Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 61
  1. #51
    .
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    254
    Ne fillim,le te flasim per filozofine si shkence.Nga ato qe kam lexuar deri me sot.Nuk do qendroj ne perkufizimin e fjales,apo nga ka rrjedhur,apo si perkthehet,sepse kjo eshtee njohur edhe shume e thjeshte.

    Filozofia eshte perpjekja e njeriut tu pergjigjet te gjitha pyetjeve,duke perdorur si mjet kryesor logjiken.
    Ne nje fare kuptimi,cdo lloj pyetje,mund te konsiderohet si nje ushtrim filozofie.Edhe vete titulli i temes,eshte nje ushtrim filozofie,sepse eshte nje pyetje.....e thjeshte qe mund te beje cdokush.

    Filozofia heton lidhjen e njeriut me veten e tij,me njerezit e tjere,me hapesiren rreth tij(politike,shoqerore,natyrore dhe metafizike),me qellim te percaktoje qendrimin e te njejtit njeri,ndaj te mesipermve.

    Si e shoh une filozofine?

    KJo eshte ceshtje tjeter.

    Filozofia per mua,eshte kerkim i diturise.Njerezit,deshirojme ate qe nuk kemi dhe nje filozof,nuk eshte I DITUR.
    Filozofia,eshte pranimi i varferise se mendjes njerezore,ne DITURI,por nuk eshte ne asnje menyre,pranim i dobesise,apo refuzimit te Dijes,sepse ne kete rast,do te ishte braktisje e vetes sone,apo e te tjereve.

    Pra me pak fjale,filozofia eshte menyra e njeriut qe nuk eshte perfekt,te arrije perfeksionizmin,apo DIJEN.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Njerezit genjejne sepse e besojne dhe vete qe mund te ndryshojne nje situate me ate genjeshter.

    Padyshim qe ndryshimi kryesor eshte ne veten e pare, pra ai qe genjen, ndryshon--->per mire--->sipas konceptit te te mires se atij qe po genjehet. E pare ne kete kendveshtrim genjeshtra nuk ka asgje te keqe! Ne fund te fundit eshte nje perqasje me konceptin e te mires, ashtu sic te tjeret duan qe te jete e mira.

    Genjeshtra ka 2 probleme:
    1- Duke mos qene e vertete (cilesia kryesore e se vertetes eshte harmonia e saj me llogjike dhe si e tille mbahet mend mire), genjeshtra harrohet vete nga personi qe e ka prodhuar Genjeshtren.
    2- Duke mos qene e vertete (cilesia dytesore, dy te verteta kundershtuese (fakte llogjike, harmonike me ate qe ne njohim, nuk mund te kete), mund te prodhohet lehtesisht nje genjeshter tjeter e cila eshte ne kundershtim (matet me sasine e dyshimit ne te) e bejne ate qe te bjere pre e nje rrjete faktesh zhvleresuese, duke percaktuar emrin Genjeshtar.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Fegi, keto jane fjalet e tua apo i ke marre prej diku ?
    Nese eshte e dyta, te lutem cito burimin.
    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...vK51beShYarkCw

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    HYRJE NE FILOZOFI.
    Ceshte filozofia? Vepra e njohur e Aristotelit Metafizika fillon me fjaline te gjithe njerezit per
    nga natyra deshirojne te dine. Serish sipas Aristotelit, kenaqesine qe e ndiejne njerezit gjate
    perdorimit te shqisave te tyre, p.sh. gjate shikimit, degjimit etj., eshte prova me e qarte per kete.
    Vertet vecoria me e rendesishme qe njeriun e ben njeri gjithsesi eshte deshira e tij per ta njohur
    dhe mesuar boten qe e rrethon, shoqerine ku jeton, historine dhe vete vetveten me te gjitha
    aspektet e saj.
    Tani, njohja eshte nje lidhje midis qenies qe njeh / di (ne gjuhen e filozofise -subjektit) dhe
    qenies qe deshirohet te njihet ose qe eshte njohur qe me pare (ne gjuhen e filozofise . objektit).
    Ceshtjet qe kane te bejne me ate se cila prej ketyre elementeve te kesaj lidhjeje peshon me
    shume, ai qe njeh apo ajo qe njihet; mundesia apo pamundesia e njohjes; burimi, shtrirja,
    hapesira, kufijte e njohjes etj., perbejne lenden e vecante te deges se filozofise te quajtur teoria e
    njohjes apo epistemologjia.
    Edhe filozofia, ne fakt, eshte nje lloj njohje, mirepo eshte nje lloj njohjeje e vecante. Per te
    kuptuar se clloj njohjeje eshte filozofia, cilat jane karakteristikat e njohjes filozofike, duhet te
    flasim edhe per llojet e tjera kryesore te njohjes. Ne ketu do ta trajtojme njohjen e thjeshte /
    opinionin dhe njohjen shkencore.
    Njohja e thjeshte / opinioni: Lloji me i perhapur i njohjes dhe te cilen te gjithe ne pak a shume e
    zoterojme eshte njohja e thjeshte, opinioni. Njohja e thjeshte, ashtu sic tregon edhe vete emri i
    saj, nenkupton njohjen e rendomte te cilen njerezit e fitojne ne jeten e tyre te perditshme pas disa
    provave me te thjeshta. Burimi i kesaj njohjeje eshte struktura e perbashket biologjike e te gjithe
    njerezve dhe perngjashmeria e rrethanave shoqerore ne te cilat ata jetojne. P. sh., qofte gjeni,
    qofte nje njeri i thjeshte, te gjithe e dine se shiu lag, se zjarri djeg; te kuqen e quan te kuqe, sendet
    e nxehta i quan te nxehta etj. Po keshtu, ne saje te nje njohjeje te ketille njeriu thote se te
    ushqyerit e largon urine, se pas pranveres vjen vera etj. Ky lloj njohjeje nuk eshte fituar si
    rezultat i nje metode te vetedijshme kerkimi, porse fitohet pashmangshem dhe pa qene i
    vetedijshem per te, ndaj dhe nga aspekti struktural eshte i pasistemuar. Ajo paraqitet si rezultat i
    te jetuarit, i perdorimit te shqisave dhe eksperimenteve te llojit me te thjeshte dhe nuk mbeshtetet
    ne ndonje metode te vetedijshme.
    Dy shembuj te njohjes qe e tejkalojne ate te thjeshten / opinionin duke perdore metoda te
    vetedijshme jane: njohja shkencore dhe njohja filozofike. Lendet, si: karakteristikat e njohjes
    shkencore, shkenca, metodat shkencore, kerkimi shkencor, sqarimi shkencor, teoria shkencore,
    ligjet shkencore etj. do ti trajtojme ne pjesen e trete te ketij libri. Prandaj ketu do te mjaftohemi.http://www.google.com/url?sa=t&sourc...7CUT7l4xRdnvjg

  5. #55
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    C'eshte filozofia

    C'eshte Filozofia

    Qe ne lashtesi Eshte krijuar perfytyrimi per filozofine si dije per gjithcka.Ky kuptim lidhet me etimologjine e

    fjales filo - sofia = pro diturise, pra te duash diturine.Per me teper, ne lashtesi filozofet ishin edhe njerezit me te

    ditur.Ata ishin dijetare te shumanshem: matematikane,mjeke,gjeometra,biologe,astronome,ast rologe,oratore etj.

    Filozofia mendohej si pema e madhe e diturise, qe perfshinte te gjitha deget e njohjes njerezore, ose si shkenca e shkencave.Aristoteli e shikonte filozofine si shkencen e shkaqeve dhe te parimeve te para. Ideali i te diturit nenkuptonte nje zoterim te plote te sjelljes ne saje te nje mendimi racional. Meqenese filozofia studionte gjithcka, ajo duhej t'i jepte njeriut "fuqine magjike" per te zoteruar pasionet e erreta qe vlonin brenda qenies njerezore, deshirat e shumellojshme, si dhe te jepte zgjidhje per problemet e shumta qe njeriu haste ne jete. Filozofia duhet te ishte fuqia per ta bere njeriun te lumtur. Por jeta tregonte se as vete filozofet nuk ishin njerez me te lumtur, se , megjithese ata mund te parashikonin eklipset diellore me saktesi te jashtezakonshme ( psh. Talesi, nje nga themeluesit e shkolles se para filozofike te miletit, parashikoi eklipsin e diellit), ata nuk mund te jepnin receta te gatshme per te zgjidhur cdo veshtiresi ne jeten e njeriut Kuptimin per filozofine si nje fuqi e jashtezakonshme arriti kulmin ne perpjekjet e alkimisteve per te gjetur gurin filozofik, i cili do te thyente kufijte qe natyra kishte vene ne jeten e njeriut, do ti jepte njeriut fuqi, rini dhe bukuris te perhershme. Keto perfytyrime u kapercyen me Rilindjen Evropiane, kurse ideja per perputhjen e mendimit me veprimin, sundimin e arsyes ndaj cdo akti te sjelljes njerezore vazhdoi te mbetej ideali qendror per filozofine deri ne shek. XIX. Sot ky pretendime nuk pranohet shume .

    Filozofet nuk jane te vetmit miq te diturise dhe , per me teper, nuk pretendojne te jene njerzit me te ditur. Zhvillimi i jashtezakonshem i shkences, teknikes, teknologjise i ka zgjeruar se tepermi horizontet e dijes njerezore, fuqite e njeriut dhe i ka siguruar mjete per te ndryshuar natyren e per te rritur pa nderprerje nivelin e jeteses. Cili eshte roli i filozofise, me se merret ajo? Mos valle ajo eshte e panevojshme, meqe sot cdo aspekt i realitetit studiohet nga shkencat e vecanta, qe perfshijne dhjetera disiplina teper te specializuara? Filozofia vazhdon te qendroje me vizionin e saj per boten, pa perseritur shkencat dhe pa u shkrire me shkencat e ndryshme. Filozifia eshte refleksioni qe synon diturine, mencurine.

    Refleksioni eshte metoda, rruga per te dituria dhe mencuria apo dituria eshte qellimi? Jo cdo lloj mendimi meriton emrin e refleksionit. Ne shpesh veprojne pa pasur ndonje ide te qarte se ku duam te aarijme, dhe pa i njohur mire mjetet qe do te perdorim. Ne fillojme te veprojme dhe me pas ai nenshtrojme analizes motivet tona te veprimit. Refleksioni filozofik ka per objekt vete aktin e te menduarit. Ai eshte mendimi i kthyer ndaj vetvetes. Kjo e ben filozofine te veshtire dhe komplekse. Ajo ve ne diskutim cdo gje, madje edhe ato dije qe duken te thjeshta e te verteta perfundimtare. Dekarti do te pyeste:" A ekzistoj une ? Mua me duket se po. Po sikur kjo te mos jete e vertete? Sikur une te jem ne enderr...?

    Keshtu refleksioni filozofik behet nje kritike e ideve te pranuara. Kritika dhe fryma jokonformiste jane elementet thelbesore te refleksionit filozofik. Qe ne agimin e filozofise shfaqet fryma jokonformiste e filozofise. Ne vepren e Hesiodit gjejne kete keshille te Prometeut per vellane e vet Epimetin. "Prometeu: Cila eshte lumturia me e madhe ne syte e njerezve? Epitemi: Nje grua dhe shume para".Atehere Prometeu deklaron: "Mos i prano dhuratat e zeusit Olimpik, refuzoi ato".Keshtu, Prometeu i meson vellait te vet qe te mos i pranoje dhuratat, permes ndergjegjesimit filozofik dhe kundershtues. Ne kete menyre njeriut clirohet nga gjithcka qe nuk e ka bere ai vete, nga gjithcka per te cilen nuk eshte ai vete pergjigjes.

    Motivimin e kundershtimit prometejan e gjejme edhe te Sartri ne vepren "Mizat", ku Oresti pohon para Zotit lirine e tij dhe i kundershton pushtetin e tij. Tere mendimi filozofik eshte karakterizuar nga protesta dhe revolta per formimin e njeriut nga vetvetja, per kundershtimin e gjithckaje qe e shtyp dhe e ndrydh. Prandaj Prometeu e ben simbol i njeriut te pavarur dhe te lire, i cili e shikon ekzistencen e tij si nje fillim krejt te ri dhe unik. Kjo do te thote se libri i botes duhej te lexohej ne menre aktive dhe njeriu nuk duhej te humbiste ne spekulime boshe dhe te padobishme. Mendimi filozofik lind per t'iu pergjigjur nje pyetjeje, pra nje shqetesimi. Shqetesimi intelektuali eshte elementi nxites, levizes i refleksionit filozofik. Per Sokratin, te zgjosh nje shpirt drejt filozofise, do te thote t'i mesosh atij tronditjen.

    Permes tronditjes fillon refleksioni. Qe te linde shqetesimi, tronditja duhet te kete dicka, pra te kene lindur probleme, e per rrjedhojete jete nje nivel i caktuar zhvillimi. Pikerisht ne castin kur njeriu kapercen pragun e nevojave te domosdoshme per mbijetese, ai eshte perpjekur qe te kape permes mendimit vete aktin e mendimit. Primum vivere, deinde philosophari, thote fjala latine. Ne fillim duhet plotesuar nevojat materiale, pastaj te mendosh per gjerat ne pergjithesi. Per kete arsye, megjithese mendimet filozofike kane shqetesuar cdo qyteterim, qe nga ai kinez, indian, babilonas, egjiptian, vetem ne shek. 6 - 5 p.l.k. filozofia lindi si profesion dhe u krijuan shkollat e para filozofike ne azine e vogel, ne kryqezimin e rrugeve ne lashtesi, ne greqi. Filozofia kerkon nje nivel te caktuar te zhvillimit te shoqerise njerezore."Zogu i minerves e nis fluturimin pasi ka rene nata",- thoshte Hegeli, duke paralelizuar me shfaqjen e filozofise.

    Filozofia, duke qendruar krahas shkencave ne studimin e natyres, shoqerise dhe mendimit njerezor, ndryshon prej tyre. Ajo nuk mbeshtetet tek eksperimenti dhe vezhgimi, por vetem te mendimi. Ndryshe nga matematika, ajo nuk ka as metoda formale te te provuarit. Filozofia fillon me shtrimin e ceshtjeve, kalon permes argumentimit, paraqitjes se ideve por dhe kunder dhe perpunon e zhvillon konceptet. Filozofia nuk inponon mendimin e vet. Ajo synon te zhvilloje metoden reflektive te kushedo, ne menyre qe secili te perpiqet per zbulimin e se vertetes.
    skerdigodo@hotmail.com

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Filozofia eshte arti i zbulimit te vertetes.
    > Them art sepse duhet te besh art me aftesine e mendimit qe te arrish rezultate, te cilat disa nuk munden ti arrine per shkak te vete thellesise se mendimit qe kerkohet dhe qe jo te gjithe e kane.
    > Dhe them zbulim i te vertetes sepse filozofia perpiqet te kuptoje dhe interpretoje realitetin. Mqns filozofia me anen e mendimit exploron realitetin ne thellesi ose ne themelet e tij nuk ben gje tjeter vecse po kerkon te verteten e krijimit dhe funksionimit te ketij realiteti.
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #57
    Qe te mos e zgjasim c'kuptoni ju me filozofi?[/QUOTE]




    Ceshtja e nocionit te filozofis eshte njera nder qeshtjet me te diskutuara dhe me kontestuese, per arsye se po ta paraqesesh nocionin e filozofis dmth. te besh te njohur qe ne fillim ate qe duhej bere te njohur ne fund te studimit te filozofis, dhe te paraqesesh ate qe eshte thelbesore dhe e pergjithshme jo per kete apo ate filozofi te keti apo ati filozofi, por te filozofis ne tersi.Nocioni i filozofise dmth. te percaktosh filozofin si veprimtari te posaqme teorike e cila dallon nga shkencat tjera, si per nga objekti i studimit, ashtu edhe per nga metodat e saj. Eshte e pamundshme qe nje nocion te filozofis do ta pranojne te gjithe filozofet jo vetem te shkencave te ndryshme, por as te te njejtes shkoll filozofike. Kete e mbeshtet fakti se secili filozof pak apo shum i njohur e ka perkufizimin e vet per filozofin.
    Psh. ARISTOTELI e percakton filozofin si shkence mbi te verteten.
    SENEKA thoshte se filozofia na meson si te veprojme , e jo si te flasim
    AUGUSTINI i Shenjte thonte se filozofia eshte dashuria ndaj Zotit dhe nepermjet saj deshiron ta njohe Zotin dhe Shpirtin
    TOMA AKUINI filozofi me i njohur i krishterimit thonte se filozofia ka per detyr ti sherbej teologjise.
    BERNARD RASELLI thonte se filozofia eshte tok e askujt qe gjendet ne mes teologjise dhe shkences.
    LUDVIG Videnshtajni mendonte se filozofia nuk eshte ndonje teori por eshte nje aktivitet.
    Nga te gjitha keto mund te them se filozofia eshte nje pikpamje racjonale per boten dhe per njeriun si qenje qe se bashku me te tjerat jeton, punon krijon dhe vlereson.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Nuk po merrem me c'fare kuptojme me filozofi po sjell nje shprehje shume te bukur te Aristotelit lidhur me Filozofine.

    > Kush mendon se eshte e nevojshme te filozofoje atehere duhet te filozofoje dhe kush mendon se nuk eshte e nevojshme te filozofoje perseri duhet te filozofoje per te demostruar qe nuk duhet filozofuar; pra me pak fjale duhet filozofuar ne cdo rast ose te ikesh qe ketu, duke i thene lamtumire jetes, pasi gjithe gjerat e tjera duket sikur jane fjale boshe dhe humbje kohe.

    > Chi pensa sia necessario filosofare deve filosofare e chi pensa non si debba filosofare deve filosofare per dimostrare che non si deve filosofare; dunque si deve filosofare in ogni caso o andarsene di qui, dando l'addio alla vita, poiché tutte le altre cose sembrano essere solo chiacchiere e vaniloqui.
    La verita' ti rendera' libero!

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ēfare kuptoni me filozofi?
    "Njohje..." me cdo kusht!

    Udhetimi nuk paska te sosur, fatmiresisht!

  10. #60
    Qe te mos e zgjasim c'kuptoni ju me filozofi?
    Etja per te Verteten...

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si e kuptoni togėfjalėshin "harmoni fetare"?
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 15:18
  2. Cili ėshtė filozofi juaj i preferuar?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 22-10-2011, 06:11
  3. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  4. Filozofi injorant (i paditur) - Voltaire
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 07:17
  5. Si e kuptoni kėtė shprehje?
    Nga Astriti nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 13:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •