Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Të ikur e të pafjalë

    të lehtë, e të paturp
    era na mori me vete
    na shpuri larg, atje diku
    e krahët s'ju lodhën të shkretës

    të drunjtë, e të papeshë
    deti s'na mbyti dot të gjithëve
    dallgët na shpërndanë, gjithkund
    e bregut na falën netëve të mjerat

    i vetëm u gjenda shkretëtirës
    pa ujë, po etje s'pata
    veç thirra, aq fort u çorra
    sa ti në bregun mëmë dëgjove

    këndove bukur, ëmbël
    sa zogjtë ty të dëgjuan
    e erdhën, shtegëtarë
    të gjitha mi treguan

    e qava fort, pa dashje
    buzëdetit pritur dallgën
    ashtu i lehtë, paturp
    zëngjirur më su çorra

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Marini, plot ndjenja te bukura poezite e tua.
    Te lumte!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    bravo ke talent te shkruash ....te lumte
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    do te te kisha vene nje "V"
    por r kam te kursyer e te dhene
    do te kisha dhene nje "E"
    po e kam kaq kuptim terse sa nuk ia vlen
    do te kisha sdhkruar nje "A"
    po me "A" ka filli, emri i zgjatur i atij
    keshtu qe s'ta shkruaj dot per xhelozi
    ...
    sa pa mu mbaruar ende te gjithe shkronjat
    po te them "ti shkruan POEZI"
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    Shume poezi e bukur. Urime

    Cdo koment tjeter do ishte I tepert se Macja I ka permbledhur te tera ne rrjeshtin e fundit
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •