"Groupthink" perben nje kapitull te madh te shkencave shoqerore dhe sidomos te atyre analizave qe mundohen te shpjegojne vendimet e caktuara. Megjithate kjo teme perben nje perjashtim nga keto kendveshtrime te strukturalizuara prodhueshmerisht!
Sic do te thote edhe fjala, mendimi i grupit/groupthink eshte dicka e vecante nga mendimi i personit individualisht. Por kjo nuk do te thote se njera nuk ndikon tjetren. Biles edhe qellimi i kesaj teme eshte qe te shfaqi kete lloj lidhjeje, dhe me shume variantin e dyte : ndikimin e mendimit te grupit mbi mendimin individual.
Njeriu sic do thoshte Aristoteli eshte 'qenje qytetare' (politiko on), ku me kete shprehje Aristoteli donte te thoshte se njeriu nuk mund te bej ndryshe vecse te jetoj ne grup/shoqeri dhe te mendoje grupalisht apo politikisht.
Pra nga vet natyra e tij njeriu nuk mund te bej ndryshe vecse te jetoje ne grup. Dhe sipas postit dhe raporteve te tij ne grup ai klasifikon vetveten. Me pak fjale vetem ne grup njeriu gjen vetveten. Sepse jashte tij njeriu, sic do thoshte Aristoteli, do ishte ose Zot ose kafshe! Pra me pak fjale njeriu nuk mund te jetoje i ndare nga shoqeria/grupi/komuniteti.
Megjithate brenda grupit individi shume here krijon dhe kultivon personalitetin e vet midis mendimit te tij individual. Ky mendimi individual duket qe nga vendimet e tij dhe nga raportet qe krijon e deri tek moda apo gustot ne shijet e tij.
Megjithate ekziston edhe mendimi i shumices, i cili do s'do ndikon ne mendimin tone individual. Eshte ky mendim i cili shume here arrin te gjunjezoje mendimin tone individual perballe mendimit te grupit. Eshte ky mendim qe na imponohet cdo dite : ne nivelin kombetar midis shtypit, ne nivelin fetar midis predikimeve, ne nivelin ideologjik midis fjalimeve partiake etj. etj. etj.
Keshtu vjen nje moment qe mendimi jone eshte kthyer ne pjesen e nje mendimi tjeter me te gjere qe ndryshe quhet 'groupthink'.
Karakteristikat:
Mendimi jone individual eshte shume here me i dobet se groupthink per vet shkakun se ka vetem nje mbeshtetje, ate tonen, kurse groupthink ka mbeshtetjen e shume personave invidualisht por edhe te shume personave bashkarisht.
Keshtu nese nje djal ka deshire te ngacmoje nje femer e ka shume here me te lehte kur ndodhet sebashku me shoket e vet (sepse ky mendim ktehet ne nje imponim te perbashket, grupi mendon keshtu dhe une duhet te bej keshtu), kur nje udhehqes do te shpalli nle lufte kerkon mbeshtetje popullore, keshtu edhe ushtari e ngren me lehte armen kur shikon te tjeret, kur nje besimtar deshiron te besoje me teper i drejtohet bashkefetareve te vet etj. etj. etj.
Keshtu ne kundershtim me mendimin individual mendimi grupal eshte mendim i forte. Grupi ndjehet i bashkuar dhe i pathyer per shkak se ekziston nje mendim qe "te gjithe" e perqafojne dhe e favorizojne. Keshtu akoma edhe kur mendimi individual i dikujti e ven ne dyshim mendimin grupal ky individ ne brendesine e tij ndjehet fajtor ose i pasigurte -shume here- per shkak te trysinise qe shkakton mendimi grupal.
Prandaj edhe ne shume raste neve na ben pershtypje sesi ne mendimet e meparshme grupale te gabuara ekzistonte kaq shume mbeshtetje dhe kaq pak kundershtim.
Rezultati:
Groupthink i lejoi njeriut te eci perpara, i lejoi qytetrimit te ndertohet etj. sepse i dha njeriut nje force qe individualisht nuk mundej te zbulonte.
Por nga ana tjeter u be vegla e luftes, vegla e fanatizmit fetar e kombetar, vegla e genocideve, vegla e shkatrimeve.... u be vegla qe i tha njeriut 'behu edhe ti moster' per hir te mendimit grupal ( i cili mendim grupal shume here ishte prodhim i nje influence te cmendur individuale ne bashkpunim me nje optimizem te tepert grupal).
Rreziku me i madh:
Te shuash kompletisht mendimin tend individual per hir te mendimit grupal!
miqesisht Eriusi
Krijoni Kontakt