Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 58
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga T.N.T
    Une propozoj qe zjarin partizan ta bejme me gjyshen e portit 05 dhe me portin bashke .ta shikojme pak se ca ngjyre do behet zjari me kete mbeturine natyrore.

    s'keni faje ju ju solli Sala nga mali ne Tirane dhe tani jeni bere per te dhene mend ju qe deri die jetonit koke me koke me derrin . Nese te pelqen propozimi PORTI 05 na thuaj se edhe une po bej benzinen gati se ata si ty as per flake nuk bejne.
    ta: shikojme pak se ca ngjyre do behet zjari me kete mbeturine natyrore.
    ate nuk e di se cfar ngyre do te jet por ngjyra me gjyshen tende do te ishte nje ngjyre e kuqe flake ashtu si gjaku i "deshmoreve"
    s'keni faje ju ju solli Sala nga mali ne Tirane dhe tani jeni bere per te dhene mend ju qe deri die jetonit koke me koke me derrin .
    Sala na riktheu ne TIRANE kur e kishim ne Tiranen JU akoma e kishit lugen me birbil dhe ruanit bagetit tona
    Nese te pelqen propozimi PORTI 05 na thuaj se edhe une po bej benzinen gati se ata si ty as per flake nuk bejne.
    nuk do te hynte ne pune benzina po te zvendesohej me ndonje nga mbesat e gjyshes tend ,do ta ndimonte zjarim me shume se sa benzina

  2. #12
    T.N.T
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Ata qe luftuan dhe rane deshmore na paskane qene tradhtare ........Kurse gjyshi i Portit qe hante kofsha pule rreze mullarit na dilka patrioit hehehheehehhe....
    hajde degjoni historine e shkruar nga penda e portit tani se e ka thesin plote .

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tnt.. do te jap di bileta falas per teater te kukllave.. se aty ushqehet koka jote me historine..

    e tash di llafe..

    Me partizanet e me babo mamot e deshmoreve eshte tallur strateg-ja e 50 vjeteve.. me radha pafund per 1 qillo kos e nje qese 50 gramshe me mish e di kokrra veze..e me 1 pako 100 gr kafe ne muaj..
    Ajo qe i mbushi burgjet me profesora e inxhiniera dhe qe i futi nga nje plumb kokes gjith heronjve te popullit te dale nga lufta nacional Clirimtare.. dhe qe i mbajti biruco internimeve gjithe nismetaret e levizjes nacional clirimtare.. apo anti-fashiste..

    Ajo qe e filloj "respektimin" e antifashistave me plumb kokes mbas kraheve Mustafa Gjinishit e Sadik Premtes, Anastas Lulos e Nako Spirut, e me radhe deri tek Petrit Dumja e Hito Cakoja e deri tek Kadri hazbiu e Mehmet Shehu..

    Pra ajo qe e beri burg mathauzen krejt Shqiperine.. ajo qe na dhuroj EKSODIN e tmerrshem te vaporrave qe shokoi Boten..
    Pra PPSH - PS-ja..

    kaq mjafton dhe.. e lem kte muhabet..

  4. #14
    T.N.T
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga Brari
    tnt.. do te jap di bileta falas per teater te kukllave.. se aty ushqehet koka jote me historine..

    e tash di llafe..

    Me partizanet e me babo mamot e deshmoreve eshte tallur strateg-ja e 50 vjeteve.. me radha pafund per 1 qillo kos e nje qese 50 gramshe me mish e di kokrra veze..e me 1 pako 100 gr kafe ne muaj..
    Ajo qe i mbushi burgjet me profesora e inxhiniera dhe qe i futi nga nje plumb kokes gjith heronjve te popullit te dale nga lufta nacional Clirimtare.. dhe qe i mbajti biruco internimeve gjithe nismetaret e levizjes nacional clirimtare.. apo anti-fashiste..

    Ajo qe e filloj "respektimin" e antifashistave me plumb kokes mbas kraheve Mustafa Gjinishit e Sadik Premtes, Anastas Lulos e Nako Spirut, e me radhe deri tek Petrit Dumja e Hito Cakoja e deri tek Kadri hazbiu e Mehmet Shehu..

    Pra ajo qe e beri burg mathauzen krejt Shqiperine.. ajo qe na dhuroj EKSODIN e tmerrshem te vaporrave qe shokoi Boten..
    Pra PPSH - PS-ja..

    kaq mjafton dhe.. e lem kte muhabet..

    heheheheheh Bari e fendi me ato biletat do me besh nder se kam 2 ore qe po kerkoje leter higjenike .

    SA per ato qe ke shkruajtur me poshte nuk i perket surratit tend ti thoj ato gjera i perket atyre qe luftuan .......Po ti me qe qenke i interesuar mund ti pyesesh veteranet nje nga nje nese jetonin me mire me 100 gr gjalp e kos(pas viteve 82 kur filloje kriza) apo me barkun bosh dhe me 30 mije lek pension . Pyeti ...pyeti se qenke burr i zoti ti ......pyeti pak per festat qe qeveria po ja mohon se cfare mendojne , Pyeti pak per kushtet e mira qe u ka krijuar demokracia dhe bool na u hoqe si kopetent .

    sa per punen e e pushkatimeve apo tradhtimeve ....Nuk ishin veteraent ata o Trim
    ishte sistemi komunist qe te gjithe e dime se ca m..ti ishte prandaj mos ngatro kekun me byrekun .....apo trarin me dollarin .

    a te mjafton kaq apo e dome te gjat.....??

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga T.N.T
    Ata qe luftuan dhe rane deshmore na paskane qene tradhtare ........Kurse gjyshi i Portit qe hante kofsha pule rreze mullarit na dilka patrioit hehehheehehhe....
    hajde degjoni historine e shkruar nga penda e portit tani se e ka thesin plote .
    Keshtu ndodh kur e meson historine nga filmat e kohes se komunizmit mendon se partizanet bene lufte dhe te tjeret hengren pula.
    Sa per njohuri te pergjitheshme Ballistet luftuan nje lloj si partizanet gjate luftes se dyte boterore por u prene ne bese nga genjeshtaret qe shkateruan shqiperine per 50 vjet. Ballistet ishin njerez te nje shtrese me te larte vella dhe nuk do te hanin buke e qepe, me fal per shprehejne por shumica e komunisteve ishin "bollke grisur" dhe nuk e dinin te hanin.
    Sa per kete qeveri qe kemi sot eshte 100 here me e mire se ajo qe kishim para 3 muajsh dhe kur sovrani flet njerizit duhe te respektojne vullnetin e tij dhe te lene qeverine te punoj e qete dhe jo te kapen pas gjerave koti. 29 Nentori u ndryshua qe ne 1992 dhe cdo gje ishte ne regull per 5 vjet pse duhet te vinin ne pushtet socialistet me lufte dhe te ndyshonin ligjin.
    Megjithate, ti ke te drejte te shprehesh si te duash por mos e tepero me negativitet per qeverine dhe nje shtrese relativisht te madhe te popullsise shqiptare qe u persekutua per 50 vjet.
    Kalosh mire, Ed.

  6. #16
    T.N.T
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga EdiR
    Keshtu ndodh kur e meson historine nga filmat e kohes se komunizmit mendon se partizanet bene lufte dhe te tjeret hengren pula.
    Sa per njohuri te pergjitheshme Ballistet luftuan nje lloj si partizanet gjate luftes se dyte boterore por u prene ne bese nga genjeshtaret qe shkateruan shqiperine per 50 vjet. Ballistet ishin njerez te nje shtrese me te larte vella dhe nuk do te hanin buke e qepe, me fal per shprehejne por shumica e komunisteve ishin "bollke grisur" dhe nuk e dinin te hanin.
    Sa per kete qeveri qe kemi sot eshte 100 here me e mire se ajo qe kishim para 3 muajsh dhe kur sovrani flet njerizit duhe te respektojne vullnetin e tij dhe te lene qeverine te punoj e qete dhe jo te kapen pas gjerave koti. 29 Nentori u ndryshua qe ne 1992 dhe cdo gje ishte ne regull per 5 vjet pse duhet te vinin ne pushtet socialistet me lufte dhe te ndyshonin ligjin.
    Megjithate, ti ke te drejte te shprehesh si te duash por mos e tepero me negativitet per qeverine dhe nje shtrese relativisht te madhe te popullsise shqiptare qe u persekutua per 50 vjet.
    Kalosh mire, Ed.


    Vaj vatan e mjer mileti o EDIN o koke shkreti . Ne radhe te pare nuk mbeti njeri ta mesoje historin nga ty o Edin camaroku. NE radhe te dyte ballistet jo qe nuk i njohen gjermanet si okupator por edhe bashkpunuan me ta nese e do te dokumentuar te japim edhe fakte . Keshtu qe me ke luftuan keta Balliste trima ..?? Dhe qe ballistet ishin shtresa e bejlereve dhe agallareve edhe kete e dime prandaj edhe populli nuk i perkrahu keta trima qe i kishin shfrytezuar epr gjithe jeten si rober dhe i paguanin me nje cope buke ........? po pate ndonje gje per te shtuar Bujrum .Demokratet e hoqen diten e clirimit per arsye inacore mire ishte qe nuk kishte feste per 5 vjete po ishte akoma me mire kur kishte feste per 8 vjet .

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Brari ka te drejte me ato mosarritje qe rreshton, ekonomia ne thelb e shkaterroi komunizmin dhe jo liria e humbur.

    Problemi eshte se 54% e ish-komunisteve aderuan ne PD ne 91-92. Ca te tjere hoqen dore, ca formuan parti te tjera. Ne PS ngelen rreth 40%.

    Por cfare eshte edhe me e llahtarshme qendron ne faktin se krahasuar me Hoxhen, Berisha dhe pushteti PD nxin nga cdo ane e cep qe ta kapesh. Viktimat e 5 viteve Berishe i kalojne 2-3 here ata qe vrau Hoxha. Administrata e shtetit u mbush me injorante, dhe njerez te pacivilizuar. Mjerimi i kohes e Berishes, ishte 2-3 here me keq po te mos ishte per parate e refugjateve qe nuk ishin merite e Berishes. Prodhimi i pergjithshem i kohes e Berishes ishte 20-30% me i ulet se prodhimi i pergjithshem i vitit me te keq te Hoxhes. Te keqen e tollonave, se pa ata refugjate Berisha as bar si jepte dot shqiptareve.
    Opozita u rrah, u burgos, u persekutua ne nje menyre te tille kafsherore qe kishte pak simotra ne Europe, si rregjimi i Hoxhes dikur.

    Cfare perjetoi shqiperia gjate qeverisjes se Berishes. Shteti u shkaterrua me themel, shqiperia u zhyt ne lufte civile, cdo biznes u dogj, u vodh, apo u shkaterrua, cdo investim cdo gje. Konflikt i brendshem nga cdo ane, nje president qe punen e vet te ruajtjes se ekuilibrave dhe paqes mes shqiptareve e nxin, duke u kthyer vete ai ne simbolin e sherrit dhe konfliktit. Asnje police ne rruge, asnje gjykates ne gjykate, asnje oficer ne repart. Pa buke ishim edhe ne kohen e Hoxhes, por nuk degjeneruam si ne 97, edhe pse ishim shume here me te irrituar se kishim 50 vjet nen diktature. Edhe Byroja Politike u tregua 10 here me e mencur diplomatikisht sesa Arusha e maleve Sal Rama, dhe e lane pushtetin pa gjak, dhe pa lufte civile.

  8. #18
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Re.zarathustra

    Ke Te Drejte, Por Edhe Atehere Jane Bere Gabime. Edhe Tranzicioni Drejt Ekonomise Se Tregut Duhej Te Fillonte Me Pare. Ato Arritje Te Asaj Periudhe Nxihen Nga Gabimet Trashanike.une Personalisht Rrjedh Nga Nje Familje Ish-komuniste(nga Te Dy Prinderit ,bile Isha Edhe Familje Deshmori).por Ju Them Sinqerisht Se Ka Shume Mundesi Qe Te Jem Personi Me I Vuajtur Ne Kete Forum.atehere Cdo Gje Ishte Falls.gjyshja Ime Me Tregonte Shpesh Sa Mire E Kalonin Para Clirimit.ta Dinim Se Do Vinte Kjo Kohe!!!kur Erdhen Komunistet Ne Korce, Me Shume I Ngjau Nje Pushtimi.italianet Dhe Gjermanet U Sollen Shume Mire Me Popullin E Thjeshte.komunistet Ne Korce Organizuan Ate Demostrate Te Mallkuar Ku Humben Jeten Me Dhjetra Korcare.dhe Perse ?sigurisht Per Keto Dite Te Lumtura ,qe Jetuam Me Partine Dhe Xhaxhin Enver.
    Nuk E Di Me Cilen Parti Je Zarathustra ,se Edhe Partia Socialiste Eshte Distancuar Dhe E Ka Kritikuar Ate Periudhe ,kur U Ndal Zhvillimi I Natyrshem I Shoqerise Shqiptare.sigurisht Te Gjithe Kemi Nostalgji Per Ato Vite, Por Duhet Te Jemi Te Sinqerte ,vuajtja Ka Qene E Madhe.nje Vuajtje Qofte Morale Aq Edhe Ekonomike.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga T.N.T
    Ata qe luftuan dhe rane deshmore na paskane qene tradhtare ........Kurse gjyshi i Portit qe hante kofsha pule rreze mullarit na dilka patrioit hehehheehehhe....
    hajde degjoni historine e shkruar nga penda e portit tani se e ka thesin plote .
    T.N.T E para gjyshi im nuk ishte aq i babzitur per te ngren kofsha pule ashhtu sic u mesoj ju PPSH per 50 vjet.
    per kofsha pule dhe per te mbushur barkun me buke u ngriten te tjere ,QE SIC E FILLUAN LUFTEN ME ZI DHE PER 50 VJET S JU NDA ZIJA E BUKES PO MJER ATA QE U GENJYEN QE HENGREN NJE LUGE CORBE TE PRISHUR DHE VOLLEN GJITHE JETEN



    ( Homazh per viktimen e diktatures, Tomorr Tefik Lamce )



    E shija cdo dite, aty te qoshja e shtepise sime tek sodiste rrugen duke pershendetur komshinjte e kalimtaret, here me koke e here duke ju dhene vaktin. Ishte nje burre i gjate. Bjond, me floke te krehur me shume kujdes menjane. Me sy bojeqielli. Vishej gjithmone me rroba te ardhura nga bota e ndaluar e perendimit, te cilat per Shqiperine komuniste te viteve '60 - '70 ishin te ndaluara.

    Kish nje paraqitje te tille e cila, prej dikujt qe s'e njihte, fare lehte mund te merrej per te huaj, ndoshta si nje turist i ardhur nga vendet nordike te gadishullit skandinav.

    Kish nje shikim te cuditshem. Te mprehte dhe shpues. Here ironik e here cinik. Ironik, ndofta per arsye se ajo jete qe shihte i ngjante nje teatri ku luhej nje tragji-komedi, aktoret dhe protagonistet e te cilit ishte nje popull i tere, ne te gjithe e, ne menyre te vecante ai. Ironik per vete kohen qe perjetonte, nene shtypjen e regjimit komunist. Ironik dhe fatal per vete fatin, te kaluaren e jetes se tij e cila kish kaluar neper shume dallge e ngjarje derrmuese.

    Ky burre fisnik e me paraqitje qe binte krejt ne kontrast me veshjet gri e te zymta te kohes, ishte Tomorr Tefik Lamce, lindur me 28 shtator 1921, dhe rritur ne qytetin e Korces, ne gjirin e nje familje te pasur me tradita te njohura intelektuale e patriotike. Babai i tij, Tefik Lamce, ishte avokat. Kish mbaruar studimet e larta per avokature ne Turqi.Nena e Tomorrit nje grua e fisme,mbesa e Pashait te Janines,Ali Pashe Tepelenes. Deshira e babait dhe nenes se tij ishte qe Tomorri te behej doktor. Dhe vertet Tomi, si e therrisnin ne familje,mbasi mbaron me rezultate te shkelqyera Liceun Frances ne Korce, do te fitonte nje te drejte studimi per te studjuar mjekesi dhe farmaceutike ,ne Bolonje te Italise.. Aty, djaloshi i pamshem korcar, do te njihej edhe me shume studente te tjere shqiptare. Prej tyre, ai do te zgjidhte e do te bente mik te ngushte Skender Luarasin, me te cilin do te aktivizohej me pas edhe ne organizatat demokratike te studenteve shqiptare ne Itali qe kundershtuan e demaskuan me force pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste e Benito Musolinit.

    Djaloshi korcar me hijeshine e tij trupore, shpirterore si edhe intelektin e tij te spikatur, natyrisht do te terhiqte vemendjen e shume studenteve e, nder te tjera te vajzave italiane, te cilat enderronin te ishin te zgjedhurat e zemres se tij. Tomorri, se bashku me shoket e tij studente shqiptare e italiane, do te benin disa udhetime ne vende te ndryshme te Europes, ku ndryshe nga Italia e cila perjetonte pushtetin e ideologjise fashiste, funksiononte pluralizmi politik e nje demokraci e zhvilluar.

    Kur vendi yne u pushtua nga Italia fashiste, si shume studente shqiptare edhe Tomorri se bashku me mikun e tij Skender Luarasi, nuk pranuan te benin betimin para flamurit fashist italian. Si denim per kete xhest, ai dhe studente te tjere shqiptare, perjashtohen nga universiteti si te padeshirueshem dhe u detyruan te kthehen ne Shqiperi. Pas disa muajsh kthehet perseri,ne Bolonje te Italise,ku mbaron studimet,dhe mbas diplomimit ne Univeritetin e Bolonjes kthehet ne Shqiperi, ne Korcen e tij te dashur.

    Ai u kthye keshtu ne atdhe, prane familjes dhe atit i cili shikonte punen e vet e nuk perzihej as me politike e as me grupet nderluftuese qe merrnin pjese ne te.Pikpamjet e Tomorrit ishin nacionaliste,dhe idete e tij nacionaliste perputheshin me programin e Partise se Ballit Kombetar,ku edhe militon ne radhet e Rinise Nacionaliste te Ballit Kombetar. Clirimi i vendit e gjen pa pune,se ndikoi shume marrja e pushtetit nga komunistet dhe diktatori Enver Hoxha.Ne vitet e para te Qeverise komuniste i vjen trauma e pare,ne jete.Si edhe per shume intelektuale te tjere.Ai futet ne burg dhe denohet ,10 vjet.Fale disa perpjekjeve te atit te tij avokat,del nga burgu,ne vitin 1955 ,e me pas rindertimi i vendit, e cuan Tomorrin ne fronte te ndryshme pune, si ne fabriken e qeramikes dhe ate te fajances. E nderkohe qe vitet iknin e Tomorri,nga nevojat e jetes per te qene edhe ai si gjithe te tjeter, vendosi te martohet. Tomorri martohet me nje vajze teper fisnike,e zgjuar me nje shpirt te mire,nga nje familje e thjeshte korcare, qe e kuptonte shume mire ate,dhe bindjet e tij.Nga kjo martese ,do te lindnin dy femije Iliri dhe Arbeni.

    Shkembimi i disa ideve perparimtare dhe demokratike qe ishin te ndaluara ne ate kohe dhe hapja e zemres nje shoku te tij te punes, per menyren e jeteses qe behej ne perendim,si edhe survejimi i tij nga vampiret komuniste te Sigurimit te Shtetit,nuk do ta harronin intelektualin kundershtar korcar te regjimit ne fuqi, do te shkaktonin arrestimin e Tomorrit, nen akuzen "agjitacion e propagande",per here te dyte,dhe denohet me ,10 vjet te tjera.. Fill pas kesaj, une nuk do t'a shihja me "Nordikun" e lagjes sime. Nuk do t'a shihja me, tek rrinte te qoshja e rrugices, prane shtepise sime, me ate veshtrimin e tij ironik e shpues. Tomorri ky mjek i talentuar njeriu qe naten e diten, pa asnje rezerve dhe pertese u bente vizita mjekesore pothuajse gjithe banoreve te lagjes e qe zoteronte gjashte gjuhe te huaja,me shkrim dhe lexim, kish perfunduar ne burg.

    Por, drama e tij, nuk do te mbaronte me kaq. Mbas burgosjes, gruas dhe femijve te tij ,ju imponohet,dhe nen dhembet e kercenimit te vampirit komunist,e detyrojne te braktise te shoqin,duke e divorcuar.Gruaja e tij,Xhevriko Lamce, nje grua teper fisnike ,do te thirrej direkt nga pushtetaret komuniste te atehershem,ne menyre te vecante nga pushtetaret partiake ,ku arrijne ti permendin dhe internimin nese nuk bente divorcin me burrin e saj, babane e femijve. Gjithashtu edhe motrat e tij u shmangen nga kujdesi per te, ne periudha te caktuara te luftes te perbindshme klasore qe behej atehere.

    Por vampiret komuniste nuk do te mjaftoheshin me kaq.Me nje dashakeqesi te shfrenuar,te etur per ta zhdukur familjen e Tomorrit,i vaksinojne nje femije Arbenin,ku pasojat e atij vaksinimi misterioz vazhdon t'i vuaje edhe sot. Por jo vetem ahetere por as sot ne demokraci nuk tregon njeri kujdes per kurimin e djalit te tij.

    Djemte dhe gruaja e tij,e vizituan disa here ne burg,por me pas ata u ndaluan kategorikisht ta takonin ate.Torturat dhe terrori psikologjik, do te linin shenja te forta ne trupin dhe shpirtin e Tomorrit. Ai, me mjaft urrejtje dhe shume i vrare shpirterisht do te tregonte me pas, per torturat cnjerezore dhe psikologjike qe i kishte bere kryehetuesi i famshem i birucave komuniste, krimineli Nevzat Haznedari. Mbas 10 vjet burg, Tomorri u lirua, por bisha komuniste nuk kish te ngopur akoma. Ai u internua ne nje fshat te thelle te rrethit te Korces,Shere, ne nje nate se bashku me familjet e Asllan Merlikes, Sherif Merdanit e Zoi Themelit. Tomori, miku im,"rebel", nuk mund ta duronte kete padrejtesi dhe nisi te fliste hapur kunder pushtetit, duke ikur here pas here pa leje nga vendi i internimit,per te pare e cmalluar fshehurazi me djemte e tij por edhe me miqte e tij te paket. Keshtu qe e rifuten perseri ne burg duke e denuar me dhjete vjet te tjera,duke perdorur deshmitare te rreme.. per agjitacion dhe propagande. Pra, gjithsejt, 30 vite burg! Del nga burgu me 1987,dhe kalon vertet nje periudhe mjaft te veshtire pasi vampiret komuniste ,te pangopur me traumat e Tomorrit,pengonin dhe kercenonin hapur ,bashkimin e tij me familjen.Por djemte e tij Iliri dhe Arbeni,vecanarisht Iliri,nuk e braktisen asnjehere ,me perkujdesjen dhe perkrahjen edhe te nenes se tyre.E shikonin cdo dite dhe e furnizonin me sa mundeshin me gjerat me te nevojshme sipas mundesive te tyre ekonomike.

    Vite me pas, kur do te dilte nga burgu, ne u miqesuam edhe me teper e, une do t'a ftoja shpesh per kafe ne shtepi, ku ai do te me tregonte shume histori tragjike te jetes se tij. ( Shpesh, per ngjarje te jetes se tij, me fliste ne anglisht, gjuhe qe ai e zoteronte ne menyre te perkryer ). Ai me rrefente: E di si eshte puna?... Denimin e trete e pesova nga qe flisja me urrejtje kunder pushteti dhe qeverise sepse kisha hequr shume te zeza prej tyre. Me prishen jeten, me lane pa familje. Ikja pa leje nga vendi i nternimit sepse me merte malli per te pare djemte dhe per Korcen ku kisha lindur dhe rritur.Ikja me ndergjegje nga vendi i internimit.Me mire ne burg se ne internim!(Ne burg ai kishte ushtruar profesionin e doktorit,i kishte shpetuar punes sfilitese ne bujqesi).

    Pas heqjes se ligjit "Mbi internimet" Tomorri u kthye ne shtepine e tij, por ajo s'ishte me e tij, shteti ja kish dhene ate dikujt tjeter. Kurre nuk do t'a harroj harbuterine dhe shpirtligesine e qeraxhiut te shtepise se Tomorrit. Gjithashtu edhe te kryetarit te pushtetit ne lagje te asaj periudhe,dhe veglave te tjera te Sigurimit te Shtetit,njeres pa shpirt e moral,te ketij lloji,survejonin dhe kercenonin djemte ,Ilirin dhe Benin,per te mos takuar babane. Pasojat e survejimit ndiheshin ne cdo hap e dite ,edhe ne punerat ku bijte e Tomorrit punonin,.Presion psikollogjik,shpirteror,kercenime te paparishikuara kruspullore,..Ky ishte humanizmi komunist!Qe ndante femijet nga prindi!. Tomorri nga vuajtjet dhe kalvari qe kish perjetuar, nisi te "qetesohet" duke pire alkol. Vitet kishin bere te veten dhe mosha po e linte. Ai i kish arritur te shtatedhjetat. Permbysja e regjimit komunist,dhe ardhja e demokracise ,me se fundi,pas atij kalvari te gjate mundimesh e vuajtjesh,i jep fund ndarjes familjare.Tomorri bashkohet ,me gruan dhe femijet e tij,qe ne ditet e para te demokracise, ku djemte e tij bashke me gruan e tij largojne qeraxhiun nga shtepia ku ai banonte duke i falur pallatin e tyre vetem per te ribashkuar familjen duke e clodhur dhe shpetuar nje here e mire Tomorin nga vuajtjet dhe mundimet. Tani ne familjen e tyre ishin shtuar edhe dy mbesat,cupat e Ilirit,qe e donin dhe i donte aq shume, vecanarisht te madhen e cila i ngjiste shume atij nga pamja dhe tani nga intelekti. Vitet e fundit te jetes, ai i kaloi prane djemve te tij, por me shendet te keq nga pasojat e vuajtjeve. Fitoi statusin e te perndjekurit politik, si dhe shume bashkevuajtes te tij, por prej tij nuk pati perfitim, sepse kish humbur njehere e pergjithmone jeten e tij, vitet e tij te cilat nuk i'a kthente asnje lloj "statusi"

    ... Tomorr Lamce dha shpirt prane guras dhe djemve te tij, Ilirit dhe Benit,me 15 prill,1994.Ai u percoll,me nderimet ,dhe respektin me te madh,nga familja e tij,te afermit,miqte e tij,komshij te tij qe e kishin vleresuar dhe dashur,nga bashkevuajtesit e tij,ashtu si i kishte nder dhe respect nje intelektuali te shquar e i devotshem, si ishteTomorri.. Kurre, ne jeten time, s'do t'a harroj nje shprehje te Tomorrit, kesaj viktime te pafajeshme te Diktatures:

    - Degjo, bija ime!... Njeriu eshte shume i forte e prej tij lind gjeniu. Sepse Gjeniu, nuk eshte gje tjeter vecse, nentedhjete e nente perqind vullnet e pune e nje perqind talent. Mbaje mend mire kete: Kjo eshte nje thenje e Edisonit !.. I tille ishte per mua, Tomorri ! Gjeni qe pati vullnet e talent, qe arriti te perballonte nje jete me shume padrejtesi, drama e peripeci. Une do te doja t'i thurrja keto vargje mikut tim,"Nordikut rrebel":

    Vuajtja e tij s'tregohet dot me goje S'gjej dot fjale ta them, s'kam fuqi Ajo porte u mbyll, kur per ty kish nevoje Tani rri hapur, por ne te s'hyn me njeri Dikush duhet te shkruante per ty, per vuajtjet e tua, miku im "rrebel"!.. Kur ishe gjalle, te isha lutur disa here te shkruaja per ty, por me shume modesti ti nuk kishe pranuar. Prehu i qete miku im! Me fal qe theva premtimin, duke shkruar pak per jeten tende. Por, dije, ti meritoje shume me teper se kaq !...I perjetshem ,qofte kujtimi tend! Amen!.

    Raimonda Moisiu ( Hartford - CT, USA )

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    T.N.T
    Faleminderit per pergjigjen por kujdes me epitetet qe perdor per personin tim se ti nuk me njeh ne ate nivel.
    Une shkruaj ketu sepse mendoj qe nje diskutim me nje njeri serioz mund te sherbeje si nje mjet edukimi por fatkeqesisht jo te gjithe mund te sillen ne te njejten menyre.
    Kalofsh mire, dhe te te roje Nano, Enveri, 29 a cfare ke per zemer dhe sa per dijeni ne forum bjeri se i bie bukur por ne Shqiperi eshte Kryeminister Saliu per 4 vjet pastaj shohim.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •