Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tirane, nje arab merr "peng" nje rus

    Tirane, nje arab merr "peng" nje rus

    E Premte, 25 Nentor 2005


    Nje konflikt mes nje shtetasi rus dhe arab, qe operojne me bizneset e tyre ne Tirane, ka hyre edhe ne dosjet e policise. Dje paradite ka ndodhur nje sherr mes tyre, nderkohe qe deshmitaret kane kerkuar ndihmen e policise, me friken se mund te shkaktohej ndonje ngjarje e rende. Aleksei Belov, i cili kujdeset per dy foka ne nje pishine afer Liqenit Artificial, te ardhura nga Rusia, ka kerkuar ndihmen e policise per "lirimin" e tij nga duart e nje biznesmeni arab. "Mohamed Mejri me mban 'peng' ne Tirane, edhe pse nuk ka respektuar kontraten. Kam kerkuar ndihmen e ambasades sime, por nuk kam nje pergjigje. Kerkoj edhe ndihmen e drejtesise shqiptare", ka thene rusi para uniformave blu te kryeqytetit shqiptar.

    Konflikti mes dy firmave qe operojne ne Tirane, "Utrish Dolphinarium ltd" me perfaqesues Aleksei Belov dhe "Sanabel Trading Co", me administrator arabin Mohamed Mejri, sipas rusit, ka filluar dy muaj me pare, kur arabi i ka nderprere rrogen bashkepunetorit. 25-vjeēari rus ka treguar per uniformat blu se Mejri nuk ka respektuar kontraten dypaleshe, i cili kishte per detyrim te kujdesej per rrogat e punonjesve ruse dhe per ushqimin e fokave. Ndersa burimet e policise bene te ditur se dje paradite jane njoftuar nga disa banore se rusi ka filluar te debatoje ashper me biznesmenin arab, i sapokthyer ne Tirane. Uniformat blu shpjegojne se motivi i debatit ka qene per shkak te ushqimit te fokave.

    "Ai me ka thene se nuk do te jape rroga, nese une nuk ndermjetesoj me firmen time per te sjelle nje tjeter delfin ne Tirane, pas atij qe ka ngordhur. Por nje gje te tille nuk mund ta bej, sepse eshte shume e veshtire mbijetesa e tij", ka shpjeguar rusi, duke treguar se ky eshte nje presion i bere prej Mohamed Mejri, pasi kontrata nuk e parashikonte nje gje te tille. Gjithashtu, i riu rus ka shpjeguar se delfini i pare i sjelle ne Shqiperi ka ngordhur me 10 shtator te ketij viti. Ai eshte mundur te arratiset disa here nga Shqiperia megjithe dy fokat e tij, por pretendon se arabi ka urdheruar rojet e tij te mos e lejojne te dale nga pishinat. Nderkohe, per kete arsye ka kerkuar edhe ndihmen e shtetit shqiptar, duke i derguar kerkesa Ministrise se Jashtme dhe asaj te Brendshme.

    Asnjera prej tyre nuk i kane kthyer pergjigje. Aleksej tregoi per uniformat blu se ne kontrate thuhet shprehimisht: "Nese nderpritet ushqimi per kafshet nga shoqeria arabe, atehere kontrata prishet automatikisht". Per me teper, rusi kerkon nderhyrjen e organeve te drejtesise shqiptare, pasi pretendon se kafshet e tij po mbahen "peng", jashte ēdo lloj kontrate. B.Gila

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dikur ne bisede me nje shokun tim , vleresuam rolin e mafies ruse , e cila eshte shume prezente sot ne pothuajse te gjitha vendet ballkanike dhe ish-lindore.Une ju pergjigja se ne Shqiperi nuk guxojne sepse tek ne eshte mafia arabe dhe ruset me arabet nuk e kruajne shume. Gezohem tani, se me doli llafi.

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •