-
Nasip Naco , interviste mė 6 Mars 2013
shum intervist interesante kjo..
Nasipi i rrethuat nga putanat e putanet e Edvinit.. qe e bombardojne.. me pietje..
---
Nasip Naco Shqiptareve u duhet gjeneratori po erdhi PS ne pushtet
Tėrhequr mė 06 Mars 2013
Ministri i Energjetikes Nasip Naco ne emisionin Debat te Alfred Pezes gjate fundjaves foli per akuzat e opozites HEC e dhena me koncesion si dhe privatizimin e Albpetrolit. Por ne pjesen e madhe te kohes ministri garantoi qytetaret se kane 24 ore drita ne dite.
A.Peza A jemi ne prag te krizes energjetike zoti minister
Degjoj shpeshhere nga analiste dhe gazetare qe a do kemi drita apo jo dhe eshte krijuar dhe nje lloj pershtypje sikur fusim edhe nje lloj paniku te njerezit. Une garantoj te gjithe shqiptaret sic kemi garantuar gjate gjithe ketyre viteve se drita do kete per te gjithe. Do kete 24 ore per 24. Ne nuk presim vetem nga kushtet atmosferike nese do te bjere apo jo shi. Kemi vite qe punojme. Nderkohe qe vetem vitin e kaluar kemi ndertuar linjen e interkonjeksionit Elbasan-Tirane-Potgorice nje linje 400 kilovolt qe te bejme te mundur ne cdo kohe nese nuk kemi prodhimin vendas te importojme dhe ne kemi importuar. Skemi filluar sot por qe nga muaji maj per te importuar energji elektrike per te kombinuar prodhimin vendas me importin dhe kemi garantuar per te gjithe shqiptaret 24 ore drita.
Anila Basha - Zoti minister sapo vij nga Komuna e Parisit dhe nuk kisha drita...E kam fjalen per kete premtimin 24 ore drita cdo shqiptar qe na sheh e di se ky premtimi per drita me intervale apo pa intervale nuk kane drita...Mos kane ndrita ne oren e 25-te
N.Naco - Duhet te mos ngaterrojme defektet teknike dhe remontet. E rendesishme eshte qe sot konsumohen 26 milione kilovat ore energji elektrike ne dite gjysma prodhohet dhe gjysma importohet....
A.Basha - Po si shpjegohet atehere qe cdo dite ndodhin keto defekte ne te njejtin orar ne te njejtat intervale kohore...
N.Naco- une besoj se eshte defekt teknik per sa kohe qe jane 26 milione kilovatore ne dite. Ne kemi dy muaj qe kemi nxjerre nga kjo skeme firma te medha sic jane kurum apo Seament apo Titan qe merrnin energji nga kjo kompani...Te jeni mese te bindur qe ky eshte nje konstatim i juaji shqiptaret na degjojne edhe mua edhe ju dhe secili do te krijoje bindjen se cfare ndodh.
Ardi Kola - Ju folet per mungese investimesh. Keto duhen bere nga CEZ OST Pra e kujt eshte pergjegjesia
N.Naco - Ne kemi vetem KESH dhe OST me kapital 100 perqind shteteror kemi edhe kompanine CEZ e cila u privatizua para disa vitesh. Sigurisht qe kishim nje detyrim ligjor per ta bere dhe eshte nje nga rekomandimet e BE per te liberalizuar tregun e energjise elektrike. Ne bashke me kompanine CEZ po bejme te gjitha perpjekjet qe kjo kompani te marre 100 milione euro kredi nga BB per ti investuar ne keto linja qe kane defekte te vazhdueshme. Eshte rimbursuar 30 mln euro pritet shume shpejt te merren edhe 70 milione euro te tjera ...
A.Peza- Pyetja eshte a ka nje vendim zoti minister per te filluar shkurtimet per energjine elektrike Per te filluar kufizimet
N.Naco- Absolutisht ne madje po e blejme energjine elektrike me cmime shume te larta vetem per ta garantuar ate per qytetaret dhe per ekonomine. Nese ka defekte mos e ngaterroni me furnizimin. Ka vetem nje vendim qe shqiptaret do kene drita 24 ore ne dite.
A.Kola - Problemi eshte te rrjeti dhe pavaresisht garancive tuaja dhe te kryeministrit duket se nuk ka investime...
N.Naco- Nese nje defekt apo remont ju e quani nje urdher apo nje strategji eshte ne te drejten tuaj ta thoni. Qytetaret jane ketu dhe na degjojne dhe une jam i vemendshem ne ate qe them. Shqiptaret do kene drita 24 ore ne dite.
Valbona Sulce - Si shpjegohet qe nuk eshte siguruar energji per marsin akoma
N.Naco - Une besoj se ju vazhdoni me panikun qe doni tu thoni shqiptareve. Ne e kemi garantuar energjine. Para disa ditesh ka pasur nje njoftim ne media ku Bullgaria qe eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te energjise elektrike ne Ballkan per shkak te kushteve atmosferike vendosi nje embargo dhe e ka hequr ate embargo. Ne beme te gjitha perpjekjet edhe ne rruge diplomatike nepermjet kryeministrit ministrit te jashtem e te ekonomise qe ne cdo lloj rrethanash te garantojme energji elektrike per shqiptaret. Kjo lloj embargoje eshte hequr dhe une besoj se nuk ka vend per panik.
A.Basha - Si po zgjidhet ceshtja e konfliktit per borxhin mes KESH dhe CEZ ku kjo kompani ka te pakten 70 milione euro per ti kthyer KESH-it...
N.Naco - Po eshte i vertete ky detyrim por duhet te kemi parasysh qe edhe institucione te tjera si ujesjellesat apo spitalet kane detyrime ndaj kompanise CEZ. Ne kemi muaj qe po vazhdojme te balancojme detyrimet reciproke mes paleve. Une kam qene ne daten 31 janar edhe ne Prage si anetar i bordit te kesaj kompanie. Sigurisht qe kam ngritur pretendimet e mia qofte per faturat afrofe qofte apo mbifaturimet dhe gjithe problematiken qe ka sot kompania CEZ. Kane filluar permiresimet. Nje pjese te detyrimeve qe kane ndaj KESH dhe OST do ti shlyejne deri ne fund te muajit. Gjerat kane filluar te normalizohen edhe me ndryshimin e drejtorit te Pergjithshem te CEZ...
A.Basha - Pra faji ishte i drejtorit te meparshem te CEZ
N.Naco- Jo nuk them kete vete shqetesimet dhe bordi drejtues i CEZ ndryshoi drejtorin duke e kaluar ate ne nje detyre tjeter. Gjithe shqetesimet qe une marr nga qytetaret dhe institucionet i kam ngritur ne kete bord dhe ata reaguan duke ndryshuar qofte ne drejtim te saj apo edhe ne te tjera drejtime qe do ti shihni ne ditet qe do te vijne.
A.Basha - Perderisa thoni se dicka po rregullohet me drejtorin e ri do te thote se nje pjese te pergjegjesise e ka marre drejtori i vjeter...Ju zoti minister a keni dijeni se prokuroria shqiptare ka hapur hetime ndaj kesaj kompanie sa i perket mbifaturimit apo asaj qe eshte konsideruar vjedhje e energjise elektrike
N.Naco - Pretendimet dhe shqetesimet e mia i kam pasqyruar ne bord dhe ne Entin Rregullator te Energjise dhe ka nje debat kohet e fundit qe ERE nuk e ka njohur borxhin e keq per kompanine CEZ. Prokuroria eshte nje institucion kushtetues ka detyren e vet per te hetuar ne kete drejtim.
A.Basha - Ky eshte sensibiliteti i ministrit qytetar per shqetesimet e njerezve. Por ne rastin kur ju jeni minister i qeverise cili eshte presioni qe i keni bere kesaj kompanie per te ndryshuar kete realitet
N.Naco - Jane bere publike rastet kur nga institucionet qe jane ne varesi te ministrise se Ekonomise kjo kompani eshte gjobitur edhe ne shumen 1 milione euro. Madje ka edhe nje proces gjyqesor per te gjitha penalitetet qe i jane vendosur kesaj kompanie. Ne kemi ndermarre edhe hapa te tjere ligjore. Ju jeni te vetedijshem qe para dy apo tre muajsh ne parlament une mora nismen per ndryshimin e ligjit per sektorin e energjise elektrike dhe me kete i kursyem kompanise KESH rreth 50 milione euro qe u kthyen....
A.Basha - Por qe ne fakt shkaktuat nje drame tjeter sociale... shume punetore te Kurum mbeten pa pune dhe erdhen madje edhe ne zyrat tuaja ku u ankuan per nderprerjen e punes...
N.Naco - Nuk ishte e lehte ndryshimi i ketij ligji. U thashe te gjithe deputeteve te majte e te djathte qe ishin te lobuar per shkaqe dhe interesa te ndryshme te mos kalonin ligjin.
A.Peza - E keni te sakte kete qe nje pjese e deputeteve kane qene te lobuar
N.Naco - Po votat ne parlament kane qene te hapura dhe dihet kush ka votuar dhe kush jo. Ky ishte nje ligj qe i kursente KESH-it 50 milione euro qe jane per qytetaret shqiptare sot.
A.Peza - Po i keni shkaktuar veshtiresi ketyre kompanive sepse ju thoni qe jeni nje qeveri e djathte dhe do tu krijoni lehtesira investitoreve te medhenj...
N.Naco - ne po flasim per nje strategji dhe te kjo eshte parashikuar edhe liberalizimi i tregut te energjise dhe te gjitha keto kompani jane te detyruara te blejne....
A.Peza - Liberalizimi presupozon qe cdo operator ka te drejte te importoje eksportoje apo prodhoje ne tregun e lire....dhe jo heqjen e mundesise se disa kompanive per te mos u furnizuar nga shteti...
N. Naco - Ne beme nje studim dhe pame se keto energji konsumonin rreth 870 milione kilovat ore energji elektrike. Dhe e gjithe kjo importohej. Qe dmth ne e blinim me cmimin e tregut 70-80 euro per megavat dhe ia shisnim kompanise CEZ 30 euro per megavat qe ia shiste qytetareve apo kompanive me 60 apo 70 euro megavatin per te ruajtur cmimin. Pra e rimbursonim kompanine CEZ me 40 euro per megavat. Qe do te thote qe keto 50 milione euro qe deklarova pa asnje lloj mundimi dhe shpenzimi kompania CEZ i fuste ne xhep.
Aldrin Dalipi - Per sa kohe CEZ i ka marre keto 50 milione euro A jane keto parate e taksapaguesve shqiptare
N.Naco - Sigurisht eshte kurajo e madhe nga nje minister ta deklaroje kete gje edhe ne parlament por eshte nje kurajo e madhe edhe nga ana e opozites qe te mos ta miratoje kete ligj. Une e shpjegova se meqenese ishim ne nje vit te thate u detyruam te importonim energji elektrike dhe kishim mbyllur nje kontrate qe per cdo shtet kontratat jane te shenjta. Pra ligji u be qe keto kompani te medha te dalin ne treg per te blere energji elektrike. Sic shesin produktet ne tregun e lire me cmimet e tyre ashtu te kerkojne edhe te blejne energjine.
A.Dalipi - Keni deklaruar per Reuters se do te ndryshoni buxhetin per te hequr parate e investimeve dhe tia kaloni blerjes se energjise. Kjo tregon se ka krize....
N.Naco - Po sigurisht nese do te jete nevoja qe do te duhet energji per qytetaret ne do te ndryshojme buxhetin. Do leme nje rruge pa e bere sot dhe do ta bejme 6 mujorin e dyte.
A.Peza - Nga tetori deri me sot sa para jane harxhuar per import A eshte e vertete shifra e dhene nga opozita prej 74 milione eurosh
N. Naco - Po mund te jete aty aty.
A.Peza - A e ka menaxhuar KESH mire situaten ne kaskada
N.Naco - Ka mbi 30 vjet ne Shqiperi qe nuk eshte ndertuar asnje hidrocentral per fajin e te gjitheve ne klases politike kjo eshte gjendja ky eshte realiteti. Dhe ne kete 6 mujor do te ndertohet hidrocentrali i pare prej 50 mega ne Shkoder.
A.Basha - Po ne kemi edhe TEC ne Vlore qe u be per kete pune dhe nuk po prodhon energji. Cpo behet me kete veper madhore qe ka perfunduar
N.Naco - Qe te mbaroje nje objekt dhe te vihet ne pune duhet kolaudohet....
A.Basha - Zoti minister ka me shume se nje vit qe vazhdon ky procesi i kolaudimit. Kur do te mbaroje se po shkon shume gjate Sepse ka nje teze te pranuar qe kostoja e energjise qe del prej andej eshte shume e larte madje qe do te perdoret vetem per raste te jashtezakonshme...Pra qeveria ka hedhur leket kot ka marre kredi nga BB kot per nje veper jorentabel nderkohe qe mund te ndertonte nje hidrocentral me keto para Pra eshte e deshtuar strategjia dhe vizioni per te
N.Naco - Une besoj se ky projekt dhe te tjera te medha jane bere se bashku edhe me BB dhe nuk eshte bere nga Ministria e Ekonomise. Por eshte ndertuar me koncesion eshte bere nje tender dhe eshte duke ardhur nje kompani e huaj qe e ka ndertuar. Ka detyrime ligjore dhe penalitete per kete kontrate. Besoj se shume shpejt eshte kolauduar dhe do vihet ne pune.
A.Basha - Kur do vihet ne pune sepse ju e dini ka nje afat
N.Naco - Nese me kerkoni qe tju them dhe oren se kur e kam te pamundur tua them sot. Une them qe shume shpejt do te vihet ne pune.
A.Basha - Por ka me shume se nje vit qe thuhet shume shpejt do vihet ne pune.
N.Naco - Eshte parashikuar qe sot do te jete me nafte neser do te jete me gaz. Ju e degjuat edhe ne lajme qe shume shpejt dhe e them kete para gjithe shqiptareve pritet te vije projekti TAP dhe besoj se pas hyrjes ne NATO dhe liberalizimit te vizave eshte nje nder projektet me madhore nje investim qe do jete gati 1 miliarde euro dhe qe do te punesohen me dhjetera e mijera njerez...
V.Sulce - Pse kaluam nga teza Shqiperi superfuqi energjetike ne nje Shqiperi te supergazifikuar
N.Naco - Une besoj se nje hidrocentral nuk behet si nje emision. Tre vitet e fundit jane dhene me konkurrim 114 koncesione qe do te thote per ndertimin e 327 hidrocentraleve qe fillojne nga 0.5 mega deri ne 90-100 mega qe do te thote se kur te ndertohen do te kene nje prodhim mbi 1400 mega...Vetem ne tremujorin e fundit jane vene ne pune 5 hidrocentrale...
A.Basha - Kush jane keto pese hidrocentralet qe kane filluar nga puna
N.Naco - Dy hidrocentrale te fundit qe jane kane filluar nga puna ne zonen e Skraparit me 4 dhe tete mega qe do te fillojne shume shpejt nga puna.
A.Dalipi - Me thone ne kombinat se zoti minister te veje te jetoje aty dhe te shohe se nuk ka drita.
N. Naco - Mund te them se eshte bere keto dite nje anketim ne zonat verilindore e juglindore ne zona mbi 2 metra me debore dhe ne gjithe te anketuarit vetem 5 perqind e tyre pretendonin se nuk kishin drita.
A.Basha - Zoti minister ju kane ikur dritat ne shtepi ndonjehere kete dimer
N.Naco - Po sigurisht dhe mua si gjithe te tjeret. Nese ka pasur defekte sigurisht qe ikin.
A.Basha - Sa here ka ndodhur kjo gje deri tani
N.Naco - Nje dy tre...ikin nga defektet...
A.Basha - Tre here kane ikur gjithe kete dimer
N.Naco - Po sigurisht.
A.Basha - Me fal zoti Minister po ku e keni shtepine
N.Naco - Atje ku e kam.
A.Basha - Ok po ne cilen zone sepse une qe jetoj ne K.Parisit ikin dritat perdite. Dhe ky eshte fakt. Nese kane drita qytetaret per te na ndjekur do ta thone kete shqetesim qe ikin dritat cdo dite.
N.Naco - Po dakord pra edhe te K.Parisit ka nje problem per shkak te transformatorit. Cdo dite ne marrim informacion se ku ka mungesa te energjise elektrike. Kemi filluar nje faze emergjence qe ne muajin dhjetor dhe perfaqesues te CEZ KESH OST jane ne cdo moment ne gjendje gadishmerie ne shtabe te perbashketa.
V.Sulce - Qytetaret dine se cfare u ndodh neper shtepia dhe jo cili eshte bilanci i prodhimit apo blerjes se energjise nga qeveria...
N.Naco - Une jam ne kete studio dhe nuk degjoj zhurme gjeneratori. Dhe kur kaloj ne rruge nuk degjoj zhurme gjeneratori...Nese sme besoni ka mbi dy tre vjet neper dogana qe nuk hyn asnje gjenerator.
V.Sulce - Se jane paisur te gjithe me gjenerator prandaj...
N.Naco - Po shume mire qe jane pajisur se mund tu duhen prape gjeneratoret kur te vije PS ne pushtet.
V.Sulce - Pse HEC qe ka dhene qeveria me koncesion nuk jane funksionale sot
N.Naco - Ne kontrollin qe kam bere une si minister kam konstatuar qe ne 12 raste ne te prishim kontraten qe do te thote kemi zgjidhur kontratat.
A. Kola - A kane probleme me financimet
N.Naco- Po kane probleme me financimet. Vetem ditet e fundit kemi firmosur nje kontrate ku nga qeveria italiane jane dhene 5 mln euro grant per tu dhene ndihme per ndertimin e ketyre hec-eve ka ndihma dhe kredi qe jep edhe BERZH dhe IFC dhe ne jemi ne rrugen e duhur pavaresisht nga mangesite qe kemi. Une para pak ditesh mblodha gjithe keta investitore dhe u thashe nismat me te reja te qeverise. Qe te ndertosh nje HEC duhen 23 leje. Dhe ne do ndermarrim nismen qe nese institucionet vendore nuk kthejne pergjigje per aplikimet keto leje do te miratohen ne heshtje.
A.Basha - Nuk jane vetem 12 qe spunojme dhe ju tregojme edhe listen e plote te 327 HEC per te cilat keni dhene leje. Por cila ka qene kostoja financiare qe i keni shkaktuar buxhetit nderkohe qe per ndertimin e tyre jane prishur kullota apo eshte prishur ekosistemi A keni bere ndonjehere llogari apo keto HEC ne te shumten e rasteve jane dhene vetem per pastrim parash
N.Naco - Nuk ka kosto financiare.
A.Basha - A keni ju ndonje ekip njerezish ne terren qe te keni nje database te plote se sa nga keto HEC punojne Sa punetore kane A paguajne sigurime shoqerore si cdo kompani tjeter Kush i ka marre Sa energji prodhojne Sa e kane lehtesuar barren per furnizim me energji
N.Naco - Sigurisht po e filloj nga ajo se kush i ka marre. Gjithkush qe eshte dyshues apo qe do te beje nje teme studimore mjafton te klikoje ne QKR per te marre informacionin e nevojshem se kush jane shoqerite aksioneret kur i shesin kur i blejne ...
A.Basha - Po nese keni bilanc pse ju keni hequr vetem 12 leje kur ne ketu na rezultojne mbi 60 HEC pa punime
N.Naco - Po nuk jane pa punime ...Qe te filloje te prodhoje energji duhet te filloje qe nga lejet. Qe une ua thashe qe ate gabim qe kemi bere ne shume shpejt do tjua heqim kete burokraci. Ja psh ne 15 raste nuk jep leje kryetari i komunes se nuk ka qejf te jape leje.
A.Basha - A dyshoni se mund te kete ndonje rast pastrim parash
N.Naco Une jam minister i ekonomise. Kam kohe qe e kam lene profesionin qe kam pasur. Personalisht nuk kam informacion. Nese do te kisha do ta kisha denoncuar.
A.Peza - Ku do gjenden parate per TAP
N.Naco - 1 mld euro qe eshte investimi nga Kapshtica deri ne Seman e ben kompania qe do te marre koncesionin nuk harxhon shteti para. Ndersa cuarja e cdo tubacioni ne shtepite e shqiptareve do te jete nje proces i dyte qe serish do te jepet me koncesion.
A.Peza - 61 minatore kane humbur jeten zoti minister...
N.Naco - Shifra eshte e sakte si numer por nuk jane vetem minatore nuk jane ne Bulqize jane qe nga viti 2000...
A.Basha - Eshte nje shifer shume e larte...
N.Naco - Sigurisht qe jane shume. Edhe nje jete e humbur eshte shume. Eshte rrisku qe marrin persiper ata ne dhe gjiththkush tjeter.
A.Basha - Po ju nuk keni pergjegjesi per kontrollin zoti minister
N.Naco - Ne ministri vetem tre mujorin e fundit jane bere procedura konkurrimi per 143 leje minerare dhe cdo konkurrim ka pasur gati 2 -3 firma qe kane hyre ne proces. Te gjitha kompanite qe sot jane ne treg jane kontrolluar jane vendosur penalitete jane hequr me dhjetera leje te tyre qe nuk respektonin standardet. Dhe besoj se kjo eshte nje pune rutine e ministrise se Ekonomise. Lejet qe jane dhene me se fundi jane me kushte te larta dhe me mire se cka qene me pare dhe jane kompani prestigjoze ato qe kane marre pjese.
A.Basha - Po pse ka shume konflikte ne Bulqize per sa kohe qe keto jane kompani te mira kur ata dalin me kallashnikove mes qytetit terrorizojne dhe banoret...
N.Naco Pyesni ministrin e Brendshem
A.Basha - Po hetimet e rendit cojne pikerisht te menyra e dhenies se lejeve kush i ka marre si i ka marre zihen pse hyjne ne territorin e njeri tjetrit...
N.Naco Ne ndaj ndryshuam ligjin dhe dhame leje per kompanite e medha qe te mos kete vetem nje pronar me dy punetore me kazma e lopata.
A.Basha - Kush jane keto kompani te medha
N.Naco - Ne QKR i keni merrini shikojini sa kane investuar.
A.Basha - Shume thjesht ta thuash keshtu por nuk kemi pare ndonje kompani te madhe zoti minister
N.Naco - Qe nga viti 2000 ne Bulqize operon kompania austriake ACR qe ka edhe ajo problemet e veta. Ja edhe une per pese muaj nuk e lejova ate kompani qe te punonte. Ju e keni idene qe ne tetor kemi pasur nje rast vdekje dhe opozita u ngrit per te shkuar qofte ne Bulqize qofte ne spitalin ushtarak per ta perdorur kete si karte nderkohe qe une kisha mbi dy muaj qe kisha pezulluar punen ne minieren e Bulqizes per te plotesuar kushtet teknike. Ne fund te muajit nentor lejova vijimin e punes ne disa nivele qe plotesonin standardet dhe para dy ditesh lejova edhe ne nivelet e tjera pasi u plotesuan kushtet e ajrimit.
A.Peza - Sa leje minerare jane dhene ne gjithe Shqiperine
N.Naco - Jane dhene gati 790 leje minerare nga keto pas kontrolleve qe kemi bere rreth 70 apo 90 leje jane hequr. Ne Bulqize jane 104 leje minerare. Ligji i ri nuk do lejoje dhenien e lejeve per ata persona sic eshte realiteti sot atje. Po te shkosh eshte nje person qe e quan veten pronare ka dhe dy punetore me kazma e lopata dhe punojne aty.
A.Basha - Ju e pranoni kete realitet zoti minister
N.Naco - Une po them qe jam korrekt ne zbatimin e nje kontrate. Nese do te prishja nje kontrate te tille kjo do te thote qe do te shkonim ne gjykate dhe ministria do te paguante edhe penalitetet. Me ligjin e ri nje kompani nuk do te hyje ne konkurrim nese tre vitet e fundit nuk do te kete nje bilanc me fitim.
A.Basha - Cfare do te behet me keto 800 qe jane ne keto kushte sic thate ju
N.Naco - Ligji i ri parashikon edhe tarifa te caktuara per te mbrojtur mjedisin. Kush nuk do ti paguaje automatikisht i hiqet edhe licensa .
A.Kola - Cilat jane te ardhurat e shtetit ne buxhet nga tregu minerar
N.Naco - Vetem nga kromi mund te kemi marre rreth 90 milione euro.
V.Sulce - Cfare po ndodh me privatizimin e Albetrolit
N.Naco - Ka nje debat por ata qe e bene harruan se ne vitin 1998 miratuan ligjin per privatizimin e objekteve strategjike. Dhe ne vitin 2004 kane dhene ne shfrytezim pusin me te madh qe eshte sot ne Shqiperi Patos Marinzen e kane dhene me nje marreveshje hidrokarbure dhe prej shume vitesh shteti nuk merrte fine koncesionare.
A.Basha - E kush e ka marre pusin Patos Marinez Ndonje i PS
N.Naco - Nuk po them qe keta kane shkelur ligjin. Po them qe mentaliteti i tyre ishte i tille ne ate kohe. Une nuk kam pranuar qe te shesim 76 sepse deri me tani kemi pare funksionimin e kesaj skeme. Le te marrim Albtelekom ku edhe pse shteti ka mbi 20 pereqind asnjehere ska marre divident.
A.Peza - Pse nuk nderhyn shteti Ata cojne miliona leke jashte Shteti duhet te jete rregullatori...
N.Naco - Kam propozuar edhe projekligjin perkates qe shume shpejt do te shkoje edhe ne parlament qe te funksionoje listimi ne burse i ketyre kompanive. Pra ne kemi konstatuar ne praktike qe nuk kemi qene te suksesshem me variantin e 76. Por edhe me variantin e marreveshjes se hidrokarbureve edhe ky nuk ka qene i suksesshem ndaj se pranuam. Ndaj kaluam ne variantin e trete te privatizimit te plote. Per kete pune kemi marre nje kompani amerikane Patton Bosch kemi bere marreveshje me te dhe ajo do te marre 2.5 perqind te vleres se shitjes dhe ajo ka interes per nje cmim sa me te larte. Cfare do te shesim 100 perqind Ato qe jane falur ne 2004 por jo nentoken.
A.Basha - Punonjesit do te jene pjese e procesit te privatizimit
N.Naco - Ka percaktime te qarta. Eshte thene se punonjnesit do te marrin nje vit pagen dhe vjetersine ne pune. Kemi rene dakord me sindikaten.
sg/shqiptarja.com
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt