Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Eksploziv në ambasadën e Shqiperisë në Beograd

    Tirana, notë proteste. Socialistët: kujdes diplomatët

    Serbi, eksplozivi ambasadës reagimi i Tiranës zyrtare

    Edith Harxhi thërret ambasadorin serb


    Rozeta Rapushi

    Ministria e Jashtme dënon aktin e ndodhur dy ditë më parë, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e Ambasadës Shqiptare në Beograd, ndërkohë, që autorët nuk janë gjendur ende. Një ditë pas ngjarjes, zëvendësministrja e jashtme, Edith Harxhi thirri në një takim ambasadorin e Unionit, Serbi-Mal i zi në vendin tonë, të cilit i kërkoi që të merren menjëherë masat e nevojshme për sigurimin e jetës së personelit diplomatik në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, si dhe të zbulohen autorët e të vihen para drejtësisë. Një qëndrim të ngjashëm shprehur edhe opozita socialiste, duke dënuar dje incidentin në fjalë dhe duke i kërkuar shtetit shqiptar marrjen e masave për sigurinë fizike të stafit diplomatik në Beograd.
    Ndërsa ambasadori ynë në Beograd, Petrit Bushati, duke dënuar aktin e ndodhur, theksoi se kjo ngjarje nuk do të jetë pengesë për marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve.

    Reagimi
    Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e parë të vitit, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e ambasadës shqiptare në Beograd, Ministria e Jashtme i përcolli autoriteteve të Beogradit, një notë, ku kërkohet vënia para drejtësisë të autorëve dhe sigurimi i personelit. Në shqetësimin e përcjellë nga zëvendësministrja Harxhi, thuhet se: “MPJ-ja, dëshiron që ky të mbetet një akt i izoluar dhe nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale dhe autoritetet zyrtare në Beograd, të marrin të gjitha masat që akte të tilla që bien ndesh me përpjekjet e përbashkëta për zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të mos përsëriten më në të ardhmen”. Nga ana e tij, ambasadori ynë në Beograd, Petrit Bushati tha se sulmimi i selive është një akt në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe fakti që territori është i paprekshëm, ngjall shqetësime. “E konsideroj një akt të izoluar, që përfaqëson ndoshta grupe radikale apo nacionaliste, apo huliganë. Nuk besoj se do të jetë pengesë për marrëdhëniet dypalëshe”, - tha Bushati. Diplomati pohoi se pas ngjarjes, është kontaktuar në telefon nga ministri i Jashtëm i Beogradit, Vuk Drashkoviç, i cili ka shprehur keqardhjen për një ngjarje të tillë.

    Historia
    Në 1 janar, ditën e parë të vitit, rreth orës 19:30, në oborrin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd u hodh një sasi eksplozivi, e cila shkaktoi dëme të lehta materiale. Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje shkoi policia dhe ekspertë të kriminalistikës, por deri më sot nuk janë zbuluar autorët. Edhe ambasadori ynë në Beograd, Bushati pohoi dje se autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar, por shprehu besimin se autoritetet përkatëse do i gjejnë dhe do të marrin masat për parandalimin e këtyre rasteve. Sipas Bushatit, nga njoftimet e shtypit dhe mediave elektronike në vend, thuhet se masa e eksplozivit ka qenë e përgatitur në ambasadën e Shqipërisë. Hetimet vazhdojnë.

    Qëndrimi
    Ministria e Jashtme kërkon nga autoritetet e Beogradit, që të gjenden autorët që hodhën në 1 janar eksploziv në ambasadën shqiptare në Beograd dhe të vihen para drejtësisë. Ky akt, nuk do të prekë marrëdhëniet mes vendeve.

    Ambasadori
    Petrit Bushati, ambasadori ynë në Beograd, tha dje se e konsideron ngjarjen, një akt të izoluar që përfaqëson ndoshta grupe radikale apo nacionaliste, apo huliganë. “Nuk besoj se do të jetë pengesë për marrëdhëniet dypalëshe”

    Hetimi
    Ende nuk janë gjetur autorët që hodhën eksploziv në oborrin e ambasadës shqiptare në Beograd në 1 janar. Mediat në Beograd, thonë se masa e eksplozivit është përgatitur në ambasadën e Shqipërisë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs down Sasi eksplozivi është hedhur në borrin e ambasadës shqiptare në Beograd

    Tirana dënon shpërthimin në ambasadën shqiptare në Beograd Aktuale

    Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar aktin kriminal të shpërthimit në ambasadën e saj në Beograd, dhe i ka përcjellë një notë proteste Beogradit nëpërmjet ambasadorit të tij në Tiranë.


    Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj nëpërmjet tha për Radio Kosovën se qëndron pas notës së protestës që ministria e tij i ka bërë Serbisë e Malit të Zi. Ai konsideron këtë akt të mbyllur, duke thënë se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Një sasi eksplozivi është hedhur në ditën e parë të këtij viti, të dielën më 1 janar në oborrin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd. Shpërthimi i cili ka ndodhur rreth orës 19.30, ka shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa pas shpërthimit në vendngjarje ka shkuar policia, e cila i ka filluar hetimet.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët e Beogradit mes Serbisë dhe Kosovës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Si kan bashkëjetuar shqiptaret me serbët në Beograd?
    Nga Tirana në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 05:37
  4. Si i mashtroi Kariqi 50 grate e Fatos Nanos ne Beograd
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 02:44
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •