetin”. Prandaj ky libėr duhet tė jetė lexim i detyrueshėm pėr diplomatėt shqiptarė, sepse siē tha edhe Ministri i jashtėm shqiptar, Zoti Haxhinasto gjatė takimit me autorin nė Tiranė nė Prill, “libri i Ikonomit nė kėtė drejtim ėshtė unik dhe sjellė njė studim qė i ka munguar diplomacisė shqiptare”.

    Por mbi tė gjitha, libri i Ilir Ikonomit ėshtė gjithashtu njė dokument edhe i pėrpjekjeve tė Faik Konicės pėr tė vendosur miqėsi dhe marrėdhėnie tė ngushta midis Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara – marrėdhėnie kėto qė ai i kultivoi pa pushuar ditė e natė, gjatė gjithė jetės sė tij nė Uashington. Siē thotė edhe autori, “Faiku nė fjalimet e tij ai pėrmendte shpesh nevojėn qė shqiptarėt tė mėsonin disa vlera amerikane, si puna dhe shpirti praktik e humanitar”. Dhe nė njė intervistė me rrjetin televiziv amerikan NBC, Faik Konica thotė se “Lėvizja shqiptare pėr pavarėsi u frymėzua nga ideale amerikane si edhe nga kujtimet e sė kaluarės. Ishin refugjatėt shqiptarė nė Shtetet e Bashkuara qė i dhanė forcėn asaj lėvizjeje”.

    Libri gjithashtu pėrpiqet tė hedhė dritė mbi disa figura tė emigracionit, tė ndaluara e tė censuruara nga regjimi komunist, por bashkėkohės tė Konicės, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Fan Noli, e tė tjerė. Ikonomi shkruan se, njėri ndėr ta, At Gjergj Fishta megjithėse pranoi tė bėhej anėtar i Akademisė italiane tė Arteve dhe tė Shkencave nėn fashizmin, “Fishta nuk i shėrbeu politikisht Italisė dhe nuk bėri asgjė qė tė dėmtonte pavarėsinė e vendit tė vet”.

    Ishte fati i keq i kombit dhe i tyre, qė Faik Konica dhe bashkėkohėsit e tij u dėnuan me mėrgim tė pėrjetshėm. Njerėzit mė tė mėdhenj e mė tė zgjedhur tė kombit, si Faik Konica, qė lindėn e u rritėn nė prehrin e saj, nuk u shpėrblyen siē duhet - as kur ishin gjallė dhe as post mortem - me mirėkuptim, nderime e njohje, por pėrkundrazi vetėm pėrjetuan vuajtėn, mėrgimin, salvimet dhe nganjėherė edhe vrasjet.

    Mundi i Ilir Ikonomit nė njė punė kaq tė madhe, pasqyron pasionin dhe dashurinė prej gazetari qė ai posedon pėr tė zbuluar tė vėrtetėn pėr Faik Konicėn, njė patriot dhe personalitet tė dalluar tė komunitetit shqiptaro-amerikan dhe tė historisė sė kombit shqiptar - me tė gjitha sukseset dhe tė metat e tij, si person dhe si politikan. Kėtė ai e ka bėrė me plot sukses duke i servirur lexuesit dokumente tė pazbuluar mė parė. Vepra e tij, Faik Konica – Jeta nė Uashington, ėshtė pa dyshim, njė kontribut i rėndėsishėm nė historiografinė shqiptare dhe diplomacinė, por nė tė vėrtetė ėshtė edhe njė vepėr interesante me burime tė panjohura deri tani dhe e dobishme pėr tu lexuar nga tė gjithė, prandaj nuk mund e lėshova nga dora duke e lexuar fund e maje, me vėmendje dhe pėrfitim.

    Telegrafi
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #34
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Ē’mund tė mėsojnė politikanėt prej kolosit tė dijes Faik Konica

    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71657

    Ē’mund tė mėsojnė politikanėt prej kolosit tė dijes Faik Konica

    BEQIR SINA

    03/08/2011 Intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Metropol” nga SHBA, me gazetarin Ilir Ikonomi, autor i librit “Faik Konica – Jeta nė Uashington”

    WASHINGTON D.C: Ilir Ikonomi punon prej dy dekadash si gazetar i Zėrit tė Amerikės nė Uashington. Mė parė ka qenė pėrkthyes nė Radio Tirana, pastaj korrespondent i agjencisė prestigjoze tė lajmeve, Reuters.

    Sė fundi Ikonomi na befasoi duke iu paraqitur opinionit tonė edhe si shkrimtar - ai ėshtė autor i librit “Faik Konica, jeta nė Uashington”.

    Libri ėshtė pritur mjaft mirė nga kritika si edhe tek lexuesi shqiptar nė Shqipėri, Kosovė, viset e tjera shqiptare dhe nė diasporė. Por me sa duket, nga ky libėr mund tė nxjerrin mėsime edhe politikanėt nė Shqipėri e Kosovė, megjithėse autori thotė se nuk e ka shkruar me kėtė synim.

    Nga njė kėndvėshtrim tjetėr, ky libėr shihet edhe si diēka e veēantė pėr tė njohur nga afėr figurėn e Konicės - pėrveē tė dhėnave tė reja interesante qė na dhuron, autori na tregon se si ka marrė rrugėn dhe ka rizbuluar shtėpinė e Konicės, tashmė gati gėrmadhė, nė atė qė dikur ishte pjesė e prefekturės sė Janinės. Ikonomi flet me hollėsi nė libėr pėr jetėn e Konicės nė Uashington, deri sa ai mbylli sytė nė njė apartament tė kryeqytetit amerikan.

    Nė njė intervistė, autori i tha gazetarit tonė nė SHBA, Beqir Sina, se “Konica ishte njeri i pėrgjegjshėm dhe patriot i ndershėm. Me kėto cilėsi fisnike tė karakterit, ai u pėrpoq pėr qėndrueshmėrinė dhe nderin e shtetit shqiptar. Nė vija tė trasha, mendoj se kjo ėshtė ajo qė mund tė mėsohet nga Konica, ndonėse kanė kaluar shumė dekada nga koha kur ai jetoi”.

    Bazuar nė dėshmi tė zbuluara nė arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri “Faik Konica – Jeta nė Uashington”, hedh dritė mbi marrėdhėniet komplekse tė Konicės me Zogun, marrėdhėniet e Konicės me qeverinė e SHBA, miqėsinė dhe polemikat mes Konicės dhe Nolit, si dhe polemikat me Kostė Ēekrezin nė Uashington.

    Ju keni qenė aktiv nė kėto dy dekadat e fundit si gazetar i “Zėri i Amerikės” nė mbulimin e shumė ngjarjeve, por nuk ju kishim parė tė botonit libra. Ēfarė ju nxiti tė shkruanit biografinė “Faik Konica, Jeta nė Uashington”?

    Ilir Ikonomi : Shtysa e parė qė mė bėri t’i hyj kėsaj pune ishte zbrazėtia e madhe, e pajustifikueshme nė informacionin qė ekzistonte pėr kėtė periudhė tė rėndėsishme tė jetės sė Faik Konicės. Ndėrsa gjatė 20 viteve tė fundit ishte shkruar pėr veprimtarinė e Konicės nė Evropė nė kapėrcyell tė shekullit, si dhe pėr kohėn e tij nė Boston, pak flitej pėr jetėn e tij nė Uashington si ambasador i Zogut nė SHBA, pra, nga viti 1926 deri mė 1942. Mendoj se ekzistonte njė pėrshtypje sikur Konica nė Uashington nuk kishte bėrė gjė tjetėr veēse kishte mburrur Mbretin Zog dhe kishte jetuar nė luks. Edhe ata qė kishin mendim mė pozitiv pėr Konicėn e kėsaj periudhe ndoshta druanin tė shkruanin nga frika se mos i prishnin imazhin. Pra, kjo kishte mbetur njė periudhė e errėt, plot tė panjohura. Ky mister nė fakt e kishte burimin te hija e thellė qė regjimi komunist i Shqipėrisė kishte hedhur pėr dekada tė tėra mbi kėtė figurė tė rėndėsishme shqiptare. Nė kohėn e komunizmit, ishte gati e ndaluar tė flisje pėr Konicėn. Kishte ndonjė studiues tė rrallė nė Shqipėri qė ishte marrė me revistėn “Albania”, por kjo mbetej nė kufijtė e kuriozitetit. Pėrsa i pėrket periudhės sė Uashingtonit, nuk bėhej fjalė, pasi Konica kishte qenė ambasador i Mbretit Zog, dhe Zogu shihej nga regjimi obskurantist i Hoxhės si “armiku i madh” i popullit shqiptar.

    Dhe ēfarė zbuluat pasi i hytė studimit?

    Ilir Ikonomi : Zbulova shumė fakte qė mė bindėn se Konica ishte njė patriot i padiskutueshėm, pėrveēse njė dijetar i klasės sė parė. Mburrjet e tij pėr Mbretin Zog nuk ishin lėvdatat e njė ambasadori servil. Pėrkundrazi. Konica shquhej pėr pavarėsinė e mendimit qė ia jepte dija e tij e thellė. Kur lavdėronte Mbretin Zog, ai nė tė vėrtetė lavdėronte Shqipėrinė. Nė atė kohė, Shqipėria shihej si njė vend i varfėr, i parėndėsishėm dhe mbi tė gjitha i paqėndrueshėm. Gazetat

    amerikane flisnin shpesh me ironi pėr shqiptarėt dhe pėr mbretin e tyre. Ideja e Konicės ishte t’i tregonte botės se, ndonėse njė shtet i sapokrijuar, Shqipėria ishte tashmė njė entitet i qėndrueshėm qė kishte njė njeri tė menēur dhe tė fortė nė krye tė saj.

    Ky libėr nuk i ngjan njė monografie tė zakonshme me renditje datash dhe faktesh, por ka edhe njė dimension artistik. Pėrse zgjodhėt njė mėnyrė tė tillė paraqitjeje?

    Ilir Ikonomi: Dėshira ime ishte qė ky libėr tė lexohej jo vetėm nga historianėt. Pėr Konicėn ka njė kuriozitet tė madh te shqiptarėt, qofshin njerėz qė e njohin historinė por edhe tek mė tė rinjtė, tė cilėt janė natyrisht mė larg asaj pjese tė historisė dhe mė afėr informacionit qė vjen nga mjetet e teknologjisė moderne si FaceBook, YouTube, etj. Prandaj, unė e konceptova librin nė formėn e njė tregimi pėr historinė e Shqipėrisė, ku lexuesi, i vjetėr apo i ri, tė gjejė veten e tij, pra ta shohė veten si pjesė e kėsaj historie. Desha tė tėrhiqja edhe atė pjesė tė lexuesve qė janė indiferentė ndaj historisė sonė por tė cilėve nuk u mungon dėshira pėr tė pasur nė dorė njė libėr tė mirė artistik. Prandaj, “Faik Konica, Jeta nė Uashington”, ėshtė konceptuar pėr njė kategori tė gjerė lexuesish. Libri jep sqarime pėr kohėn kur zhvillohen ngjarjet dhe, aty ku unė e ndjej se lexuesi nuk e pėrballon dot informacionin e shumtė, ndalem dhe e lejoj atė tė marrė frymė duke kaluar nė rrėfime pėr jetėn personale tė Konicės, ose nė fakte tė tjera mė pak tė lodhshme. Me pak fjalė, ky libėr ėshtė konceptuar qė t’i shėrbejė ekskluzivisht lexuesit dhe aspak autorit.

    Ēfarė burime arkivore tė "paprekura” keni shfrytėzuar pėr tė shkruar kėtė libėr dhe a janė shteruar kėto burime?

    Ilir Ikonomi : Kryesisht kėto kanė qenė burimet arkivore nė Amerikė dhe nė Shqipėri. Arkivi Kombėtar amerikan nė Maryland ka qenė njė burim i pazėvendėsueshėm pėr mua, sepse aty kam gjetur njė pjesė tė korrespondencės sė Legatės amerikane nė Tiranė me Sekretarin amerikan tė Shtetit, ku pėrmendej edhe Konica, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi. Nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė, kam gjetur korrespondencėn e Mėkėmbėsisė Mbretėrore me Ministrinė e Jashtme italiane ku flitej mbi pėrpjekjet e italianėve pėr ta bėrė pėr vete Konicėn nė vitin 1940. Ndėrsa nė Qendrėn e Studimeve Shqiptare nė Londėr gjeta dokumente pėr marrėdhėniet e Konicės dhe Zogut. Natyrisht, gjurmimi i dokumentit nuk ka qenė punė e lehtė por nuk duhet ta fsheh se edhe fati mė ka ndihmuar. Duhet tė pohoj se, mė e vėshtirė se sa zbulimi i njė dokumenti ėshtė tė jesh nė gjendje ta vlerėsosh atė dhe ta vendosėsh nė kontekstin e tė gjitha ngjarjeve. Njė dokument historik ėshtė si njė pjesėz e lojrave “puzzle” – ai tė fut nė mendime se cila duhet tė jetė pjesėza tjetėr me tė cilėn ajo lidhet. Ai tė bėn tė kėrkosh mė me ngulm detajin tjetėr qė mungon pėr tė plotėsuar tė tėrėn. Prandaj, i gjithė ky kėrkim pėr Konicėn mė ēoi nė disa arkiva, nė Uashington, Filadelfia, Nju Jork dhe Ēikago. Ato qė ishin shkruar deri tani pėr Konicėn, unė i merrja si referencė, por parim im nė kėtė punė ka qenė qė tė mos i besoja asgjėje qė kisha lexuar apo dėgjuar pa e parė me sytė e mi dokumentin. Jam i bindur se burimet arkivore pėr Konicėn nuk janė shterur, sa mė shumė tė kėrkosh aq mė shumė do tė gjesh. Meqenėse Konica kishte korrespondencė me shumė personalitete tė kohės dhe e kishte zakon tė shkruante letra, jam i bindur se duhet tė ekzistojė njė mal i madh korrespondence ende tė pazbuluara, qė i takon periudhės sė tij nė Uashington.

    Pėrse ishte Konica njė ndėr diplomatėt mė tė pėlqyer tė Uashingtonit, ku normalisht shtetet e botės akreditonin ambasadorėt mė tė mirė?

    Ilir Ikonomi: Faik Konica ishte njė njeri mjaft i kulturuar. Kishte njė edukim tė larmishėm qė e kishte marrė nė shkollat e Evropės si dhe mė vonė, nė Harvard. Dinte shumė gjuhė tė huaja – disa thonė 14 – disa prej tė cilave dimė se i pėrdorte shkėlqyeshėm. Njihte mirė linguistikėn, letėrsinė, artin, historinė, etnografinė. Veē kėsaj kishte njė emėr tė madh si njėri prej udhėheqėsve aktivė tė lėvizjes kombėtare shqiptare. Kjo kulturė e gjerė perėndimore dhe pėrvojė e Konicės e bėnte atė tė shihej me respekt nė Uashington nga zyrtarėt, diplomatėt dhe gazetarėt, aq sa pėr tė qarkullonin edhe anekdota. Habia e madhe ishte se, njė shtet i vogėl dhe i varfėr si Shqipėria, kishte si ambasador njė njeri kaq tė ditur. Por Konica nuk ishte thjesht diplomati erudit. Ai e shfrytėzonte kulturėn e tij pėr tė reklamuar vendin e vet me ēdo mėnyrė. Ai jepte intervista nė radion kombėtare amerikane ku fliste pėr Shqipėrinė, tė kaluarėn dhe kulturėn e saj tė vjetėr, jepte ligjėrata nėpėr universitete pėr historinė dhe etnografinė shqiptare dhe shoqėrohej me diplomatė dhe gazetarė tė njohur tė kohės.

    Dy nga personazhet kryesore tė librit tuaj, Konica dhe Mbreti Zog, kanė pasur marrėdhėnie dinamike, herė me miqėsi e herė me armiqėsi mes tyre. Por nga libri ėshtė e vėshtirė tė nxjerrim njė vlerėsim pėr secilin prej tyre nė kėto marrėdhėnie. A nuk meriton lexuesi tė dijė qėndrimin tuaj?

    Ilir Ikonomi : Kėto kanė qenė marrėdhėnie shumė interesante dhe tė ndėrlikuara. Zogu dhe Konica kanė pasur miqėsi qysh gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur tė dy ndodheshin nė Vjenė. Zogu ishte rreth 20 vjet mė i ri se Konica dhe e quante atė “profesor”. Kėta ishin dy personalitete mjaft tė ndryshme nga formimi kulturor por i bashkonte dashuria pėr Shqipėrinė, dėshira pėr ta parė vendin e tyre sa mė mirė. Siē ndodh rėndom, ngjarjet e mėdha dhe rrethanat e vėshtira i afrojnė ose i armiqėsojnė njerėzit, i bėjnė ata tė kenė ndonjėherė dyshime ndaj njėri-tjetrit, qoftė edhe ndaj atij qė dikur e kanė quajtur mik. Shqipėria nuk kishte kohė qė ishte krijuar si shtet dhe pėrballej me dilema tė shumta. Nė libėr, jam pėrpjekur t’i jap portretet e Konicės dhe Zogut ashtu siē kanė qenė, pa zbukurime, pra tėrėsisht mbi bazėn e dokumenteve. Mes tė dyve ka pasur periudha acarimesh. Nė periudhėn 1922-1924, Konica e ngjyente penėn nė helm kur shante Ahmet Zogun. Mė vonė, kur u bė ambasador, publikisht ai e ngrinte nė qiell Zogun, me mendimin se i bėnte reklamė shtetit shqiptar, ndonėse tėrthorazi shfaqte pakėnaqėsi ndaj disa sjelljeve tė tij. Pas vitit 1939, kur Shqipėria u pushtua nga Italia, Konica i nxori nė shesh kėto pakėnaqėsi, por nė fund tė jetės, nė vitin 1942, kur tė dy panė rrezikun e madh qė i kanosej sė ardhmes sė Shqipėrisė deri nė mundėsinė e shuarjes sė saj si shtet, vendosėn tė bashkėpunojnė pėrsėri. Siē shihet, pėrplasja mes tė dyve, qė sigurisht duhet tė ishte edhe njė pėrplasje egosh, u bė e parėndėsishme kur mendon se tė dy ata dėshironin tė mirėn e vendit. Kur Konica vdiq, Zogu shprehu hidhėrim tė sinqertė, madje mori pėrsipėr tė gjitha shpenzimet e varrimit, ndonėse Vatra nuk pranoi. Unė si autor kam dashur ta lė nė dorė tė lexuesit pėr tė gjykuar dhe nuk kam marrė pėrsipėr tė jap vlerėsime personale pėr kėto dy figura. Detyra ime ka qenė tė jem i paanshėm dhe i balancuar nė mėnyrėn e paraqitjes sė fakteve historike.

    A mos jeni treguar mė i ashpėr sa duhet nė trajtimin qė i bėni Konicės dhe Nolit, duke i mėshuar sė tepėrmi armiqėsisė mes tyre, e cila nė fund tė fundit rezultoi tė ishte e pėrkohshme?

    Ilir Ikonomi : Dokumentet historike janė kokėforta. Ato tregojnė pa mėdyshje se Konica dhe Noli kanė qenė armiq pėr njė periudhė jo tė shkurtėr kohe. Nga viti 1925 e deri mė 1937, ata thuajse nuk i kanė folur njėri-tjetrit. Kjo nisi si njė polemikė me shkrime nė shtyp kur nė fuqi nė Tiranė erdhi Ahmet Zogu, i cili pėrmbysi qeverinė e Nolit. Pra, shkak i armiqėsisė u bė ēėshtja nėse duhej mbėshtetur apo jo Zogu. Por nė vitin 1931-32, polemika degjeneroi nė sharje, madje Konica, i cili tashmė ishte bėrė ambasador i Mbretit Zog nė Uashington, ndėrhyri pranė autoriteteve tė larta amerikane qė Noli tė mos lejohej tė shkelte mė nė Amerikė (sepse Noli jetonte nė Hamburg dhe vinte nė SHBA me vizė tė pėrkohshme). Edhe kjo periudhė ėshtė paraqitur nė libėr pa mbajtur anėn e askujt. Duhet theksuar se, si Konica edhe Noli, ishin njerėz mjaft tė ditur, ishin pėrjashtime mes shqiptarėve tė kohės, si nė Shqipėri ashtu edhe mes emigrantėve. Por nuk ka pse tė na duket ēudi qė dy personalitete, edhe pse mjaft tė kulturuara, tė mos kishin trillet e tyre tė karakterit, inatet dhe egot e tyre. Mendoj se pėrshkrimi i hollėsishėm i kėtij rivaliteti tė ashpėr nuk e ul aspak figurėn e tyre, pėrkundrazi e bėn mė tė prekshme nga lexuesi dhe i jep atij njė pėrfytyrim mė tė saktė tė realitetit tė asaj kohe.

    Nė bazė tė dokumenteve qė keni gjetur, a duhet tė arrijmė nė pėrfundimin se polemika mes tė dyve ishte ajo midis njė komunisti dhe njė anti-komunisti?

    Ilir Ikonomi : Argumenti qė Konica u paraqiti zyrtarėve amerikanė ishte se Noli qe njė komunist, por nė tė vėrtetė, armiqėsia kishte tė bėnte me politikėn shqiptare – Konica ishte pro Zogut, pasi sipas tij, Mbreti Zog pėrfaqėsonte qėndrueshmėrinė, ndėrsa Noli, si revolucionar, donte pėrmbysjen e regjimit, me tė cilin kishte hesape tė vjetra. Lidhur me ēėshtjen nėse ishte apo jo Noli komunist, ka pasur mjaft diskutime. Vėrtet Noli e simpatizonte Moskėn dhe kishte qenė i ndikuar nga ide tė majta, bolshevike, por ashtu siē dilte edhe nga raportet qė Departamenti i Shtetit kishte marrė rreth tij, ai nuk ishte anėtar i ndonjė partie komuniste madje nė njė rast ai ishte shprehur se mė mirė tė mos e kishte fare mbėshtetjen morale dhe financiare tė bolshevikėve, sepse ata nuk pėlqeheshin nė Shqipėri. Mė pas, kur erdhi nė Amerikė, ai i deklaroi njė gazete tė Bostonit se e tėrė ajo qė thuhej pėr tė si bolshevik “ishte njė shaka”, pra se ai nuk ishte komunist. Pavarėsisht se ē’ide kishte Noli nė kokėn e tij, polemika dhe rivaliteti me Konicėn ishte nė thelb pėr ēėshtje krejt tė tjera, siē e shpjegova pak mė sipėr.

    Nė kapitullin ku pėrshkruhet vizita e motrave tė Mbretit Zog nė SHBA, nė mars 1938, spikat sidomos pjesėmarrja e princeshave nė meshėn e Nolit nė Boston, ku ishte edhe Konica. Ju

    pėrshkruani njė skenė mjaft interesante pajtimi mes kundėrshtarėve tė vendosur politikė. A e keni menduar kėtė si njė mesazh pajtimi pėr politikėn e sotme shqiptare?

    Ilir Ikonomi : Kjo skenė gati sureale, ku, nė mes tė Bostonit, njė prift ortodoks bekonte tri princesha myslimane dhe lutej pėr tė vėllanė e tyre, me tė cilin kishte qenė armik pėr vdekje, u bėri pėrshtypje edhe gazetarėve tė kohės dhe ajo ėshtė pėrfshirė nė libėr krejt natyrshėm, pa idenė pėr tė dhėnė ndonjė mesazh. Por ai qė dėshiron tė lexojė mes rreshtash, mund tė dallojė disa gjėra. Dua tė them nė parantezė se ishte Mbreti Zog ai qė e afroi Nolin nė fund tė vitit 1933, kur i dha para tė shėrohej nga sėmundja e rėndė, duke bėrė kėshtu njė gjest pajtues. Duket se Zogu ia vlerėsonte atij aftėsitė e mėdha. Tė sotmit mund tė marrin shembull nga kjo. Noli ia shpėrbleu Mbretit duke i pritur motrat e tij me njė meshė madhėshtore, ēka vulosi edhe fundin e armiqėsisė mes tyre. Raste tė ngjashme pajtimi nė historinė tonė mund tė gjesh shumė. Por edhe nė libėr ka disa tė tillė. Aty flitet, pėr shembull, pėr pajtimin e Konicės me Nolin nė vitin 1937, si dhe tė Konicės me Zogun mė 1942. Ashtu si sot, edhe atėherė, politika shqiptare ka qenė mjaft konfliktuale. Por megjithėse ėshtė e vėshtirė tė bėsh krahasime me njė periudhė aq tė largėt, kam pėrshtypjen se mjaft nga personalitetet e atėhershėm, Zogu, Konica dhe Noli, por jo vetėm ata, ishin mė idealistė dhe mė tė ndjeshėm ndaj interesave tė vendit se sa ē’shikojmė tė ndodhė sot. Nė ditėt tona, kur debati politik duhet tė ishte shumė mė i kultivuar, sepse politikanėt bėjnė mjaft udhėtime nė Perėndim, sa nė Romė, Bruksel, Strasburg dhe Uashington, dhe ulen nė biseda me shumė personalitete botėrore, tė vjen ēudi kur shikon acarime tė panevojshme dhe fyerje tė hapura pėr kundėrshtarin me betime pėr tė mos u pajtuar kurrė. Besoj se njė lexues i kujdesshėm i librit “Faik Konica – Jeta nė Uashington”, do tė dijė t’i bėjė vetė krahasimet dhe tė nxjerrė vetė pėrfundime.

    Menjėherė pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia mė 7 prill 1939, qeveria amerikane vendosi tė vazhdojė ta njohė Faik Konicėn, por pas dy muajsh ia mohoi privilegjet diplomatike. Pėrse?

    Ilir Ikonomi : Mendoj se SHBA shikonte situatėn nė njė vėshtrim mė tė gjerė se sa thjesht interesat e Shqipėrisė. Shqipėria ishte e parėndėsishme pėrpara asaj qė po afrohej, luftės nė Evropė. Nė atė kohė, Amerika bėnte pėrpjekje pėr ta tėrhequr Musolinin nė anėn e vet qė ai tė mos shkonte deri nė fund pas qerres sė Hitlerit, i cili po kėrcėnonte me luftė tė pėrgjithshme. Kuptohet, vazhdimi i njohjes sė Konicės do ta komplikonte kėtė politikė tė amerikanėve. Nga ana tjetėr, Italia fashiste, duke e aneksuar Shqipėrinė, mori pėrsipėr edhe funksionet diplomatike tė shtetit shqiptar, pra tė gjitha pėrfaqėsitė e huaja nė Tiranė u mbyllėn, duke pėrfshirė edhe legatėn amerikane. Uashingtoni u detyrua tė tėrhiqte ministrin e tij fuqiplotė, Hju Grant, nga Shqipėria dhe nuk kishte kuptim qė tė vazhdonte tė njihte pėrfaqėsuesin e Zogut nė SHBA. De jure, SHBA nuk e njohėn asnjėherė pushtimin italian tė Shqipėrisė, sepse ai ishte njė akt i papranueshėm pėr moralin e vendeve demokratike. Kjo doli qartė edhe nė deklaratėn historike pro Shqipėrisė tė bėrė nga Sekretari amerikan i Shtetit, Cordel Hull, mė 10 dhjetor 1942, pak ditė para vdekjes sė Konicės.

    A u befasuat kur zbuluat dokumente qė flisnin pėr marrėdhėniet e fshehta tė Konicės me fashistėt italianė nė Uashington nė vitin 1940? A ju shkoi mendja se Konica e shiti veten pėr para tek italianėt?

    Ilir Ikonomi : Tė them tė drejtėn u befasova kur zbulova se nė mars tė atij viti, italianėt i dhanė Konicės para, tė cilat ai ua kishte kėrkuar vetė. Nė qarqe tė caktuara, madje edhe nė ndonjė libėr tė botuar gjatė periudhės sė komunizmit nė Shqipėri, ėshtė folur se Konica paguhej nga italianėt. Mirėpo, duke qėmtuar nėpėr kėto dokumente, fillova tė zbuloj se e vėrteta nuk ishte aq e thjeshtė sa dukej. Mė lejoni t’jua shpjegoj. Pas pushtimit italian tė Shqipėrisė, legata shqiptare nė Uashington u zhyt nė borxhe tė mėdha. Faturat e saj nuk ishin paguar qysh para pushtimit dhe kėtu hynte edhe rroga dhe pensionet e Konicės, i cili u vu nė njė pozitė financiare tė vėshtirė. Konica nė fillim i kėrkoi Zogut qė t’ia paguante kėto borxhe (Zogu nė atė kohė ishte larguar nga Shqipėria), sepse ato ishin njė detyrim i shtetit shqiptar. Zogu pagoi vetėm njė pjesė tė vogėl dhe kjo e zemėroi Konicėn. Pas disa muajsh, Konica i shkroi letėr Musolinit. Ai u tha italianėve se kėto borxhe ishin njė detyrim i tyre sepse ishte pushtimi italian qė kishte shkaktuar ndėrprerjen e funksionimit tė qeverisė shqiptare. Italianėt pranuan tė paguajnė, Konica i falėnderoi dhe u

    premtoi se do tė shikonte mundėsinė pėr tė qenė i dobishėm nė tė ardhmen. Kėtė thonė dokumentet italiane qė kam zbuluar.

    A u bė ai i dobishėm pėr ta?

    Kjo ėshtė njė histori interesante. Konica shkroi nė atė kohė broshurėn “Sfondi i Konfliktit Italo-Grek”, ku, nė bazė tė dokumenteve historike, shpjegonte se si ishte helenizuar me dinakėri Epiri, dikur shqiptar, dhe se si grekėt ishin pėrpjekur tė ndryshonin raportet e popullsisė nė Ēamėrinė qė banohej nė pjesėn dėrrmuese nga shqiptarė. Kjo broshurė u pa me interes nga italianėt, tė cilėt nė atė kohė pėrgatiteshin tė sulmonin Greqinė dhe u kishin premtuar shqiptarėve se do t’ua kthenin Ēamėrinė. Kėshtu, Konica u bė i dobishėm pėr italianėt, por nė tė vėrtetė ai po e shfrytėzonte kėtė rast pėr tė shprehur, pėrmes njė studimi historik, pikėpamje qė nuk ishin thėnė ndonjėherė nė mėnyrė kaq tė artikuluar. Dhe tė mos harrojmė se kėto pikėpamje shpreheshin nga njė njeri me mjaft autoritet mes amerikanėve. Ky ėshtė njė studim brilant i Konicės qė, pėr fat tė keq, nuk ėshtė pėrmendur shumė, pasi ėshtė parė nga historianėt si propagandė pro-italiane. Pra, nė kėtė rast nuk kuptohej se kush po e shfrytėzonte tjetrin, italianėt Konicėn, duke i kėrkuar tė shkruante kundėr Greqisė, apo Konica italianėt, duke u marrė para pėr tė shlyer borxhet dhe njėkohėsisht duke paraqitur hapur pikėpamjen se Ēamėria duhej t’i kthehej Shqipėrisė. Konica e thoshte edhe vetė, duke cituar Garibaldin, se pėr tė shpėtuar atdheun, nuk kishte rėndėsi nėse bashkėpunoje edhe me djallin.

    Pėrse Faik Konica ishte aq i ndjeshėm dhe vigjilent ndaj Greqisė?

    Sepse ai ishte nga Konica, njė qytezė dikur e banuar nga shqiptarė, por qė Konferenca e Londrės e vitit 1913 ia dha Greqisė. Ky rajon ruante kujtime tė trishtuara nga shpėrnguljet me dhunė tė familjeve shqiptare, prandaj edhe Faiku ishte aq i ndjeshėm. Nė njė rast ai shkruante se “ēfarėdo qė Italia i ka bėrė Shqipėrisė, ka qenė e njė natyre politike; ajo qė Greqia i ka bėrė Shqipėrisė ka qenė mė tepėr se sa diēka politike, njė agresion kundėr shtėpive dhe nderit tė familjeve”. Historia na tregon se edhe mė pas, Greqia nuk hoqi dorė nga synimet ndaj jugut tė Shqipėrisė dhe Konica i trembej shumė kėsaj, prandaj ishte kaq i ndjeshėm.

    Pėr cilėn pjesė tė rrėfimit tuaj do tė donit tė kishit zbuluar mė shumė dokumente?

    Do tė desha tė kisha zbuluar mė shumė nga korrespondenca e Konicės me Mbretin Zog para pushtimit tė Shqipėrisė. Arkivat nuk na tregojnė shumė pėr kėtė periudhė. Unė e di se ata komunikonin me letra dhe telegrame dhe kam gjetur vetėm njė tė tillė si dhe natyrisht telegramet e urimit qė Zogu shkėmbente me Vatrėn. Por njė dorė e mistershme i ka zhdukur tė gjitha tė tjerat. Ēfarė toni kanė pasur kėto letra dhe telegrame? A i jepte Konica kėshilla Zogut? A e kritikonte hapur?

    Ja pėr kėto do tė desha tė kisha zbuluar mė shumė.

    gmetropol
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #35
    Dashuria e panjohur e Faik Konices

    Gjatė kėrkimeve pėr njė studim lidhur me botėkuptimin kushtetues tė Faik Konicės, rasti e solli qė tė mė binin nė dorė dy burime arkivore krejt tė panjohura, dhe natyrisht me vlerė tė paēmuar pėr studimet koniciane.
    Burimi i parė ishin letrat dhe arkiva e Faik Konicės, tė cilėn e pat shfrytėzuar pjesėrisht Qerim Panariti kur redaktoi dhe botoi librin “Shqipėria, ose Kopėshti Shkėmbor i Evropės Juglindore”. Ndėrsa burimi i dytė ishte arkiva diplomatike e Konicės, tė cilėn e nxorėm nė dritė pėr herė tė parė bashkė me Prof. Dr. Pėllumb Xhufin, nė njė bibliotekė nė Itali nė dhjetorin e vitit tė kaluar, pikėrisht me rastin e 68 vjetorit tė vdekjes sė shqiptarit tė madh.
    Njoftimi pėr zbulimin e arkivės diplomatike tė Konicės u shpall fillimisht nė Gazetėn Dielli nė janar 2011. Tek Dielli filloi edhe botimi i pjesshėm i arkivės sė Legatės Shqiptare nė Uashington.
    Arkiva diplomatik dhe ajo private janė burime thelbėsore pėr librin qė autori i kėtij shkrimi ėshtė duke pėrfunduar, dhe qė paraqet njė vėshtrim tė balancuar edhe pėr aktivitetin diplomatik tė Faik Konicės.
    Eshtė e natyrshme qė tema bukurisė femėrore dhe e dashurisė e pat ngacmuar sė tepėrmi Faikun. Nė njė ese tė panjohur tė tij nė gjuhėn angleze nga arkiva private, qė fatkeqėsisht mbeti edhe kjo e pambaruar, Konica trajton me mprehtėsi dhe mjeshtėri tė rrallė bukurinė femėrore.
    Mirėpo njė ndėr punimet mė tė fuqishme tė tij lirike ėshtė Soneti “Vaj pėr njė vashėz tė vdekur”.
    “Faik Konica edhe poet. Pse jo?”
    Kėshtu do tė shprehej kritiku dhe studiuesi i njohur Kosovar, Sabri Hamiti, nė analizėn pėr pėrshtatjen qė Faiku i bėri himnit revolucionar frėng, La Marseillaise, me titull, “Kushtrimi”, ose “Pėrpara djem tė Shqipėrisė”.
    Sipas Prof. Jup Kastratit, “fondi poetik i Faikut nuk i kalon tė 330 vargjet”. Mirėpo siē parasheh me tė drejtėprofesori i shquar nė veprėn e tij shteruese “Faik Konica” “Me kohė ndoshta, arkivat e pashfrytėzuara do tė na nxjerrin nė dritė edhe tė tjera”. Prof. Kastrati pėrmend “trembėdhjetė vjersha origjinale” tė Faikut “dhe ndonjė tė pėrshtatur nė shqip”. Sipas tij, “poezia e Faikut” “nuk pati ndonjė sukses tė veēantė si nė prozė”. Prof. Kastrati kishte dijeni se Faiku “shkroi poezi nė shqip, por edhe nė anglisht”. Mirėpo ai shtonte se “Kėto [tė fundit] nuk i njoh”. Ai analizon shterueshėm dy sonete tė Faikut nė shqip: “Helenėn e Trojės”, dhe “Diplomatin”. Pėr “Helenėn e Trojės” Kastrati mendon se “duke u nisur nga postulate i njohur qė nė poezi vlen cilėsia artistike, edhe me kėtė poezi tė vetme Konica mund tė pėrfshihet nė radhėn e poetėve tė pėrmendur tė historisė sė poezisė reflekse shqiptare” .
    Deri tani njihen pesė sonete tė Konicės nė gjuhėn angleze. Ndėr ta ėshtė edhe soneti “Diplomati” nė anglisht me titullin “Sonnet on a ceremonious diplomat who was buried alive”, tė cilin Faiku e lexoi nė ceremoninė e marrjes sė “Ēmimit tė Kapeles sė Lartė” nga Shoqata “The Judge” nė Washington nė 3 qershor 1938.
    Nė mbramjen e jetės sė tij me sa duket Faiku e ka pėlqyer dhe e ka lėvruar kėtė model poetik. Sipas Prof. Kastratit, “Helenėn e Trojės” ai e botoi nė 7 shtator 1937.
    Sonetet e tjera nė anglisht janė: janė: “Sonet pėr njė revolucionar ėndėrrimtar”, “Sonet pėr njė gazetar tė shtypit tė verdhė”, soneti “Vlerėsim pėr njė lektor tė shquar”, dhe ai qė po japim sot, soneti “Vaj pėr vashėzėn e vdekur”.

    Soneti “Vaj pėr njė vashėz tė vdekur”

    I botuar pėr herė tė parė prej Qerim Panaritit nė Gazetėn Dielli nė vitin 1952, soneti ėshtė njė vepėr e rrallė poetike. Me njė anglishte tė pėrsosur, Faiku tė jep pėrshtypjen se skalit me art figurėn e njė tė dashure misterioze, duke na hapur ndoshta pėr njė ēast sekretet mė tė thella tė zemrės e tij. Me tė vėrtetė, edhe pse nuk kemi tė dhėna konkrete, soneti nė fjalė duket sikur pėrmban elemente tė forta biografike. Aty duket sikur Faiku pėrpiqet tė ndalė ecjen e pamėshirshme tė kohės, apo ta kthejė mbrapa atė, nė ato momente kur poeti dashuronte vajzėn leshverdhė qė nuk jeton mė. Duket gati-gati si njė “carpe diem” konician i frymėzuar prej odes sė famshme “Carmina” tė Horacit.
    Me njė gjuhė dhe varg shekspirian, ēka ai e njihte shumė mirė, Konica na tregon fatin e “njė ėndrre tė varrosur”, tė njė dashurie tė pakurorėzuar. Vargu i sonetit ėshtė sipas strukturės ABBA- ABBA; CDD; CEE.
    Nė mungesė tė Prof. Kastratit sot, natyrisht u takon ekspertėve tė poezisė dhe kritikės letrare tė sotėm dhe tė ardhėm pėr ta analizuar shterueshėm kėtė kryevepėr tjetėr tė vogėl letrare tė Konicės.
    Me lejen e Diellit po e ribotojmė pėr herė tė pare nė Shqipėri Sonetin e famshėm. Pėr mė tepėr, po e japim atė me kaligrafinė origjinale tė Faik Konicės.
    Soneti ėshtė lexuar nė publik tre herė deri tani. Me 28 prill 2009 u organizua nė Universitetin e Harvardit njė seminar nė kujtim tė Faik Konicės. Seminari u mbajt nė Dudley House, ose nė Shkollėn Pasuniversitare tė Arteve dhe Shkencave, ku vetė Faiku studioi pėr diplomėn Master nė Artet, dhe u drejtua nga Ardeta Gjikola, edhe ajo studente pasuniversitare nė tė njėjtėn shkollė
    Soneti atje u recitua me ndjenjė nga Bledar Zenuni, student nė kolegjin e Universitetit tė Harvardit me prejardhje nga Korēa.
    Pėr herė tė dytė, soneti u recitua nė Universitetin Marin Barleti nė Tiranė, me 15 dhjetor 2010 nga zv. Rektori i tij, Dr. Drita Zela, pas njė ligjėrate pėr Botėkuptimin Kushtetues tė Faik Konicės, tė mbajtur prej autorit tė shkrimit. Ndėrsa pėr herė tė tretė, Soneti u dha sėrish nė anglishte tė kulluar prej znj. Jane Christo, nė Mbrėmjen Poetike “Ca Pika Shiu Ranė Mbi Qelq” tė mbajtur nė Restorantin historik Anthony’s Pier 4 nė Boston me 26 shkurt 2011.
    Teksti i sonetit vjen mė poshtė. Anash nė kėtė faqe jepet edhe me kaligrafine origjinale tė Faik Konicės. Autori i kėtyre radhėve nuk mėton kurrsesi tė japė njė shqipėrim tė Sonetit. Ndaj pėrkthimi ėshtė krejt i lirė dhe jashtė strukturės sė vargut tė sonetit. Shqipėrimi i sonetit u takon tė tjerėve, njohėsve dhe pėrkthyesve tė shquar tė anglishtes letrare, madje edhe dashamirėsve tė Milosaos, ku shquhet pa dyshim, studiuesi dhe pėrkthyesi Xhevat Lloshi, qė na ka dhėnė aq mjeshtėrisht nė shqipe “Kopėshtin Shkėmbor” tė Konicės.

    ZBULOHET ARKIVI DIPLOMATIK i FAIK KONICES

    Pas njė pune tė gjatė dhe kėmbėngulėse kėrkimore, mė 13 dhjetor 2010 u zbulua arkivi diplomatik i Faik Konicės. Ky fond i rrallė dhe shumė i rėndėsishėm arkivor u kėrkua fillimisht nė tre shtete tė ndryshme evropiane, d.m.th. nė Zvicėr, Itali dhe Suedi. Mirėpo ekzistenca e tij nė njė nga institucionet arkivore italiane u konfirmua vetėm nė krye tė vitit tė kaluar.
    I shoqėruar nga historiani i njohur Prof. Pėllumb Xhufi, i nėnshkruari shqyrtoi pėr herė tė parė gjatė mesit tė dhjetorit 2010 dosjet e shumta me dokumente e materiale tė rralla dhe tė panjohura qė mbulojnė vitet 1926-1939 tė arkivės diplomatike tė rilindėsit, eruditit, letrarit dhe diplomatit tė shquar shqiptar Faik Konica.
    Dokumentet e panjohura mė parė pasqyrojnė pulsin e kohės. Ato nxjerrin nė pah njė administratė shqiptare tė gjallė e nė veprim, qė edhe pse i takonte njė shteti tė vogėl e tė ri, ishte mjaft serioze dhe dinjitoze nė raportet e saj me shtete tė tjera subjekte tė hershme tė sė drejtės ndėrkombėtare. Nėpėrmjet njė dokumentacioni diplomatik, pra krejtėsisht zyrtar e herė-herė rutinor, nxjerr kokė megjithatė nervi dhe originaliteti i njė mendjeje tė lirė e kreative, siē qe ajo e Faik Konicės.
    Dokumentet pėrfshijnė shkėmbime me Tiranėn, korrespondenca me konsullatat shqiptare nė Sh.B.A., me zyrtarė tė qeverisė amerikane e pėrfaqėsitė diplomatike tė akredituara nė Washington, nota diplomatike si dhe letra personale tė shtetasve shqiptarė nė SHBA dhe gjetkė, tė gjitha me vlerė tė paēmuar historike dhe juridike.
    Materiali i mėsipėrm me pėrmbledhje dokumentesh do tė zėrė vend tė posaēėm nė monografinė “Faik Konica ne Arkivat Amerikane” tė cilin i nėnshkruari e ka nė pėrfundim dhe e ka kontraktuar pėr botim nė vitin 2011.
    Dokumente tė kėsaj arkive dhe pjesė tė studimit do tė botohen herė pas here dhe ekskluzivisht pėr DIELLI-n nė kuadrin e veprimtarive pėr 100 Vjetorin e themelimit tė VATRES.
    I nėnshkruari falėnderon Universitetin e Masaēusetsit nė Boston, autoritetet italiane dhe amerikane, si dhe sponsorėt nė Sh.B.A. dhe Shqipėri pėr ndihmesėn e dhėnė.

    -Marrė nga Gazetėn Dielli, janar 2011-Agron Alibali, LL.M.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqipėtarėt s’e duan shumė punėn

    Faik Konica

    Kėto ditė njė mik na shkruante pėr njė kėmbim fjalėsh qė kish bėrė me njė Shqiptar. -A do tė tė mėsoj shqipen? Jo, or zot, ē’mė duhen mua ato? -Po shqipja ėshtė gjuha tėnde, duhet tė dish ta shkruash. -Unė s’pėrzihem me tė tilla punėra. Fund, e shoh qė s’do. Po thuamė psenė e vėrtetė tė kėsaj mosdashjeje. – Do tė vėrtetėn? Nuk del ulefeja me shqipen.

    S’del ulefeja…! aty ėshtė gjithė puna. Po tė dilte ulefeja tė gjithė ata shqiptarė qė sot mohojnė gjuhėn e tyre do ta gjenin tė mirė, tė bukur tė shijshme…

    Ē’ėshtė kjo e Shqipėtarėve qė, pėrveē ulefesė s’duan gjėsendi? Besoj se ėshtė pėrtimi. Shqipėtarėt s’e duan shumė punėn, qė nga bujqėsia gjer nė tregėti tė madhe ghithė mjeshtėritė duan, pak a shumė, punė dhe mundime. Po pėr kundre, a gjen mė lehtė se tė jetė njeriu “dragat” “memur” “zaptie” a “pasha”?

    Ėshtė e vėrtetė qė tregėtia nė Shqipėri s’bėhet dot, pėrveē nė qytetet afėr detit. Ngarko pėr tregtim ca barrė nga ato “peshqt” e verės aq tė shijshme tė Ohrit pėr t’i shpėnė jashtė. Ca kuaj a mushka, duke shkuar anės pronave, nėpėr rripa e thika, tė ngushta e tė rrezikshme, do tė bien e do tė mbeten nė vent, mė tutje, ndofta do tė dalin kusarėt, tė tė marrin ē’ke e nė mbettė nonjė barrė, do t’a arrihne qėllimin pas shtat a tetė vjet e peshqtė do tė jenė pak tė prishur.

    Prandaj rroftė “ulefeja”.

    Me bie nė ment njė e pashfaqur (anektode) qė rrėfen mirė dėshirėn e Shqipėtarit pėr ulefenė.

    Pesėmbėdhjetė vjet mė parė njoha nė Shqipėri njė fshatarak i cili dėshironte tė bėhej kolhghi. Kish njė arė e njė vreshtė, por s’i punonte e s’kish bukė. Vente hante nėpėr konakėt, duke pritur ulefenė.

    Dhjetė vjet pastaj e poqa pėrsėri, e ngaqė mė ka pasur gjithmotin enda tė kuvendoj me fshtarakėt, e pyeta si vente. S’mbaja dot tė qeshurėn kur mė tha qė priste ulefenė. Dhjet vjet kish pritur edhe s’qe lodhur.

    Me gjith kėtė, le tė mos harrojmė qė Shqipėtari, sado pėrtimtar qė ėshtė, i vihet shpejt punės posa sheh qė puna s’i ka pėr tė vajtur kot. Ndofta keni dėgjuar se kanali i Korinthit, nė Greqi, i cili bashkoi dy dete, u-rrėmih mė shumė prej punėtorėsh shqipėtarė. Punonin, ata djelmt e shėndoshė tė Shqipėrisė, punonin e duke i parė, m’u mbush zembėra me shpresė pėr fatin e Shqipėrisė, se ne komb pėrtimtar, ėshtė komb i ngordhur. Nga tė gjith anėt e Shqipėrisė, gjer nga Prizreni, kishin vajtur tė punojnė.

    Njoha atje njė Gegė, i cili, nė pak kohė, kish mėsuar tė kuvendonte greqishten. Edhe e kuvendonte aqė tė shtrembur e tė shijshme, sa kurrė nė jetė t’ime s’kam qeshur aq, -e u ndamė si miq tė vjetėr.

    Mapo

  7. #37

    Ca Fjalė tė Vogla Pėrpara Njė Monumenti tė Math

    Nga Faik Konica

    Njė ditė dimri, mė 1920, shtypi i Evropės bėri tė njohur se guvernat e Inglisė, tė Francės, dhe t’Italisė, kishin arrirė nė njė marėveshje pėr Shqipėrinė dhe kishin pėrfunduar qė ky vėnt tė ndahej nė mes t’Italianėve, tė Grekėve, e tė Sėrbėve. Dėshpėrimi mė i rėndė kishte mbuluar zėmėrat dhe fytyrat e Shqipėtarėve tė mirė. Ah sikur tė mos ish i sėmurė Uilsoni! ky mendim, kjo fjalė, dilte nga shpirti ynė. Po Presidenti i madh, zėri i lartė, i tė cilit e kishte shpėtuar njė tjetėr herė Shqipėrinė, lėngonte nė shtrat, i thyer dhe i mbaruar. Fati pėrkrahte shtrėmbėrin’ e politikanėve t’Evropės; Shqipėria ish e dėnuar pėr vdekje, dėnimi do tė zbatohej doemos, as njė rėzė shprese s’ndritte prej gjėkundi. Po e papritura ngjau: Ra rrufeja mu nė tryezė ku vjedhėsit e lirive dhe mundonjėsit e popujve tė vegjėl bėjin planet e tyre.

    Kjo rrufe ishte zėri, aq kohė i pushuar, i Uilsonit. Presidenti i sėmurė, i mbėrthyer nė shtrat tė lėngimit, u ngrit pėr gjysmė dhe e para fjalė qė tha ishte pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė: – Qėndroni! ėshtė padrejtėsi ajo qė doni tė bėni! ka edhe Shqipėria tė drejtėn tė rojė! – Fjalė monumentale, tė larta e tė pavdekura si majat e Alpeve, tė cilat fryjtin anė mbanė tė botės njė erė tė paqme nėpėr qelbėsirat e politikės sė poshtėr. Ndėrgjegjja e njerėzisė e njohu pėrsėri zėrin e madh, edhe u drodh nga gėzimi: se Uilsoni, duke mbrojtur Shqipėrinė, nuk mbronte njė popull vetėm: mbronte gjithė popujt, se mbronte parimin qė edhe popujt e vegjėl e tė pafuqishėm kanė tė drejta si popujt e mbėdhenj e tė fortė. Politikanėt zvarranikė t’Evropės qėndruan; hoqėn duart nga plaka; ca nga turpi, mė tepėr nga frika, u penduan; planin e tyre e hodhėn nė shportė; dhe Shqipėria mbeti e pacopėtuar.

    Jemi tė bindur se ēdo shqiptar di dhe kupton ē’borxh tė madh i kemi Uilsonit. Nė qoftė se ka ndonjė Shqipėtar qė s’mer vesh se shpėtimi dhe liria e vėndit tij i detyrohen kryesisht Uilsonit, ai nuk ėshtė njeri dhe duhet tė kemi mėshirė pėr verbėrinė dhe errėsirėn qė i ka mbuluar trutė.

    Gjithė shqiptarėt duhet t’i ngrenė Uilsonit njė monument tė pavdekur nė zėmėrat e tyre. Edhe po t’ish i vogėl pėr tė tjerėt, Uilsoni duhej tė ish i madh pėr shqiptarėt. Po madhėsia e tij ėshtė e pėrgjithėshme; ėshtė njė madhėsi nga ato qė s’mohohen. Edhe atje ku ka bėrė gabime, – gabimet e Uilsonit janė prej njeriu fisnik. Ka dashur nė Gjermani vetėm prishjen e njė sistemi qė ai e gjykonte si tė lig; s’ka dashur shkatėrrimin e popullit gjerman: qė nuk e ndaloi dot, ėshtė mjerimi dhe jo faji i tij. Drita, qė Uilsoni shtiri nė ndėrgjegjet e njerėzve, do tė shkaktojė mė nė fund shėllbimin e gjithė popujve. Parimet qė ka mbrojtur me aq shkėlqim – ēlirimin dhe bashkimin e gjithė popujve, tė mėdhenj e tė vegjėl – do tė jenė ungjilli i ri i njerėzisė sė nesėrme. Pėrpara kėtij profeti tė idealismės e tė vėllazėrisė, mė tė famshmit burra Shteti duken qesharakė, njerėzit e tipit tė Napoleonit duken fare tė vegjėl. Qė t’i gjejė njė shok Uilsonit, dikush nė Evropė pėrmėndi jo vetėm Linkolnin, po dhe Krishtin. Njė gjė ėsht e sigurtė: qė Uilsoni ėshtė njė nga udhėheqėsit mė tė lartė e mė fisnik qė kanė ndritur udhėn e njerėzisė.

    Dielli, 7 shkurt 1924 6 f. 4.

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tė gėlltiturat e fialėve tė ra

    Faik Konica

    Folmė shumė herė te Albania pėr fialėt e ra, qi hyjnė nė gjuhė shqipe, tė cilat rėfyen se nukė munt tė qėndrojnė nė gjuhė tonė n’atė fytyrė qė kanė nė burim, po duhet ndrohen, tė gėlltietn, tė honepsen. Fjalėt e ra nė njė gjuhė janė si buka qi, me tė hyrė nė trup tė njeriut, honepset. Nuk ėshtė punė tė marim fialė tė huaja e t’i lemė ashtu si janė nėmiet tė fialėve shqipe, si bėjnė disa shokė tė Demir Onbashit, tė cilėt, nė kaush tė zptieve gjer die, duan tani tė rinė n’Olymopė e tė na rėfejnė si shkruhet shqipja e mirė.

    Kėto mėndime mė vėrtiteshin edhe njė herė nė kryet, kur pashė nė fletore tė Parisit L’Europeen, njė artikull nėn titllin Lufta kundrė fjalėve frėnge nė Gjermaniė prej z. Guillaume Apollinaire.

    Ky artikull meriton tė vihet re. Auktori, si pėrmėnd se sa shumė fjalė frėngjishte pėrdoren nė Gjermaniė e mė tė shumat herė pa nevojė, se ato fialė ndodhen edhe nė gjermanishtenė tė folur, duke dbuar fialėt nga rėnjė frėnge, si a propos, adieu, au revoir, pardon, etj. Nė fialė e huaj a s’kish tė shoqen gjermnisht, perandori preu a vuri tė presin fialė tė ra. Nė pakė kohė nuk arrijtin tė gjitha kėto: perandori fliste kulluar, i shtrėngoj edhe tė tierėt tė flasin kulluar pėrpara tij. Njė ditė, duke pritur njė shtatbėrės (statuire), goditit qi ky pėrdori fialėn Repreduktionen. Perandorit s’i erdhi mirė: “Pse, i tha, pėrdor njė fjalė frėnge, kur ke fialėn gjermanishte Widegerabe (e prapėdhėnė)?

    Q’ahere nisi tė lėnėt e fialėve frėngjishte mėnjanė. U bėnė shoqėria pėr kėtė qėllim. Vanė njerės nė tė gjithė hanet e iu lutnė ēdo zoti ta heqė fialėn Hotel pėr tė vėnė Hof a Gasthof nė vėnt. Fiala Charcuterie (vėnt ku shitet mish derri) zuri nė mė tė shumat vise tė hiqet e tė pėrdoret fiala Schėeinmetzgerei.

    Nė vėnt tė Telephon, thonė kudo tani Fernsprecher (larkfolie a tejzė). Pėr Accoucheuse thonė Hebamme (mamiė).

    Po tė vesh nė njė qėndrim t’udhės sė hekurt e tė kėrkosh ein Billet, nėnurdhėrit kanė porositė tė tė pėrgjigjen se duhet thėnė Fahrkarte (tejkartėm, udhėkartė). Monument thohet tani Denkmal (pėrkujtesė) kudo veē n’Austriė. Njė letr’ e schrieben. Fernschreiben (tejshkruanj) nė pakė kohė do tė marė vėndin e telegraphieren. Socieeta (shoqėritė) u lėshua fare pėr Gesellschaft. Advocat s’ka mė, po Rechtanėalt( dreqtmpronjės).

    Pėrveē kėtyre fialėve tė ēporura, z. Guillaume Apolliniare rėfen si fialėt frėngjishte, q’u pa me udhė qė duken mė tepėr gjermanishte. Pėr tregim, Lieutenant, Corps, Buffet, Concert, Officer, Charlatan, etj. etj. u bėnė Leutnant, Korps, Bufett, Konzert, Scharlatan, etj.

    Kėshtu, popujtė qi kanė marėzinė ta pėrziejnė e ta ēorbėsojnė gjuhėn e tyre si ne, mundin tė marin njė mėsim nga kjo udhė e arėsyeshme, qė zuri komb i math e mė i dishmi i Europės.

    Albania, 1903/6

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Njė vizitė nė shtėpinė e Faik Konicės

    Nė tė njėjtin qytet ngrihen shtėpitė e gjyshit dhe nėnės sė Ali Pashė Tepelenės. Ato ofrojnė pamje tė braktisjes dhe humbjes sė shkėlqimit tė dikurshėm

    Msc. Dorina Arapi

    Por ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja nė kėtė qytet tė vogėl dhe qė unė ndihesha mė e lidhur me to ishte shtėpia e Zenel Beut dhe Hamkos, gjyshit dhe nėnės sė Ali Pashė Tepelenės, si dhe shtėpia e Faik Konicės, por qė nė qytet kjo e fundit njihet e emėrtuar si shtėpia e Hysein Siskos. Kėto dy banesa tė mėdha u pėrkisnin familjeve mė tė pasura myslimane tė qytetit tė Konicės. Duke pasur fatin tė qėndroja disa ditė nė kėtė qytet, fillova tė pyes qytetarėt rreth kėtyre dy shtėpive. Pėr shtėpinė e Hamkos, qytetarėt ishin mė se tė informuar pėr vendndodhjen e saj dhe tė gjithė e njihnin si nėna e Ali Pashės dhe me shumė lehtėsi tė tregonin shtėpinė. Madje, dhe me njė farė bindjeje, thoshin se kishte qenė njė grua shumė e njohur pėr kohėn e vet dhe e fuqishme, ashtu siē pohohet nėpėr libra, Hamko pat qenė njė grua me njė bukuri mahnitėse, ku i gjithė qyteti asokohe fliste pėr bukurinė e saj, madje i kishin thurur dhe kėngė. Shumė djem e patėn kėrkuar pėr grua, por ai qė arriti tė martohej me tė ishte Veli Bej Tepelena. Nga martesa e tyre lindi Aliu dhe vajza e tyre, Shanisha. Roli i Hamkos nė jetėn e djalit tė saj, ka qenė vendimtar. Ashtu siē shkruan Richard A.Davenport nė librin e tij “Jeta e Ali Pashė Tepelenės, vezir i Epirit”(1837), Ali Pashai do t’i shprehej njė konsulli francez ku thoshte se nėna e tij e bėri burrė dhe vezir ashtu siē pėrmenden dhe fjalėt e saj drejtuar tė birit se ai, i cili nuk mbron pasurinė e tij, meriton ta humbė atė. Lidhja e Pashait me tė ėmėn ka qenė tejet e fortė dhe vendimtare nė krijimin e figurės sė vezirit tė Janinės.

    Njė tjetėr shtėpi, e cila gjendej nė afėrsi tė shtėpisė sė Hamkos, ishte shtėpia e Faik Konicės, shtėpia ku ai u lind, jetoi vitet e para tė fėmijėrisė derisa shkoi nė shkollė tė mesme. Faik Konica ėshtė njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kulturės, letėrsisė dhe historisė sonė kombėtare. Ai ishte prozator, publicist, estet, i cili u diplomua nė Universitetin e Harvardit pėr letėrsi. Konica ishte kryetar i shoqatės “Vatra”, ishte njė ndėr udhėheqėsit e grupit pėrfaqėsues nė konferencėn e ambasadorėve nė Londėr, si dhe ministėr i Shqipėrisė nė SHBA. Kaloi vitet e para tė fėmijėrisė sė tij nė Konicė dhe nga pėrshkrimet e tij duket se ka qenė i lidhur me shtėpinė e tij me njė lloj nostalgjie e malli qė e mundoi gjatė gjithė jetės sė tij.

    Pėr shtėpinė e Faik Konicės, asnjė njeri nuk kishte njohuri se ku mund tė ishte dhe ku mund tė ndodhej. Rastėsisht, njė ditė nė kafenė e rrapit e cila ndodhej nė qendrėn e qytetit, duke bashkėbiseduar me njė shqiptar me origjinė nga Leskoviku, ai mė tregoi se shtėpia e Faik Konicės ndodhej nė pjesėn e sipėrme tė qytetit. Ajo faktikisht nė qytet njihej si shtėpia e Hysein Siskos, vėllait tė vogėl tė shkrimtarit. Personi nė fjalė, filloi tė mė shpjegonte ashtu siē e kuptonte ai, pėr njė shtėpi tė rrėnuar, ku dallohej njė oxhak i madh. U lumturova shumė dhe menjėherė shkova ta shoh. Nuk mund tė humbja kurrsesi njė gjė tė tillė. Atė pasdite, njė shi i lehtė kishte freskuar disi qytetin e vogėl. Njė shqiptar, qė punonte e jetonte aty me familjen e tij prej vitesh, na shoqėroi tė shihnim shtėpinė e Faik Konicės. Ai na shpjegoi se falė shiut, rreth shtėpisė nuk mund tė dilnin gjarpėrinj. Duke qenė se ishte njė vend plot rrėnoja e barishte tė larta e plot myshk, mund tė ishte njė terren i favorshėm pėr shfaqjen e tyre. Pasi kaluam gardhin e hekurt dhe barishtet e larta, vėshtrova me entuziazėm shtėpinė e Konicės. Pėr fat tė keq, ndėrtesa kishte mbetur nė gjendje tė mjeruar. E dėmtuar gjatė kohės sė tėrmetit, sot kjo rezidencė e madhe ėshtė tejet e rrėnuar. Pėr shumė vite me radhė ajo ishte pėrdorur si shkollė e mesme. Ndjeva keqardhje pėr shtėpinė duke menduar pėr figurėn e lartė tė kombit tonė. Teksa e sheh, dallohet ngrehina e njė rezidence tė madhe qė ka humbur shkėlqimin. Familja e Konicės kishte qenė asokohe njė nga mė tė pasurat familje shqiptare myslimane tė kohės. Ndėrtesa ishte njė shtėpi e madhe, ku mungonte ēatia e ku muret ishin tė larta e prej guri, tė rrethuara me lule zvarranike. Kati i parė i shtėpisė ishte i ndėrtuar me blloqe guri tė rregullta drejtkėndore, ndėrsa kati i dytė ishte me gurė jo tė rregullt dhe me njė ngjyrė disi tė errėt. E tėrė shtėpia kishte njė ton gri nė umbra, ku nė sfondin e maleve dukej sikur zhytej akoma mė shumė nė njė atmosferė mistike e tė humbur nė kohė. Hyrja kryesore e shtėpisė ishte njė portė me njė hark tė plotė e tė konsiderueshėm, i cili rrethohej nė pjesėn e sipėrme nga njė tjetėr hark gurėsh drejtkėndorė. Nė pjesėt anėsorė tė sipėrme tė portės, gjendeshin dy pllaka guri tė shkruara nė arabisht. Nga kėrkimet e mia falė miqve tė mi, tė cilėt mund ta deshifronin, u arrit tė lexohej se nė njėrėn pllakė ėshtė shkruar nė arabisht njė sure pėr mbarėsi, ndėrsa te pllaka tjetėr ėshtė shkruar data e ndėrtimit tė banesės sipas kalendarit islam, e cila pėrkon me 19 safar 1261 dhe me kalendarin tonė 26 shkurt 1845. Arkitektura e shtėpisė pėrngjason me atė epirote, qė tė kujton shtėpitė e gurta tė Epirit e me kulla tė larta e tė fortifikuara. Nga pamjet satelitore nė “Google”, duket qė shtėpia ka njė planimetri nė formėn e U-sė. Nė cepin juglindor gjendet kulla, tė cilėn e dalloja me vėshtirėsi ndėrmjet trarėve qė zaptonin shtėpinė. Ndoshta ky grumbull trarėsh mund tė ishte struktura e ēatisė. Brendėsia e ndėrtesės ishte e mbushur me gurė, me shumė barishte e myshqe dhe dukej qė kishte prani lagėshtie. Kjo shtėpi dallohej qė mund tė kishte qenė mjaft e madhe. Sapo hyje brenda, nė tė majtė dhe nė tė djathtė, dalloheshin nga 3-4 shkallė, tė cilat zbrisnin e tė ēonin nė dy porta me harqe. Ndoshta kėto dy porta mund tė bėnin lidhje me pjesėn e poshtme tė shtėpisė ose mund tė kenė qenė hambare.

    Sipas studimeve tė kryera, para tėrmetit, shtėpia e Faik Konicės kishte nė katin pėrdhes 7 dhoma dhe nė katin e parė kishte 6. Thuhet se ka pasur mure tė larta e tė mbuluar me lule kacavjerrėse, dyert e dritaret kanė qenė prej druri, si dhe dhoma kryesore e tavani kanė qenė tė dekoruar me gdhendje druri dhe tė pasur me elemente dekorative e ndoshta tė realizuar nga mjeshtrit dru gdhendės tė zonės. Kopshti i shtėpisė ka qenė i mbushur me lule tė ndryshme, me shatėrvanė guri tė gdhendur qė ftonin njerėzit nė njė atmosferė tė kėndshme dhe aristokrate.

    Sipas autobiografisė sė Faik Konicės, ashtu siē shkruan dhe gazetari Ilir Konomi nė librin e tij, Faik Konica binte nė fis me Aliun, gjyshi i Ali Pashė Tepelenės ishte katragjyshi i Faik Konicės.

    Shtėpia e Zenel Beut dhe e Hamkos ishte disa hapa mė sipėr se ajo e familjes sė Konicės. Nė pamje tė parė, shtėpia e Hamkos, ashtu siē e thėrrisnin tė gjithė e siē njihej, ishte njė ndėrtesė me tė vėrtetė impresionuese. Ajo ishte nė pėrmasa shumė mė tė mėdha nė krahasim me atė tė familjes sė Konicės. Qė nė momentin e parė mė dha pėrshtypjen e njė familjeje tė fuqishme e tė pasur tė asaj kohe. Zeinel Beu kishte qenė njė nga vendasit myslimanė mė tė pasur tė qytetit, i cili kishte pasur prona dhe nė Selanik. Sipas studimeve qė janė kryer, duke qenė se kishte mjaft pasuri, pėr shkak tė sigurisė sė tij shtėpia ka pasur hyrje-dalje sekrete pėr t’u mbrojtur nga sulme tė ndryshme. Qė nė pamje tė parė, rezidenca shfaqet madhėshtore me muret e saj rrethuese dhe portėn e hyrjes kryesore, e cila mban njė hark tė plotė e tė lartė. Harku i portės ishte i gjerė, i rregullt dhe i rrethuar me tre breza harqesh tė tjerė. “Pėr nga stili i ndėrtimit dhe ornamentet e pėrdorura nė harkun e jashtėm tė hyrjes, kjo gjė ėshtė cilėsuar si njė traditė qė pėrdorej zakonisht nėpėr kisha dhe shtėpi tė Epirit”. (Njė takim me qytezėn e Konicės, Dhionisios Dhim Tacis, Konicė, 1993)

    Interesante ishin disa daltime e vizatime qė gjendeshin nė brezin e mesėm tė harkut te porta e jashtme ku pasqyroheshin rozeta, kalorės, ēekiēė, skuadra qė ishin mjete tė gurėgdhendėsve, sėpata, shpata, bimė dhe ndoshta kaligrafi arabe. E ndėrtuar nė pjesėn e sipėrme tė qytetit tė Konicės, shtėpia e Hamkos duket sikur mbėshtillet nga malet e larta tė qytetit. Ajo ēka mbetur nga e gjithė kjo ndėrtesė ėshtė kulla mbrojtėse, njė pjesė e shtėpisė, disa kolona guri, si dhe muret rrethuese. Sipas studimeve tė kryera, shtėpia e Hamkos filloi tė ndėrtohej nga mesi i shekullit XVIII nga babai i saj, Zenel Beu, dhe me kalimin e kohės u shtuan dhe hapėsira tė tjera. Nė pjesėn e saj perėndimore gjendet kulla e cila ėshtė ndėrtuar nė vitin 1843 dhe ėshtė restauruar nė vitet ‘97-‘98. Gjatė viteve janė bėrė ndėrhyrje tė shumta si ndėrrimi i ēatisė duke ruajtur stilin e kohės, ndėrrimi i mureve, konservimi i harqeve tė shtėpisė dhe i oxhakut, si dhe kthimi nė gjendje funksionale i portave dhe i dritareve. Nė projektet e shumta tė bashkisė pėr shtėpinė e Hamkos mendohet tė realizohet njė muze pėr figurėn e Ali Pashės.

    Dėshira pėr tė vėnė nė dukje kėto momunte, vjen si njė reflektim ndaj tyre, duke qenė se ato flasin diēka pėr historinė e dy figurave shqiptare. Duke menduar figurėn e lartė tė Faik Konicės dhe kontributin e tij pėr Shqipėrinė, si dhe duke menduar figura historike si ajo e Ali Pashė Tepelenės, qė paraqet njė periudhė tė rėndėsishme tė historisė sonė, e ndjeva si diēka qė tė vjen natyrshėm ta shprehesh e ta bėsh ditur. Duke u larguar nga qyteti i Konicės, ndjeva njė lloj keqardhjeje. Ato ditė korriku nė kėtė qytet, kishin qenė pėr mua tė mbushura me kuriozitet, me njė sfond historik qė do tė mbeten nė kujtesėn time pėr njė kohė tė gjatė.

    Shqip

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Konica sipas Nolit

    E kam takuar Konicėn pėr herė tė parė mė 1909. Ishte diēka qė nuk kam pėr ta harruar kurrė. Mė kishte shkruar nga Londra se do tė vinte nė download (10)Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte qė tė dilte fotografia e tij nė gazetė dhe tė shfrytėzohej rasti pėr tė propaganduar ēėshtjen kombėtare shqiptare, e cila ka qenė pasioni i gjithė jetės sė tij. Unė mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modės sė vjetėr, nė atė kohė unė vetė mbaja njė mjekėr tė gjatė tė zezė, pėr tė cilėn mė duhet tė pranoj se nuk u pėlqente djemve tė Bostonit. E merrja me mend se sa do tė dėfreheshin ata djem po tė mė shihnin duke ecur me njė burrė tė veshur me fustanellėn shqiptare.
    Ndonėse nuk kisha parė kurrė ndonjė fustanellė greke, njė lloj fundi i balerinave. Unė isha i shkurtėr e i bėshėm, Konica ishte i gjatė e i thatė, kėshtu qė tė dy do tė dukeshim si Don Kishoti me Sanēo Panēėn tė arratisur nga ndonjė cirk. Sa u habita kėtė herė kur pashė se djemtė e Bostonit e harruan gjithēka lidhur me mjekrėn time dhe thjesht zunė tė shihnin Konicėn me adhurim. Atėherė e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellė qesharake greke, por diēka qė i ngjante kiltit tė skocezėve dhe se i pėrshtatej shumė njė burri tė pashėm si Konica. Meqė ra fjala, lexuesi mund ta gjejė nė librin e Konicės ndryshimin ndėrmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: ėshtė e vėrtetė se grekėt e kanė pėrshtatur nga shqiptarėt, por ata u pėrpoqėn ta stėrhollojnė saqė e bėnė njė veshje grash me aq sa mundėn. Veshja e Konicės nuk ishte e vetmja gjė qė mė habiti.
    Thjesht mbeta pa mend, kur ai nisi tė mė “mėsonte” pėr ēdo gjė nė botė. Ishte njeri me kulturė tė lartė. Gijom Apoliner, njė shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shėtitėse” qė e fliste frėngjishten si njė francez. Njė shkrimtar tjetėr, Zhyl lė Metrė, ka shkruar pėr tė: “Ky i huaj qė e shkruan kaq mirė gjuhėn tonė”. Si studiues i pasionuar i muzikės, Konica e adhuronte shumė Vagnerin. Njė nga gjėrat e para qė bėri ai pasi u takuam, ishte tė mė tregonte pėr Vagnerin dhe operat e tij. Me kėshillėn e tij e pashė pėr herė tė parė Parisfalin, kur u dha mė 1910 nė Boston. Nė varrimin e tij, tridhjetė vjet mė vonė, duke e ditur se sa shumė e donte Vagnerin, iu luta organistit tė luante muzikėn e Vagnerit nga kreu deri nė fund. Ka disa fakte qė mungojnė nė librin e papėrfunduar tė Konicės, fakte pėr Shqipėrinė, qė i kam mėsuar prej tij. Pėr shembull, Konica flet pėr krenarinė e malėsorėve shqiptarė. Zonja Durham e pranon kėtė nė librin e saj “Brenga e Ballkanit”.
    Kur pėrshkruan shpėrndarjen e ndihmave nė Maqedoni gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit tė njėzetė, ajo na tregon se si gratė fshatare e rrethonin ditė e natė, duke i kėrkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtėpisė ku banonte ajo dhe nuk largoheshin derisa tė merrnin diēka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte mė asgjė pėr t’u dhėnė, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti nė Shqipėri, priste qė t’i ndodhte njėsoj. Pėr habinė e saj, askush nuk iu afrua pėr t’i kėrkuar ndihmė. Konica pėrmend edhe faktin se zonja Durham ka qenė njė adhuruese e madhe e amvisės shqiptare.
    Ajo mendonte se vetėm amvisa holandeze mund tė krahasohej me tė pėr pastėrtinė. Zonja Durham kishte tė drejtė. Mjafton tė shkosh pėr vizitė nė shtėpitė e shqiptarėve nė Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohėsh dallimin ndėrmjet amvisės shqiptare dhe shumė prej fqinjėve tė saj qė nuk janė shqiptarė. Njė gjė qė e ka lėnė jashtė Konica ėshtė fakti qė fqinjėt ballkanas e italianė kanė shpifur se shqiptarėt janė tė egėr e tė pamėshirshėm. Zonja Durham na thotė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ajo kishte parė fshatarėt sicilianė se si i rrihnin pa mėshirė kuajt dhe gomerėt, por kurrė nuk kishte qenė dėshmitare se si njė shqiptar rrihte njė kafshė. Unė e kam vėnė re edhe vetė kur kam udhėtuar me kalė nė Shqipėri. Sa herė vinim te ndonjė copė rrugė e vėshtirė, ishim tė detyruar tė zbrisnim dhe kafsharėt gjithnjė pėrdornin fjalėt pėrkėdhelėse pėr t’u dhėnė zemėr kafshėve, si pėr shembull: “Hajde, vėlla. Ec, or bir; Nuk ėshtė dhe kaq e vėshtirė. Do ta kalojmė”.
    Njė shpifje tjetėr e pėrhapur nga fqinjėt tanė, ėshtė se shqiptarėt qenkan njerėz qė nuk u shtrohen ligjeve. E vėrteta ėshtė krejt e kundėrt. Ata u shtrohen shumė mė tepėr se gjithė fqinjėt e tyre. Statistikat e rajoneve tė policisė nė qytetet amerikane ku ka shqiptarė, dėshmojnė qartė se ata janė nga grupet mė tė mira ndėr tė gjithė tė ardhurit e huaj. Pėrvoja ime e gjatė mė ka vėrtetuar se shqiptarėt u binden ligjeve nė Shqipėri po ashtu siē u binden nė Shtetet e Bashkuara. E keqja ėshtė se, kur fqinjėt e Shqipėrisė pėrpiqen tė shkelin tėrėsinė e saj tokėsore, atėherė shqiptarėt “e paligj” ngrenė krye. Kur pėrshkruan pamjet e bukura tė Shqipėrisė, Konica pėrmend shumė turistė tė huaj qė e kanė admiruar kėtė vend. Njė emėr, qė megjithatė mungon, ėshtė ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili nė njėrin nga librat e vet flet pėr “kodrat e bukura tė valėzuara tė Shqipėrisė”. Unė pėr vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kėshtjella e Krujės, kryeqyteti i vjetėr i Skėnderbeut. Nuk kam parė gjithė jetėn time gjė mė tė bukur.

    Mjaft shtesa mund t’i bėhen kapitullit tė Konicės pėr vetitė luftarake tė shqiptarėve. Pėr shembull, kalorėsit shqiptarė u bėnė proverbialė nė gjithė Europėn pas vdekjes sė Skėnderbeut. Gjithė mbretėrit dhe sundimtarėt e Italisė, Francės, Britanisė sė Madhe kanė marrė kalorės tė lehtė shqiptarė pėr ushtritė e tyre. Konica mė ka thėnė njė herė se nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kur francezėt kėrkonin tė lavdėronin njė kalorės, shpreheshin: “E nget kalin si njė shqiptar”.

    Kemi disa dokumente italiane, qė flasin pėr kalorėsinė shqiptare dhe qė na shpjegojnė se si Skėnderbeu e shpėtoi mbretin Ferdinand tė Napolit me kalorėsinė e vet tė lehtė. Sipas dėshmisė sė historianėve bashkėkohės, Ferdinandi e kishte humbur davanė kur e braktisėn banorėt feudalė dhe u bashkuan me Rene Anzhuanė, qė ishte rivali i tij francez dhe qė pretendonte fronin e Napolit.
    Dihet mirė se ushtritė mercenare tė Rilindjes asnjėherė nuk bėnė ndonjė betejė tė vėrtetė. Ata kujdeseshin jo pėr lavdinė ushtarake, por pėr pagat. Zakonisht krijohej njė komitet i pėrbashkėt i tė dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do tė shpėrblehej me fitoren. Pėr shembull, kur njėra nga ushtritė kundėrshtare kishte epėrsi tė padyshimtė si numėr, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumė. Kur ushtritė ishin tė barabarta nga numri dhe komiteti nuk mund tė merrte vesh se cila palė mund tė fitonte, atėherė kurdisej njė betejė e shtirė, nė tė cilėn nuk dėmtohej ose nuk vritej askush, me pėrjashtim tė ndonjė aksidenti. Por kjo manovėr shėrbente pėr tė ndihmuar komitetin e pėrbashkėt qė tė merrte njė vendim.
    Diēka e ngjashme ndodhi kur Skėnderbeu zbriti nė Itali me kalorėsinė e vet tė lehtė.
    Komandanti i ushtrisė kundėrshtare konti Piēinino dhe Skėnderbeu rregulluan njė betejė tė tillė tė shtirė pėr tė parė se cila nga tė dyja ushtritė do tė kishte mė shumė shanse pėr tė marrė fitoren. Dy reparte tė zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bėnė njė paraqitje tė kalorėsisė dhe tė aftėsisė luftarake. Shqiptarėt e fituan ndeshjen dhe kėshtu u mbyll gjithė kjo histori. Italianėt asnjėherė mė nuk e kundėrshtuan epėrsinė e kalorėsisė shqiptare. Natyrisht, me turret ishte njė punė krejt tjetėr. Atėherė Skėnderbeut i duhej tė bėnte beteja reale dhe tė arrinte fitore reale. Turqve nuk u bėnte pėrshtypje asnjė paradė.
    Skėnderbeu ka qenė, padyshim, njė gjeneral i madh dhe ai meriton nderime tė mėdha pėr kryqėzatėn e tij heroike kundėr turqve. Por ne nuk duhet tė harrojmė se edhe ushtarėt e tij meritojnė pjesėn e tyre tė nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 – 1912 kundėr turqve tregoi se luftėtarėt e ēetave shqiptare ende e ruanin trimėrinė dhe forcėn e gjallė qė kishin dėshmuar nė kohėt e vjetra nė Skėnderbeun. Vetėm pėr vetėm ata i mundėn turqit, marshuan nė Selanik dhe e detyruan qeverinė turke t’u jepte autonominė. Pas disa muajsh iu desh gjithė kombeve tė Ballkanit qė tė bashkoheshin pėr t’i mundur po ata turq. Mė 1920 atje u pėrsėrit po ajo histori e pėrjetshme.
    Shqipėrinė e kėrcėnonte copėtimi. Italia kishte pushtuar Vlorėn dhe prapatokėn e saj deri nė Gjirokastėr. Fqinjėt e tjerė kėrkonin copat e tyre sipas traktatit tė fshehtė tė vitit 1915. Vetėm njė zė u ngrit pėr tė kundėrshtuar, ai i president Wilson. Por ai mjaftoi pėr tė ngritur kombin. Malėsorėt shqiptarė tė bregdetit jugor qenė tė parėt qė u ngritėn, pastaj i ndoqėn edhe tė tjerėt. Brenda pak muajve italianėt u hodhėn nė det dhe u detyruan ta linin Vlorėn dhe rrethin e saj. Rreth njėzetė vjet mė vonė, mė 1940 grekėt, pothuaj shtatė herė mė tė shumtė si numėr sesa shqiptarėt, nuk mundėn ta pėrsėritnin kėtė marifet, ndonėse kishin mbėshtetjen e flotės angleze dhe tė forcave ajrore angleze, qė i penguan italianėt tė sillnin pėrforcime.
    Tani disa fjalė pėr vendin e Konicės nė historinė e Shqipėrisė sė sotme. Si mysliman dhe si pėrkrahės i njė familjeje tė vjetėr aristokratėsh nga Shqipėria e jugut, Konica kishte tė gjitha mundėsitė qė tė fitonte poste tė larta nė Perandorinė Turke, ku Shqipėria bėnte pjesė, qė pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nė tė vėrtetė, shumė shqiptarė tė tjerė gjatė shekujve ishin ngjitur nė postet mė tė larta tė Perandorisė Turke. Pėr shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisė Turke ishte Ferid Pasha, njė shqiptar nga Vlora.
    Por kjo karrierė nuk e tėrhiqte Konicėn. Ai mendonte se misioni i tij ishte tė luftonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Nga viti 1897 deri mė 1912, dy nga pionierėt mė tė shquar tė pavarėsisė sė Shqipėrisė kanė qenė Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, qė dolėn jashtė: “Albania” dhe “Drita”, pėrkatėsisht.
    Gjatė sundimit turk shqiptarėt kishin harruar gjithēka pėr lavdinė e tyre tė kaluar nėn Skėnderbeun. Konica ka qenė njeriu qė e rizbuloi dhe e popullarizoi Skėnderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezė dy krenare nė njė fushė tė kuqe. Ky flamur u bė simbol i pavarėsisė kombėtare dhe mė nė fund u ngrit nė Vlorė mė 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipėria u shpall shtet i pavarur.
    Konica ėshtė quajtur si krijuesi i prozės moderne shqipe. Kur unė vendosa tė bashkohesha me kryqėzatėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, e para gjė qė mė bėri pėrshtypje ishte mungesa e plotė e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta nė Egjipt mė 1903, njė atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, mė dha vėllimet e revistės “Albania” nga viti 1897 deri mė 1903. I lexova tė gjitha nga faqja e parė deri tek e fundit dhe atėherė e mėsova se nė shkrimet e Konicės ne e kishim atė qė na duhej: letėrsinė e mirė shqipe. Pėr mė tepėr, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarė tė veprimtarisė letrare si Kristoforidhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Ēajupi. Me kėshillėn dhe udhėzimet e tij, unė pėrktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Tė gjithė autorėt shqiptarė qė vijnė pas Konicės janė nxėnėsit e tij, duke pėrfshirė dhe shkruesin e kėtyre radhėve.

    MAPO

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Faik Konica per here te pare ne nje film
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 14:05
  2. Konica s’e meriton te jepet nė shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor
    Nga Collectivemind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 11:39
  3. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  4. Faik Konica
    Nga Loti i kristalt nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 13:24
  5. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •