Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    34

    Nait Hasani: Nuk do të ketë kompromise për çështjen e Kosovës

    Prishtinë, 29 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 41

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, veprimtari i shquar i çështjes sonë kombëtare, Nait Hasani, ka thënë në një intervistë për Kosovapress se gjykimi i Limajt, Balajt dhe Musliut, është një proces në të cilin ka dorë politika dhe jo gjykata. Sipas tij, Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme materiale për akuzat e bëra dhe se këtu bëhet fjalë për balancë politike të bërë nga Prokuroria e Hagës. Ai tha se nëse ata dënohen, bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në drejtësi, sepse barazimi i luftës kriminale të Serbisë dhe UÇK-së është sikur të bësh dhe një vrasje për Kosovën, tani jo me armë po vrasje politike. Hasani shprehet skeptik se Kosova do të jetë e pavarur vitin që vjen. Ai ka vlerësuar se kthimi i Serbisë në Kosovë apo Kosovës nën Serbi në çfarë do forme me autonomi apo pavarësi të kushtëzuar, do të thotë luftë e re. Hasani ka mohuar që kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa-Remi të kenë arritur marrëveshje që ky i fundit të jetë nënkryetar i partisë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nait Hasani: Nuk do të ketë kompromise për çështjen e Kosovës






    Prishtinë, 29 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 41

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, veprimtari i shquar i çështjes sonë kombëtare, Nait Hasani, ka thënë në një intervistë për Kosovapress se gjykimi i Limajt, Balajt dhe Musliut, është një proces në të cilin ka dorë politika dhe jo gjykata. Sipas tij, Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme materiale për akuzat e bëra dhe se këtu bëhet fjalë për balancë politike të bërë nga Prokuroria e Hagës. Ai tha se nëse ata dënohen, bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në drejtësi, sepse barazimi i luftës kriminale të Serbisë dhe UÇK-së është sikur të bësh dhe një vrasje për Kosovën, tani jo me armë po vrasje politike. Hasani shprehet skeptik se Kosova do të jetë e pavarur vitin që vjen. Ai ka vlerësuar se kthimi i Serbisë në Kosovë apo Kosovës nën Serbi në çfarë do forme me autonomi apo pavarësi të kushtëzuar, do të thotë luftë e re. Hasani ka mohuar që kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa-Remi të kenë arritur marrëveshje që ky i fundit të jetë nënkryetar i partisë.

    Kosovapress: Nesër pritet që Gjykata e Tribunalit të Hagës të shpallë vendimin ndaj Fatmir Limajt, Isak Musliut dhe Haradin Balajt. A besoni në një vendim korrekt, ku ata do të shpalleshin të pafajshëm?

    Hasani: Po, unë e kam përcjell me vëmendje procesin Limajt gjatë kohës dhe provave materiale, si dhe dëshmitë e prezantuara në gjykatë. Unë mund të them se ky gjykim është politik dhe këtu ka dorë politika, e jo gjykata. Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme materiale për akuzat e bëra, megjithëse në Kosovë ka pasur një luftë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja kundër pushtuesit dhe makinerisë policore e ushtarake të Serbisë.

    Këtu kemi qëllime të balancës politike të bërë nga Prokuroria e Hagës. Me gjithë këtë, Fatmiri, Haradini, Isaku, por dhe të tjerët, Ramushi, Lahi e Idrizi, ata mund t’i dënojë vetëm politika e jo drejtësia e kujtdo qoftë. Ata janë çlirimtarë pa marrë parasysh që mund të dënohen ata. Ata duhet të lirohen, sepse edhe kanë luftuar për lirinë e vendit të vet dhe qytetareve të Kosovës. Nëse ata dënohen, bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në drejtësi, sepse barazimi i luftës kriminale të Serbisë dhe UÇK-së është sikur të bësh dhe një vrasje për Kosovën, tani jo me armë po vrasje politike. E vrasjet politike nuk i ka pranuar asnjëherë shqiptarët.

    Prandaj me shkeljen e drejtësisë pastaj i lejohet mundësia që drejtësinë ta marrin prapë qytetarët, sepse kur humb besimi, drejtësia kalon tek individi. Kjo është një kthim prapa për të vënë drejtësinë në vend nga fillimi qytetarët.

    Kosovapress: T’i kthehemi fillimit të bisedimeve për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Si e shihni ju zgjidhjen e statusit?

    Hasani: Po, vërtet kanë filluar bisedimet, të cilat në fakt kanë filluar që moti, por që tashmë janë bërë zyrtare e publike. Unë kam menduar dhe mendoj se zgjidhja e statusit politik të Kosovës duhet të jetë shteti i plotë e funksional. Çdo formë tjetër e çfarëdo zgjedhje për Kosovën do të prodhojë krizë politike në Kosovë. Është gabim të përgatiten ekipe që të bisedojnë me Serbinë për Kosovën. Prandaj i pyes ata që do të bisedojnë me Serbinë se për çfarë do të bisedojnë me Beogradin?

    Të bisedojnë për statusin e Kosovës, atëherë shtrohet pyetja se në cilën kohë dhe në cilin shekull po jetojnë? Të mendohet që të bisedohet për statusin e Kosovës, apo formë të zgjedhjes së statusit, ata (Delegacionin e Kosovës) i ka shkelur koha. Kosova e ka zgjidhur statusin me Serbinë dhe këtë e ka realizuar me anën e armëve me UÇK-në dhe përzënien e pushtuesit nga Kosova.

    Delegacioni duhet të bisedojë me bashkësinë ndërkombëtare për funksionalizimin e shtetit me të gjithë përbërësit e saj shtetëror dhe sa më efikas me një bazë ligjore, me ç’rast do të ndërtohej një shtet ligjor për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Kosovapress: A mendoni se Kosova do ta festojë pavarësinë në nëntorin e ardhshëm?

    Hasani: Kemi kaluar shumë festa, gjashtë pas lufte, me shpresën se këtë ose atë vit Kosova do të jetë shtet. Por të gjitha këto mbeten vetëm shpresa dhe shpresojmë se një ditë dhe ne do të kemi shtetin tonë për të cilin kemi dhënë aq shumë. Se a do ta festojë Kosova vitin e ardhshëm pavarësinë, nuk besoj se do të mbërrijmë kaq shpejt deri te ky qëllim, sepse nuk jemi duke punuar për të mbërritur kaq shpejt.

    Ne, të gjitha veprimet për ndërtimin e shtetit ia kemi kaluar bashkësisë ndërkombëtare dhe tash varet prej saj se kur do ajo të realizojë dëshirat tona. Tani ne presim nga ata (bashkësia ndërkombëtare) dhe ata presin nga ne, dhe kështu nuk po mundemi që të gjejmë fillin e zgjidhjes së çështjes sonë. Politika jonë që udhëhiqet nga institucionet dhe partitë politike është telepolitike apo politikë e telefonatave me zyrat e huaja të ndërlidhjes...

    Kosovapress: Tashmë në qarqet e ndryshme diplomatike dhe në qendrat e vendosjes thuhet se në procesin e bisedimeve do të jenë në tavolinë të gjitha opsionet, ndërkohë është thënë se KS i OKB-së do të vendosë për statusin e ardhshëm të Kosovës. A mendoni se Kosovës do t’i jepet një pavarësi e kushtëzuar?

    Hasani: Të gjitha këto bëhen vetëm për marketing politik, përderisa dihet se, siç thonë politikanët tanë dhe ndërkombëtarë, se çështjen e Kosovës do ta zgjidhë Grupi i Kontaktit e Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Me këtë duan që të përgatitet tereni dhe për të na përgatitur politikisht neve dhe për t’u treguar se jemi të pafuqishëm. Dhe duhet të pajtohemi me çfarëdo zgjidhje që na ofrojnë kushdo qoftë.

    Ndërsa në anën tjetër, ne si institucione nuk jemi aktivë në asnjë aspekt për të filluar asgjë për të zgjidhur e lëre më çështjen e Kosovës. Për Kosovën kanë vënë opsione të ndryshme dhe politikanë të ndryshëm prej atyre të huaj, serbë dhe shqiptarët. Vetëm politikanët e Kosovës i kanë dhënë disa opsione të ndryshme dhe atë duke i zbut kërkesat për shtet, duke menduar kështu që Kosova është pronë e tyre.

    Kosova do ta ketë shtetin e vet nëse vërtet ne kemi veprime konkrete për ndërtimin e shtetit. Shteti nuk ndërtohet me fjalë, shteti nuk ndërtohet me takime e vizita të kujtdo qofshin ato. Andaj, shteti ndërtohet me aktivitetin politik e diplomatik të qeverisë e të grupeve politike nëpër qendra të vendosjes. Ne prapë po rrimë dhe po presim, sepse jemi mësuar të presim për vite të tëra, por asgjë nuk na erdhi deri sa ne nuk u bëmë zot të vetes sonë. Kosova do të jetë shtet kur ne do të jemi faktor politik e ushtarak në Kosovë.

    Kosovapress: Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime diametralisht të kundërta rreth zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. A mendoni se këtu do të ketë një mes rreth zgjidhjes së statusit?

    Hasani: Ne me Serbinë kemi pasur qëndrime të kundërta që nga ardhja e saj në Ballkan, andaj ka qindra vjet që kemi qëndrime të kundërta. Po kështu me qëndrime të kundërta jemi përballur deri në kohët tona. Serbia e ka pushtuar Kosovën më 1912 dhe Kosova është çliruar më 1999 nga Serbia. Andaj, Serbia me çfarëdo plani nuk ka të drejtë të kthehet në Kosovë. Ata që mendojnë se mund të bëjnë shqiptarët me serbët e kanë gabim. Kthimi i Serbisë në Kosovë apo Kosovës nën Serbi në çfarëdo forme me autonomi, apo pavarësi të kushtëzuar, mendoj se kjo do të thotë luftë.

    Plani serb kërkon luftë përsëri në Kosovë. Dhe ata që pajtohen me planin serb për Kosovën, le ta dinë se kanë ndezur luftë në Kosovë. Po kjo nuk mund të ndodhë, sepse tashmë kemi rrethana të reja politike e ushtarake. Këto janë vetëm dëshira të Serbisë apo fontanë dëshirash.

    Kosovapress: Në këtë kontekst, presidenti serb Boris Tadiq tashmë ka proklamuar planin për ndarjen e Kosovës dhe ndarjen në dy entitete. Cili është komenti juaj?

    Hasani: E thashë pak më lart. Por duhet të dimë qartë se Serbia në asnjë mënyrë nuk do të ndalet për të arritur sa ma shumë që është e mundshme për të nxjerrë nga Kosova. Këto janë “gërrhatjet” e fundit të Serbisë për Kosovën. Ndarja e Kosovës në etnitete, është e pamundshme që të realizohet. Plani serb është veprim politik për të arritur të nxjerrë, nëse mundet në veri të Kosovës. Ky është një prezantim i kërkesave maksimale për të arritur deri te qëllimi i tyre, të marrin një pjesë të Kosovës.

    Besoj se nuk ka shqiptar aq të çmendur sa të pranojnë ndarjen e Kosovës në etnitete. Po nëse kjo do të ndodhë, do të kemi shpërngulje e depërtime të popullatës dhe kjo është luftë e re në Kosovë. E këtë luftë do ta humbin serbët, sepse nuk do të kenë më vend në asnjë pjesë të Kosovës. Dhe ata që duan ta ndajnë Kosovën në etnitete, sa i hynë këtyre telasheve të depërtimeve, atëherë le t’i marrin 5 për qind serbë sa ka në Kosovë e le të shkojnë në Serbi dhe kjo çështje zgjidhet njëherë e përgjithmonë, pa mund e pa luftë.

    Kosovapress: Thuhet se gjatë negociatave do të arrihet kompromisi ndërmjet palëve. Çka nënkuptoni me kompromisin?

    Hasani: Derisa hyhet në bisedime, kur dihet qëllimi, ka mundësi që të ketë edhe kompromise në dëm të Kosovës. Por kompromiset i kemi të njohura nga e kaluara, të cilat kanë pasur vlerë, sepse kur ka pasur pazare e kompromise në dëm të Kosovës, populli e ka marrë fatin në duar të veta. Dhe me heqjen e autonomisë së Kosovës, komitetlinjtë e atëhershëm bënë kompromise për vete në dëm të Kosovës.

    Megjithatë, populli e mori fatin në duar të veta dhe nuk i pyeti fare komitetlinjtë se a duhet ndenjur nën Serbi. Prandaj, nëse do të ketë kompromise të tilla ose të ngjashme e tash moderne, prapë populli e ka fjalën e vet i fundit.

    Kosovapress: Gjithashtu flitet se çështja e Mitrovicës së veriut do të bisedohet në procesin e dialogut. A mendoni se do të duhej të bisedohej për këtë çështje me Beogradin?

    Hasani: Me Beogradin mund të bisedojmë për çështje të borxheve që ia ka Kosovës pas njohjes së shtetit të Kosovës. Mitrovica nuk do të jetë pjesë e dialogut, por Mitrovica do të jetë pjesë e ndarjes që e kërkon Serbia. Kjo do të jetë në tavolinë nëse pajtohen që ta ndajnë Kosovën e Mitrovicën. Ata që do të luajnë me lojëra të tilla do të luajnë me zjarr, sepse Mitrovica është zemra e Kosovës, e kush na prek në zemër, do të digjet. Për Mitrovicën nuk ka kompromise, siç nuk ka kompromise për Kosovën.

    Kosovapress: Akademik Rexhep Qosja ka shprehur mendimin se për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës nevojitet lëvizja e kufijve në Mitrovicë. A do të ishte e pranueshme për popullin shumicë një ide e tillë?

    Hasani: Nuk ka koment. Këtë e ka thënë akademik Rexhep Qosja dhe çdo respekt për punën e madhe kapitale që e ka bërë për Kosovën. Por mos të harrojmë se jo gjithherë shkrimi dhe politika shkojnë bashkë.

    Kosovapress: T’i kthehemi punës në Kuvend, pasi që ju jeni edhe deputet. Ditë më parë është miratuar Rezoluta që rikonfirmon vullnetin e qytetarëve për shtet të pavarur dhe sovran. Sipas informacioneve, ju ishit i vetmi që nuk jeni pajtuar. Pse dhe cilat konsideroni se janë mangësitë e asaj rezolute?

    Hasani: Po Kuvendi i Kosovës në seancën e fundit e miratoi një rezolutë të themi kështu për Grupin Negociator që do të bisedojë me Serbinë, që do të shërbejë si platformë politike për Kosovën. Është e vërtetë se e kam kundërshtuar këtë rezolutë dhe nuk jam pajtuar me pjesë të saj. Kjo rezolutë nuk e ka shpallë Kosovën shtet as nuk e ka rikonfirmuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

    Nëse mendohet se me këtë rezolutë e kemi shpallur shtetin, kjo është mashtrim, sepse kjo rezolutë vlen vetëm për Grupin Negociator. Vetëm paragrafi i fundit e zhvlerëson tërë rezolutën. Kam kërkuar që Kosova ta shpallë referendumin për shtetin e Kosovës e pastaj të shkohet në bisedime me kë të duan. Prandaj, ne këtë shans e kemi lëshuar dhe kemi hequr dorë nga e drejta jonë për shtet sovran e të pavarur, por kemi kaluar në modalitete të shtetit eksperimental ashtu siç jemi.

    Kosovapress: Kohëve të fundit jeni shumë pasiv dhe nuk dëgjohet zëri i juaj. Pse?

    Hasani: Jo, zëri im dëgjohet edhe në parlament dhe nëpër komisione, ku mundohem që të jap kontributin tim në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës. Ndoshta nuk dëgjohet sa duhet, sepse tash e kemi polipatriotizmin, por në kohë dhe në vend të caktuar dëgjohet.

    Kosovapress: T’i kthehemi punës në partinë tuaj. PDK së fundi ka zgjedhur kryesinë e re. Thuhet se ka pasur shkelje statutare. Cilat kanë qenë ato shkelje?

    Hasani: PDK-ja e ka mbajtur Kongresin e Tretë në tetor ku janë zgjedhur organet drejtuese të partisë. Në kongres është zgjedhur kryetari sipas statutit dhe janë miratuar shumë akte politike e juridike. Meqë zgjedhjet e organeve tjera të partisë u vonuan, u bë shumë zhurmë për asgjë, ku shtypi ka shkruar se ka pasur disa shkelje statusore në zgjedhje, unë them se nuk ka pasur shkelje të statutit.

    Mund të them se ka pasur kritika të shëndosha për punën e mos punën, por nga këto është nxjerrë mësim se si të ecet përpara dhe si të jemi më të organizuar dhe më të fortë në të ardhmen. Mendoj se kongresi ia ka arritur qëllimit të vet politik dhe organizativ.

    Kosovapress: Dhe krejt në fund, flitet gjithashtu se kreu i PDK-së, Hashim Thaçi dhe anëtari me i ri, komandant Remi, kanë arritur marrëveshje që ky i fundit të jetë nënkryetar i partisë. Sa është e drejtë kjo?

    Hasani: Të gjitha këto janë thashetheme. Remi dhe kryetari i partisë natyrisht që e kanë gjetur një marrëveshje politike për angazhimin e Remit në parti, por kjo nuk do të thotë se do të jetë dhe nënkryetar. Po dhe nëse do të jetë Remi nënkryetar asgjë nuk ka të keqe, sepse ai do t’i kontribuojë partisë me përgjegjësinë e angazhimin e tij politik. Remi kur ka vendosur që të angazhohet në parti dhe kur e ka zgjedhur PDK për angazhim politik, ai e ka bërë veprimin më të drejtë politik për kohën. E ardhmja do të tregojë për të gjitha angazhimet e secilit veç e veç. Për punë, secili në jetë dhe në parti do të shpërblehet./Intervistoi: Lumturie Blakaj/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    A i ka treguar ky Nahiti, babës së Zahir Pajazitit se si e nxori Zahirin në gracën e policisë sërbe e në të cilën gracë edhe u vra ?!!!!!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    jo shko ti tregoi masi po e dishe e shife se a te pranon ai tek Ogjaku a jo oj qyqe qysh u shkoi jeta tuj vajtue si qyqe
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •