Bruksel, 14:00
Është i pamundshëm çfarëdo ndryshimi i kufijve ose shkëmbim i territoreve në Evropë.
Këtë e vlerësoi koordinatori i Paktit për Stabilitet në Evropën Juglindore (EJL) Erhard Busek, duke komentuar negociatat e ardhshme për statusin e Kosovës dhe idetë se Serbia, humbjen eventuale të Kosovës, do ta kompensojë me bashkangjitjen e entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë (BeH).
"Këto janë thashetheme nga Serbia të cilat flasin se nëse ndodhin disa ndryshime në Kosovë, doemos duhet të ketë edhe kompensime. Duhet qenë i drejpërdrejt - ndryshimi i kufijve në Evropë është i pamundshëm dhe vetëm po humbim kohë rreth kësaj çështjeje", deklaroi Buseku.
Ai bëri të ditur se "nëse shikohet perspektiva evropiane, kufijt në të ardhmen nuk do të jenë të rëndësishëm".
Duke përshëndetur fillimin e negociatave të BeH-së me Bashkimin Evropian, Buseku në drejtimin para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian vlerësoi se në BeH më vështirë do të arrihet deri te zgjidhja sesa në Kosovë.
Për Kosovën "herët apo vonë do të gjendet njëfarë zgjidhje" pohon Buseku, përderisa BeH-në e frenon fakti se autoritetet në Banja Lukë zvarriten me prononcimin për reformat kyçe, duke shpresuar në ndryshimin e mundshëm të kufijve të shtetit të përbashkët. /Makfaks/
Krijoni Kontakt