Postuar më parë nga Igli_Vlonjati
Jo vetem ti ..po tgjith ne!
Postuar më parë nga Igli_Vlonjati
Jo vetem ti ..po tgjith ne!
“Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”
urime Nga Zemra Gjithe Shqiptareve Anembane Botes Kudo Ata Qofshin Gezuar 28 Nendorin Festen E Flamurit Dhe Te Panvaresise
DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....
Postuar më parë nga Eminemka
SA BUKUR ESHTE TE JESH SHQIPTAR
Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni
Skenderbeu me ne fund edhe ne Shkup - shikoni video inserte
http://www.28nentori.com/Lajme/26.html
My silence doesn't mean I am gone!
Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti në fillim e ftoi Ahmetin me fjalët:
"Komandnant, amanetin me të cilin më obliguat që të sjellë Skëndërbeun këtu e çova në vend".
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij para popullit të tubuar tha:
"Të respektuar vëllezër dhe motra, të respektuar përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të diplomacisë ndërkombëtare, të respektuar vëllezër që keni ardhur nga Kosova dhe Shqipëria, dëshiroj t'u falënderoj për respektin që na i bëni këtu. Ne shqiptarët nga Maqedonia për herë të parë festojmë të gjithë së bashku, prej Strugës deri në Kumanovë, prej Dibrës dhe Manastirit, Shkupit, Tetovës. Të gjithë jemi tubuar këtu për herë të parë të festojmë së bashku me heroin tanë në vend, Ballkan dhe Evropë, me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun.
"Krenaria jonë dhe e juaj", tha Ahmeti, "është që ne në qytetin tonë ta kemi Skenderbeun. Me këtë rast ju falënderoj të gjithë juve prej kudo që keni ardhur. I falënderoj edhe miqtë tanë nga bashkësia ndërkombtare. Më lejo që në këtë ditë të madhe historike për popullin shqiptar ta falënderoj edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Xhorxh Robertson, ambasadorët Batler, Bigman, Seri, Fejth, komandantët e NATO forcave për Evropë, miqtë tanë Nikollas Bërns Xhejms Perdju dhe Solana, Lene dhe të tjerët nga Uashingtoni dhe Brukseli, si dhe pasardhësit e tyre të cilët tani janë këtu".
Ahmeti në fjalimin e tij më tej tha: "Ky nëntor do të shënojë fitore jo vetëm për ne shqiptarët, por për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Dujet të përshëndetet, guximi, të gjith nismat që janë ndërmarrë deri tani, si nga institucionet e mëparshme ashtu edhe nga ato të tanishmet. E përshëndes edhe guximin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Lubisha Georgievskin për praninë e tij në Akademinë solemne në Teatrin popullor të Maqedonisë dhe këtu në zbulimin e përmendores. Skenderbeu u takon të gjitha vlerave Evropiane", tha mes tjerash Ali Ahmeti.
Në solemnitetin e sotëm në mesin e të pranishmëve të numërt, ishin edhe nënkryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Gabriella Konevska Trajkovska, ministri i Financave Trajko Sllavevski, deputetë dhe personalitete tjerë.
Manifestimi i sotëm i zbulimit të përmendores së Skenderbeut filloi me akademi solemne në Teatrin Popullor të Maqedonisë, e në organizim të Shoqatës së historianëve dhe komunës së Çairit. Me këtë rast u mbajt edhe defile folklorike nga TPM-ja deri në sheshin e Skenderbeut.
Sonte me rastin e vendosjes së përmendores së Skenderbeut do të mbahet edhe hepening muzikor.
Gurthemeli i bazamentit ku do të qëndrojë monumenti i Skëndërbeut në Shkup u vendos më 28 nëntor të vitit 2005.
Monumenti i Skëndërbeut është i mbuluar me bronz dhe peshon 2,7 tonë, ndërsa së bashku me bazamentin do të jetë i lartë shtatë metra, kjo njëkohësisht e bën shtatoren më të lartë në Maqedoni. Busti është punuar nga skulptori shqiptar Thoma Thomai Dhamo.
Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 28-11-2006 më 13:47
My silence doesn't mean I am gone!
Gezuar dhe urime festa e 28 nentorit te gjitheve shqipetareve anemban rruzullit tokesor GEZUAR 28 NENTORI .
Dhe urime busti i legjendes Shqipetare dhe Europiane Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Viti 2007 te na gjej te gjithe Shqipetaret me te bashkuar.
E pashe ceremonine LIVE tek ALSAT dhe perjetova emocione te fuqishme.
fantastike.emocionuese vertete.urime festen te gjitheve pa perjashtim ne kete forum.skenderbeu po na bashkon perseri.
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
Krijoni Kontakt