Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Apandesiti

    Apandesiti është infektimi një pjese shtojce të zorrës se trashë. Apandesiti shfaqët me tepër tek fëmijët, por ndodh edhe tëk të rriturit.
    Tek kafshët apandesiti luan një rol të madh në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi

    Çfarë e shkakton apandesitin?

    Apandesiti mund të shkaktohet nga nje infeksion ose nga dicka që bllokon (psh mbeturina jashtëqitje të forta).
    Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rruget e tretjes pushtojnë muret e apandesitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion.

    Cilat janë simptomat?

    Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të barkut që here vjen dhe here ikën. Me vonë dhimbja zhvendoset në krahun e djathtë poshtë të barkut dhe keqësohet.
    Të semuret kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin por këto vjellje nuk janë të mëdha. Mund të jenë të kaps ose mund të kenë diarre.
    Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhe të thatë,nje fytyre të këputur, rri shtrire pa lëvizur dhe merr fryme jo plotësisht për shkak të dhimbjes.

    Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa here që ka dhimbje të forta në bark duhet konsideruar mundësia e apandesitit - kontaktoni mjekun menjëherë.

    Diagnoza fillestare mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre personave që janë operuar nuk kanë patur apandesit. Mund të ngatërrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjëndrave të limfës në bark dhe infeksionet e rrugëve urinare.

    Si mund të mjekohet?

    Në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje të mëdha, mos i jepni asgjë për të ngrenë dhe për të pire por kontaktoni menjëherë mjekun. Ndërhyrje urgjentë kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr apandesitin para se të çahet.
    Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark gjë e cila sjell në afektimin e cipes se barkut dhe mund të sjellë shumë probleme të mëvonshme si p.sh mos bërjen e fëmijëve tek femrat.

    Në qoftë se apandesiti nuk trajtohet mund të sjelle vdekjen.Të sëmurëve u jepen antibiotike, qetësues dhe lëngje intravinare. Fëmijët bëhen mire disa ditë pas operacioni por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë.

    Nga: Armando Jaupaj
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Postime
    2
    po nga sa dite mund te vuash nga apandesiti psh: un kam 5 dit qe me dhemb pak ne zonen e apandesitit por me thone qe e kam ftohje. si mund ta kuptoj? se une kam degjuar dhe pare simtomat e apandesitit dhe me te shumtat ose te gjithat nuk i permbush? prandaj po ju pyes.?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    simptomat e para jan
    --nderhyrja kirurgjike bëhë më Laparoskopi ose më prerje dhe të nësermen je në shtepi!!!!!!!!sukses--
    --te vjellurat
    ---temperatura
    ---humbja e oreksit për ushqim
    ---
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga K.i EPERM : 05-01-2011 më 13:05

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Postime
    2
    sh flm per pergjigjen por une nuk kam asnje simtoma nga te mesipermet por prap kam shum stres dhe e kam mendjen aty ne cdo moment, sepse i kam shume frike operacionet . thjeshht me dhemb pak ne anen e djatht te barkut,prandaj jam i shqetesuar.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •