Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Groupthink:

  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Groupthink:

    "Groupthink" perben nje kapitull te madh te shkencave shoqerore dhe sidomos te atyre analizave qe mundohen te shpjegojne vendimet e caktuara. Megjithate kjo teme perben nje perjashtim nga keto kendveshtrime te strukturalizuara prodhueshmerisht!





    Sic do te thote edhe fjala, mendimi i grupit/groupthink eshte dicka e vecante nga mendimi i personit individualisht. Por kjo nuk do te thote se njera nuk ndikon tjetren. Biles edhe qellimi i kesaj teme eshte qe te shfaqi kete lloj lidhjeje, dhe me shume variantin e dyte : ndikimin e mendimit te grupit mbi mendimin individual.

    Njeriu sic do thoshte Aristoteli eshte 'qenje qytetare' (politiko on), ku me kete shprehje Aristoteli donte te thoshte se njeriu nuk mund te bej ndryshe vecse te jetoj ne grup/shoqeri dhe te mendoje grupalisht apo politikisht.

    Pra nga vet natyra e tij njeriu nuk mund te bej ndryshe vecse te jetoje ne grup. Dhe sipas postit dhe raporteve te tij ne grup ai klasifikon vetveten. Me pak fjale vetem ne grup njeriu gjen vetveten. Sepse jashte tij njeriu, sic do thoshte Aristoteli, do ishte ose Zot ose kafshe! Pra me pak fjale njeriu nuk mund te jetoje i ndare nga shoqeria/grupi/komuniteti.

    Megjithate brenda grupit individi shume here krijon dhe kultivon personalitetin e vet midis mendimit te tij individual. Ky mendimi individual duket qe nga vendimet e tij dhe nga raportet qe krijon e deri tek moda apo gustot ne shijet e tij.

    Megjithate ekziston edhe mendimi i shumices, i cili do s'do ndikon ne mendimin tone individual. Eshte ky mendim i cili shume here arrin te gjunjezoje mendimin tone individual perballe mendimit te grupit. Eshte ky mendim qe na imponohet cdo dite : ne nivelin kombetar midis shtypit, ne nivelin fetar midis predikimeve, ne nivelin ideologjik midis fjalimeve partiake etj. etj. etj.

    Keshtu vjen nje moment qe mendimi jone eshte kthyer ne pjesen e nje mendimi tjeter me te gjere qe ndryshe quhet 'groupthink'.



    Karakteristikat:

    Mendimi jone individual eshte shume here me i dobet se groupthink per vet shkakun se ka vetem nje mbeshtetje, ate tonen, kurse groupthink ka mbeshtetjen e shume personave invidualisht por edhe te shume personave bashkarisht.

    Keshtu nese nje djal ka deshire te ngacmoje nje femer e ka shume here me te lehte kur ndodhet sebashku me shoket e vet (sepse ky mendim ktehet ne nje imponim te perbashket, grupi mendon keshtu dhe une duhet te bej keshtu), kur nje udhehqes do te shpalli nle lufte kerkon mbeshtetje popullore, keshtu edhe ushtari e ngren me lehte armen kur shikon te tjeret, kur nje besimtar deshiron te besoje me teper i drejtohet bashkefetareve te vet etj. etj. etj.

    Keshtu ne kundershtim me mendimin individual mendimi grupal eshte mendim i forte. Grupi ndjehet i bashkuar dhe i pathyer per shkak se ekziston nje mendim qe "te gjithe" e perqafojne dhe e favorizojne. Keshtu akoma edhe kur mendimi individual i dikujti e ven ne dyshim mendimin grupal ky individ ne brendesine e tij ndjehet fajtor ose i pasigurte -shume here- per shkak te trysinise qe shkakton mendimi grupal.

    Prandaj edhe ne shume raste neve na ben pershtypje sesi ne mendimet e meparshme grupale te gabuara ekzistonte kaq shume mbeshtetje dhe kaq pak kundershtim.



    Rezultati:

    Groupthink i lejoi njeriut te eci perpara, i lejoi qytetrimit te ndertohet etj. sepse i dha njeriut nje force qe individualisht nuk mundej te zbulonte.

    Por nga ana tjeter u be vegla e luftes, vegla e fanatizmit fetar e kombetar, vegla e genocideve, vegla e shkatrimeve.... u be vegla qe i tha njeriut 'behu edhe ti moster' per hir te mendimit grupal ( i cili mendim grupal shume here ishte prodhim i nje influence te cmendur individuale ne bashkpunim me nje optimizem te tepert grupal).




    Rreziku me i madh:

    Te shuash kompletisht mendimin tend individual per hir te mendimit grupal!


    miqesisht Eriusi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Rezultati:

    Groupthink i lejoi njeriut te eci perpara, i lejoi qytetrimit te ndertohet etj. sepse i dha njeriut nje force qe individualisht nuk mundej te zbulonte.

    Por nga ana tjeter u be vegla e luftes, vegla e fanatizmit fetar e kombetar, vegla e genocideve, vegla e shkatrimeve.... u be vegla qe i tha njeriut 'behu edhe ti moster' per hir te mendimit grupal ( i cili mendim grupal shume here ishte prodhim i nje influence te cmendur individuale ne bashkpunim me nje optimizem te tepert grupal).




    Rreziku me i madh:

    Te shuash kompletisht mendimin tend individual per hir te mendimit grupal!
    ke shume te drejt

    kam lexuar ne nje kapitul te librit "Social Psychology" qe permendte "groupthink" dhe thote se mendimi me i vleshem eshte mendimi individuale sesa nje mendim i aprovuar nga te tere njerzit ne nje grup...nje studim eshte bere te shikoj si njerzit reagojn kur jane ne grupe...kur ka njerez qe nuk din cfare te bejn ne nje grup (ose te pakten sjan te sigurt) marrin mendimet nje personit...pshm disa student kishin disa opsione te zgjidhnin pshm: A- tavolina eshte 12 cm larg B- 10-cm larg - C-9 cm larg"...studenti i pare tha B...tjetri gjithashtu B, dhe te tjeret me rradh thane te njejten gje...kur ne fakt pergjigja me korrect ishte A-ja"...pra te besh pjes ne groupthink sdo te thote se do veprosh me mire, pasi nuk konsideron opsionet apo idet e tjera qe jane kundra mendimeve te nje grupit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 29-11-2005 mė 13:30
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nuk e kuptoj pse shtremberohen gjerat keshtu. Te flasesh diçka tjeter per tjeter, kjo eshte te mbyllesh qysh ne fillim horizontin e mendimit. Thellesia e mendimit merr arratine kur ai flet per diçka qe nuk qendron ne asgje.

    Duhet sqaruar diçka : Aristoteli nuk ka thene aspak qe njeriu eshte nje qenie qytetare (politiko on) por njeriu eshte nje "kafshe politike" (zoon politikon). Dhe ai nuk thote aspak qe njeriu nuk mund te jetoje i paorganizuar politikisht (nga fjala polis - qytet), por ai thote qe njeriu jeton keshtu me mire.

    Ai thote qe organizimi politik e ben jeten me mire, dhe merr shembuj popujt barbare (te huaj) ne perendim te Europes qe jane teper te rrembyer dhe ata aziatike teper te qullet.

    Aristoteli thote gjithashtu qe jo te gjithe greket jetojne ne qytet (polis) por vetem nje pjese e tyre (ne Athine), dhe se kjo menyre te jetuari çonte ne civilizim, çka ishte shume me e mire per tu jetuar.

    Dhe ajo çka me habit eshte qe Kryeplaku ve perballe njera-tjetres dy gjera : mendimi vetjak dhe mendimi i grupit. Por nuk eshte aspak keshtu : grupi nuk ka mendim, ai ka vetem opinion. Por opinioni eshte krejt tjeter nga mendimi. Mendimi eshte cilesi dhe veçori e nje individi, dhe mendimi nuk eshte kurre diçka qe lufton me ndonje gje apo me realitetin per t'iu kundervene atij. Mendimi mendon sepse ai mendon. Kurse opinioni permbledh gjithçka qe mund te futet tek psikologjia e sociologjia e keshtu me rradhe, dhe ai nuk eshte mendim i paster.

    Sepse po te ishte ashtu siç thote Kryeplaku, do te kishim qe edhe turma ka mendim, edhe nje lukuni njerezish duke vrapuar pas dikujt per ta linçuar ka nje mendim. Por keto jane absurditete qe çdokush i kupton menjehere.

    Problemi qendron ketu tek legjitimiteti : mbreti mbledh keshilltaret e tij dhe u kerkon atyre nje kendveshtrim, nje opinion, (ne frengjisht avis) dhe jo nje mendim (pensée). Dhe pasi i ka shoshitur mire ne koken e vet, pro dhe kunder, ai merr nje vendim. Ne vendimin e tij mund te kete nje pakice qe do te ndjehet e cenuar, por keshtu eshte. Legjitimiteti vendos.

    Kurse ne lidhje me mendimin e ketyre te cenuarve nuk ka ndryshuar gje. Nje grup ku une bej pjese mund te me beje te ndryshoj opinionet por jo mendimet !

    Kaq se e di qe do rropatemi kot me kot, si gjithmone kur problemi nuk kapet drejt.

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Nuk e kuptoj pse shtremberohen gjerat keshtu. Te flasesh diçka tjeter per tjeter, kjo eshte te mbyllesh qysh ne fillim horizontin e mendimit. Thellesia e mendimit merr arratine kur ai flet per diçka qe nuk qendron ne asgje.

    Duhet sqaruar diçka : Aristoteli nuk ka thene aspak qe njeriu eshte nje qenie qytetare (politiko on) por njeriu eshte nje "kafshe politike" (zoon politikon). Dhe ai nuk thote aspak qe njeriu nuk mund te jetoje i paorganizuar politikisht (nga fjala polis - qytet), por ai thote qe njeriu jeton keshtu me mire.
    Nuk e di nga kush parashtese libri i ke lexuar keto..... por une kisha fatin te lexoje vet Aristotelin ne gjuhen me te cilen i shkruajti (greqishten e lashte), dhe e dhash edhe ne provim biles!

    Saper 'zoon' apo 'on' nuk po e vej doren ne zjarr -se fundja fundit sa me shume lexon dikush, me shume harron-, sepse nuk ekziston ndonje ndryshim qe do tjetersonte kuptimin, por saper 'politikon' sigurisht qe Aristoteli nuk donte te thoshte ate qe perkthen ti, kishte parasysh njeriun qe jeton ne grup e jo politikanin! Edhe nese akoma mendimi grupal me mendimin politik ishin sinonime ne Greqine e Lashte nuk ndodh e njejta gje sot, per me teper lexo cdonte te thoshte politika per Greket e Lashte!

    Sidoqofte edhe fjala 'zoon' nuk perkthehet kafshe por gjallese (nuk e di a e kupton ndryshimin?) sepse kafsha apo shtaza tek Aristoteli apo tek shkrimet e tjera referohej 'thirion'! Pra akoma edhe 'zoon politikon' (qe duhet te jet referimi i sakte) do ishte me afer 'qenjes' apo 'gjalleses' 'qytetare' apo 'sociale/ grupale' sesa afer nje 'shtaze/kafshe politikane'. 'Kafshe' perkthehet nga Greqishtja dhe jo nga Greqishtja e Lashte! Ky konfuzion me detyroi edhe mua qe mbas nje perkthimi ne thonjeza te jap edhe nje fjali plus per sqarim domethenes.

    Pra diturite e tua te Greqishtes, apo te atij qe lexove, nuk ju japin te drejten te perktheni Greqishten e Lashte!

    Saper te tjerat une ta kam thene edhe here tjeter, nuk flasim te njejten gjuhe!

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    por une kisha fatin te lexoje vet Aristotelin ne gjuhen me te cilen i shkruajti (greqishten e lashte),

    Saper te tjerat une ta kam thene edhe here tjeter, nuk flasim te njejten gjuhe!
    Ah, e kuptova me ne fund. Me mire nuk mund ta thuash

    POR... aq me ben qe ju nuk flisni gjuhen time. E kunderta do te ishte katastrofike per mua. Nje mish-mash teorish nga me bajatet, nga ato te altermondialisteve (ndihme ! na mbyti shoqeria, na mbyti kapitalizmi !), dhe ē'eshte me e keqja, ne kete mish-mash nuk gjen qofte dhe nje ide ku mund te kapesh.

    Nejse, u mesuam tani...

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Ah, e kuptova me ne fund. Me mire nuk mund ta thuash

    POR... aq me ben qe ju nuk flisni gjuhen time. E kunderta do te ishte katastrofike per mua. Nje mish-mash teorish nga me bajatet, nga ato te altermondialisteve (ndihme ! na mbyti shoqeria, na mbyti kapitalizmi !), dhe ç'eshte me e keqja, ne kete mish-mash nuk gjen qofte dhe nje ide ku mund te kapesh.

    Nejse, u mesuam tani...
    Sidoqofte e kam per detyre te ta rikujtoje se gjendesh ne Nenforumin e Filozofise!
    Dhe nese te gjithe Filozofet do te kishin te drejte atehere bota do te kishte marre fund me kohe!

    Por megjithate vet filozofet nuk ishin aq naive sa dukeshin. Prandaj kur shkruanin fillonin me frazen 'shpresoj' apo 'besoj'. Nga andej e tutje shkrimet e tyre perbenin nje 'tave fure' ku sejcili kepuste dicka dhe e hante direkte apo i hidhte njecik kripe, vaj apo uthull siper dhe e hante te perpunuar. Me i humburi dilte ai qe nuk hante asgje!

    Pra nese ti nuk do te hash asgje mos i ri fures (Forumit te Filozofise) prane se te shtohet urija, dhe keshtu edhe dhimbja! Shtepia jone (FSH) nuk ka vetem fure, ka edhe televizor, ka radio, ka 'drite' etj. etj. Pra shko andej nga jo te ngrenat!

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ika kryeplak ika, jeni bere ne kete FSH nje grumbull rrefenjesish, me ne krie krietarin dhe nje Niēe te dyte, qe tregoni lloj lloj historish furrash...

    Mbetē me shendet kryeplako, kur te mbaroni na beni te ditur rezoluten e Internacionales se peste ! Grusht bashkuar, djema, ja ashtu ju paēa...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •