Dr. Mehdi Hyseni
PAVARĖSIA E KOSOVĖS NUK VARET NGA VETO-JA E RUSISĖ, POR NGA AMERIKA!
Tanimė, si opinioni i bendshėm publik, ashtu edhe ai ndėrkombėtar janė nė dijeni se Martti Ahtisari ( i dėrguari spcial ndėrkombėtar i KS tė Kombeve tė Bashkuara) nė marrėveshje me Grupin e Kontaktit dhe me aktorėt e tjerė relevantė bashkėsisė ndėrkombėtare ka shtyrė debatin ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės pėr vitin e ardhshėm, pasi tė jenė mbajtur zgjedhjet parlamentare nė Serbi, mė 21 Janar 2007. Mirėpo, ky potez absurd dhe i papranueshėm pėr interesin jetik tė Kosovės shqiptare, nuk nėnkupton edhe vėnien e pikės pavarėsisė sė saj, pavarėsisht nga paralajmėrimet kėrcėnuese tė diplomacisė proserbe tė Moskės.
Njė vendim i tillė i Martti Ahtisarit dhe aminuesve tė tij evro-ndėrkombėtarė, nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė i bazueshėm dhe i justifikueshėm nė aspektin e realizmit politik, as diplomatik, sepse nuk ka kurrfarė ndėrlidhurie kauzale me zgjdhjet e ardhshme parlamentare nė Serbisė, as me kushtetutėn e as me referendumin e bėrė nė Serbi nė muajin tetor tė vitit 2006, por ėshtė i bazuar vetėm nė dėshtimin katastrofik tė shuttle diplomacy tė tij, pėrkatėsisht tė titullarit tė tij tė KS tė KB, Kofi Annan.
Mirėpo, me gjithė pasojat e mundshme negative tė tij, si rrjedhim i infiltirimit tė diplomacisė ruse nė favor tė mbėshtetjes sė politikės antishqiptare dhe antidemokratike tė Serbisė, politika dhe diplomacia shqiptare, nuk duhet tė heqin dorė nga opcioni i pavarėsisė sė plotė tė Kosovės, pavarėsisht nga llogaritė strategjike dhe taktike tė koalicionit tė madh serbo-rus dhe evro-ndėrkombėtar, qė pavarėsia e Kosovės tė pezullohet nga itinerari i ardhshėm i negociatave ndėrkombėtare nė relacionin Grupi i Kontaktit dhe Kombet e Bashkuara.
Nėse bashkėsia ndėrkombėtare do tė pėrfillė kėrkesat iracionale dhe tė paqėndrueshme tė Serbisė lidhur me statusin e Kosovės, atėherė jo vetėm se do tė shtyhet dhe zvarritet afati i zgjidhjes sė tij, por do tė vihet nė pikėpyetje edhe esenca e pėrmbajtjes sė tij, qė juridikisht dhe politikisht nėnkupton kontestimin e pavarėsisė sė Kosovės. Nė kėtė rast, do tė vinte nė shprehje mohimi i sė drejtės legjitime historike dhe juridike ndėrkombėtare tė shqiptarėve mbi Kosovėn shqiptare. Pa dyshim se, njė ndėrlikim i kėtillė i zgjidhjes sė statusti tė Kosovės, do tė zhbalanconte edhe ekulibrin ekzistues tė marrėdhėnieve tė shteteve anėtare tė Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn, nė veēanti tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės me Rusinė, e cila qėmoti (mbi bazėn e tradicionales historike sllave) ėshtė deklaruar si mbrojtėse lojale e interesit kolonial tė Serbisė mbi Kosovėn.
Njė pėrzierje e tillė e Rusisė nė ēėshtjen e Kosovės, do tė shkaktojė kundėrti dhe disonanca kontradiktore negative si ndėrmjet anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit, tė Bashkimit Evropian(BE), ashtu edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bahkuara, ku nė rast se Kosovės do ti njihet pavarėsia, atėherė njė vendim tė tillė do ta kundėrshtonte Rusia, duke pėrdorur tė drjetėn e veto-s sė saj si anėtare e pėrherhshme e KS tė Kombeve tė Bashkuara.
Edhe pse Serbia i ka mbėshtetur tė gjitha shpresat e saj tė fantazisė gjeopolitike nė Rusinė mėmė, se me veto-n e saj nė KS tė Kombeve tė Bashkuara, do tia arrijė qė tė neutralizojė pavarėsimin e Kosovės nga sundimi i saj i derisotėm kolonial, me gjithatė llogaria e politikės dhe e diplomacisė sė kėtillė tė Beogradit, qė tani mund tė cilėsohet si e gabuar dhe iluzore, sepse edhe nėse Rusia, do tė votojė kundėr kundėr Kosovės nė kuadrin e KS tė Kombeve tė Bashkuara, kjo, nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė se Rusia dhe Serbia, do tė kenė kapacitetin e nevojshėm politik dhe diplomatik, qė ta ngrijnė procesin e pavarėsisė sė Kosovės nė favor tė Serbisė kolonialiste, pėrkatėsisht nė favor tė ruajtjes sė mėtejme tė sferės sė influencės sė Rusisė nė Ballkan.
Me tė drejtė shtrohet pyetja e pashmnagshme dhe racionale se ēfarė do tė ndodhė mė pas me fatin e Kosovės, nėse veto-ja e Rusisė do ta bllokonte njohjen e pavarėsisė sė Kosoovės nga ana e KS tė Kombeve tė Bashkuara?
-Me gjithė pėrpjekjet e fundit tė politikės propagandistike dhe tė diplomacisė kolonialiste tė Serbisė, qė negociatat e ardhshme pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, tė bėhen qėllim nė vetėvete dhe pėr qėllime tė palės mė tė fortė, mė tė pėrgatitur dhe mė tė gatshme qė (duke e favorizuar njėanshmėrisht interesin e lashtė kolonial tė Serbisė mbi Kosovėn) ti sabotojė ato nė themel, duke mos zgjedhur mjete as forma ligjore, qė janė nė favor tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, veto-ja e Rusisė nė KS tė Kombeve tė Bashkuara, vėrtet, do tė paralizojė vendimin e njohjes sė pavarėsisė nga ana OKB-sė. Mirėpo, kjo nė anėn tjetėr, do shkaktonte efekt tejet negativ pėr njė vendim tė tillė eventual tė KS tė KB, si shkak dhe pasojė e veto-s sė Rusisė, sepse ekziston mundėsia reale qė,pas njė hapi tė tillė tė gabuar dhe tė pajusitifikueshėm tė OKB-sė, automatikisht tė vijė nė shprehje njohja e pavarėsisė sė Kosovės nė formėn unilaterale nga ana Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, shembullin e sė cilės pa dyshim, do ta ndiqnin edhe aleatėt e saj tė Evropės Perėndimore.
Pėrveē kėsaj, veto-ja e Rusisė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, do tė kishte efekt pozitiv thelbėsor nė kuptimin historik dhe juridiko-ndėrkombėtar, sepse njohja e pavarėsisė sė Kosovės nė mėnyrė unilaterlae nga Amerika dhe aleatėt e saj perėndimorė, pa dyshim do ta evitonte rrezikun potenacial dhe alternativ tė saj, qė quhet pavarėsi e kushtėzuar.
Pra, shprehur qart nė fjalorin e sė drejtės dhe tė drejtėsisė ndėrkombėtare, shqiptarėt nuk kanė asnjė arsye pse tė brengosen, as tė frikėsohen nga veto-ja e mundshme e Rusisė nė KS tė OKB-sė, sepse pikėrisht ajo veto e Rusisė, do ta varrroste alternativėn iracionale me karakter antihistorik dhe antijuridik pavarėsi e kushtėzuar (qė tanimė, si duket ėshtė gatuar nė kuadrin e Bashkimit Evropian dhe tė OKB-sė, pėr hir tė ruajtjes ekuilibrit tė marrėdhėnieve ekonomiko-politike dhe diplomatike me Rusinė) dhe, nė vend tė saj do tė vinte nė shprehje realizimi i sė drejtės sė vetėvenmdosjes sė Kosovės.
Sė fundi, ky do tė ishte efekti pozitiv i zbatimit tė parimit universdal i sė drejtės ndėrkombėtare tė Rusisė sė Vladimir Putinit nė dobi tė politikės kolonialiste tė Beogradit.
Pra, si Beogradi zyrtar,ashtu edhe serbėt nė pėrgjithėsi, nuk kanė arsye pse tė jetojnė nė vetėkėnaqėsi dhe nė iluzione se do ti shpėtojnė veto-ja e Rusisė dhe prolongimi i afatit tė Martti Ahtisarit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, sepse asnjėra prej kėtyre dy opcioneve (pėrpos time out) nuk do tė shėnojnė asnjė poen politik nė llogari tė ngrirjes sė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės. Moska zyrtare (me gjithė sondimet dhe simulimet e diplomacisė sė saj, duke imituar rolin e superfuqisė sė ish-BRSS-sė nė zgjidhjen e problemeve ndėrkombėtare, sė kėndejmi edhe tė ruajtjes sė sferės sė inluencės ruse sllave nė Ballkan) ėshtė e vetėdijshme se ēdo tė thoshte pėr interesin serb aplikimi i veto-s sė saj nė KS tė Kombeve tė Bashkuara, mirėpo, jo edhe politika kolonialiste dhe antidemokratike e qeverisė sė Serbisė sė Vojislav Koshtunicės dhe Boris Tadiqit, tė cilėt me kėmbėngulje po i vardisen politikės dhe diplomacisė sė Boris Putinit, qė Rusia me veto-n e saj nė KS tė KB-sė, tė bllokojė ēdo vendim a rezolutė, e cila do nėnkuptonte njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mirėpo, nėse do tė vinte nė shprehje veto-ja e Rusisė nė OKB, atėherė, nė tė njėjtėn kohė do tė pėsonin debakėl edhe Serbia edhe Rusia, sepse do tė vinte nė shprehje ridefinimi i marrėdhėnieve politike, ekonomike dhe diplomatike tė Uashingtonit dhe tė aleatėve tė tij evro-perėndimorė ndaj aleancės tradicionale serbo-ruse lidhur jo vetėm me ēėshtjen e Kosovės, por edhe tė ēėshtjeve tė tjera nė rajonin ballkanik, evropian dhe ndėrkombėtar.
Sa mė sipėr, diplomacia ruse ėshtė nė dijeni se ēfarė efekti negativ do tė kishte arritur veto-ja e saj kundėr vendimit tė KS tė KB-sė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, (pavarėsisht nga pėrzierja e Rusisė nė zgjdhjen e ēėshtjes sė Kosovės, me qėllim qė ta qetėsojė Serbinė deri nė ditėn e gjykimit pėrfundimtar) prandaj, nuk mund tė llogaritet si akt i kryer veto-ja e Rusisė nė rastin e bllokimit tė ndonjė vendimi a rezolute tė OKB-sė pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės.
Krijoni Kontakt