Komedia e partive
Faik KONICA,
Korrespondenca e mikut t'one tė kthiellt, Francesco Argondizza, qė "Dielli" boton nė numėr tė sotmė, na heq pėrsėri vėrejtjen mi reziqet qė e rethojnė Shqipėrinė. Kur popujt dėshėrojnė paqe dhe kėrkojnė marėveshje e mėiqėsi nė mes tyre, aventurierėt e politikė nėrkombėtare si Mussolini dhe Pashicci e shkojnė kohėn duke bėrė plane pėr tė turbulluar qetėsin e botės, pėr tė derdhur pėrsėri gjak, dhe pėr tė shtuar mjerimet qė rendojnė si plumb i nxehtė nė kurriz e nė shpirt tė njerėzisė. Nuk ėshtė punė aq e lehtė tė prishet njė Shtet i vendosur, dhe s'duhet tė na trembet aqė shumė syri. Atė lakmi ccakalle qė kanė sot, fqinjtė t'anė e kishin dhe die. Ish mė lehtė tė prishej die se sa sot Shqipėria; mė lehtė nė kohė tė Konferencės sė Parisit, kur Shqipėria nuk ish edhe e njohur si Shtet dhe armiqt' e saj flisjin si shokė dhe aliatė tė nderuar tė Fuqive tė Mbėdha mundėse, se sa sot qė Shqipėria jo vetėm ėshtė njė Shtet i njohur po mer pjesė dhe nė Lidhje tė Kombeve. Pastaj, ka sot n'Evropė burra si Radicc-i i Kroatisė dhe Morel-i i Inglisė, fytyra fisnike qė pėrfaqėsojnė ndėrgjegjjen e njerėzisė dhe zėri i tė cilėve, i shtrėnguar tė heshtė gjer die nga gishtėrinjt' e hekurt tė despotismave e tė censurave tė lindura nga lufta, dėgjohen tani anė mb'anė tė botės dhe janė tė zotėt tė bashkojnė pėr veprim gjithė forcat morale tė dheut.
Jo. Nuk besoj se Shqipėria ėshtė nė rezik, - tė pakėn jo dhe pėr shumė kohė. Po kjo s'do tė thotė se jemi tė siguruar nė ccdo rast dhe nė ccdo mėnyrė.
Asnjė Shtet nuk ėshtė i siguruar plotėsisht dhe pa konditė. Nuk ėshtė nevojė tė kėrkojmė shėmbėlla nė histori tė shkuar, arrin tė hedhim njė sy nė historin' e sotme, pėr tė kuptuar se Shtetet, si njerėzit, lindin, riten dhe vdesin, - dhe ca vdesin qė nė foshnjėri, nga sėmundjet ose nga aksidentet. Nė qoftė se anarkia, e cila mbretėron qė katėr vjet e tėhu nė Shqipėri vazhdon dhe ca kohė, ahere optimisma s'ka vent dhe trėmbem se dicc do tė ngjasė. Le tė kemi shpresė se tė vetė-qojturve "udhė-heqės" do t'u vijnė
menttė dhe punėt do tė shtrohen. Po nė qoftė se e papritura ngjet, nė qoftė se Shqipėria - fjalė fatale - vdes, ahere munt pa ccpifje tė shkruajmė kėto fjalė nė gur tė varrit tė saj:
U NGJALL NGA IDEALISTĖT
U RUAJT NGA RASTET
U VRA NGA POLITIKANĖT
Po. S'ka dyshim se politikanėt - turma e erėt e njerėsve qė e pėrdorin politikėn jo si njė udhė po si njė qėllim - kanė zėnė t'i vėnė kazmėn Shqipėrisė. Unė qė s'kėndoj kurrė gazetat e Shqipėrisė (e kam ccfaqur arėsyen tjatėr herė), zura kėto javėt e fundit t'i kėndoj me regull qė tė kuptoj rrjedhjet politike tė vendit, dhe gjer tani nuk arrita tė zbuloj gjėsendi. Kėtu kėtje, nonjė artikull i veccuar ccfaq te bėrėsi njė ndienjė tė problemeve tė mbėdha qė janė shtruar pėrpara Shqipėrisė; po pėrgjithėsisht s'duket gjėkundi filli i pakėputur i mendimeve tė pėrgjithėshme, po vetėm njė bisedim i rėmbyer hollėsirash, detajesh.
Pėr shembėll, le tė marrim reformėn e kodit. Pse duan t'a reformojnė dhe me cc'frymė do t' reformohet? S'meret vesh mirė. A duan t'a shkurtojnė kodin dhe t'i pėrmbledhin gjithė kanunet nė njė pakicė faqesh, sicc bėri tani shpejt Japoni, gjė pėr tė cilėn ky vent u lėvdua nga juristėt, se shumėsia e kanuneve ėshtė njė sėmundje dhe njė pengim? Po tė kishin njė ide t'atillė reformatorėt t'anė, ahere ja njė fill udhėheqės, njė mendim i pėrgjithėshm: arsyeja e reformės do t'ish simplifikimi. - A duan t'i lėnė mė tepėr liri njeriut dhe tė shkurtojnė gjer nė kufirin mė tė ngushtė nėrhyrjen e Shtetit nė punėt individuale, dhe jo si nė Prusi ku pėr tė ndruar odė duhet tė kėrkosh leje nga opolicia, sistem skllavėrie i kopiuar gjer mė njė pikė dhe nga Turqia? Ja pėrsėri njė fill udhėheqės: zgjerimi i lirive individuale dhe pakėsimi i pengimeve tė vėna nga Shteti. - A duan tė kenė kanune mė elastike, mė t' epėshme, dhe jo rigide pa nevojė, - si pėr shembėll nė Skolland ku ka shumė forma martese: pėrpara njė njeriu feje, ose pėrpara registar-it, ose pėrpara miqsh tė thirur si dėshmonjės nė shtėpi, etj., tė gjitha forma legale, kurse nė Francė ka vetėm njė formė legale dhe do s'do je i shtrėnguar t'i bindėsh asaj forme? Ahere, ha bhė thatėr fill udhė-heqės: tė reformuarit e kodit pėr tė kallur ane mb'anė njė epėrsi mė tė madhe nė formalitetet. Munt tė vazhdojmė duke dhėnė shembėlla tė tjera. Kėto arrijnė pėr tė treguar se njė reformė, qė tė jetė reformė e dobishme, duhet tė ketė njė fill udhėheqės, njė frymė pėrmirėsonjėse tė re. Nė kėtė reformė tė kodit, s'shohim pėr kundrė veē se njė ndryshim. Po ēdo ndryshim nuk ėshtė doemos njė pėrparim. Dhe po tė pėrmbledhim fjalėt e reformonjėsve dhe fjalėt e kundėrshtarėve do tė gjejmė kėto mendime: Reformonjėsit duan t'a reformojnė kodin e sotmė se s'janė mėsuar me tė, kundėrshtarėt e mprojnė se janė stėrvitur pas tij. As gjė tjatėr.
Qė Shqipėtarėt, nė ēdo ēap tė jetės politike dhe sociale, tėrhiqen nga hollėsirat dhe kurrė nga mendimi i pėrgjithėshėm; dhe nga ana tjatėr, qė Shqipėtarėt kujtojnė se ēdo ndryshim ėshtė pėrparim: - ato janė dy fakte qė duhet t'i kenė vėnė re gjithė vėzhgonjėsit e shvillimeve nė tė katėr vjetėt e fundit. Patmė kėto ditė njė provė tjatėr nė tė "themeluarit" e dy "partive" tė "ra". Asnjė nga kėto tė dy "parti" s'ka nonjė gjė tė re brenda, as njerės tė
rinj as parime tė ra: njerėzit jan' ata qė i kemi njohur nė disa partira tė tjera, - parti "'nacionaliste", "popullore", "pėrparimtare", "liberale" dhe s'di se ē'emėra tė tjera me -ore, -are, -ale ose -atre: po kurdohere ''the same old damned thing", njė grup njerėzish qė nuk i lith as njė e shkuar e pėrbashkm: as dashuria pėr njė ideal tė pėrbashkėt, po vetėm ca inate e ca interesa tė ēastit. E vetėma gjė e re ketu jan' emėrat e "partive", emėra qė s'kan' asnjė kuptim tė caktuar: fjala "demokrat" ėsht' aq' elastike, sa ka ngjarė shumė herė tė meret pėr flamur mbulonjės nga reaksionarėt mė tė tėrbuar; sa pėr fjalėn "radikal", kjo ėsht edhe me elastike, -aq' elastike sa mė Sėrbi "radikale" njė kohė quhej partia rusofile, nė Francė "radikale" ka qenė partia qė lėftonte lidhjen e Shtetit me Kishėn Katholike, n'Ingli "radikale" jan' ata liberalė qė anojnė nga partia e punėtorėve, dhe n'Amerikė mė nė fund fjala "radikal" ėshtė njė emėr i mbuluar pėr tė thėnė socialist. Aqė kuptime sa edhe vende. S'munt tė mohojmė se nė tė dy "partitė" qė u themeluan ka njerės tė mirė; pėrveē kėsaj, sekretarėt qė tė dy partive janė miqatė t'anė, dhe nukė munt tė vėnė nė dyshim kthiellėsin' e qėllimeve tė tyre. Po dhe njerės tė mirė shumė herė bien viktima tė rrethit e tė rasteve. Themelimi (i cili do tė mbetet themelim nė kartė vetėm) i tė dy partive tė ra, nuk ėshtė veē se njė lodrė fjalėsh, - njė ndryshim etikete, ndryshim qė Shqipėtarėt pas zakonit tė tyre e kujtojnė pėrparim. Po a do t' gėnjehet Populli? Besoj qė jo.
Besoj qė Populli kur tė shohė se gjith' ata njerės qė i kanė dalė njė mot mė parė n'emėr tė njė partie tjatėr dhe tre vjet mė parė n'emėr tė njė partie tjatėr prapė, do tė thotė me vete tė tij se kėta njerės tallen me tė, dhe do t'u kthejė kurrizin. Dhe do t' votojė pas mendjes tij, - do t'votojė pėr njerėzit e "ndershėm", pa vėnė re maska, etiketa, dhe emėra. Kemi shvilluar shumė herė nė kėto shtylla mendimin qė njė vent nukė munt tė qeveriset mire po s'pati dy parti t' organizuara, po parti nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, do me thėnė parti qė kanė njė parim udhėheqės tė kthiellt, njė program me hollėsira tė caktuara mirė, me anėtarė besnikė e tė patundur, dhe me njė kryetar tė njohur e tė dėgjuar. Qė tė gjitha kėto mungojnė nė Shqipėri. Dhe kur na ēfaqen dy parti pa kokė, pa trup, dhe veēan pa frymė, besojmė se nuk do t'gėnjehet njeri me etiketa, - etiketa qė janė dhe fallse, se etiketa e vėrtetė e qė tė dy partive nė fjalė duhej t'ish "konservative e matur"; qė t'i ēquajme duke marė hua njė fjalė nga jargoni i parlamentit tė Francės, njėra munt tė quhet "parti centre-gauche" dhe tjatėra "parti centredroit': S'shohim, gjė tjatėr n'ato "partira".
Po pse te humbasim kohėn? Populli u ngop me gėnjeshtra. Ka humbur besimin nė politikanėt. Dhe Populli s'ka aspakė faj, se politikanėt mė tė vėrtet s'meritojnė aspakė besim. Aherė ē'do tė dalė nga zgjedhjet? Hiē gjėsendi. Populli shqipėtar - si popujt e tjerė tė Ballkanit, si Grekėt pėr shembėll qė njė-qint vjet me radhė s'kanė patur veē se partira personash, "Trikupiste" dhe "Delijaniste", "Venizeliste" dhe "Kostandiniste" - do t' grupohet pas personave. Populli Shqipėtar do t'votojė pėr njerėzit "mė tė ndershėm", dhe Perėndia e di se ē'farė njerės jan' ata qė Populli i gjykon tė ndershėm.
Pėrpara njė kauzi ballkanik si ky, ėshtė mė kot tė thajmė gurmazin duke predikuar nė shkretėtirė. Besojmė se detyra e vatrės ėshtė paskėtaj tė rij' e paanėshme, duke stėrvitur Popullin pėr njė tė nesėrme mė tė kthiellt dhe duke pėrkrahur, ēdo guvernė qė tė japė ca garantira tė paka ndėrgjegjjeje dhe pune, pa kėrkuar nga ky brez i korruptuar gjėra tė pamundura.
Botuar mė 1924
Krijoni Kontakt