Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Edhe djalli do ket frike nga kjo. Pa fjale...me vjen t'ia shqyej zemren kesaj me duar e tja hedh qeneve. Zot po me dridhet trupi.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Për hakmarrje, të dashurit i vrava nipin”

    Ja nje artikull tjeter mbi kete ngjarje, i shtruar paksa me ndryshe, se bashku me nje foto te vogel te "Mostres".


    KORÇE/ Arrestohet edhe xhaxhai i viktimës, Gentian Xhihani, për moskallëzim krimi

    “Për hakmarrje, të dashurit i vrava nipin”

    Roland BEQIRAJ

    Një vrasje makabre, që ka si motiv hakmarrjen e një historie dashurie pasionante. Një grua 40 vjeçe, e martuar dhe me 3 fëmijë, vret 7-vjeçarin, Albert Xhihanin, veçse i dashuri i saj, xhaxhai i djalit, ishte larguar në Greqi me një grua tjetër. Liliana Mulliri e gjendur përballë ish të dashurit të saj, tregon përpara drejtorit të Policisë së Qarkut të Korçës gjithë historinë e kësaj vrasjeje të paprecedentë, ku më e tmerrshmja natyrisht mbetet ajo e ndarjes së trupit të 7-vjeçarit Xhihani në tri pjesë me sëpatë, kur djali ende nuk kishte dhënë frymën e fundit. Drejtori i Policisë së Korçës, Shemsi Prençi, sqaron se fillimisht pas marrjes së dëshmisë së dy minorenëve, njëri prej të cilëve ishte djali i të arrestuarës Liliana Mulliri, dhe pasi u mësua historia e lidhjes midis 40-vjeçares Mulliri dhe 27- vjeçarit Gentian Xhihani, ky i fundit u shoqërua i pari në ambientet e policisë. Pas një hetimi prej 72 orësh, ai vendosi të tregojë jo vetëm emrin e vrasësit, për të cilën ishte në dijeni që një ditë pas vrasjes së nipit 7-vjeçar, por edhe rrethanat që sollën deri në këtë vrasje. Madje për ta bindur 40-vjeçaren që ishte marrë edhe një herë më parë në pyetje nga policia të pranonte krimin, u bë edhe ballafaqimi midis tyre. Xhaxhai i djalit tha në prani të saj, se vrasjen e nipit të tij e kishte kryer ajo. Madje, Mulliri i kishte thënë 27-vjeçarit Xhihani se “ajo dhe hëna e di se në çfarë pusi e kam hedhur, por më pas do ta mësosh edhe ti”, duke e kërcënuar edhe atë se do të pësonte të njëjtin fat si të nipit. Kjo ka mjaftuar që Mulliri të tregonte gjithçka. Ndërkohë që pas rrëfimit policia e arrestoi Mullirin nën akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, kurse Gentian Xhihanin në moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.

    Rrëfimi i vrasëses

    Atë ditë që vrava Albertin e kisha terezinë e prishur. Më kishte hipur në kokë që duhej të vrisja dikë nga fisi Xhihani. Kjo për shkakun se Gentiani, të cilin e kisha të dashur që prej 5 vjetësh, ishte larguar në Greqi me një femër tjetër nga ky fshat. Dhe këtë unë nuk mund ta duroja dot. Më datën 4, rreth orës 10.30 Alberti ishte përpara klubit tim. E thirra dhe ai erdhi brenda. E futa në dhomë dhe e godita fillimisht me një garuzhde prapa kokës. Më pas e futa në vendin ku mbaja drutë dhe me sëpatë ia ndava trupin në pjesë. Fillimisht i preva kokën, pastaj në mes dhe në fund këmbët. Kjo për ta paketuar dhe futur në thasë. Në këtë vend e lashë trupin deri pas mesnate dhe me një karrocë që ne transportojmë tallashin e mora dhe e hodha në pusin e shtëpisë ngjitur. Isha njoftuar nga policia për zhdukjen e Albertos, një ditë më pas, më 5 shtator, më merr në telefon që nga Greqia Gentiani dhe më thotë nëse e kisha marrë unë Albertin. Unë i thashë se djali gjendej i fshehur nga ajo dhe ai po të donte të vinte ta shikonte, le të vinte në orën 15.00 të kësaj dite dhe do ta shikonte Albertin duke ngrënë çokollata. Në orën e caktuar erdhi Gentiani. Takimin e kishim lënë në kasolle dhe pasi bëmë dashuri së bashku, Gentiani më kërkoi lirimin e nipit. I thashë se më kishte tradhtuar me mbesën dhe me dy motra nga ky fshat, ndaj kisha vendosur të hakmerresha ndaj tij. Unë dhe hëna e dimë se në çfarë pusi gjendet Alberti. Më vonë do ta mësosh edhe ti.

    Kush është e akuzuara për vrasjen e Albertit

    Liliana është e lindur në fshatin Vidohovë. Lidhjen e parë të dashurisë e ka në moshën 15-vjeçare, duke u martuar me Xhevair Mullirin, por kjo martesë zgjati vetëm dy javë, pasi prindërit e Lilianës që kishin në familje një dëshmor të luftës, nuk mund të lejonin që vajza e tyre të martohej me një të cilësuar “armik i klasës”. Dhe Liliana, pas disa kohësh martohet përsëri. Por kjo martesë i zgjat vetëm dy muaj. Pas disa vitesh për Lilianën pason martesa e tretë, e cila edhe kjo kishte fatin e të dytës. Vite më vonë Liliana i rikthehet martesë së parë. Ajo martohet sërish me Xhevair Mullirin. Nga kjo martesë ata lindin edhe tre djem. Por Liliana, edhe pse iu rikthye dashurisë së parë, për një periudhë gati 5-vjeçare mbajti lidhje jashtëmartesore me Gentian Xhihanin, dashuri që e çoi në një krim të paskrupullt dhe që rrezikon dënim me burg të përjetshëm.

    Hakmarrja e 40-vjeçares nisi nga lidhja e dashurisë

    Nga deklarimet e dhëna në polici, mësohet se midis 40-vjeçares Liliana Mulliri dhe 27-vjeçarit Gentian Xhihani ka pasur një lidhje dashurore që ka zgjatur rreth pesë vjet. Por për një farë kohe, ndonëse e natyrshme, lidhja e tyre filloi të ftohej. Gentiani filloi një lidhje tjetër me mbesën e Lilianës, por kjo lidhje nuk vazhdoi gjatë. Liliana ndërhyri me xhelozinë e saj dhe e kërcënoi të mbesën duke i thënë se duhej të largohej nga Gentiani. Dhe vajza kështu bëri, por Gentiani krijoi një lidhje tjetër në fshat, madje lidhja e tij përfshiu në të njëjtën kohë dy motra. Këtë duket se Liliana nuk e duroi dot dhe me automatik në dorë “e rrëmben” Gentianin dhe e mban për disa orë të lidhur në kasolle derisa ai “iu betua” se do të hiqte dorë nga të gjitha dhe do të qëndronte vetëm me atë. Por Gentiani veproi të kundërtën e asaj që i kishte premtuar 40-vjeçares. Dy ditë më pas ai rrëmben njërën nga motrat dhe niset për në shtetin fqinj, Greqi. Këtu filloi edhe tërbimi i Lilianës, duke menduar vetëm hakmarrjen.

    Hezitimi

    Edhe pse ishte në dijeni të kësaj vrasjeje, Gentiani nuk kishte guximin që t’i tregonte asnjë pjesëtari të familjes krimin e kryer ndaj nipit të tij, ish e dashura 40-vjeçare. Përkundrazi, ai ishte aktiv në media, duke krijuar alibinë se nipin e tij 7-vjeçar, Albert Xhihanin, e kishin rrëmbyer për qëllime trafikimi në shtetin fqinj.

    Tirana-Observer.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Duhet rjep kete qenje jo-njerezore...

    Ptthu bre faren e keqe!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #14
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    As regjizorit me te mir horror nuk do i kishte vajtur ne mend nje histori e till per te ber nje film. Por realiteti di te krijoj disa here makabra shum me te medha se sa fantazia e njeriut.

    Ishalla e vrasin aty n burg kte kur**n e m**it qe si mjaftonte k**i i burrit po donte dhe te tjere me te rinj. Edhe kjo k***a na u beka xheloze edhe vriska me sopat kalamajt. Jo burg te perjetshem po karrige elektrike, dhe prap do ishte pak.

    Po shkallojn robt....
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  5. #15
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku

    [rrefimi i vrasjes]

    Atë ditë që vrava Albertin e kisha terezinë e prishur. Më kishte hipur në kokë që duhej të vrisja dikë nga fisi Xhihani. Kjo për shkakun se Gentiani, të cilin e kisha të dashur që prej 5 vjetësh, ishte larguar në Greqi me një femër tjetër nga ky fshat. Dhe këtë unë nuk mund ta duroja dot. Më datën 4, rreth orës 10.30 Alberti ishte përpara klubit tim. E thirra dhe ai erdhi brenda. E futa në dhomë dhe e godita fillimisht me një garuzhde prapa kokës. Më pas e futa në vendin ku mbaja drutë dhe me sëpatë ia ndava trupin në pjesë. Fillimisht i preva kokën, pastaj në mes dhe në fund këmbët. Kjo për ta paketuar dhe futur në thasë. Në këtë vend e lashë trupin deri pas mesnate dhe me një karrocë që ne transportojmë tallashin e mora dhe e hodha në pusin e shtëpisë ngjitur. Isha njoftuar nga policia për zhdukjen e Albertos, një ditë më pas, më 5 shtator, më merr në telefon që nga Greqia Gentiani dhe më thotë nëse e kisha marrë unë Albertin. Unë i thashë se djali gjendej i fshehur nga ajo dhe ai po të donte të vinte ta shikonte, le të vinte në orën 15.00 të kësaj dite dhe do ta shikonte Albertin duke ngrënë çokollata. Në orën e caktuar erdhi Gentiani. Takimin e kishim lënë në kasolle dhe pasi bëmë dashuri së bashku, Gentiani më kërkoi lirimin e nipit. I thashë se më kishte tradhtuar me mbesën dhe me dy motra nga ky fshat, ndaj kisha vendosur të hakmerresha ndaj tij. Unë dhe hëna e dimë se në çfarë pusi gjendet Alberti. Më vonë do ta mësosh edhe ti.

    Ca bohet kshu mo vllaaa, me te rrengjeth mishin ...se kisha pa ket une ,tashi sa e pashe , kurre nuk e mendoja qe bota mund te mbaje njerz te tille kaq te pashpirt qe arrijne te kryejne krime te tilla kaq makabre !!!

  6. #16
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    pupu cfare Medea e Ndyre...po me rrotullohet stomaku...ka te drejte oise-u...imazhet mentale kaq makabre nuk ka nevoje te detajohen keshtu....
    I gjori femije...

    ajo poshtersira duhet te kalohet ne hell per ate qe ka bere...
    When in Doubt, Act Stupid!

  7. #17
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Xhelozia ne dashuri i ka shkaktuar cdo gje, dhe e ka ber qe ajo te hakmerrej me femijen sespe e gjeti me te lehte dhe te pa mbrojtur....

  8. #18
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Kush e di se nga vijn kto mer jahu, sma mer menja qe egzistojne njerez te tille edhe ne jeten reale. Jena msu tu i pa neper filma ene kaq, po kto qekan me te vertete me i bo nai gjo te papame nai here! Gjynof femia thuj, te llapim sa te duam ne! (((

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    Per mua denim maksimal me vdekje per kete grua te pafytyre e pa zemer
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Far dræbte sine børn - truede med at springe fra bro
    01. dec. 2005 10.50 Kriminalitet Opdat.: 01. dec. 2005 12.47
    En 30-årig mand fra Svendborg skar torsdag morgen halsen over på sine to døtre på to og syv år. Han ringede selv til politiet og fortalte om drabene.

    - I skal køre til Dronningholmsvej 14, og der venter jer et forfærdeligt syn, sagde manden ifølge Fyns Amts Avis.

    Jalousi muligvis årsagen
    Manden var skilt fra sin kone og havde lejlighedsvis samkvem med sine døtre. Ifølge Fyns Amts Avis var det netop jalousi mellem manden og hans daværende kone, der fik ham til at dræbe sine små piger. Det lokale politi er rystede over tragedien.

    - Vi er ganske vist vant til lidt af hvert, men det her får hårene til at rejse sig på os alle sammen, indrømmer kriminalinspektør Henrik Justesen til Fyns Amts Avis.

    Svendborg Politi hentede moderen på hendes bopæl i Thurø, hvor hun fik overbragt den skrækkelige nyhed.
    Edhe Danimarka dje dhe sot është tronditur kur:

    Një 30 vjeçar danez nga qyteti Svendborg (Danimarkë) paraditen e së ejtës i kishte prerë në fyt dy vajzat e tija njëra 2 dhe tjetra 7 vjeçare,ku më pastaj ai lajmëron policinë dhe u tregon për vrasjen!
    -Ju duhet të vini në (rrugën) Dronningholmsvej 14,ku ju pret një pamje e trishtueshme,u ka thënë në telefon personi sipas gazetës Fyns Amts.
    Ndarja nga gruaja dhe xhelozia mendohet nga policia,ishin shkaqet që shtynë këtë anormal t'i presë me thikë të bijat e tij!!!
    ...
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Nëna e 3 fëmijëve: Alberton e bëra copë me sopatë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 22:27
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •