Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Presidenti Moisiu përkujton Festën Kombëtare në Vlorë


    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, nderoi sot me rastin e 93 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë kujtimin e Ismail Qemalit dhe vendosi një kurorë në varrin e tij. Me këtë rast në sheshin e Flamurit u ekzekua hymni kombëtar. Presidenti Moisiu i shoqëruar nga Ministri Bujar Leskaj, deputetët e qarkut të Vlorës si dhe autoritetet e pushtetit vendor, u përkul me respekt para flamurit. Në vazhdim Presidenti Moisiu u përshëndet me banorët e qytetit të Vlorës të mbledhur për të festuar këtë ditë të shënuar në historinë e popullit tonë. Para ceremonisë festive me rastin e Festës Kombëtare, Presidenti Moisiu pati një takim me autoritetet e pushtetit vendor, familjarë, të afërm të patriotëve dhe luftëtarëve vlonjatë. I pranishëm ishte gjithashtu dhe konsulli italian në Vlorë. Në bisedën që Presidenti Moisiu zhvilloi me të pranishmit, theksoi rëndësinë që ka në historinë e popullit tonë kjo ditë si dita që simbolizon hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar dhe vuri në dukje se ditë si kjo duhen respektuar, ruajtur dhe transmetuar brezave. Pasi theksoi se ditët e sotme e kanë themelin e tyre në luftën dhe përpjekjet shekullore të popullit tonë për liri, kreu i shtetit duke iu referuar luftës antifashiste nacionalçlirimtare të popullit tonë, theksoi se ajo i dha të drejtë shqiptarëve të radhiten me fitimtarët dhe shtoi se të gjitha festat kanë rolin e tyre dhe shqiptarët të cilët luftuan për të fituar të drejtat e tyre nuk duhet t’i humbasin ato. Z. Moisiu e theksoi si shumë domethënëse që në këtë ditë kaq të rëndësishme të gjithë përfaqësuesit e forcave politike ishin të pranishëm. Presidenti Moisiu iu referua edhe rëndësisë që ka ky vit për Kosovën i cili shënon fillimin e procesit për statusin e saj. "Gjaku i derdhur për liri nuk harrohet" - vijoi më tej kreu i shtetit duke iu drejtuar familjarëve të patriotëve dhe luftëtarëve dhe evidentoi vlerat dhe kontributin e trashëgimtarëve të familjes Ismail Qemali, sikurse ishte dhe Znj. Nermin Vlora Falaski, i biri i së cilës ishte i ftuar në këtë takim. Në bisedën e zhvilluar me këtë rast Kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit Moisiu që e ndau me ta gëzimin dhe krenarinë e ligjshme të tyre.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09
  2. Presidenti Moisiu sot në Samitin e Këshillit të Europës në Varshavë
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 11:58
  3. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58
  4. Presidenti Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •