E sotmja ime qe linde nga e dikurshmja.
Sa keq qe të kisha humbur kohë me pare.
Kur ti vije e une te shtytnja,
Kur ti me mblidhnje e une te mbytnja...
Te falem me peruljen e shpirtit ,
Mbi pirgun e dhimbjes se themeleve, rrenuar
Mbi lumnë e loteve kohë shkuar
Ti ishe e bukur.
Une verbuar...
Ngrihem përgjumshëm
të kundroj...
Tejet lulezuar
buzëqeshur ti
Une,
perpleks nga qetësia tënde,
nën harkun e shikimit
gjysmë-mbyllur
gjysmë-hapur
duke kerkuar kuptimin
e mos ekzistences se motme…
Betohem të të jetoj:
Pa të re...
Pa të vjetër...
Vetëm me të sotme.
Elna.
Krijoni Kontakt