Dr. Mons. Zef Oroshi, ushqimi i shpresės

me shpirt e zemėr tė madhe shqiptari


(Nė 93 - vjetorin e lindjes dhe 16 vjetorin e vdekjes)


nga Tomė Mrijaj New York



“Mirėse u ka pru Zoti nė shtėpin tuej. Kjo sot asht njė shkėndi

e vogėl, por qė do tė bahet nji flakė e madhe nji ditė nė Atdhe”





Dr. Mons. Zef Oroshi

24 Dhjetor 1969, Krishtlindje, New York

Ai ruajti tė freskėt nė kopshtin e vogėl tė komunitetit katolik nė ShBA gjelbėrimin e fesė sė gjallė tė Krishtit, duke qenė themeluesi e kapelani i parė i kishės katolike shqiptare nė mėrgimin e largėt.

E kam tė lehtė por edhe tė vėshtirė tė shkruaj pėr jetėn dhe veprėn e klerikut shumė tė madh Dr. Imzot Zef Oroshin, qė bėri aq shumė pėr komunitetit shqiptar nė ShBA. Ka qenė pranvera e vitit 1978, kur unė pėr herė tė parė erdha nė ShBA si emigrant dhe pata fatin, nderin, kėnaqėsinė e privilegjin, qė tė njihem me klerikun kėtė burrė tė madh tė kombit shqiptar, qė kishte njė shpirt tė madh atdhetari. Qė nga ajo ditė dhe deri sa mbylli sytė, ku Zoti e mori nė krahėt e vet sebashku merrnim pjese nė gėzime, hidhėrime dhe festa nacionale. Ishim me tė vėrtetė miq tė mire deri sa ai kaloi nė amshim. Pėr 11 vjet me radhė ndoqa nga afėr aktivitetet fetare e atdhetare tė prelatit tonė tė madh. Kjo mė nxiti qė vijueshmėrisht tė mbaj nė bllokun e shėnimeve ditar nga jeta, puna dhe veprat kulturore, fetare e shkencore, qė ai ia la trashėgim botės shqiptare nė diasporė.

Qysh nė vendlindje ishte shumė i respektuar e i nderuar pėr traditat e shėndoshta atdhetare qė kishte, duke i besuar shumė atij. Ai ka qenė njė njeri i respektuar nga tė gjithė ēetat nacionaliste kundėrkomuniste, kryetarėt e sė cilave vazhdimisht konsultoheshin me tė si njė njeri i ditur e shumė largpamės. E la vendlindjen dhe trojet e stėrgjyshėrve ilirė me dhimbje tė thellė nė shpirt, mall i cili e shoqėroi gjatė gjithė jetės nė ShBA, ku punoi si bari i denjė shpirtėror pėr popullin e vet nė diasporė.

I donte dhe respektonte me njė veneracion tė veēantė tė gjithė fytyrat e ndritura tė klerit katolik, me tė cilėt mburrej e shpesh me nostalgji kujtonte mėsuesit, qė i mėsuan ABC - nė nė shqip e gjuhė tė huaja, pėr tė njohur nga afėr zhvillimin e pėrparimin kulturor tė Europės Perėndimore. Fliste me krenari tė veēantė gjatė kohės sė shėtitjeve tė lira nė parqet e New York - ut pėr Fishtėn, Dom Ndre Mjedjen, Dom Ndre Zadejen, vėllezėrit Prof. Ernest Koliqi shkrimtar e Eminencėn e Tij Mikel Koliqi, qė arriti tė bėhet edhe Kardinali i Parė nė tė gjithė Historinė e Lavdishme tė Krishtėrimit ndėr Shqiptarė, “Andersenin Shqiptar” At Donat Kurtin, Mons. Ernest Maria Ēoben, Ipeshkvin e publicistin At Vinēenc Prennushin, gjuhėtarin e shquar At Justin Rrotėn e shumė e shumė tė tjerė.

Me rastin e inagurimit tė kishės sė re nė Bronx, mė 24 shtator 1978, bėhet njė bashkėmeshim meshtarėsh shqiptar e amerikan, me pjesėmarrje tė madhe tė shqiptarėve, pa dallim feje nga krejt qyteti i New Yorkut me rrethe. Kremtimi vijoi nė mbrėmje, me njė darkė gazmore, qė u shtrua pėr kėtė rast nė restorantin “Chateau Pelham” (Bronx), nė tė cilėn morėn pjesė mė shumė se 800 vetė.

Unė pata kėnaqėsinė e veēantė, qė sėbashku me njerėz tė tjerė tė pėrshėndes kėtė ngjarje tė madhe tė komunitetit tonė asokohe, duke recituar njė poezi kushtuar Mons. Zef Oroshit. Meshtari tipik mirditor mė hyri nė zemėr, sepse Ai ishte njė baba shpirtėror i rrahur nga fortunat e jetės sė vėshtirė nė emigracion.

Kush e njeh kėtu nė Amerikė dhe nuk ruan kujtime tė mira mbresėlėnėse pėr njė antikomunist tė vendosur.

Marsi pėr shqiptarėt ėshtė i veēantė, sepse gjatė kėtij muaji janė bėrė kryengritje e luftra tė mėdha pėr lirinė e Shqipėrisė dhe Dardanisė. Ky muaj ėshtė i njohur edhe si muaj i vdekjes sė fytyrave tė shquara tė nacionalizmės sė kulluar. Vdekja e tyre ėshtė fizike, mbasi shembulli e kujtimi i tyre pozitiv mbetet njė meteor qe shndrit me veprėn e tyre ne dobi tė kombit edhe pse larg vendlindjes nė ShBA. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar gjatė javės sė dytė tė kėtij muaji, ndėrruan jetė figura tė shquara tė diasporės Imzot Fan Stilian Noli (1882 - 1965), Dr. Monsinjor Zef Oroshi (1912-1989) dhe profesor Martin Camaj (1925 - 1992).

Mė 15 mars tė vitit 1989 ndėrroi jetė nė spitalin Albert Einstein tė New York - ut, Monsinjor Zef Oroshi, themelues dhe udhėheqės i Kishės Katolike Shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mir” (“Zoja e Shkodrės”). Njė ditė pas vdekjes, mė 16 mars 1989 gazeta “The Neė York Times” botoi njė shkrim pėr vdekjen e kėtij meshtari shqiptar, duke vėnė nė dukje veprimtarinė e tij fetare dhe kombėtare.

Emri i tij i pagėzimit ishte Zef Ēoku. U lind mė 23 nėntor tė vitit 1912 nė njė prej familjeve mė fisnike tė Oroshit, fqinjė me Derėn e Gjomarkut, ku ruhej dhe interpretohej mė mirė se kudo tjetėr “Kanuni i Lekė Dukagjinit”. Ndrec Ēoku, i zoti i familjes Ēoku, pėrmendet edhe sot e kėsaj dite pėr njė akt jashtėzakonisht human, pasi qė kishte shpėtuar vrasėsit e djalit tė vet. Njeriu qė i kishte vrarė djalin ndiqej nga trimat e familjes Ēoku. Vrasėsi, duke parė rrezikun pėr vdekje, i ra nė derė Ndrec Ēokut. Ky e pranoi nė shtėpinė e tij dhe e mbrojti sikur tė ishte miku mė i madh. Ata qė e kanė ditur kėtė ngjarje tė mrekullueshme, tregojnė, se Ndreca e kishte ulur nė ēosh tė oxhakut dhe pinte duhan dhe kafe me vrasėsin, ndėrsa djali i tij ishte shtrirė i vdekur aty pranė oxhakut. Ndrec Ēoku e mbajti gjakėsorin nė shtėpi 24 orė dhe pastaj e pėrcolli, mbasi mori nga djemtė e familjes 30 ditė besė...

Mėsimet fillestare Zef Oroshi i mbaroi nė vendlindje, ndėrsa mėsimet e mesme i nis nė vitin 1927 nė Seminarin e njohur tė Jezuitve nė Shkodėr. I etur pėr dije tė thella dhe kulturė tė pasur civilizuese dhe fetare Perėndimore, ai vijon studimet e larta mė 1936 – 1940 nė degėn adhuruese tė teolgjisė dhe filozofisė nė Romė tė Italisė. Pushtimin e vendit tonė nga Italia fashiste mė 7 prill 1939 ai e priti me njė shqetėsim tė madh, duke mbajtur ne shkollė pranė krevatit tė gjumit flamurin nacional tė Gjergj Kastriotit. Shugurohet meshtar nė Itali. Ai zotėronte disa gjuhė tė huaja, si: latinishtėn, italishtėn, greqishtėn e vjetėr dhe tė re, gjermanisht dhe anglishten me shkrim e gojė.

Jemi nė vitin 1951 kur forcat e Ndjekjes (Sigurimi) komunist nėn komandėn e kriminelit tė quajtur toger Baba, rrethojne kishėn kur meshtari po thoshte meshėn e sė dielės me qėllim pėr ta ekzekutuar kur populli po delte nga dera e kishės. Njė besimtar qė kishte ndjekur nga afėr tė gjitha veprimet e tyre lajmėroi meshtarin. Ai e mbaroi meshėn 10 minuta mė pėrpara dhe me nje zgjuarėsi e shpejtėsi rrufe ēau rrethimin, duke lėnė me dhimbje veladonin e priftit ne famulli. Tri ditėt e Pashkėve tė vitit 1951, do t’I kalonte nė pyllin e Molungut nė Mirditė qė pėr tė ishte bėrė njė mburojė e Zotit dhe kishė e mrekullueshme ku thoshte meshė nė gjirin e natyrės. Ai kalon me mundime e vėshtirėsi rrugėn nga Mirdita nė Mitrovicėn e Kosovės, duke u plagosur nė gushė nga plumbi i komunistėve. Pas katėr garancive, qė i dėrgojnė shtėpia e Derės sė Kapidanėve i riu Kapidan Ndue Gjonmarku i Mirditės bariu i grigjės niset pėr Itali. Ai udhėton nė disa vende tė Europės deri sa pėrfundon nė ShBA, si kapelani i parė arbėror nė historinė e

Kishes Katolike ne ShBA.

Meshtari i pėrvujtur Mons. Oroshi, gjithnjė me nostalgji, mall dhe gėzim tė veēantė, kur binte nė mendime tė thella pėr vitet e shkuara tė rinisė nė Shqipėri, me respekt e mirėnjohje tė thellė kujtonte tė gjithė profesorėt qė i dhanė dije te qendrueshme dhe kulturė atdhetare e fetare. Njė ndėr mesuesit mė tė dashur qė e deshti dhe e mbajti afėr gjithnjė ishte poeti i njohur Dom Ndre Mjedja (1866 – 1937). Dr. Mons. Zef Oroshi, fliste pėr talentin e mėsuesit, qė si poet dhe atdhetar i flaktė nė pėrkujtim tė 40 vjetorit tė vdekjes, organizoi njė seminar shkencor nė New York, mbasi ai ka ndikuar shumė nė jetėn e tij rinore, pėr tė qenė njė bari i ardhshėm i dashur e i pėrvujtur pranė grigjes sė vet. Midis shumė tė nderuarve nė tubimin e rėndėsishėm kulturor u dallua me ligjeratėn e tij tė spikatur eruditi konseguent kundėrkomunist Prof. Arshi Pipa (“Professor Emeritus” 1920 - 1997).

Me sa duket poeti - meshtar Mjedja, ka ndikuar edhe nė nxitjen e pėrkrahjen e talentit tė Mons. Oroshit nė fushėn e letrave shqipe. Tematika e shkrimeve tė tyre kanė qenė Krishti, Zoja, Familja e Shenjt dhe temat shoqėrore tė komunitetit shqiptar. Jo pak shkrime me argumente historike e fakte, ai i ka kushtuar persekutimit tė Klerit Katolik nė Shqipėri, qė po kalonte kalvarin mė tė pėrgjakshėm nė tė gjithė historinė e Evropės plakė. Nė nėnshkrimet e tij shohim shpesh se pėrdor nė shkrime e artikuj shkencorė nė revistat “Shejzat”, gazetėn “Dielli”, duke pėrdorur shpesh pseudonimet “Theologu”, “Zodiaku” etj.

Pėr mė tepėr mbi figurėn e madhe tė prelatit shqiptar Prof. Karl Gurakuqi nė revistėn e mirėnjohur “Shejzat” (le pleiadi) Xi, 1967, 1 – 4, f.31 vlerėson: “DOM ZEF OROSHI: “Nji arkitekt e sculptor shqiptar i Rilindjes nė Dalmaci – Andrea di Nicolo Alessi da Durazzo”. (“Shejzat”, Vjeti II i botimit (1958), faqe 34 – 39). Drejtori i Revistės sė re “Jeta Katholike Shqiptare”, qi del n’Amerikė tash nji vjet e ma, prifti shkodran, Dom Zef Oroshi, e fillon bashkėpunimin e vet me Revistėn e Koliqit qysh prej numravet tė parė tė themelimit tė saj, me shkrime gjithėfarėsh, nė tė cilat spikatė gjuha e tij e pasun dhe e qortueme. Sikurse shihet nga titulli i kėtij studimi, At Oroshi na pėrshkruen nji personalitet tė artit tė Rilindjes sė parė, me emnin Andrea Nicolo Alessi nga Durrsi. Ky artist shqiptar e zhvilloi veprimtarin e vet nė Dalmati, ku mund tė shihen punimet e daluna nga dora e tij: nė qytetin Trau, nė Kathdralen e vendit, nė Kapelėn e tė Lumit Orsini, asht vendosė truporja qi na paraqet Shėn Gjon Ungjilltarin; nė fund tė Kathedrales gjindet Dera e Pagzimores, mbi tė cilėn artisti shqiptar ka gėdhenė nė rrasa tė mermeri “Pagzimin e Krishtit”, Dom Zefi e stolisė studimin e vet me nji bibljografi tė pasun mbi ket Shqiptar, qi la nji emėn nė artin e skulpturės.”

Dom Ndre Mjeda, ishte mėsuesi i tij mė i dashur dhe mė i nderuar, pėr tė cilin tėrė jetėn ruajti kujtime tė mira, bile edhe librin “Katėr Ungjijt dhe Punėt e Apostujve”, ia kushtoi Dom Ndre Mjedjės.

Pushtimin fashist tė Shqipėrisė si shumė patriotė tė kohės Dr. Oroshi e priti me idinjatė e dhimbje tė madhe nė shpirt. I brumosur thellė qysh nė bankat e shkollės me ndjenja tė forta atdhetare, mė 8 prill u kishte bėrė thirrje studentėve shqiptarė pėr njė protestė kundėr pushtimit tė Atdheut tė tij. Gjithmonė tregonte, se kishte ngritur flamurin shqiptar nė ballkonin e konviktit ku jetonte.

Pasi mbaroi studimet teologjike, Dom Zef Oroshi u kthye nė Mirditė e prej andej shkoi nė Korthpulė. Meshėn e parė ia kishte kushtuar Zotit, sikurse vepronin tė gjithė meshtarėt qė sapo kishin vėnė kuletėn e bardh dhe rrobėn e bariut shpirtėror.

Erė e fortunė e keqe do tė frynte nė Shqipėri askohe, komunistėt ateist do tė vinin me dhunė nė pushtet. Por klerikėt katolik, gjithnjė e kishin nuhatur renė e zezė, qė vinte nga stepat e Siberisė bolshevike, ku tė gjithė klerikėt katolik e ortodoksė kishin filluar tė pėrsekutohen pa mėshirė nė litar, pushkatim me gjyqe fallco. Kėtė veprim e ndėrmori edhe diktatori ateist Enver Hoxha.

Nė fillim tė viteve 1950, komunistėt shqiptarė me tė gjitha format dhe mėnyrat e tyre tė rafinuar kėrkonin shkak pėr arrestimin e tij, por Dom Zef Oroshi, duke e nuhatur dhelpėrinė e ateistėve komunist u largue e u bashkua me luftėtarėt kundėrkomunist nė malet e Shqipėrisė. Nė vitin 1952 vendoset nė Kosovė dhe prej andej kalon nė Itali, ku fillon veprimtarinė kombėtare, nė kushte tepėr tė vėshtira.

Nė kishėn San Basiglio tė Romės ēonte meshė pėr mergimtarėt shqiptarė, ku shpesh pėrmendete edhe pėrsekutimin qė regjimi i kuq i Tiranės i bėnte vėllezėrve nė Krishtin nė Shqipėri, pėr kontributin qė gjatė historisė kombėtare kishte dhėnė kleri katolik shqiptar. Vlera atdhetare e fetare e meshtarėve shqiptarė ishte dhe mbeti gjithnjė ndera e kombit shqiptar gjatė shekujve plot tallaze tė historisė sonė. Pranė Universitetit katolik Angelicus, mbaroi studimet e larta, ku mbrojti me nota maksimale edhe tezėn e doktoraturės.
Monsinjor Zef Oroshi pėrktheu nė gjuhėn shqipe “Shkrimin e Shenjt” (“Katėr Ungjijtė dhe Punėt e Apostujve”).

Kushtet e vėshtira tė jetesės nė Itali e detyruan tė emigronte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Disa vjet jetoi nė Boston, ku takohej vazhdimisht me imzot Fan Stilian Noli. Takimet midis tyre kanė qenė gjithnjė miqesore dhe tė pėrzermerta. Shpesh bisedonim me orė tė tėra, duke evokuar shumė kujtime gjatė takimeve me Kryepeshkopin shqiptar tė Boston - it. Dr. Monsinjor Zef Oroshi pohonte me mburrje, se imzot Fan Noli ishte njė patriot i vėrtetė shqiptarė. Gjatė takimeve tė shpeshta ekumenike dy prelatėt shqiptar kishin shfaqur idenė e afrimit tė Kishės Shqiptare Ortodokse dhe Kishės Katolike Shqiptare. Bile Kardinali i Boston - it, Cushing e kishte pritur mirė kėtė ide dhe kishte marrė pėrsipėr ndėrmjetėsimin pėr bashkimin e kishave tona, por me vdekjen e Peshkop Nolit mė 13 mars tė vitit 1965 bashkimi i kishave mbeti vetėm si ide.
Nė fillim tė viteve ’60 - tė, Dom Zef Oroshi vendoset nė New York dhe mė 16 qershor tė vitit 1962, sė bashku me Patėr Andrea Nargaj, themelojnė “Lidhjen Katolike Shqiptar - Amerikane” dhe gazetėn me tė njėjtin emėr, e cila pas njė ndėrprerje filloi tė botohet me emrin “Jeta Katolike” (1965). Ajo pėrsėri ridoli si e pėrkohshme tremujore nė vitin 1996 e vijon nėn drejtimin e udhėheqėsit shpirtėror tė Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės”, Dom Pjetėr Popaj.

Deri nė vitin 1969, Dr. Mons. Zef Oroshi ka dhėnė meshė nėpėr kisha amerikane. Po kėtė vit, bashkėsia katolike shqiptare bleu qendrėn e vet nė Park Avenue nė Bronx, dhe nė vitin 1973. Kjo qendėr filloi veprimtarinė e vėrtetė fetare, duke kryer tė gjitha shėrbimet fetare.
Monsinjor Zef Oroshi ishte njė burrė i urtė, i zellshėm, i shoqėrueshėm dhe me karakter tė fortė, por ishte jo i butė me kundėshtarėt.

Ai i respektonte tė gjithė shqiptarėt pa dallim feje apo krahine. Merrte pjesė nė tė gjitha mbledhjet shqiptare me karakter fetar, kulturor, kombėtar. Kishte njė edukatė shumė ekumenike. Ishte shumė i mirėpritur nė qendrat fetare islame dhe bashkėpunonte ngushtė me Hirėsinė e Tij, Sali Myftia, Vehbi Ismailin, Imam Isa Hoxhėn, Hoxhė Perollin, Sheh Halilin, Baba Rexhepin e tė tjerė. Ata kėmbenin vizita e telefonata pėr Pashkė dhe Bajram.

Dr. Monsinjor Zef Oroshi, bėri fushatė pėr ndėrtimin e qendrave katolike e islame, bile nė listėn e emrave qė kanė kontribuar pėr blerjen e qendrės katolike ėshtė shėnuar emri i shumė shqiptarėve tė fesė islame. Shumė prej tyre nė fillim shkonin nė kishė, pėr tė dėgjuar predikimin e Dr. Mons. Zef Oroshit.

Pėr qendrimin e tij antikomunist, nėnat, vėllezėrit dhe motrat kishin pėsuar shumė nga regjimi diktatorial nė Atdhe. Zef Oroshi ishte aktiv nė tė gjitha veprimtaritė e Komunitetit Shqiptar tė Amerikės. Bėnte pjesė nė Kėshillin Drejtues tė Organizatės Panshqiptare “VATRA” tė Amerikės. Shkruante nė shtypin shqiptar tė diasporės. Kishte njė karakter tė fortė dhe ishte trim prej natyre. Shumica e besimtarėve gėzonin respekt pėr Dr. Mons, Zef Oroshin e Mirditės. Ai ishte shumė kryelartė pėr traditėn e vendlindjes. Mburrej me veprimtarinė e meshtarėve tė shquar nga kjo krahinė, sidomos me veprimtarinė fetare e kombėtare tė Abatit Preng Doēit, patėr Marlaskajt e shumė prelatė dhe meshtarė tė tjėrė qė historikisht mbetėn krenaria e trevave tė njohura tė Mirditės.

Dom Zef Oroshi ishte i gatshėm kurdoherė pėr drejtimin e ceremonive fetare e kombėtare. Nė vitin 1969 organizata “VATRA” kremtoi nė mėnyrė solemne 60 vjetorin e themelimit tė gazetės “Dielli” nė hotelin “Sheraton” nė Manhattan, ku morėn pjesė dijetarė tė shquar shqiptarė nga Amerika dhe Evropa, nė mesin e tė cilėve arbėreshė nga Kalabria qė erdhėn nė ShBA me njė aeroplan special.

Tė gjithė e pranojnė se ky pėrvjetor ishte njė ndėr kremtimet mė tė shkėlqyeshme tė shqiptarėve tė Amerikės ku dom Zef Oroshi i priu gjithė komunitetit nė njė meshė ceremoniale nė katedralėn e Shėn Patrikut. Kardinali i atėhershėm i New York - ut, Terence Cooke dhe Dr. Mons. Zef Oroshi celebruan meshėn pėr tė gjithė shqiiptarėt e pranishėm.

Libri: “Shkrimi i Shenjtė”, qė e pėrktheu ky prelat shqiptar ishte dhe mbetet sot e kėsaj dite njė kontribut i madh pėr besimtarėt shqiptarė katolikė... Me rastin e botimit tė librit, Papa Pali VI, Dr. Mons. Zef Oroshin e priti me respekt nė audiencėn e Tij nė Vatikan, e uroj me gjithė zemėr dhe bekime pėr njė punė kaq tė madhe nė fushėn e kulturės fetare dhe e shuguroi me titullin e lartė Monsinjor.

Nė vitin 1973, Dr. Mons. Zef Oroshi e ftoi nė kishėn tonė Nėnė Terezėn nė mėnyrė zyrtare dhe organizoi pėr Te njė meshė madhėshtore, ku morėn pjesė mijėra shqiptarė nga tė gjithė anėt e Amerikės dhe Canada. Ky veprim atdhetari tė flaktė, ishte njė gjest shumė patriotik, sepse atė ditė shqiptarėt, patėn rastin, nderin dhe kėnaqėsinė e veēantė tė njihen pėr s’afėrmi me Nėnė Terezėn. Kjo meshė mbetėt njė ndėr kujtimet mė tė shkėlqyera pėr tė gjithė shqiptaro - amerikanėt.

Dr. Mons. Zef Oroshi themeloi Qendrėn Shqiptare dhe mė vonė me ndihmėn e besimtarėve tė tjerė ndėrtoi Kishėn Katolike. Pasardhėsve tė tij, kjo pėrvojė u shėrbeu pėr tė bėrė vepra tė mėdha dhe tė sukseshme. Tė gjithė shqiptarėt e veēanėrisht udhėheqėsit fetar, kanė merita tė mėdha pėr ndėrtimin e kishės sė re. Mendoj, se nuk duhet harruar Dr. Mons. Zef Oroshi, i cili nė kushte tė vėshtira vuri themelet e fesė katolike shqiptare kėtu nė Amerikė dhe punėt qė bėhen sot nė kėtė drejtim janė vazhdim i misionit tė prelatit tė ndritur atdhetar shqiptar, i cili ndėrroi jetė 16 vjet mė parė me dhimbje tė madhe, qė nuk e pa mė Shqipėrinė dhe vendllindjen Oroshin e burrave tė shquar dhe tė njohur tė Mirditės.

Komuniteti shqiptar nė ShBA e veēanėrisht, ai i pėrkatėsisė fetare katolike, duhet tė pėrkujtojė ēdo vit me nderim kėtė meshtar, dijetar e atdhetar shqiptar, qė tėrė jetėn veproi pėr tė mirėn e ēėshtjes sė Atdheut.

Vdekja e vėllait tė madh Prendit e mundoi shumė Monsinjor Oroshin, dhe duhet thenė se kjo me sa duket ka qenė njė goditje e fortė nė zemrėn e tij. Dhe qė nga ajo ditė, ai gjithnjė e mė tepėr po binte shpirtėrisht nga gjendja shėndetėsore.

Njė ditė mė tha: “E pyeta vėllain e madh Prendin, kur ishim nė Shqipni asokohe, se ēfarė duhet tė baj a tė largohem nga Atdheu apo tė qėndroj bashkė me ju. Ai (vėllai) mė tha Dom Zef, duhet tė shpėtosh ti, sepse je nji dėshmitar i shumė krimeve qė ka fillue tė baj komunizmi kundėr Klerit Katoilik e popullit shqiptar, ndėrsa pėr ne tė bėhet ēka ka thanė Zoti”.

Nė kėtė mėnyrė familja e Monsinjor Oroshit, pėrjetoi burgjet mė tė tmerrshme dhe kampet e pėrqėndrimit nė shumė sketerra tė Shqipėrisė, ku vdiqėn, keqtrajtuan, pushkatuan me qindra e mijėra shqiptar tė pafajshėm. Edhe motra e tij, Luēia gjendet edhe sot me banim nė Lushnje, si pasojė e internenimeve qė pėsoi kjo familje.

Veprat dhe puna e tij do tė mbetėn nė kujtimin tonė pėrgjithmonė. Ai ruajti gjuhėn shqipe tė pastėr pa bastardhimet qė e munduan gjuhėn shqipe nė Kongresin e Ēdrejtshkrimit nė vitin 1972 nė Tiranė, ku gjuha e ėmbėl dhe e bukur gegė u masakrua, menjėherė mbas masakrimit e pushkatimit tė bijve mė tė mirė tė populit shqiptar qė jetonin nė Shqipėrinė e Veriut.

Enver Hoxha mendonte se me kėtė veprim do tė zhdukte Klerin Katolik dhe besimtarėt e saj, por nė fakt ai i bėri njė nder Katolicizmit, duke i kthyer sot nga Selia e Shenjtė nė Martir tė Elterit, pėr shembullin e tyre nė mbrojtje te doktrinės sė krishterė dhe grigjės sė vet qė e donin dhe e respektonin me veneracion.

Klerikėt patriotė si Dr. Mons. Zef Oroshi meritojnė, qė pėrkujtimet tė bėhen tradicionale. Frytet e punės sė tij i gėzojmė ne sot. Shpresoj e besoj, se pėrvjetorėt e tjerė tė lindjes ose kalimit nė amshim tė pėrkujtohen nė mėnyrė tė denjė, siē e meriton njė prelat i tillė i pėrkushtuar tėrėsisht trinomit tė pandarė “Fe - Atdhe – Pėrparim ”. Veprat e puna do tė mbetėn nė kujtimin tonė pėrgjithmonė.

Ky ėshtė njė mesazh i shkurtėr pėrkujtimi e nderimi me shumė respekt pėr jetėn dhe veprėn e prelatit tė shquar tė kombit tonė e shqiptaro – amerikanėve nė vecanti, mbasi prej vitesh, po punoj njė libėr monografi shkencore, e cila pret sė shpejti botimin.


Marre nga http://www.mirdita.net/domZ.oroshi.htm