Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 103
  1. #21
    copying is not illegal Maska e copy & paste
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    copy shop
    Postime
    5
    Shpallet konkursi për monumentin e heroit, me vlerën 200 mijë euro

    Skënderbe për shqiptarët e Shkupit

    B.Berberi

    Një Skënderbe në Shkup. Vlera 200 mijë euro. U shpall kështu zyrtarisht konkursi për një monument të heroit tonë kombëtar. Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit në Shkup, ku jetojnë 30 mijë shqiptarë, njoftoi dje në mesditë shpalljen e konkursit me afat prej 2 muajsh, për realizimin e monumentit. Kjo ndodh një muaj pasi u mor vendimi, dhe u bë i ditur në një ceremoni zyrtare në Shkup ku u vendos dhe guri i themelit në vendin ku do të ngrihet monument i Skënderbeut. Ka qenë shoqata shqiptare e historianëve të Maqedonisë e cila ka bërë këtë propozim i miratuar më pas edhe nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë. Kryetari Mexhiti tha për gazetën se është ngritur një komision i posaçëm që do të ndjekë të gjithë procesin dhe kryetar nderi i këtij komisioni është zgjedhur kreu i BDI z. Ali Ahmeti. Gjithashtu është siguruar edhe vlera monetare prej 200 mijë euro, aq sa mendohet të kushtojë realizimi i shtatores dhe derdhja e saj në bronz. “Do të kishim dëshirë që ky konkurs të fitohej nga një skulptor shqiptar, pasi në garë mund të hyjnë edhe projektet nga Shqipëria. Por sigurisht fitues do të jetë vepra më profesioniste”,- u shpreh kryetari i komunës së Çairit. Kështu, pas Prishtinës, qyteti i fundit ku u ngrit heroi ynë kombëtar, tani e mirëpret edhe Shkupi, menjëherë pas jubileut të 600 të lindjes së Gjergj Kastriotit.
    copy & paste një qëllim...

  2. #22
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shtatorja e "Skenderbeut" ne qender te Shkupit, do te shpallet ndertim pa leje

    Ora: 16:40
    Nga Ina Koxha


    SHKUP (16 Shkurt) -Shtatorja e Skenderbeut ne qender te Shkupit do te shpallet ndertim pa leje nese, nese paraprakishte nuk legalizohet edhe nuk kompletohet tere dokumentacioni. Kete qendrim sot e shfaqi Maja Muhic, zedhenese e kryetarit te qytetit te Shkupit, Trifun Kosotovski. Deklarata e saj ka ardhur si kunderpergjigje ndaj kerkeses per ndertimin e nje permendoreje te re te Skenderbeut, ne nje kohe kur as ajo ekzistuese nuk eshte me dokumentacion te rregullt.

    "Me rastin e deklarates se djeshme te kryetarit te komunes se Cairit Izet Mexhiti, per ndertimin e shtatores se Skenderbeut ne Carshine e Vjeter te Shkupit, qyteti i Shkupit thekson se nuk ka dorezuar dokumente te cilat mund te jene baze per ndretimin e caredo permendore, deklaroi Muhic ne konferencen e sotme per shtyp te mbajtur pikrisht per te sqaruar kete ceshtje. Qyteti i Shkupit apelon deri te pushteti qendror dhe partite qe t'i respektojne ligjet dhe te permbahen nga ndermarrja e cfaredo aktiviteti lidhur me ndertimin e permendores se Skenderbeut, derisa e njejta nuk i kalon te gjitha procedurat ligjore. Ne te kunderten permendoren do ta konsiderojme si ndertim pa leje", deklaroi Muhic.

    (Makfax/Balkanweb)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #23
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Kush po te vet ty more Fyromc , po provo me kundershtu

  4. #24
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    çka akoma se kane venduar statujen po me duket pak absurde me keto njerez he bela e madhe besoj qe- make don dhis- po u mbushen breket.kemi faje ne shqiptaret qe i lame te luajne me ne.

  5. #25
    Krenar Me Ty Maska e Dreq-Kercovari
    Anëtarësuar
    03-03-2004
    Vendndodhja
    Me Ty Gjithmone
    Postime
    104
    Nga tema qe ishte u fruika thash qe qenka zgjuar skenderbeu duke marrshuar .
    Po shume mire po sdo te thote qe pse ka nje bust skenderbeu ne shkup shkupi do behet i shqiptarve?apo do nerroj noj gje .po gje e mire se e kemi si te shejnte ate Simbol na ka mbetur si bashkim kombetar.
    Pike ne Zemer me ke Mbetur

  6. #26
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    GL Branch na trego ma shume per kete manifestim

  8. #28
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    GL Branch na trego ma shume per kete manifestim
    Shkupi lexoje ketu:

    http://www.tifozat.com/news.php?readmore=922

  9. #29
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shkupi, gati për monumentin e Skënderbeut

    Gjithçka është gati në Shkup, në vendin ku do të ngrihet monumenti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Këtë e bën të ditur kryetari i komunës së Çairit në Shkup Izet Mexhiti. Skulptori nga Tirana që ka realizuar veprën Thoma Thomai po bën ndërhyrjet e fundit mbi bazamentin ku do të vendoset monumenti ku Skënderbeu paraqitet me shpatë në brez i hipur mbi kalë. Anëtari i këshillit organizativ Haki Mustafa u shpreh se monumenti më datën 20 nëntor do të niset nga Tirana ku dhe është realizuar vepra e derdhur në bronz për në drejtim të Shkupit.

    Mustafa theksoi se për gjithë shqiptarët e Maqedonisë kjo do të jetë një ditë feste e madhe. Shoqata qytetare “Zgjohu” dhe dhe simpatizantët e klubit “Sloga Jugomagnat” me një flamur kombëtar shqiptar rreth 100 m i gjatë do të dalin në doganën e Qafë-Thanës për të pritur monumentin e Heroit dhe më pas do ta shoqërojnë përgjatë rrugës Strugë-Kërçovë-Gostivar-Tetovë dhe më datën 28 Nëntor Skënderbeu do të vendoset në Shkup. Për realizimin e kësaj vepre monumentale komuna e Çairit ka shpenzuar 120 mijë euro. Ideatori i gjithë këtij organizimi ka qenë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili nga Prishtina ka deklaruar se së shpejti heroi ynë kombëtar Skënderbeu do të vendoset edhe në Shkup.

    Kryetari i Komunës së madhe të shqiptarëve në këtë qytet të Maqedonisë, Izet Mexhiti dhe njëherzi edhe kryetari i komisionit organizativ ka pohuar se “me rastin e sjelljes së Skënderbeut në Shkup do të ketë një sërë aktivitetesh dhe manifestimesh duke filluar nga sesion shkencor kushtuar kësaj figure deri tek shfaqjet teatrale dhe aktivitetet sportive.” Ai theksoi se këtë vit do të akordohet çmimi prestigjoz “Skënderbeu” që do t’iu jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #30
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Ai bre kjo dit e madhe do te jet per te gjith shqiptart e maqedonis,se di ishalla nuk vdes deri me 28 nentor,do ta festoj si me qen bashkimi i trojeve.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta
    Nga Korcar-L1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:39
  4. Skenderbeu ne mbreterine e Napolit dhe ne Rome
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •