Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 103
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2006
    Postime
    98
    po e presim Skenderben,
    ai ne Shkup po na vjen.
    E, njeh mire Skenderbeu Shkupin, se njehere shpata e tije preu turkun per kte qytet
    mir se vjen

  2. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Rëndësia Historike e Skënderbeut në Shkup

    Mr:Skënder Asani

    Sipas burimeve të shumta të autorëve të periudhës së antikitetit, mund të provohet se në malet përreth Shkupit e më gjerë elementin dardanë e gjejmë që nga periudha e neolitit. Ndërsa sipas tyre qyteti antik i Skupit ishte themeluar në shekullin e IV p.k nga dardanët, të cilin e kthyen edhe në kryeqendër të tyre. Si në gjithë Dardaninë edhe në Skup ( Shkup )në këtë periudhë filloi formësimi i kulturës me elementet autoktone midis tyre edhe kultura dhe ndërtimi i veçantë, që dallonte nga ndërtimet helene. Kjo ngritje e nivelit te lartë e ndërtimit në këtë qytet kishte lënë mbresa të shumta tek ata që kaluan nëpër këtë qytet dhe pastaj nga frymëzimi që morën e shkruajtën shumë shkrimtarë helenë e romak për bukuritë që mahnitnin të gjithë. Për fatë të keq me kalimin e kohës këto objekte pësuan dëmtime madje i humbën gjurmët .E gjithë kjo ndodhi për këto arsye :

    1. Kjo ndodhi për shkak të faktorit natyrë, ku krahas dy tërmeteve të mëdha që rrënuan Shkupin në themel ( ai i vitit 518 dhe 1963 ), vërshimet e shumta, si dhe djegia e tij për shkak të shfaqjes së mortajës vdekjeprurëse ( të vitit 1699 ).Nga këto fatkeqësi natyror Shkupi do të humb shumë monumente nga periudha e antikitetit dhe mesjetës .

    2. Për shkak të pozitës gjeostrategjike që kishte Shkupi, gjatë periudhave të ndryshme ka bërë që atë ta lakmonin pushtues e hordhitë barbare që nga keltët, romakët, hunët, sllavët ( serbët, bullgarët ) e osmanët. Këta pushtues u sollën në mënyrë të vrazhdë ndaj monumenteve iliro-shqiptare të këtij qyteti si dhe mbarë Dardanisë .

    Për sa më sipër gjatë historisë mijavjecare të këtij qyteti pushtuesit e ndryshëm hartuan edhe elaborate të ndryshëm për të asgjësuar në mënyrë sistematike lidhshmërinë iliro – shqiptare të Shkupit, që pas shkatërrimit të monumenteve ata të thirren “se ky qytet na ishte kryeqendër e perandorive sllavo-ballkanike”.

    Edhe pushteti maqedon pas Luftës së Dytë Botërore u përpoqën në mënyrë sistematike të shkatërrojnë gjithçka që kishte të bënte me trashëgiminë iliro – shqiptare të këtij qyteti. Nga kjo politikë diskriminuese ka rezultuar që çdo kërkesë për ngritjen e ndonjë monumenti kulturoro historik të shqiptarëve në këtë shtet, të vlerësohet si faktor i cili rezikon sovranitetin e shtetit. Kjo politikë asimiluse e instutucioneve shtetërore ka bërë që shqiptarët në Republikën e Maqedonisë të mos kenë asnjë monument kulturoro historik nën mbrojtjen e shtetit. Këto instutucione shtetërore punojnë me një strategji të hartuar mirë kur janë në pytje shqiptarët, duke vënë në jetë maksimën se shqiptarët mund të kenë “vetëm objekte të kultit dhe asgjë më tepër”. Me këtë politikë ata dëshirojnë që të fusin huti dhe përçarje në popull dhe pastaj të dalin me tezën se shqiptarët nuk janë autoktonë në trojet e tyre shekullore.

    Ngulmimi nga ana e Këshillit për të jetësuar ngritjen e monumentit të kolosit-Gjergj Kastriotit Skënderbeut në kryeqendrën e Dardanisë, me shumë bindje mundë të konstatohet si një kthesë e madhe historike për të rikonfirmu dhe vulosur shqiptarësia e këtijë qyteti të lashtë iliro-shqiptar. Nga ana tjetër, ky akt do të bëjë cop e grimcë projektet e mëdha serbe,greke dhe bullgare për të kolinizuar dhe për tu thirur si trashigimtarë të vetëm të këtijë qyteti.

    Me përurimin e këtij monumenti në Shkup do të jetësohej amaneti i shumë dëshmorëve që dhanë jetën ndër shekujsh për shqiptarësinë e këtijë qyteti.Jetësimi i këtijë monumenti do të reflektojë energji pozitive në disa drejtime: shqiptarët do të ndjehen më të relaksuar se edhe figurat e tyre kombëtare po respektohen; ndërsa shqiptarët këtijë qyteti po ja dhurojnë figurën universale.Për këtë arsye elita politike dhe intelektuale maqedonase duhet që të rrezatojë energji pozitive, se Shkupi si kryeqendër e Republikës së Maqedonisë do ti bashkangjitet kështu metropolave të tjera europiane.Reagimet pozitive nga pala maqedonase në rastin konkret do të jepte sinjale të qarta faktorit politik europian se maqedonia respekton multnicitetin dhe kahjet se është në vazhdën e angazhimit të vërtet për tu integruar në instuticionet euro-antlantike; ky monument do të sfidojë Maqedoninë se a do të kemi një bashkjetesë mes etnive të ndryshëm, apo do të shkohet kah retorika e etnocentrizmit e përcjellur me një politikë shoveniste që do të sjell në situata konfliktuoze dhe do të paraqiste prova se ky shtet nuk mund të jetë i qëndrushëm dhe se stabiliteti i tijë do të jetë i brishtë e i paperspektivë dhe i dënuar të dështojë.

    Sheshi që do të mbajë emrin e këtijë heroi emblematik për popullin shqiptarë dhe universal, me padyshim se do të luaj rolin e mirkuptimit afrimit dhe kultivimit të tolerancës ndëretnike në kryeqendër.

    Për sa më sipër konsiderojmë se ngritja e monumentit të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut në Shkup jo vetëm që përbën një akt civilizues evropian, por edhe human, sepse ia kthen krenarinë kulturës së lashtë dardano – arbërore këtij qyteti.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #33
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Urime vellezer

    Urime vellezer per ardhjen e Heroit tone Kombetar edhe tek vendi i tij i okupuar na rraca e flliqet sllavo-maqedonese.Do tju kisha lute qe te na jepni ma shume infomrmacione rreth itinerarit te levizjes se shtatores se Heroit tone ne drejtim te Shkupit dhe mundesisht nese dikush nga televizionet tona shqiptare satelitore do e transmetojne live marrshimin e tij historik drejt tokes se tij, drejt qytetit te tij.Une ndodhem larg dhe vetem transmetimi televiziv live mund te me kenaqe.Nuk e harroj kurre levizjen e simbolit tone drejt Prishtines dhe rrespektin qe ja bene ketij simboli te gjithe qytetaret pa dallim edhe pse informacionet e levizjes se tij drejt Prishtines ishin teper sekrete.Do ju bej nje apel te gjithe vellezerve te mij ne Maqedoni por edhe te te gjithe atyre qe i thone vetes shqiptare te braktisin cdo pune dhe cdo gje dhe me makina apo ne kembe te shoqerojne Simbolin tone drejt tokes se tij.Ti tregojme botes por ma shume rraces shkine qe kush jemi.Edhe nje keshille vellezer.Jam shume i sigurte qe rraca e flliqet ka me be provokime qysh ne kufi ku mund edhe te mos lejojne kalimin e tij prandaj sa me shume te jene ne Qafe-Thane aq ma mire.Ishalla do zoti dhe kortezhi i makinave ashte nga Qafe-Shana deri ne Shkup.Nuk e di nese qeveria e maqedonise ka pregaditur pritjen e Tij ushtarake apo jo.Por edhe nese ata e injorojne nderimin ushtarak ashtu siq i takon Atij dhe ashtu siq ja bene Forcat e Armatosura te Shqiperise dhe Trupat e Mbrojtjes se Kosoves me rastin e marrshimit te Tij historik drejt Prishtines rendesi ka qe NE gjaku shqiptar ti bejme rrespektin maksimal.Do te kisha shume deshire qe ne cdo qytet shqiptar ku Ai do kaloje te mos kete rruge te pambushur nga shqiptaret dhe boriat e makinave ti shurdhojne rracen e fllicte Edhe nji here ju lutem cdo informacion mbi tranmetimet televizive satelitore dhe itinerari i levizjes se Simbolit tone drejt tokes se tij te mohuar eshte i vlefshem ketu ne forum
    urime urime

  4. #34
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Shkup, historianët sesion shkencor për Skënderbeun

    Shoqata e Historianëve shqiptarë në Maqedoni zhvilloi dje në Shkup një sesion shkencor kushtuar Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    Tryeza u mbajt në kuadër të përgatitjeve për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në një shesh në lagjen Çair të Shkupit.

    Sipas kryetarit të Shoqatës së Historianëve shqiptarë në Maqedoni, Nebi Dervishi, ky është një moment i rëndësishëm historik që lidhet edhe me historinë e lashtë të Shkupit.

    Takimi u zhvillua në shkollën fillore "Liria", pasi "Akademia e Shkencave të Maqedonisë i ka dyert të mbyllura hermetikisht për shqiptarët", Dervishi kërkoi që partitë si dhe intelektualët shqiptarë "të përpiqen për t'i hapur këto dyer".

    Kryetari i Bashkisë së Çairit, Izet Mexhiti, e cilësoi tribunën shkencore "një veprimtari të rëndësishme historike, nëpërmjet së cilës ndihmohen qytetarët e thjeshtë të kuptojnë rëndësinë dhe peshën që ka vendosja e monumentit të Skënderbeut në sheshin e Shkupit më 28 nëntor".

    Më 28 nëntor, para përurimit të monumentit të Skënderbeut, Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni do të mbajë një mbledhje solemne në Teatrin Shqiptar në Shkup.

    Takimi i djeshëm u mbështet nga komuna e Çairit, e cila do të zhvillojë dhe shumë veprimtari të tjera në kuadër të manifestimit "Skënderbeu edhe në Shkup", që filloi dje dhe merr fund më 28 nëntor.

    Shtatorja e Skënderbeut u punua nga skulptori Thoma Thomai. Ajo është e lartë 4,30 metra, me bazament rreth 3 metra.

    Për projektin e këtij monumenti me vlerë 120 mijë euro, hynë në garë mbi 13 skulptorë nga të gjitha trojet shqiptare.

    Shekulli/ G.S.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    e kur po na vjen de....... se morra vesh se ka vonesa.....

  6. #36
    Zemer-Luani Maska e KumanoWar
    Anëtarësuar
    29-08-2004
    Vendndodhja
    Kumanove Albani
    Postime
    57

    ahahh ska me ty bre

    Citim Postuar më parë nga Dreq-Kercovari
    Nga tema qe ishte u fruika thash qe qenka zgjuar skenderbeu duke marrshuar .
    Po shume mire po sdo te thote qe pse ka nje bust skenderbeu ne shkup shkupi do behet i shqiptarve?apo do nerroj noj gje .po gje e mire se e kemi si te shejnte ate Simbol na ka mbetur si bashkim kombetar.
    Skenderbeu ka monoment edhe ne wien po wena sesht e shqiptarve po let jet qati baj naj fotografi
    Nuk e dua jeten por jetoj per ty
    Nuk e dua veten sa te dua Ty
    KumanoWar

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ne kuader te festimeve te Nentorit Ministria e Kultures organizon javen kulturore te shqiptareve ne Maqedoni dhe mbreme kjo ngjarje startoi me gala koncertin e muzikes klasike ne shtepine e Armates ne Shkup.Mbreme isha edhe une dhe per fat te keq mbeta i zhgenjyer plotesisht nga qasja e pushtetareve te rinj ndaj kesaj ngjarje.Fillimisht duheshte te degjojme nje fjalim teper te dobet te Ministrit Beqiri i cili personalisht e lexoi me leter ne dore (nja kater apo pese pasuse) permbajtesisht te shkruara dobet me nje lexim shume te dobet qe edhe nje nxenes i klases se pare kishte lexuar me mire. Ministri Beqiri pastaj filloi ta lexoj edhe tekstin maqedonisht (ne fakt ne raste te tilla kete e ben perkthyesi zyrtar qe nuk shihet) e qe shkaktoi te qeshura te salle (per fat te keq per te ne salle kishte edhe shume intelektual maqedonas)Ne vazhdim e kishte sjell edhe perkthyesen e gjuhes angleze prane vehtes e cila poashtu me plot calime e gabime mezi e perfundoi tekstin anglisht. Turp i madh. Permbajta e tekstit as qe ka nevoje te komentohet si zakonisht kur nje ushtar partie e hymnizon partine nene e cila e vetmja ka bere te pamunduren per popullin shqiptar etj etj. Nje aspekt tjeter qe me ra ne sy ishte auditoriumi i pranishem i cili ishte i perbere nga ushtare te partise (90% meshkuj) te cilet nuk ishin ardh per koncertin por per nenen parti. Ne vecanti me ra ne sy perdorimi i mobileve nga ana e ushtareve te cilet pa hezitim perdornin fjale qe nuk perdoren ne evenimente te tilla dhe ne vend se te rrinin ne sale e ta degjonin koncertin rrinin koridoreve te veshur me kravata e kostume si te ishin dhender. Ne pergjithesi nivel shume i dobet i pushtetareve te rinj, nivel i nje tubimi klasik partiak ne nje paralagje te Tetoves apo Shkupit.

    Aty kishte shume intelektual maqedonas qe kishin ardh ti shohin vlerat kulturore shqiptare dhe per fat te mire muzicientet shqiptare (Blerim Grubi Sihana Badivuku e Deshira Ahmeti dhe nje flautiste e shkelqyeshme) qe u paraqiten e nxorren situaten me perfomimin e tyre fenomenal.

    TURP.

  8. #38
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Mbreme isha edhe une dhe per fat te keq mbeta i zhgenjyer plotesisht nga qasja e pushtetareve te rinj ndaj kesaj ngjarje.Fillimisht duheshte te degjojme nje fjalim teper te dobet te Ministrit Beqiri i cili personalisht e lexoi me leter ne dore (nja kater apo pese pasuse) permbajtesisht te shkruara dobet me nje lexim shume te dobet qe edhe nje nxenes i klases se pare kishte lexuar me mire. Ministri Beqiri pastaj filloi ta lexoj edhe tekstin maqedonisht (ne fakt ne raste te tilla kete e ben perkthyesi zyrtar qe nuk shihet) e qe shkaktoi te qeshura te salle (per fat te keq per te ne salle kishte edhe shume intelektual maqedonas)
    TURP.
    Aaa, kjo është rezultat i bashkim-vllaznimit sllavo-shqiptar! Mos u çudit, a e pe para 2-3 ditëve në përvjetorin e Universitetit Shtulit Gruevskin? Sa bukur lexonte, tekstin në gjuhë shqipe? Me ta mërzit edhe gjuhën...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ajo megjithate eshte e arritur Fjolla, kryeministri i Maqedonise ti thote ca fjale ne shqip. Megjithate po frigohem se eshte vetem nje perhapje serishme e mjegulles karshi (mos)sjelljes se ligjit per gjuhe dhe nje "deal" i vockel VMRO-PDSH per perfitime te vockla partiake.Se shpejti do te shihet fuqia e PDSH-se dhe inshalla jam gabim.Nuk ka ku te shkoje me larg ligji i gjuhes ja do te sillet ja nuk do te sillet.....apo perseri do te kemi ndonje "zavrzallam" te perhapjes se mjegulles :-)...Keshtu si ja ka filluar PDSH-ja koha per te nuk po punon.....

  10. #40
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Ajo megjithate eshte e arritur Fjolla, kryeministri i Maqedonise ti thote ca fjale ne shqip.
    If you ask my opinion, ky kryeministër as nuk plotëson kushtin bazë për të qenë kryeministër, por................................. mbase, goxha e arritur kjo e folmja e tij e shqipes, shqipes të cilën ta ndalon ty me e fol, po e folka vet ai! Pa le tazyrtarizoj ai gjuhën tonë e për me e fol e flasim vetë ne, bile edhe më bukur se ai, megjithëse jo aq bukur sa e meriton gjuha jonë.

    Pra, këto far gjeste hipokrite, janë vetëm pjesë e lojërave të ndyra politike, karshi komunitetit ndërkombëtar, se gjoja po bëjmë bashkëjetesë dhe po i përmirësojmë marrëdhëniet ndëretnike.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta
    Nga Korcar-L1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:39
  4. Skenderbeu ne mbreterine e Napolit dhe ne Rome
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •