Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    A është etike zgjedhja e gjinisë së foshnjes?

    Përparimet tekonoligjike për fekondimin artificial që i lejojnë prindët të zgjedhin embrione pa sëmundje gjenetike ose difekte të tjera, krijojnë mundësi edhe për zgjedhjen e gjinisë së fëmijës. Por, në Australi, qeveria vendosi ta ndalojë një praktikë të tillë duke theksuar se përzgjedhja e gjinisë së embrioneve për arësye sociale ose preferenca personale është mungesë e theksuar etike. Ky ndalim ka ngjallur debat.

    Andrew dhe Jodi McMahon janë të lumtur me 5 djem, të moshave nga 3 muaj deri në 10 vjeç. Megjithatë atyre sikur diçka u mungon...Një vajzë. “Fëmjët kanë kërkuar një motër herë pas here. Një vajzë do e plotësonte familjen tonë.”

    Para dy djemve të fundit, çifti provoi gjithë këshillat e plakave për të ndikuar mbi Natyrën, por pa sukses. Dhe më pas vendosi të provonte teknologjinë që ofronte një firmë në Sindey për të lindur një vajzë, por në shkurt të këtij viti, Firma IVF e pezulloi programin pas një vendimi të qeverisë se një procedurë e tillë përbënte shkelje të etikës. “Nuk do të bëj 50 fëmijë për të patur një vajzë. I kemi vënë një kufi. Do bëjmë edhe një fëmijë tjetër, por në se nuk del vajzë, do e mbyllim me kaq. Nuk e kuptoj, kur teknologjia ekziston, përse të mos e përdorim?”

    Para 5 vjetësh, firma Sidney IVF, u ofroi çifteve mundësinë të zgjidhnin gjininë e fëmijës për arësye shoqërore ose mjekësore, përmes analizave gjenetike të embrionit. Bill Nuhlenberg nga Shoqata Australiane për Familjen thotë: “Ky është shndërrim i fëmijve në mall. Është njësoj sikur të shkosh për të blerë një makinë, e do të kuqe, apo blu. Është koncepti i porositjes së bebeve. Në balancë janë dëshirat nga njera anë dhe mirënjohja për dhuratën që të jep natyra, nga ana tjetër”

    Çiftet paguanin 14 mijë dollarë austrilianë për trajtimin. Mbi 90 bebe kanë lindur dhe 16 shtatzani të tjera janë duke vazhduar. Firma Sidney IVF është e interesuar për derbatin publik dhe argumenti i saj kryesor është e drejta e riprodhimit e prindërve. Robert Jansen i firmës IVF thotë: “Njerëzit më të aftë për të gjykuar për të ardhmen e fëmijës dhe për të marrë vendimin për lindjen e fëmijës janë prindët e ardhshëm dhe jo komisionet, që nuk kanë asnjë lidhje të drejtëpërdrejtë me pasojat e vendimeve të tyre.”

    Kerry Brin, i Komisionit të Etikës Mjekësore thotë: “Gjithë udhëzimet synojnë mbrojtjen e interesave të fëmijve dhe zgjedhjen e gjinisë është një prej tyre. Ne besojmë se fëmija ka të drejtë të vijë në këtë botë pa ia përcaktuar dikush gjininë që më parë.”

    Por prindët gjithsesi kanë të drejtë ta zgjedhin gjininë e fëmijës për të shmangur sëmundje gjenetike. Komisioni i etikës thotë se në raste të tilla individuale përfitimet mjekësore kanë përparësi. Por Komisioni është i shqetësuar nga ndikimi afat-gjatë i zgjedhjes së gjinisë për arësye jo-mjekësore.

    Veprimtarë të tjerë si Bill Nuhlenberg, janë të shqetësuar se lejimi i prindëve për të zgjedhur sot gjininë, është një hap më pranë prodhimit industrial të bebes së përkryer. “Sot ne mund të zgjedhim gjininë, nesër ndoshta do t’i shtojmë ekuacionit muskujt, gjatësinë, aftësitë intelektuale, pra gjithë këto përmirësime gjenetike, që kohë më parë njiheshin me termin ‘krijimi i racës superiore’. ”

    Nëna e pesë djemëve thotë: “Po, e kuptoj që zgjedhja e seksit, është një hap drejt krijimit të bebeve me porosi, por po ashtu besoj se do të ketë mënyra për ta bllokuar këtë në se puna do të arrijë aty.”

    Megjithë debatet e mëdha që ka hapur e drejta e prindërve për të zgjedhur gjininë e fëmijës dhe ndikimet etike të kësaj për shoqërinë, masa e ndalimit të një praktike të tillë nga qeveria australiane nuk pritet të hiqet, të paktën në të ardhmen e afërm. Dhe Jodi dhe Andrew McMahon po i provojnë edhe një herë shanset e tyre, duke uruar që natyra do t’u dhurojë vajzën që presin.

    “Dhe ndoshta do të jetë përsëri djalë. Tashmë e kam gjetur emrin për djalë dhe do të isha po aq e lumtur edhe në se do të kisha 6 djem, në se ata nuk ndërrojnë mendim për teknologjinë. Por, ky do të jetë i fundit. Nuk besoj të bëjmë fëmijë të tjerë.”

    Burimi: Voa News
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    lool Davius po kua ka njeri durim ta lexoje kete roman more

    Nejse gjithe te mirate !!

    Visi !
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  3. #3
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ne raste ekstreme po! Po jo te abuzohet me teknollogjine.

    Un kam vete nje daj e pas 9 vajzave lindi cun, ne kto raste mund edhe te perdoret teknollogjia po jo vetem se mua me pelqen te kem cun edhe ta shfrytesoj kete gje!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    LoL ka njerez qe skane ku ti cojne parate, dhe bejne brockulla te tilla.

    Ka dhe nga ata qe nuk ndalen, si psh dajua i ketij me siper.....9 vajza..lol.
    E veshtire vallahii.

  5. #5
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Jam dakort qe te perdoret teknollogjia per te evituar smundje trashegimtare si pershembull diabeti. Po jo te fillojn e te bejn: syt i dum jeshil, floket e zeza, buzet e trasha, i gjat 1.90, e gjith kto budalliqe.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  6. #6
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    576
    lool ridy

    una jam e mendimit se nqs njerezit kane parate dhe mundesite...dhe ata e deshiroj x gje, ne kete rast zgjedhjen e gjinise se foshnjes, ose edhe operacione per paraqitjen e jashtme sic tha ridy lart ,pse te mos i bejn qejfin.....Fundja fundit nje jete jetohet edhe duhet ta shfrytezosh ate....

    Tani se eshte mire apo jo ,mendoj se ne disa raste edhe eshte e domosdoshme...ashtu sic ka dhe raste qe eshte edhe e exzagjeruar...po fundja se cili ka konceptin e vet per jeten dhe vendos vete se si do ta jetoje ate..
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


  7. #7
    Perjashtuar Maska e ||xXx||
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    Mes Ferrit Dhe Parajses
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga __SwEeT_GirL__
    lool ridy

    una jam e mendimit se nqs njerezit kane parate dhe mundesite...dhe ata e deshiroj x gje, ne kete rast zgjedhjen e gjinise se foshnjes, ose edhe operacione per paraqitjen e jashtme sic tha ridy lart ,pse te mos i bejn qejfin.....Fundja fundit nje jete jetohet edhe duhet ta shfrytezosh ate....

    Tani se eshte mire apo jo ,mendoj se ne disa raste edhe eshte e domosdoshme...ashtu sic ka dhe raste qe eshte edhe e exzagjeruar...po fundja se cili ka konceptin e vet per jeten dhe vendos vete se si do ta jetoje ate..
    Hadhadh kur e kom lexu ket mjan pre gjunjet
    SHaka ishte jam dakort me menimin tat jeta eshte e shkurter pse sduhet tja bojm qefin vetes

  8. #8
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Po nuk esht se po ja bejm qefin vetes. Ti mund te besh ç'te duash me trupin tend. Por ktu flitet per nje njeri tjeter, i cili akoma nuk ka lindur dhe prinderit ne menyre shum egoiste bejn kerkesa te tilla sikur po porosisin nje makine te re dhe po zgjedhin ngjyren me te bukur apo sa e madhe te jet.
    Nuk mund te behen gjera te tilla sipas meje sa do perpara te shkoi shkenca. Ne kto raste do ishte mir tu perdorte vetem per raste ku çifti mund te transmetoj femijes semundje gjenetike, siç e thash dhe me pare.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Nuk jam dakort ne zgjedhjen e sex-it te femijes .

    Nese eshte e thene qe do kem vetem vajza .. dhe let it be , dhe e anasjellta .

    Nuk do doja te kisha cunin e " deshiruar " dhe kur te me rritej te ndihej ndryshe se ceshte per tu ndjere . Eksperimente te tilla jane te rrezikshme .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Nuk jam dakort ne zgjedhjen e sex-it te femijes .

    Nese eshte e thene qe do kem vetem vajza .. dhe let it be , dhe e anasjellta .

    Nuk do doja te kisha cunin e " deshiruar " dhe kur te me rritej te ndihej ndryshe se ceshte per tu ndjere . Eksperimente te tilla jane te rrezikshme .
    Good point. Sepse jo perhere gjinia eshte vetem `m` apo `f`. Sikur te dalin ato foshnjet ne mes pra
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

Tema të Ngjashme

  1. Zgjedhja e universitetit për të kryer studimet
    Nga pollozhani në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 08:09
  2. Zgjedhja e presidentit të ri në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 12:44
  3. A perbene zgjedhja e z Andi Beli zgjidhje per KESHin ?
    Nga GGNY në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 09:03
  4. Ka të drejtë çifti të vendosë për gjininë e foshnjes së tyre?
    Nga AgainstAllOdds në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 00:26
  5. Nderlikimet dhe ndikimet e Gjinise, Klases dhe Rraces
    Nga Estella në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-01-2003, 10:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •