Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme pėr ty: kontinenti apo kombėsia?
Si pjesė e stinės "Kush e drejton botėn tuaj", BBC-ja komisionoi njė sondazh pėr tė dėgjuar opinionin nė botė lidhur me rėndėsinė e pushtetit dhe tė ndikimit qė ka ai nė jetėn e njerėzve.
Rreth 50 mijė vetė nė 68 vende u pyetėn se tek kush kishin mė tepėr besim; kush kishte mė shumė influencė nė jetėn e tyre dhe a besonin se e kishin nė dorė ndryshimin e jetės sė tyre.
Nga tė gjitha pyetjet e shtruara nė sondazh evropianėt u treguan mė skeptikė.
Njė e treta e personave tė pyetur nė 23 vende evropiane thanė se nuk u besonin politikanėve, biznesmenėve, njerėzve tė fesė, udhėheqėsve ushtarakė.
Kurse nė Evropėn Lindore 50 pėr qind e tė anketuarve nuk u besonin personave me pushtet.
Ndėrsa nė shkallė botėrore vetėm njė ēerek i njerėzve tė pyetur u besojnė tė fuqishmėve.
Nė Britani, Danimarkė, Norvegji dhe Irlandė mė shumė se tre tė katėrtat e personave tė intervistuar thanė se mund ta ndryshonin jetėn e tyre, por mė pak se gjysma e tė pyeturve nė Evropėn Lindore u pėrgjigjėn pozitivisht kėsaj pyetjeje
Gati 61 pėr qind e kosovarėve thonė se familja ushtron influencėn mė tė madhe nė jetėn e individit, 22 pėr qind e tyre thanė se janė nė gjendje ta ndryshojnė jetėn.
Nė krahasim me qytetarėt evropianė kosovarėt kanė opinionin mė tė lartė pėrsa i takon pėrfaqėsimit tė tyre dhe pushtet, dhe ndershmėrisė sė zgjedhjeve.
BBC/Albanian
Krijoni Kontakt