Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Flet Kristofor Martiro, oficeri madhor i sigurimit
    “13 provat, të cilat vërtetojnë se
    Mehmetin e vranë”

    --------------------------------------------------------------------------------
    Luan KONDI
    Kush eshte
    Kristofor Martiro

    Kristofor Ilia Martiro u lind në Lashovë të Leskovikut në vitin
    1927. Në vitin 1940 familja e tij u vendos në Tiranë dhe Kristoforit i duhej të punonte për t´u ushqyer. Në moshën 16-vjeçare, Martiro mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Një vit më vonë ai u bë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare. Pas çlirimit ka marrë pjesë në luftën kundër bandave në Veri të Shqipërisë. Mbaroi shkollën dyvjeçare të Partisë e pas kësaj u emërua pedagog në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku shërbeu deri në vitin 1967. Ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Nga viti 1967 deri në vitin 1982 punoi në organet e Sigurimit të Shtetit në detyra të ndryshme si: nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Korçë, hetues në grupin hetimor të ushtarakëve, grupi armiqësor i sabotimit në organizimin shtetëror dhe ekonomi e më pas, kryetar i degës së veçantë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjatë viteve 1975 - 1978, i komanduar në përbërje të grupit hetimor të “puçistëve në ushtri”, ai do të hetonte Beqir Ballukun dhe më pas, te “sabotatorët në ekonomi e organizimin shtetëror” do të hetonte Kiço Ngjelën dhe Vasil Katin. Në vitin 1982, pikërisht më 13 prill, arrestohet e dënohet me 15 vjet heqje lirie dhe deri në vitin 1989 vuajti dënimin në Lezhë, Burrel e Shën Vasi në Sarandë.

    Vdekja e Mehmet Shehut më 17 dhjetor të vitit 1981 i ka ndarë në dy grupe bashkëkohësit e tij që jetojnë ende. E vranë apo u vetëvra kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë, kjo dilemë vazhdon të jetë ngërçi i ngjarjes më të madhe të sistemit të kaluar. Ish-kryetari i degës së veçantë të Sigurimit të Shtetit, Kristofor Martiro, mbetet një nga ata ish-kuadro të lartë të sistemit të kaluar që mbetet besnik i variantit se Mehmet Shehun e kanë vrarë. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Tirana Observer”, Martiro shpjegon 13 faktet që e bëjnë të mendojë se ish-kryeministri është ekzekutuar. Ai e nis rrëfimin e tij me atë që ndodhi pas vdekjes së Shehut. Ndërsa duke hyrë në analizë profesionale të shqyrtimit të fakteve, ish-sigurimsi shprehet se këqyrja e vendngjarjes, moskryerja e autopsisë, mosanalizimi i përmbajtjes së lëngut në gotën që ndodhej mbi komodinën në krah të krevatit, zhvarrosja e kufomës në rrethana misterioze dhe zhdukja e infermieres së familjes, apo dhe fakte të tjera, i krijojnë bindjen oficerit madhor të Sigurimit të Shtetit se Mehmet Shehun e vranë dhe më pas e trumbetuan me të madhe si vetëvrasje. Ja se si shprehet Martiro në intervistën e tij.

    Jeni marrë me hetimin e familjes së ish-kryeministrit pas vdekjes së tij. Çfarë ndodhi me ta pas 17 dhjetorit të vitit 1981?
    Mbas ngjarjes së Mehmet Shehut, unë u ngarkova nga udhëheqja e ministrisë të merresha me familjen e Mehmet Shehut. Detyrën e mora nga ministri i Brendshëm, Feçor Shehu, dhe prezent gjatë komunikimit të saj ishte edhe Kadri Hazbiu. Ata më thanë që të merrja masat. Më thanë të merrja masat për ruajtjen e tyre, pasi do të largoheshin nga vila dhe do të sistemoheshin në vilën numër tre në Rrugën e Elbasanit. Pritej të vinte i biri nga Suedia, Skënderi i shoqëruar nga Gani Kodra. Në këtë kohë, në zyrën e ministrit disa herë ata morën në telefon ambasadën tonë në Suedi, në Greqi dhe në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Drejtuesit interesoheshin nëse kishin mbërritur Skënderi dhe Gani Kodra. Në darkë erdhi Skënderi dhe iu bashkua familjes në vilën e partisë. Pas kësaj familja u transferua në Belsh të Elbasanit. Tri ditë pas ngjarjes kam shkuar bashkë me punonjës të tjerë të Sigurimit në shtëpinë e Mehmet Shehut. Nuk kisha qenë në grupin e ekspertëve që bënë ekspertizën e vendit të ngjarjes dhe të kufomës së të ndjerit, por pashë fotografitë që ishin në dosjen e ekspertëve. Ishin disa fotografi të kufomës së kryeministrit, që e kishin fiksuar atë në pozicione të ndryshme. Nga ky moment unë isha i dyzuar në mendimin tim, nëse Mehmeti ishte vrarë apo vetëvrarë.
    Cilat janë arsyet që ju bëjnë të mendoni se Mehmet Shehun e kanë vrarë?
    Nisur nga fotografitë vura re: 1-Pozicioni i kufomës shtrirë me gjyslykë, me këmishë, duart e mbledhura mbi bark dhe i mbuluar me batanije deri në grykë. 2-Pistoleta ishte mbi batanije, në krahë të djathtë të kufomës. Këtu dua të sqaroj se si ishte e mundur që Mehmeti të ishte vetëvrarë, duke pasur sytë e mbyllur, me këmbë të shtrira dhe me duart mbi bark nën batanije. 3-Në aktekspertimin nuk përcaktohej në u gjet i mbuluar apo e mbuluan kufomën e Mehmet Shehut me batanije. 4- Mbi këmishë, në anë të zemrës kishte vetëm një njollë të zezë. Këtu vetëm sa nisën dyshimet, pasi më pas, kur bëmë këqyrjen e dhomës së Mehmetit, konstatova edhe gjëra të tjera të dyshimta. Shkova në krevatin ku ishte gjetur kufoma e Mehmet Shehut. Ngrita mbulesat për të parë gjakun dhe pashë: 5-Atje kishte shumë pak gjak. Kjo më bëri përshtypje se pasi më ishte dhënë rasti, ndërsa kryeja detyrën e zëvendëskryetarit të degës së Punëve të Brendshme të Korçës, të ndodhesha në zyrën e ish-kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit, Zenun Shahollari, që kishte vrarë veten. Atje pashë se zyra ishte e mbushur me gjak. 6-Ende sot nuk e kam kuptuar arsyen e moskryerjes së autopsisë së kufomës. Ishte rregull se, në raste vdekjesh, qoftë edhe natyrale, kryhej ekspertiza mediko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Si ka mundësi që vdiq një kryeministër në këto rrethana dhe atij as që i behët autopsia. 7-Në një akt ekspertize thuhet se plumbi i pistoletës e kishte marrë o në zemër ose në arterien kryesore. Si punonjës i Sigurimit të Shtetit di që në ekspertizë nuk thuhet ose, ose, por përcaktohet qartë ku e kishte përshkruar plumbi dhe se a ishte ky shkaku kryesor i vdekjes së personit. Po sjell në kujtesën e bashkëkohësve të mi rastin e vetëvrasjes së Nako Spirut, i cili është publikuar në shtyp. Nga raporti i ekspertëve mediko-ligjorë thuhej se plumbi i kishte përshkuar zemrën dhe shtyllën kurrizore. 8-Po të analizohen aktet e ekspertimit të kufomës gjen gjëra që të lënë dyshime. Ka probleme të të dhënave kriminalistike që të bën të dyshosh. 9- Përse u zhvarros kufoma e Mehmet Shehut. Kush ishte ai që trembej edhe nga ish-kryeministri i vdekur. 10- Një tjetër arsye që më bën të jem për variantin se Mehmet Shehun e vranë, është edhe ajo që kam dëgjuar që në atë kohë, nga persona me influencë që ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, Llambi Ziçishti, kishte thënë në vendngjarje se rasti në fjalë nuk ishte vetëvrasje. Për këtë, edhe pse më vonë e kthehu dëshminë e tij, Ziçishti nuk mundi t’i shpëtonte dënimit me vdekje. 11-Në materiale e aktekspertizë ishte shënuar në procesverbal edhe ekzistenca e një gote të mbushur me lëng mbi komodinën në krah të krevatit të kryeministrit. Asnjëherë nuk iu bë analiza përmbajtjes së gotës. Kjo nuk është e rregullt. 12-Menjëherë pas kësaj ngjarjeje nuk u interesua kush për infermieren e familjes Shehu, shoqen e Marjetës, gruas së Bashkimit. 13-Fakt është që nga pyetjet e personelit që shërbente në vilën e Mehmet Shehut dhe pjesëtarëve të tij të familjes, mësova se pas mbledhjes së Byrosë, kryeministri kishte shkuar në shtëpi dhe ishte i qetë. Ai kishte shkuar në studion e tij për të punuar. Madje, sipas dëshmisë së Gani Kodrës, Mehmeti i kishte telefonuar atë ditë të birit në Suedi fare normalisht.

    Ali Çeno, shoqëruesi i kryeministrit për ngjarjen
    “Njoftova menjëherë Ramiz Alinë në telefon. Ai më pyeti se çfarë kishte ndodhur që e merrja kaq herët në telefon. I thashë se Mehmeti kishte vrarë veten. “Ashtu”, më tha pa e prishur gjakun dhe e mbylli telefonin….. Kur hyra në dhomën e Mehmetit pashë në fund të krevatit një gotë çaji që ishte bosh. Nuk pashë gjak në gjoksin e tij, por vetëm një njollë të zezë. Mbas kësaj erdhi grupi i ekspertëve, nuk e di se çfarë ndodhi aty. Në grup ishte dhe Xh. Çiraku dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti. Di që Xh. Çiraku nuk e firmosi aktin e ekspertizës. Kufomës nuk iu bë ekspertiza, u varros po atë ditë në mëngjes në varrezat e Sharrës. Pas disa ditëve, kufoma e Mehmetit u zhduk”.

    Faktet, Mehmetin e vranë

    1- Pozicioni i kufomës shtrirë me gjyslyke, me këmishë, duart e mbledhura mbi bark dhe i mbuluar me batanije deri në grykë.
    2- Pistoleta ishte mbi batanije në krahë të djathtë të kufomës. Këtu dua të sqaroj se si ishte e mundur që Mehmeti të ishte vetëvrarë, duke pasur sytë e mbyllur, me këmbë të shtrira dhe me duart mbi bark nën batanije.
    3- Në akt-ekspertimin nuk përcaktohej a u gjet i mbuluar apo e mbuluan kufomën e Mehmet Shehut me batanije.
    4- Mbi këmishë në anë të zemrës kishte vetëm një njollë të zezë.
    5- Në dyshek u pa shumë pak gjak.
    6- Moskryerja e autopsisë së kufomës.
    7- Në akt-ekspertizë thuhej se plumbi i pistoletës e kishte marrë ose në zemër ose në arterien kryesore.
    8- Nga analiza e akteve të ekspertimit të kufomës gjen gjëra që të lënë dyshime, sidomos në ballafaqimin e të dhënave kriminalistike.
    9- Disa ditë pas varrimit, u bë në rrethana misterioze zhvarrosja e kufomës së Mehmetit.
    10- Në atë kohë nga persona me influencë si ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, Llambi Ziçishti kishte thënë në vendngjarje se rasti në fjalë nuk ishte vetëvrasje.
    11- Në materiale e akt-ekspertizës ishte shënuar në procesverbal edhe ekzistenca e një gote të mbushur me lëng mbi komodinën në krah të krevatit të kryeministrit, të cilës asnjëherë nuk iu bë analiza e përmbajtjes.
    12- Menjëherë pas ngjarjes nuk u interesua kush për infermieren e familjes Shehu, shoqen e Marjetës, gruas së Bashkimit.
    13- Personeli që shërbente në shtëpinë e Mehmet Shehut dhe pjesëtarët e familjes së tij u tha se pas mbledhjes së Byrosë, kryeministri kishte mbërritur në shtëpi i qetë dhe kishte shkuar në studion e tij për të punuar. Madje sipas dëshmisë së Gani Kodrës, Mehmeti i kishte telefonuar atë ditë të birit në Suedi fare normalisht.

    CIA, plan për eliminimin e Mehmet Shehut
    Agjencia sekrete amerikane ka tentuar ta vrasë Mehmet Shehun,kryeministrin shqiptar që qëndroi në krye të shtetit për 27 vjet me radhë. Publikimi i këtij fakti është bërë pas botimit të kujtimeve të njërit prej agjentëve që ishte ngarkuar të organizonte vrasjen e Shehut, e nëpërmjet kësaj synohej rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës. Majkëll Burk, ishte emri i agjentit të CIA-s që publikon këtë fakt në ditarin e tij. Burk është futur në CIA ën vitin 1951 dhe ai është i pari nga ish-agjentët sekretë që dha fakte rreth këtij plani, ku thuhet se zyrtarë amerikanë të sigurimit kishin bërë plane për të eliminuar ministrin e brendshëm të asaj kohe Mehmet Shehun. Në fletët e ditarit shkruhet se këtë plan Burk e shihte diskutuar edhe me një emigrant shqiptar emigrant zogist me pseudonimin Xhorxh. Nga shënimet e agjentit mësohet se amerikanët ia kishin frikën ashpërsisë së Mehmet Shehut si ministër që kishte në varësi policinë sekrete shqiptare.

    Akuzat e Enver Hoxhes per Mehmet Shehun
    Mehmet Shehu, më 1972, shkoi në Paris për një operacion, i shoqëruar po nga ai ekip që e shoqëroi në OKB, dhe me të shoqen, Fiqret Shehun. Atje mori kontakt me një personalitet të CIA-s amerikane, i cili tha: “Ç’po bën, u plake, duhet të veprosh!” Mehmet Shehu i raportoi atij për gjendjen dhe për komplotet që po përgatiteshin (nga Beqir balluku e Abdyl Këllezi me shokë). CIA e rekomandoi të veprojë, po pa u komprometuar ai vet. I dha tri variante për eliminimin e Enver Hoxhës: 1)me aksident automobilistik; 2)atentat me pushkë nga larg; 3) me helmim me veprim të vonuar. Iu la në dorë Mehmet Shehut të vinte në veprim atë variant që do të gjente më të mundshëm. Nëpërmjet Feçor Shehut, të njëjtat udhëzime i erdhën Mehmet Shehut dhe nga UBD-ja Jugosllave, e cila ishte plotësisht në ujdi me CIA-n. Në Paris Mehmet Shehu iu dha edhe një radio e sofistikuar për komunikim , marrje dhe dhënie, që e instaloi në shtëpi dhe e vuri në funksionim djali i tij i madh, i cili ishte inxhinier ekonomik. Në fakt Mehmet Shehu e kishte kthyer e do ta kthente të gjithë familjen në një çerdhe agjentësh, në një familje gjarpërinjsh. Siç thamë, Fiqret Shehu ishte rekrutuar që gjatë luftës nga Dushan Mugosha dhe mbante pseudonimin agjenturor FISARI pa bërë supozime të tjera se çfarë mund të kishte bërë ajo më parë kur kishte shkuar për një kurs një e dyvjeçar në Itali gjatë okupacionit; se mund të kishin bërë me të Liri Gega (e Smithi), kur ajo punonte me të në korpusin I. Me kohë, djalin e dytë, Mehmet Shehu e kishte bërë bashkëpunëtor dhe, kur shkonte jashtë (sidomos kur shkoi për studime në Suedi), e vuri në lidhje me CIA-n dhe e përdori si ndërlidhës. Kurse djalin e vogël dhe të shoqen e tij e aktivizoi në drejtim të një ambasade të huaj në Tiranë. Mehmet Shehu u urdhërua, pra, nga CIA amerikane të thurte planet konkrete për përmbysjen e gjendjes në Shqipëri në favor të perëndimit, të hidhte në veprim e të nxiste në këtë drejtin agjentët e njohur ose të panjohur prej tij, pavarësisht se të kujt ishin, jugosllav, grek, anglez, italian e të tjerë, por duke mos u kompromentur ai vetë. Shërbimet e huaja i kërkuan agjentit të tyre, Mehmet Shehu, të vepronte. UDB-ja ishte në bashkëpunim me CIA-n dhe e dinte direktivat e kësaj për likuidimin e Enver Hoxhës. Prandaj kërkuan nga Mehmet Shehu të dërgonte urgjent në Paris të shoqen. Demonstratat ndodhën në mars kurse ajo në prill 1981 shkoi në Paris. Iu paraqit atje një i dërguar nga Çalamani (pseudonimi i Dushan Mugoshës, i cili kishte vdekur por “jetonte” misioni i tij agjenturor) dhe i dha helmin që duhet të përdornin imediatisht për Enver Hoxhën.

    (Vijon nesër)

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Porti po ben nje pune te mire vella por nuk mund ti mbushesh mendjen disave. Nuk eshte kollaj te fshish punen e 50 vjeteve.
    Urimet e mia dhe gjithe te mirat,
    Kalofsh mire, Ed.

  3. #43
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    More te uruar, po une hapa teme mbi nje problem te vetem, jo te mesoj historine Nacional clirimtare apo diktaturen komuniste.
    Pyetja apo vezhgimi eshte i qarte, shteti shqiptar talllet me ta.

    Dito.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ashtu...tha pa e prishur gjakun...

    i lexuat keto fjale aty lart qe i thot deshmitari i kohes?

    te kan vjedhur bicikleten i than zenunit..
    ashtuuu..tha zenuni i alarmuar dhe zbriti si i cmendur shkallet..

    Ja cben dashuria per Mallin tend ..

    po mendo ti thoshin..
    zenun vjehrren e ke semure..
    zenuni me brek do vraponte si i lojtur kur thon korcaret..
    pse..po dashuria..respekti dhimbshuria..te alarmon..

    zenun .. i kish humbur bicikleta Kozmait atij shitsit te bylmetit..
    ashtu.. tha zenuni pa e prishr gjakun..

    pra per dicka qe skemi dhimbje e dashuri nuk e vem ujin ne zjarr..

    ku dua te dal me kte???

    kush e gjen do i jap nje biciklet..

    Lexojme per bemmat qe tregojne Dashurine respektin per vlerat..e Antifashizmit..
    nga ana e Partise Punes..sot Partia social edvinoisto-majko blushiste..

    --

    Arrestimet pas eliminimit të ish-kryeministrit nisën me gruan e djalin e tij
    Vdekja e Mehmetit, 21 të arrestuar

    --------------------------------------------------------------------------------
    Sonila YZEIRI
    Plot 17 është numri i të arrestuarve, kuadro të lartë të Ministrisë së Brendshme, nga Enver Hoxha pas vdekjes së Mehmet Shehut. Drejtuesi i PPSH-së mendonte se kishte një grup armiqësor, e që sipas tij, kishte lidhje me ata që kishte ekzekutuar më parë si “armiq të popullit”. Seria e arrestimeve nis me Fiqret dhe Skënder Shehun, gruan e djalin e ish-kryeministrit dhe vijoi me të tjera deri në arrestimin më të bujshëm të kohës, atë të Kadri Hazbiut.
    Nisja e ndëshkimeve
    Tri ditë para Vitit të Ri 1982, në Belsh hetuesit interesoheshim për përfundimin e ndërtesës ku do të vendosej familja e Mehmetit. Në atë kohë shkoi nga dega e 8-të në Ministrinë e Brendshme, Nazmi Domi, që merrej me internim, dëbimet në këtë degë. Ai komunikoi se familja e Mehmetit me vendim nga lart do të internohej në Belsh. Deri atëherë nuk ishte marrë ndonjë masë e tillë. Ai i thirri Fiqretin dhe fëmijët e saj dhe në prezencë të kryetarit të Këshillit të Belshit e u komunikoi vendimin për internimin e tyre në Belsh. U caktoi zonën se ku mund të lëviznin, zonë mjaft e kufizuar. Internimi i tyre ishte një parathënie për arrestimin e tyre. Nga të afërmit nuk erdhi asnjeri në Belsh për t’i parë, me përjashtim të babait të Marjetës, që erdhi dy-tri herë me motoçikletë e qëndronte shumë pak.
    Spastrime në Ministrinë e Brendshme
    Në muajin janar të vitit 1982 ndodhën ndryshime në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Feçor Shehu ishte shkarkuar si ministër dhe u caktua në detyrën e zëvendësministrit, me pretekstin se nuk kishte njoftuar partinë për fejesën e djalit të Mehmetit me Silva Turdiun. Ai tashmë në këtë detyrë kishte në varësi kufirin dhe prapavijën e ministrisë. Ministër i Punëve të Brendshme u emërua Hekuran Isaj, anëtar i Byrosë Politike, një ish-fugist në Uzinën e Naftës në Cërrik, që u ngrit me katapultë në përgjegjësi. Zëvendësministër për punët e sigurimit u caktua Rexhep Kolli. Filloi goditja e kuadrove të aftë. Isaj dhe Kolli filluan punën për të vënë në jetë planin ogurzi të E. Hoxhës, për likuidimin e kuadrove më të devotshëm dhe për të realizuar skenarin e tij, për gjoja ekzistencën e një organizate “kundërrevolucionare me në krye “poliagjentin” Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiun. Për të arritur këtë, u krijuan dy grupe të mëdha, grupi hetimor dhe grupi operativ. Grupi hetimor, të cilin e drejtonte vetë Hekuran Isaj, kishte si qëllim të vërtetonte duke përdorur çdo mjet alibinë e Hoxhës për ekzistencën e gjoja grupit armiqësor të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Grupi i dytë, pra, ai operativ që drejtohej nga Rexhep Kolli kishte për detyrë të grumbullonte të dhëna materiale dhe dëshmi me çdo mënyrë për personat që ishin planifikuar të arrestoheshin, e për t’i kaluar këto hetuesisë. Ky grup ishte ngarkuar të bënte propozime për arrestimin e të tjerëve, me qëllim që të vinte në jetë direktivat e dhëna nga lart për pastrimin e plotë të njerëzve që mendoheshin armiq. Këtu filloi fshesa e hekurt, gjuetia e shtrigave në Ministrinë e Punëve të Brendshme e të kuadrove të tjerë dhe të aftë. U shkarkua nga detyra drejtori i Drejtorisë së Hetuesisë, Elham Gjika, me akuzën që ishin bërë gabime të rënda. Po ashtu, u shkarkua nga detyra, drejtori i Drejtorisë së Sigurimit, Kadri Gojashi, dhe u dërgua fillimisht kryetar dege në Gramsh dhe më vonë u çmobilizua. U nxor në lirim kryetari i degës V, Dhimitër Bonati, u nxorën në lirim edhe njerëz të tjerë. Në këtë situatë të favorshme për ta, filluan të lëviznin njerëzit më negativë, të paaftë dhe karrieristë, të cilët shpifën dhe intriguan gjithçka ndaj kuadrove të ndershëm e të aftë.
    Arrestimet
    Më 5 janar të vitit 1982 u arrestuan Fiqret Shehu dhe i biri, Skënderi. Në muajin shkurt 1982 arrestohet ish-ministri i Brendshëm, Feçor Shehu, në zyrën e tij. Mbi bazën e intrigave, shpifjeve, shtrembërimit të fakteve, falsifikimin e materialeve, nxjerrjen e dëshmive nga të arrestuarit apo dhe nga persona të tjerë, duke përdorur dhunë fizike e psikike, që në atë kohë u ligjërua nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, filloi arrestimi i kuadrove.
    Në muajin prill 1982 u arrestua Kristofor Martiro, ish-kryetari i degës së veçantë të Sigurimit të Shtetit, Elham Gjika, ish-drejtori i hetuesisë po në ministri dhe ish-kryetari i degës së Punëve të Brendshme në Durrës, Lirim Pëllumbi.
    Në muajt prill, maj dhe qershor 1982, sipas radhës u arrestuan Llambi Ziçishti, ish-ministër i Shëndetësisë, Xhavit Ismailaga, berber në hotel “Dajti”, i cili për vite me radhë kishte qenë berber i Mehmet Shehut. Më pas arrestohet Llambi Peçini, i cili kishte kryer detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që kishte për detyrë sigurimin fizik të udhëheqjes së partisë dhe që në vitin 1976 emërohet kryetar i degës së Punëve të Brendshme në Vlorë.
    Në qershor arrestohet Gani Kodra, efektiv i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me detyrën e kryetarit të degës për sigurimin e anëtarëve të Byrosë Politike dhe anëtarët e KQ të PPSH-së. Arrestohet Mihallaq Ziçishti, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme e më vonë sekretar i partisë në Korçë e në Durrës. Në tetor 1982, arrestohet Ali Çeno, ish-shoqëruesi i Mehmet Shehut. Gjatë këtyre muajve arrestohen edhe mjaft kuadro të tjera të rëndësishme të ushtrisë, siç ishin gjeneralët: Abaz Fejzo, Arif Hasko, Sadik Bekteshi, Muhamet Prodani, Halim Rahomito, si dhe vëllai i Kadri Hazbiut, Hasan Hazbiu, i vëllai i Mehmet Shehut, Duro Shehu, në detyrën e sekretarit të Komitetit të Partisë së Aviacionit, kushëririn e Mehmetit, Idris Seitin, ish-kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme etj. Arrestimi më i bujshëm ishte ai i Kadri Hazbiut, i cili ishte dhe qëllimi kryesor i Enver Hoxhës. Për të vërtetuar skenarin e tij të përgatitur me kohë gjoja për ekzistencën e “organizatës kundërrevolucionare” me në krye “poliagjentët” Mehmet Shehu e Kadri Hazbiun.

    Te arrestuar pas vdekjes se Mehmet Shehut

    1- Kadri Hazbiu, ish-ministër i Mbrojtjes
    2- Fiqret Shehu, gruaja e Mehmet Shehut
    3- Skënder Shehu, djali i Mehmet Shehut
    4- Feçor Shehu, ish-ministri i Brendshëm
    5- Kristofor Martiro, ish-kryetari i degës së veçantë të Sigurimit të Shtetit
    6- Elham Gjika, ish-drejtori i hetuesisë po në ministri
    7- Lirim Pëllumbi, ish-kryetari i degës së Punëve të Brendshme në Durrës
    8- Llambi Ziçishti, ish-ministër i Shëndetësisë
    9- Xhavit Ismailaga, ish-berber i Mehmet Shehut
    10- Llambi Peçini, ish-drejtor i Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Punëve të Brendshme
    11- Gani Kodra, ish-efektiv i Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Brendshme
    12- Ali Çeno, ish-badigard i Mehmet Shehut
    13- Abaz Fejzo, gjeneral, ish-drejtor i tankeve në Ministrinë e Mbrojtjes
    15- Arif Hasko, gjeneral
    16- Sadik Bekteshi, gjeneral, Hero i Popullit
    17- Muhamet Prodani, ish-komandant i Brigadës së Parë pas Mehmet Shehut
    18- Halim Rahomito, gjeneral, ish-zëvendësdrejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë
    19- Hasan Hazbiu, vëllai i Kadri Hazbiut
    20- Duro Shehu, vëllai i Mehmet Shehut
    21- Idris Seiti, kushëri i Mehmet Shehut ish-kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme

    --

    kjo sonila qenka e lojtur po dhe ska faj se do jet cup e re qe sdi asgje vec rrobeve firmato..
    Ja cshkruan tarallakja mes tjerash:

    ---

    Ai komunikoi se familja e Mehmetit me vendim nga lart do të internohej në Belsh. Deri atëherë nuk ishte marrë ndonjë masë e tillë.
    ---

    si moj cupe..cjan keto pralla.. po kish dizet vjet enveri qe internonte pushkatonte kanibalonte e genocidonte dynjane.. para familjes se mehmet Shehit..
    nejse e re eshte.. kaqole si gjith brezi saje..

    nashi di llafe..

    Pra plasi brenda nje batalon me anti fashiste.. se ter ata lart kan qene Partizan Shumica.. dhe per ti rrahur keta duhen nje batalon tjater me antifashiste .. e per ti mbajtur ne burgje e internime sojin e ktyre anti fashisteve duhen nje brigade me plo-opertivo sekretara e fuksa anti fashiste..Plus sakrifica qe disa anti fashiste do benin duke i futur nga nje plumb kokes cave prej ketyre anti fashisteve..

    E kur te tera keto...
    ne vitet 1980 e ca..

    kur kishte vite qe Karta Helsinkit ish bere si leter Wc -je nga te lexuarit e popullariteti ne Bote..
    Pranda duken qesharake klubi zan caushist i Veteranve te Adsnan qatipo Edvinave kur leshojn gelbaza krokodili gjoja se u ha palla per shoket partizane e anti fashiste..

    mir mire.hmm..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-12-2005 më 10:15

  5. #45

    Pranda duken qesharake klubi zan caushist i Veteranve te Adnan qatipo Edvinave kur leshojn gelbaza krokodili gjoja se u ha palla per shoket partizane e anti fashiste..

    mir mire.hmm..

  6. #46
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Po e gjeta une dua dy bicikleta, lol. E gjen dot pse? Po e gjete do te te jap nje "Volvo".
    HAKUNA MATATA

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse i do ti 2 bickileta.. hmmm.. do ta mendonj holle kte pune..

    1 e do per te ber shoping mendonj unë pra e do me kosh.. po ate tjatren pse e do..
    te jete se e do per ndonje bandill qe te veni bashk per pikniko-hollimo-eleganco oksigjen-marrje.. ne natyren e bukur buz atllantikut.. nga ato ajlendet piktoreske.. ta conj me vaporr nje GIANT ..qe apo sjan pupel te lehta.. por ..
    se mos e do qe te shkoc me Babin ne qishe ditve te diela.. nejse prap bukur eshte.. po ska si bicikleta ama..

    e qe the ti.. po cben ter ata burra qe i cuan birucave..

    asgje..

    u fejua nje djal shqiptar.. dhe djal i urte ka qen thone.. me nje vajz te mire yll e bukur dhe sportiste e famshme..

    Po le te fejohen..cte keqe ka..

    moj .. My Sol .. mo je fejuar gje ti e sdim gje ne Lagja..?

    Me fat do jet ay djale.. eh c'thesare kalojne ne Forum tone..

  8. #48
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Sa thelle qe zhytesh edhe ti Brar, lol. Po e ke postuar dy here te njejten gje prandaj une kerkova dy bicikleta.
    HAKUNA MATATA

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Me fat do jet ay djale.. eh c'thesare kalojne ne Forum tone..
    Brar,

    Thesari me i madh eshte populli dhe Partia ka thene Dajkoja...

    kshu, kshu, kshu...

    Pastaj vine thesaret e tjerra....

    Vertet kaq thesar eshte kjo goca e lagjes tende???

    Na trego pak edhe ne te padalet e te papareve ...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #50
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Xhuxhu te ka lene ndonje verdhushke aneja, lol. Keto qe me kane lene mua kane filluar te skuqen...
    HAKUNA MATATA

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •