Prishtinë, 29 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 41
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, veprimtari i shquar i çështjes sonë kombëtare, Nait Hasani, ka thënë në një intervistë për Kosovapress se gjykimi i Limajt, Balajt dhe Musliut, është një proces në të cilin ka dorë politika dhe jo gjykata. Sipas tij, Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme materiale për akuzat e bëra dhe se këtu bëhet fjalë për balancë politike të bërë nga Prokuroria e Hagës. Ai tha se nëse ata dënohen, bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në drejtësi, sepse barazimi i luftës kriminale të Serbisë dhe UÇK-së është sikur të bësh dhe një vrasje për Kosovën, tani jo me armë po vrasje politike. Hasani shprehet skeptik se Kosova do të jetë e pavarur vitin që vjen. Ai ka vlerësuar se kthimi i Serbisë në Kosovë apo Kosovës nën Serbi në çfarë do forme me autonomi apo pavarësi të kushtëzuar, do të thotë luftë e re. Hasani ka mohuar që kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa-Remi të kenë arritur marrëveshje që ky i fundit të jetë nënkryetar i partisë.
Krijoni Kontakt