Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Duam më shumë seks në qeli, ndryshe protesta

    Ndryshimi i rregullores. Letër autoriteteve nga burgu i Rogozhinës


    “Duam më shumë seks në qeli, ndryshe protesta”


    --------------------------------------------------------------------------------


    Klodiana lala
    k.lala@gazetashqiptare.com

    TIRANE

    Më shumë seks në burgje, ndryshe do të protestojmë”. Një letër e firmosur nga pothuaj të gjithë të dënuarit në burgun e Rogozhinës është nisur në drejtim të Presidentit të Republikës, kryeministrit dhe autoriteteve të tjera të larta të shtetit. Me një letër shoqëruese të shkruar me shkrim dore dhe të firmosur nga Ylli Kambo, një nga ish-bosët e firmave piramidale, ata kundërshtojnë vendimin e marrë vetëm pak javë më parë nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, për reduktimin e orëve të takimeve speciale. “Ky urdhër është i paargumentuar, i pambështetur në ligj dhe bie në kundërshtim me nenet e Kushtetutës. Argumentimi i vendimit se është bërë për arsye sigurie është i pavërtetë, sepse nuk ka ndodhur në asnjë rast që takimet speciale të jenë bërë pengesë në sigurinë dhe thyerjen e rregullores”, - thuhet në peticion. Të dënuarit shprehen se urdhri i drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve është një diskriminim që u bëhet dhe është një dënim i padrejtë që bëhet dhe në mënyrë kolektive. “Takimet speciale kanë shërbyer dhe shërbejnë për trajtimin moral dhe njerëzor të të dënuarit”, - shprehen të burgosurit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Shehri tha se ende nuk kishte dijeni për një peticion të tillë, pasi nuk kishte mbërritur në zyrën e tij. “Me të marrë peticionin, do të shqyrtoj me kujdes kërkesat e të burgosurve, megjithëse ne po punojmë për të përmirësuar gjendjen në ambientet e vuajtjes së dënimit”, - tha ai.
    Kërkesat
    Zgjatja e orarit të takimeve speciale, është një ndër kërkesat kryesore që të dënuarit e Rrogozhinës parashtrojnë në peticion, por ata janë gjithashtu të pakënaqur për trajtimin që u bëhet në qeli, duke renditur dhe një sërë kërkesash të tjera. Në peticionin me dhjetë pika, të dënuarit kërkojnë ushqim më të mirë, punësim sipas ligjit, pajisjen me kartelë mjekësore, arsimin dhe formim profesional, shtim të aktiviteteve sportive dhe argëtuese, përpilimin e një rregulloreje të brendshme në burg, që ata të njohin të drejtat e tyre si dhe dhënien e lejeve për rastet e fatkeqësive familjare. Ata pretendojnë se shumë nga të drejtat e tyre janë shkelur dhe akuzojnë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, se që nga dita e emërimit në postin që mban, nuk ka vajtur për të dëgjuar qoftë dhe një herë problemet e tyre. “Në mendojmë dhe punojmë me shpresën që të shkojmë drejt Evropës, zhvillimit e respektimit të të drejtave të njeriut, ndaj kërkojmë shfuqizimin e një urdhri të tillë”, - përfundojnë të burgosurit në peticionin e tyre, duke paralajmëruar protesta në rast se kërkesat e tyre nuk do të merrem parasysh.


    -----------
    Nuk e shkrujta per gallate kete teme, edhe pse ne fakt eshte per te qeshur e per te qare, se sa per menyren e perkryer qe pergjegjesit e firmave piramidale, kriminelat, hajdutat etj etj qe kane marre ne qafe popullin, dhe femrat e popullit, qe kane shkaterruar balancen e familjes, kerkojne qe edhe nga qelia, sipas "standarteve europiane" te kene me teper seks. Un do thoja qe ne vend qe keta njerez t'i luten 200 here perendise qe nuk vuajne neper burgjet si ato amerikane( ku megjithmend kane kushte me te mira higjenike....) ku vuajne kriminelat e kalibrit te tyre, dhe kur seksin nuk e ben por e peson, tani na dashkan dhe te drejta te tilla. Cfare spo na degjojne veshet. Keta monstra jane produkt i 50 vjet komunizem i kombinuar me qeverisjet mercenare te 15 viteve te fundit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    U pika atyre , kur denohesh me burg .... denohesh dhe pa sex. Pse cu pa pastaj. Aty te ngordhin dhe ti bien me dore . Po pra liri-demokraci . Ska dhe pike . (pardon my french )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Haha. Ngadale moj pink, ajo e drejte eshte e sanksionuar ne cdo rregullore burgu te botes. E ke pare filmin 'orient-ekspress ne turqi?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Keta jane si i thone punes: Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin perpjete! Po ta kishe aq hall kete punen e seksit mbase nuk duheshe te behej as krimi. Gomeret qe s'kane turp fare. Ne gazete ishte ky lajm? Shpresoj te bejne protesta.

    Hahaha, mbase ndonjeri duhet te hapi temen: "Vetem ne Shqiperi".
    Ignore List: Den Bossi

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Qesharake....kerkojne te drejta...lol.

    Po te dashurat kush do ja gjeje nqs s'kane, apo shteti...??

    Po mire gjithe te merdhitunit te hyn ne burg u pa puna, nqs perjashta s'ju
    del gje, si dihet sesi behet puna brenda...ne mos me femra me meshkuj eshte
    e garantume ai muhabet...lol.

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    C'proteste do na bekan brenda ne burg? Greve urie? Ca debila me pak per t'i mbajtur qeveria me buke.

    P.S.: C'thuhet per sex offenders?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    A e dini se ca duhet te beje qeveria. Te vi ktu ne amerike te marri nja nizet zezaket me te medhej neper burgjet amerikane dhe ti coje ne burgun e rrogozhines, ju jap fjalen seska per tu shku menja per seks naj here.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Aha, tani po e marr vesh une se si linden problemet e perdhunimit te burrave neper burgje ketu ne USA (nga burra te tjere kuptohet). Ndryshova mendjen, jepini, jepini ca gra se do behen burgjet si jane bere keteja. Edhe ajo na duhet....
    Ignore List: Den Bossi

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Gio
    Aha, tani po e marr vesh une se si linden problemet e perdhunimit te burrave neper burgje ketu ne USA (nga burra te tjere kuptohet). Ndryshova mendjen, jepini, jepini ca gra se do behen burgjet si jane bere keteja. Edhe ajo na duhet....
    Bile, ca eshte edhe me keq, shtohet numri i gejve edhe tek ne, pastaj do kemi shume telashe se do kerkohen te martohen mes vete dhe do jete e veshtire per ne, qe te vendosim se a do ti lejojme apo jo.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Te drejtat e njeriut? Dhe une kujtoja se dikush futet ne burg per te vuajtur denimin, te cilin gjykata ia ka dhene sepse ka shkelur te drejtat e njeriut te nje personi tjeter!

    Te na falin , zoterinjte e burgosur, por seksi nuk eshte e drejte njeriu....Dhe aq me keq ne burg....Eshte privilegj!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  2. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52
  3. Bathorja kërcënon me protesta: Duam çmime si të ‘92
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 16:15
  4. Protesta antiamerikane
    Nga forum126 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 07:27
  5. Banoret e ish kenetes ne Durres, ne protesta
    Nga TEDI në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •